Ermonela Felaj për Gruevskin përgjigjet organi i hetimit

Mënyra se si ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski është një çeshtje që mund të marrë përgjigje vetëm nga organet e hetimit. Kështu u shpreh kryetarja e komisionit parlamentar të sigurisë Ermonela Felaj, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku sëbashku me deputetet e mazhorancës, inspektoi investimin e ri të bërë në këtë doganë. Pikërisht prej kësaj pikë kufitare Gruevski la vendin tonë për të hyrë më pas në Hungari ku ka kërkuar azilin politik.

Felaj: Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e komisionit të sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë. Nuk është një çështje objekt i deputetëve të komisionit të sigurisë. Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet..

Lidhur me sigurinë e kufinjve dhe emigrantët e paligjshëm, numri një i komisionit të sigurisë foli për masa të shtuara në kufirin e gjelbërt dhe atë blu. Ajo nënvizoi se të tilla kalime ilegale mund të shfrytëzohen jo vetëm nga shtetasit e vendeve të treta, por edhe trafikantët, kontrabandistët apo persona me prirje terroriste.

Felaj: Është rritur monitorimi në kufi sepse është një çështje që i përket të gjithë vendeve të rajonit. Ka më shumë kontrolle dhe siguri në kufirin e gjelbër dhe atë blu. Shqipëria ka edhe qendrat e akomodimit dhe referimit për emigrantët e paligjshëm. Të dhënat jemi munduar ti marrim në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kontrollet janë në nivele të kënaqshme. Sivjet është premtuar buxheti i ministrisë së Brendshme do të adresojë një pjesë të mirë të këtyre problematikave. Siguria e kufijve është e rëndësishme sepse Shqipëria është pikë tranziti dhe synojmë ta kemi në kontroll sepse mund të kalojnë edhe terroristë, trafikantë apo kontrabandistë.

Duke u ndalur tek dogana e Hanit të Hotit, e pyetur nga “Ora News” nëse është një shkelje që bëhet me tarifën e skanimit, kur këtu nuk ka një mjet skaner, ajo u përgjigj se kjo është vetëm një pjesë e problemit që ka marrëveshja e trashëguar nga qeveria e mëparshme.

Felaj: Ky është problem i një marrëveshje të bërë përpara se ne të vinim në pushtet dhe kjo marrëveshje ka edhe disa probleme të tjera që ne ia kemi vënë në dukej autoriteteve përkatëse që të negociohet për ndryshimin e këtyre pikave të kontratës. Skaneri duhet sepse më pas kontrolli është 99% i saktë dhe tashmë ka ardhur koha për ta patur sepse është ndryshe kontrolli me dorë dhe ndryshe me pajisje të teknologjisë së lartë.

Sëbashku me deputetë e këtij komisioni dhe përfaqësues të OSBE Felaj vizitoi pikat kufitare të qarkut Shkoder, ku u njoh me nevojat dhe problematikat që ato kanë që më pas t’i adresohen institucioneve përgjegjëse. Ajo nënvizoi se kjo është më e lehtë pasi buxheti 2019-es për ministrinë e Brendshme është rritur.

Betohen në Belgjikë këshilltarët komunalë me origjinë shqiptare

Në zgjedhjet e tetorit 2018 në Belgjikë dolën fitues disa këshilltarë komunalë me origjinë shqiptare në qytete të ndryshme. Të djelën u betuan për detyrën e re Behar Sinani në komunën Jette, Muhamet Begaj në komunën Saint Josse si dhe Habibe Duraki në komunën Evere. Ndërkohë që ditën e djeshme u betua për detyrën e re në qytetin e Namurit edhe Nermin Kumanova.

Fitues nga këto zgjedhje ka dalë edhe Amet Gjana, deputeti i parë dhe i vetëm shqiptar në Parlamentin e Brukselit.

Emra të tjerë fituesish me origjinë shqiptare i shtohen kësaj liste si:  Deniza Miftari në komunën e Roseslares, Anila Elezaj- Beca në komunën e Namur, Fatmir Limani në Koekelberg, Aleksandra Ali Kokaj në Uccle, Kevin Likaj në Schaerbeek si dhe Arsim Jakupi në Evere.

Suksese të gjithë fituesve dhe punë të mbarë në detyrën e re.

 

Rama takohet së shpejti me Tsipras

Kryeministri Edi Rama kë bërë të ditur se do të takohet “së shpejt me homologun grek Aleksis Tsipras”.

“Do të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Athinë apo në Tiranë, por pritet të takohemi së shpejti”. Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë një intervistë të shkurtër me agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, në Tiranë, ku po mbahet Konferenca per “fake neës”.

“Ndodhemi në një proces dialogu shumë intensiv dhe diskutimesh për shumë çështje, por që nuk ishin shtruar kurrë me vullnet të plotë dhe vendosmëri për zgjidhje”, tha me tej Rama.

Duke folur per marrëdhëniet midis të dy vendeve, kryeministri shqiptar ka thene:

“Është një marrëdhënie historike dhe tradicionale dhe siç ndodh gjithmonë me fqinjët, nuk shkon gjithçka në mënyrë të përkryer…  E dimë këtë nga mëhalla jonë. Qoftë në fshat, qoftë në qytet, qoftë midis shteteve, është e njëjta gjë. Mund ta kuptosh këtë nëse ndjek një ndeshje futbolli midis fqinjëve: është si luftë”, tha Rama.

“Jemi të gatshëm që ta përmirësojmë këtë marrëdhënie dhe po e bëjmë këtë”, shtoi kryeministri.

“Ngandonjëherë ndodhin gjëra të papëlqyeshme, por tani marrëdhëniet janë të mira dhe më e rëndësishmja është se nuk ekziston armiqësi ndërmjet të dy popujve. Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqinë. Të tjerat janë thjesht politikë”, përfundoi Edi Rama.

Skandal në qeverinë italiane, Di Maio në telashe

Qeveria Italiane është përshirë në një skandal ekonomik me protagonist zëvëndës kryeministrin e ministrin e Punës e Zhvillimit Ekonomik, si dhe liderin e 5 Yjeve , Luigi Di Maio.

Pak orë më parë autorietet italiane kanë vënë nën sekuestro magazina në pronësi të sipërmarrjes së ndërtimit të babait të Luigi Di Maios në komunën Mariglianella në afërsi të Napolit, me akuzën e abuzimit, ndërtimeve pa leje e pranisë së materialeve inerte.

Gjithashtu gjatë emisionit investigativ të Mediaset “Le Iene”, kjo sipërmarrje është akuzuar për shfrytëzim në punë të zezë për disa punëtorë të cilët kanë dëshmuar se kanë punuar mbi 1 vit pa kontratë në firmën e babait të zëvendës kryeministrit italian.

Skandali thellohet dhe më tej pas investigimeve të revistës l’Espresso e cila dokumenton se në këtë firmë ndërtimi e cila ka ndryshuar emër disa herë, është në pronësi të gjithë familjes Di Maio.

Faktet e shfrytëzimit të punës pa kontratë të punëtorëve, i përkasin periudhës kur kjo firmë rezultonte në pronësi të nënës së Luigi Di Maios e që më pas ndryshoi emër.

Zëvendës kryeministri Di Maio, ka deklaruar se distancohet nga veprimet si sipërmarrës të babait të tij duke pranuar një raport të vështirë me të gjatë viteve të fundit. Ka deklaruar se do të dëshmojë me dokumenta gjithçka që ka lidhje me këtë ngjarje, të cilën e ka quajtur dhe si një sulm mediatik të kundërshtarëve të tij politik.

Burime nga Lëvizja 5 Yje dëshmojnë se Luigi Di Maio ka mbledhur urgjentisht të gjithë ministrat e tij në qeveri duke i kërkuar të qëndrojnë të bashkuar pasi sipas tij “ky nuk është një sulm kundër tij , por një sulm kundër forcës së tyre politike.”

Reagimet politike të kundërshtarëve të 5 Yjeve kanë qënë mjaft të ashpra. Ish kryeministri Matteo Renzi si dhe ish ministrja demokratike Maria ELENA Boschi i kanë kujtuar Luigi di Maio akuzat që 5 Yjet bënëin një vit më parë ndaj familjeve të tyre. “Urrejtja e balta që ke hedhur ndaj nesh po të kthehet pas”, janë shrpehur ata.

Ndërkohë babai i zëvëndës kryeministrit Di Maio kanë dalë për herë të parë në mbrojtje të të birit duke deklaruar për mediat “se përgjegjësitë e mia nuk duhet të bien mbi fëmijët e mi.”

EURALIUS të fortët në burgje do të izolohen

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim ligjin që kufizon deri në limit të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve që akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Kjo masë e cila ishte një zbulim i veçantë i Italisë si nëvojë për tiu përgjigjur një situate të jashtëzakonshme në shtetin fqinj do të merret për të ndaluar kontaktet e të dënuarve me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale.
Ndër masat shtrënguese renditen lejimi për të takuar një familjar vetëm një herë në muaj, takim i cili do të përgjohet. Ata që nuk takojnë familjarë lejohen të kenë vetëm një telefonatë në muaj që zgjat 10 minuta edhe kjo e përgjuar. Reduktimin e qëndrimit në ajrim në vetëm 1 orë në ditë. I gjithë ky regjim i kufizuar do të zgjasë 1 vit dhe me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, ky afat mund të zgjatet.
Por në krahasim me ligjin italian, EURALIUS në opinionin e dhënë mbi këtë masë ekstreme, duke sjellë shembuj nga shteti fqinj dhe nga vendimet e mëparshme të Gjykatës Europiane për të drejat e njeriut, konstaton se izolimi i plotë social i të dënuarve mund të shkatërrojë personalitetin e tyre dhe aplikimi i këtij ligji duhet të jetë plotësisht i justifikueshëm. Në opinionin e tij, EURALIUS thekson se në Itali ky ligj zbatohej për persona si Bernardo Provenzano, shef i rrjetit mafioz Cosa Nostra. Neni 41 bis në itali sipas EURALIUS zbatohet vetëm në raste përjashtimore, ndërsa neni i propozuar nga qeveria shqiptare rrezikon të nënshtrojë një numër të madh personash nën këtë regjim, ndërkohë që duhet të jetë përjashtimor
Një tjetër vërejtje e EURALIUS është se ligji në Itali zbatohet pasi vlerësohet rasti specifik i të dënuarit dhe izolimi ndodh nëse është plotësisht i justifikueshëm, ndërsa në ligjin shqiptar regjimi i posaçëm i ndalimit zbatohet menjëherë, pa vlerësuar rrethanat që e lidhin individin me krimin.
Nisur nga ky opinion, EURALIUS propozon që projekligji të ndryshohet sipas konstatimeve të tij. Pra, kjo masë të merret vetëm në rastet e jashtëzakonshme dhe vetëm kur këtë e kërkon drejtuesi i prokurorisë së posacme.

Merkel humb hapjen e samitit të G20 në Argjentinë, shkak një problem teknik në avionin që udhëtonte

Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane
Angela-Merkel-Kancelarja-Gjermane

Kancelarja gjermane Angela Merkel e humbi hapjen e samitit të G20 në Argjentinë pasi avioni i saj u detyrua të kthehej pak pasi u nis në fluturim nga Berlini.

Zyra e kancelares Merkel tha se ajo dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit janë shëndoshë e mirë, por ulja e paplanifikuar në Këln u bë për shkak të një problemi teknik të avionit.

Avioni u kthye pas ndërsa po fluturonte mbi Holandë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas raporteve, Merkel do të udhëtojë drejt Buenos Airesit gjatë ditës.

Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për problemin teknik të avionit.

Berat, çift i të moshuarve hidhet nga ballkoni

Qyteti i Beratit është zgjuar me një ngjarje tragjike.

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Kujtim dhe Keze Agalliu, rreth 80 vjeç, dyshohet se janë hedhur nga kati i 6-të.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes (30 nëntor) në vendin e quajtur “Pjeshkorja”.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen,”-raporton policia e Beratit.

Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e para dyshohet se burri i cili vuante nga depresioni ka hedhur fillimisht gruan nga kati i gjashtë dhe më pas veten.

Ata jetonin vetëm dhe kishin disa muaj që kishin ardhur nga fshati Qereshik për tu vendosur në Berat, në kompleksin e pallateve të reja, ndërsa 4 fëmijët i kishin jashtë shtetit.

Nuk dihen shumë detaje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

PE i kvrkon Hungaria të ekstradojë Gruevskin në Maqedoni

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Parlamenti Europian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni.

Grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i “Të gjelbërve” nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala “maqedonase” nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedonin të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum, shkruan alsat.mk.

Kuqezinjtë e Panuçit në vendnumëro në FIFA

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60 të renditjes, duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar, pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar për mirë për përfaqësuesen e Kosovës të kualifikuar në play off-in e Ligës së Kombeve pasi kryesoi grupin e saj.

Djemtë e Shalond kanë rikuperuar 6 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 131-të, një pozicion i largët ky që vjen për shkak të anëtarësimit të vonuar të tyre në FIFA dhe UEFA dhe si rrjedhojë gjithçka ka filluar nga vendi i fundit.

Përsa i përket kryesimit të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, atë vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin.

PE i thotë po raportit të Fleckenstein për Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi sot me 459 vota raportin e eurodeputetit dhe raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE, në qershor 2019.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Parlamenti Europian sapo votoi me 459 vota pro Raportin 2018 për Shqipërinë, i cili mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian, që negociatat për anëtarësim duhet të hapen në njohje të përpjekjeve reformuese të bëra nga Shqipëria, në qershor 2019”, u shpreh Balla.

Edhe ditën e djeshme, ndërsa uroi shqiptarët për Festën e Pavarësisë, eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi se do të nxiste Parlamentin Europian për fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë në qershorin e ardhshëm.