Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për shqetësimin në telefon të shtetases me iniciale L.M.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Petrit Disha nga Nikla, i cili akuzohet për keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Mësohet se Disha i telefononte shpesh vajzës, duke i kërkuar që të lidheshin bashkë.
Vajza ka bërë denoncimin në polici, dhe pas verifikimeve të nevojshme është konfirmuar se Petrit Disha e ka bezdisur vajzën në mënyrë të vazhdueshme.


