Kryeministri i Kosovës nesër në Tiranë, takon liderët shqiptarë

46

hashim thaciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga homologu i tij, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Gjatë vizitës, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulëzim Basha.

Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.