Demokratët u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe Ditën e Çlirimit, duke vijuar traditën e injorimit të 29 Nëntorit.Pas homazheve dhe himnit kombëtar, kryetari demokrat u ndal për një mesazh me gazetarët. Numrat nuk kanë qenë asnjëherë pika e fortë e Lulzim Bashës, por konfuzioni i datave duket se e hutoi.
“Gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të flamurit, ditën e pavarësisë së lirisë së Shqipërisë. Sot përkulemi në ditën më të thellë përpara simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre në 1944… 1444”, tha Basha.
Kryedemokrati mendoi se e kaloi si një lapsus të korrigjuar shpejt, duke harruar se Skëndërbeu e ngriti flamurin në Krujë më 1443 e jo më 1444.
Gafën e dyfishtë nuk ia fali Edi Rama, që postoi videon në rrjetet sociale videon e duke u gajasur me kreun e opozitës.
Sipas Bashës, festat e nëntorit janë një mesazh edhe për shqiptarët e sotëm: “Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të atyre që janë ngritur për liritë dhe të drejtat e tyre”.
Thirrjen e ambasadores gjermane, që i kërkoi opozitës të kthehet në Parlament, Basha nuk preferoi ta komentonte: “Politikën, një ditë tjetër”.
Rama e ka komentuar:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444?Flm që na bën të qeshim




Rama ka zgjedhur pikërisht foton e nënshkrimit të flamurit kuq e zi nga ai dhe Haradinaj në Pejë për të uruar Pavarësinë.
Nën atmosferën e festës së pavarësisë dhe simboleve kombëtare, banorët e Astirit kanë nisur të mblidhen në protestë në mbrojtje të banesave të tyre nga prishja për projektin e Unazës së Re.
Si çdo vit, Ambasada e SHBA-së u ka përcjellë urime qytetarëve shqiptarë për Ditën e Pavarësisë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Gëzuar të gjithëve pa përjashtim. Gëzuar edhe atyre që më kanë hedhur baltë, që më kanë fyer, që me kanë akuzuar për mungesë atdhedashurie meqënëse përdor më së shumti gjuhën e vendit tim të bukës (në shkrimet dhe ndërhyrjet e mia publike), duke mos kuptuar ose duke mos dashur të kuptojnë një fakt shumë të thjeshtë: që promovimin dhe njohjen e kulturës time të origjinës, të pasurive të saj, të mirësive që e karakterizon popullin tim, nuk do të mund ta bëja dot kurrë në gjuhën mëmë, në një gjuhë që flasim vetem ne; që gjuhën time të dashur e që mua më tingëllon ëmbël edhe kur nxehem, nuk e ofendon italishtja ime e mirë, përkundarzi. Gëzuar atyre që e masin zemrën time me sytë e tyre të vegjël e gati të qërruar nga kryeneçësia, duke mos parë dot sa vend ka aty edhe për çerdhen e zogjve të mi; se ta duash çerdhen e re nuk do të thotë, për mua, të mos duash më atë ku më sollën në jetë prindërit e mi. Gëzuar edhe atyre shqiptarëve që shumë herë kanë tentuar të më sabotojnë punën e disa herë ja kanë arritur qëllimit duke fantazuar se po dhjamosesha me dy groshët e një projekti. Gëzuar atyre që më lanë vetëm edhe kur kauza për të cilën luftoja ishte dhe kauza e tyre. Gëzuar atyre shqiptarëve që më kanë bërë qepaze, duke fshehur gojën me duar, sapo kam kthyer kurrizin. Gëzuar edhe atyre shqipëtarëve që nuk patën kurrë guximin të më bënin dëm, por kanë fërkuar duart, me mollëzat që i kuqoseshin nga kënaqësia, ndërkohë që dëmin ma bënte dikush tjetër. Gëzuar ish miqve që darkoseshin me armiqtë e mikut dhe e shisnin këtë pabesi si dipllomaci. Gëzuar edhe atyre shqiptarëve që janë kail edhe t’i thyejnë këmbët kalit, pasi kanë kaluar lumin me të, vetëm e vetëm që të mos ja hedhi lumit edhe shoku pas tyre. Gëzuar edhe atyre shqiptarëve që ende nuk kanë kuptuar se të integrohesh nuk do të thotë të harrohesh e mos të shohësh dot në sy as prindërit e tu; se të huazosh apo te adoptosh diçka të re nga dikush nuk do të thotë të shkelësh ç’kishe.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekoroi ditën e sotme skuadrën e Flamurtarin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Nuk munguan as vlerësime për lojtarët e skuadrës vlonjate të viteve 1986-1987.