Brexit do të varfërojë Britaninë

71

Britania e Madhe do të jetë më e dobët ekonomikisht pas Brexit.

Shifrat zyrtare thonë se ekonomia e Britanisë mund të jetë deri në 3.9% më e vogël pas 15 vjetësh sipas planit Brexit të Theresa May, krahasuar me qëndrimin në BE.

Por largimi nga BE pas asnjë marrëveshje do të ishte akoma më keq.

Potencialisht, sipas vlerësimeve të Thesarit, do të thotë se Mbretëria e Bashkuar do heqë dorë nga 9.3% e GPD gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit prej 83 faqesh, GDP në Britani do të jetë më e ulët në 15 vite pavarësisht çdo skenari të Brexit.

Dhe në të gjitha rastet, të ardhurat kombëtare do të reduktohen nëse migrimi nga Evropa zvogëlohet nga nivelet e tij aktuale.

Raporti doli pasi kryeministrja u nis për në Skoci në fazën e fundit të turneut në gjithë Britaninë për të promovuar marrëveshjen e saj me votuesit përpara një votimi të përbashkët në Parlament më 11 dhjetor.