Interpol: Ja vrasësi i masakrës së Vlorës, kush e sheh të na kontaktojë

50

masakra e vloresPas 1 muaji, policia publikon foton e autorit të masakrës së Vlorës ku mbetën të vrarë 3 persona.
Ky është Delin Hajdaraj, autori i masakrës së 4 gushtit në plazhin e Kalasë në Vlorë. Fotoja gjendet ne faqen zyrtare të Interpol, i cili e ka shpallur në kërkim për llogari të drejtësisë shqiptare, pas vrasjes së trefishtë të kryer në një nga plazhet më të populluara të Vlorës.
Në websajt jepen të gjitha tiparet e vrasësit dhe apelohet që kushdo që e ka parë të kontaktojë Interpol.
Delin Hajdaraj 22 vjeç rezulton në kërkim që prej 4 gushtit, atëherë kur ai ekzekutoi 3 persona të pafajshëm, pas një sherri që pati me disa djem fierakë.
Ndërkaq, duket se historia e ngjarjes së rëndë ku humbën jetën tre persona është rikthyer përsëri në vëmendje, këtë herë në mediat gjermane. Në dy prej tyre “TZ-online dhe Shuabishe”, përshkruhet e gjithë ngjarja duke nisur që nga sherri mes të rinjve, vrasja e Diana Ademit dhe deri te këndi përkujtimor që fqinjët e viktimës në Gjermani kanë bërë në kujtim të Dianës. Ka qenë vetë Rudi Ademi, djali i 52-vjeçares, i cili ka folur për mediat gjermane dhe ka përshkruar si e ka mësuar lajmin e rëndë për vdekjen e të ëmës dhe jetesa e tij pa të.