Rama: Ja cila është trioja ime vlonjate

68

rama triojaEdi Rama ka çelur zyrën e deputetit në qarkun e Vlorës, pas përzgjedhjes së tre të rinjve që do të punojnë në këtë zyrë. Nga 252 persona që kishin aplikuar duke ju përgjigjur ftesë së hapur të kryeministrit të zgjedhur, shkallë pas shkalle janë vlerësuar të gjithë pjesëmarrësit në konkurs dhe në përfundim të tij janë përzgjedhur për të punuar në këtë zyrë të rinjtë Arjola Sulaj, Alma Binaj dhe Bevis Shehaj.

Që të tre kandidatët fitues janë nga qyteti i Vlorës, janë shkolluar me rezultate të larta në universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, kanë eksperienca të mira pune dhe i janë përgjigjur më mirë pritshmërive të stafit përzgjedhës të caktuar nga Edi Rama. Ajo që është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë pjesëmarrësit në konkurs ka qenë transparenca dhe korrektesa në procesin përzgjedhës.

Duke deklaruar të çelur zyrën e tij në qytetin bregdetar Kryeministri i zgjedhur dhe njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës është shprehur se kjo praktikë do të kthehet në një model të bashkëjetesës mes deputetëve dhe zgjedhësve të tyre. Rama është takuar e ka biseduar gjerësisht me tre të rinjtë që janë përzgjedhur për të punuar në këtë zyrë.

“Kjo është filozofia e re që ne duam të jetësojmë përditë në qeverinë e krijuar nga vullneti i një populli të tërë për të ecur më shpejt drejt një rilindjeje shqiptare dhe njëkohësisht unë dua që kjo zyrë të kthehet në një model të bashkëjetesës mes deputetit apo deputetëve dhe zgjedhësve të tyre”, tha Rama.