Efektivi i policisë plagos me armë vëllain dhe nipin

59

vrasjeKonflikti për pronën për pak sa nuk ka shkaktuar krimin e radhës në familje në kryeqytet.

Kreshnik Tahiraj, efektiv i komisariatit të Lushnjës mësohet të ketë qëlluar me armë zjarri vëllain dhe nipin e tij Nuri dhe Shpëtim Tahiraj (babë e bir) pasi fillimisht janë konfliktuar me fjalë.

Ngjarja ndodhi në zonën periferike të Laknasit në Tiranë, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie.

Dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë për jetën, ndërkohë që sektori i krimeve të rënda ka mundur të arrestojë autorin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e potë të ngjarjes.