Uashingtoni kërkon bazat greke për ndërhyrjen në Siri

48

Mideast SyriaUashingtoni ka kërkuar zyrtarisht nga Greqia edhe ndihmën e saj për ndërhyrjen e mundshme në Siri.

Ndihma konsiston në sigurimin e objekteve për tranzitin e avionëve dhe anijeve ushtarake dhe përdorimin e bazave ushtarake në Suda dhe Kallamata.

Në Athinë ky zhvillim shihet si një mundësi për të përmirësuar rolin gjeostrategjik të vendit, megjithatë ekziston shqetësimi në lidhje me dimensionet e paparashikueshme që mund të marrë ndonjë operacion ushtarak në rajon. Greqia deri tani ka bërë të qartë se nuk do të përfshihet në mënyrë aktive në operacionet ushtarake.

Dje ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos e trajtoi çështjen në një takim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke lëshuar pas këtij takimi, e përshkruan si “absolutisht të papranueshëm” dhe “sfidues” çdo pengim të ekspertëve të OKB-së për hetimin e rrethanave të sulmit me armë kimike në Siri.

Në të njëjtën kohë, ministria njoftoi se Venizelos do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Kajro me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Egjiptit.

Ndërkaq “The Guardian” njofton se aeroplanë luftarakë dhe transporti janë vendosur tashmë në bazën ajrore të Britanike në Qipro.