
Nikole Kidman është shfaqur në një formë të admirueshme në Metropolin e Filmave Orientalë i organizuar në qytetin piktoresk, Qingdao të Kinës. Ajo është fotografuar edhe gjatë mbërritjes ku ka takuar edhe disa nga fansat e saj.






Nikole Kidman është shfaqur në një formë të admirueshme në Metropolin e Filmave Orientalë i organizuar në qytetin piktoresk, Qingdao të Kinës. Ajo është fotografuar edhe gjatë mbërritjes ku ka takuar edhe disa nga fansat e saj.





Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me zyrtarë të lartë të partisë në Berlin për të biseduar mbi formimin e qeverisë së re.
Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, blloku i Bashkimit Kristian Demokrat i zonjës Merkel shënoi rezultatin më të mirë në 23 vitet e fundit, duke i siguruar asaj një mandat të tretë si kancelare e Gjermanisë. “Ky është një super-rezultat,” tha zonja Merkel para përkrahësve që brohorisnin.
Bashkimi Kristian Demokrat i fitoi zgjedhjet me 41.5 përqind të votave duke mos e arritur shumicën absolute në Dhomën e Ulët për vetëm pesë vende.
Zonja Merkel përballet tani me punën delikate të formimit të një koalicioni të ri, sepse partnerët e saj të mëparshëm, Demokratët e Lirë nuk mundën të hyjnë në Parlament. Për të formuar qeverinë e re, ajo do të ketë nevojë për ndihmën e rivalëve të qendrës së majtë.
Zonja Merkel ka tani dy mundësi: ajo mund të formojë një koalicion të madh me Social Demokratët e qendrës së majtë të rivalit Peer Steinbrueck që humbi në zgjedhje, duke rigjallëruar kështu aleancën që drejtoi Gjermaninë në mandatin e saj të parë. Mundësia e dytë është një koalicion me partinë e Gjelbër, por kjo ka më pak të ngjarë të ndodhë.
Zonja Merkel tha sot se ka kontaktuar kreun e Partisë Social Demokratike, mbiformimin e një qeverie të koalicionit të gjerë.
Konservatorët e zonjës Merkel morën shumë më tepër vota se sa Social Demokratët e zotit Steinbrueck, i cili fitoi 25.7 përqind – një rezultat jo shumë më i mirë se sa 23 përqindshi që kjo parti mori katër vjet më parë, kur arriti pikën më të ulët të periudhës së pasluftës.
Duke folur në një konferencë shtypi sot në mëngjes, zoti Steinbrueck tha se partia e tij do të “vazhdojë në rrugën e saj”.
Partnerët e koalicionit të zonjës Merkel në qeverinë e mëparshme, Demokratët e Lirë morën vetëm 4.8 për qind të votave. Për herë të parë në historinë gjermane të pasluftës ata nuk arritën të kalojnë pragun prej 5 përqind, të nevojshëm për të hyrë në parlament, duke paguar çmimin për grindjet e shpeshta në qeveri dhe për dështimin e përpjekjeve për të siguruar uljen e taksave.
Përsa u përket tre partive të majta të Gjemanisë, edhe pse ato së bashku formojnë një shumicë të dobët në parlament, nuk ka pothuajse asnjë shans që ato të mund të qeverisin bashkë.
Deputeti Fatmir Limaj ka mbajtur fjalimin e paralajmëruar në vendin e lindjes, ku pas lirimit nga akuzat e përsëritura për krime lufte për herë të tretë u shpall i pafajshëm, ka bërë thirrje për ndryshimin e qeverisjes komunale në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.
Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar haptas nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.
Në Malishevë ai u prit nga mijëra bashkëqytetarë.
“Sot kam dashur nga vendlindja ime t’i drejtohem jo vetëm komunës së Malishevës, por gjithë Kosovës, me mesazhin se as s’kam pushuar as ndalur, por do të vazhdoj punën time në shërbim të atdheut”, ka thënë Limaj, citon kosovapress. Ai tha se ka vendosur ta mbështesë Iniciativën Qytetare të Malishevës, duke bërë thirrje që Malisheva të votojë për këtë iniciativë dhe kandidatin e saj, Ragim Begaj.
Kryeministri i vendit Edi Rama njofton në profilin e tij në rrjetin social Twitter, se ka zhvilluar një takim me Tony Blair dhe me Presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim.
Takimi, sipas Ramës, është fokusuar tek prioritetet e vendit dhe ngritjen e një njësie speciale për to në selinë e Kryeministrisë.
“Me Tony Blair&Presidentin e Bankes Boterore Jim Kim per prioritetet e Shqiperise dhe ngritjen e nje njesie speciale per to ne kryeministri”,- shkruan Kryeministri Rama.
Partia Demokratike ka bërë sot një deklaratë për shtyp ku e akuzon kreun e qeverise Edi Rama për vjedhje. PD thekson se Rama e njeh shumë mirë teknikën e vjedhjes dhe si zakonisht i ka drejtuar disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje publikisht.
Deklarata e plotë
Edi Rama, sapo hyri në Kryeministri, nisi punën duke rrëzuar mure, suva, hoqi parkete, tapete, stema dhe flamuj, duke mos kursyer këtu dhe flamurin e Maqedonisë që kishte në zyrën ku priti Presidentin e këtij vendi pak ditë më parë. Me pasion të madh fotografoi vetë grumbujt e këtyre hedhurinave dhe fotot e tyre ia paraqiti qytetarëve si dëshmi e gjendjes dramatike në të cilën “armiqtë” i dorëzuan Kryeministrinë.
Por natyrisht, përveç kësaj, Rama që e njeh mirë teknikën e vjedhjes me fasada dhe mobilime, qëllim tjetër madhor ka edhe mbushjen e xhepave me punimet pa prokurime brenda dhe jashtë ndërtesës së Kryeministrisë. Disa dosje të tij janë dërguar në prokurori kur ishte Ministër Kulture dhe Kryetar Bashkie. I kapur në flagrance me këto abuzime, Rama vrapoi të justifikojë punimet dhe shpenzimet e luksit që po bën në Kryeministri, duke thënë se nuk janë para’ të taksapaguesve, por punë me kontribut vullnetar.
Ligjërisht ky është dhurim. Edi Rama ka qenë Kryetar Bashkie, por nuk e mësoi kurrë, se ligji është baza dhe kufiri i veprimit të Administratës Publike, përfshirë Kryeministrin. Ky është problemi ynë i madh sot: Një Kryeministër antiligj, ka marrë në dorë shtetin.
Po i bëjmë disa pyetje dhe i kërkojmë të japë përgjigje me fjalë dhe jo me foto:
1- Cili akt i Kryeministrit si titullar institucioni ka autorizuar kryerjen e punimeve, blerjen e mallrave dhe shërbimeve? Me cilin akt janë nxjerrë jashtë përdorimit sendet e Kryeministrisë që po zëvendësohen? Për këtë ka proçedurë. Vetëm pas kësaj mund të fillojnë proçedurat e mëtejshme.
2- Nëse është dhurim, a ka një propozim për dhurim? Nga kush është bërë, ku dhe kur është protokolluar? Një dhurim duhet pranuar me akt-marrëveshje. Kur është bërë ky akt? A janë përcaktuar në të gjitha specifikimet e mallrave dhe shërbimeve që po i dhurohen?
3- Deklaroi se me kangjellat e hequra, do rrethohet Butrinti? Cilës firmë, me cilin akt dhe me çfarë procedure ia ka dhuruar kangjellat e Kryeministrisë?
4- Firma që ofron dhurimin, duhet të lëshojë faturë me TVSH e t’ia dorëzojë Kryeministrisë që të përcaktohet vlera e sendeve dhe shërbimeve që merren në dorëzim si dhuratë. Mbi bazën e kësaj fature, ajo duhet të paguajë çdo tatim sipas ligjit, pavarësisht se po e dhuron punën, shërbimin apo mallin. E ka bërë këtë firma dhuruese?
5- E fundit, parandalimi i konfliktit të interesit. Për këtë ka ligj. Ta zëmë se Edi Rama nuk e ka për hall të vetë, por që të duket bukur si Kryeministër. Transparenca për donatorët është e padiskutueshme, që më pas, të dinë qytetarët a po marrin ndonjë tender apo konçension këta donatorë? Sepse nese po, a ka ushtruar Kryeministri influencë të paligjshme për t’i shlyer atyre borxhin moral apo politik? Nëse i jep këto favore, kjo nuk është me donacion por konflikt interesi, favorizim në tendera e shkelje të tjera të ligjeve edhe atij penal.
Siç e shihni, Edi Rama ose nuk ka haber nga shteti i së drejtës, ose nuk do t’ia dijë për shtetin e së drejtës. Standardi i Ramës është “ligjet e shtetit nuk ekzistojnë”. Para pak ditësh deklaroi se e ka zgjedhur pa tender një kompani për të asistuar doganat dhe tatimet. Mesa duket, KLSH-ja do të ketë pune me gjithë këto shkelje vullnetare. Duke gjykuar çka bërë në 15 vjet në politikë, 12 vjet në Bashki, 8 vjet ne opozitë dhe në një javë në qeveri, ka më shumë gjasa që Edi Rama nuk do t’ia dijë për Kushtetutën, parimet e shtetit të së drejtës, dhe ligjin.
Çdo gjë që i del si pengesë vrullit të tij revolucionar për “Rilindje”, Edi Rama i shkallmon si murin edhe kangjellat e Kryeministrisë. Pyetja e Heminguejt se “Për kë bien këmbanat?”, për fat të keq ka vetëm një përgjigje: Këmbanat po bien për LIGJIN
88 efektivë të policisë rrugore janë raportuar me shkelje në ligjshmërinë e zbatimit të detyrës sipas hetimit të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm
Hetimi ka dalë në përfundimin se 77 policë dhe 11 oficerë kanë rezultuar me shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin.
Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Kryeministri Edi Rama reagon nga SHBA lidhur me deklaratat e fundit të paraardhësit të tij për gjendjen e selisë së Kryeministrisë. Ai ka zgjedhur të përgjigjet me publikimin e një tjetër cikël fotosh në Facebook, Kryeministri shpreh keqardhje për rrënimin e një vendi të rëndësishëm të shtetit shqiptar, siç e cilëson ai, është dhe një godinë me vlerë historike. Në një cikël fotosh, Rama ka treguar situatën e selisë qeveritare në çdo cep të sajin. Madje, mes fotosh mund të gjesh banjën alla turke ne oborrin e pasmë të godinës. Fotot me shkresat e hedhura përtokë dhe ambientet e përdorura si depo mobiliesh të hedhura, kanë tronditur opinionin që u njoh me to në rrjetin socila në FB
“Godina e rrënuar”
“Keqardhje për reagimet jodinjitoze lidhur me publikimin e fotove të mjediseve të kryeministrisë, prej atyre që për vite kanë hyrë çdo ditë në këtë godinë, po s’kanë pasur sy për të parë rrënimin, pisllëkun e shijen gjithnjë e më vulgare që kanë pllakosur një vend kaq të rëndësishëm të punës në shtetin shqiptar, që përpos të tjerash është edhe një prej godinave me vlerën më të rëndësishme historike e arkitektonike të vendit tonë”, – shkruan Rama në Facebook pas reagimeve të ish-kryeministrit Berisha lidhur me gjendjen se si ai e la godinën e Këshillit të Ministrave.
Me kontribut vullnetar
Më herët Rama ka sqaruar se vendi nga ku zhvillon punën pushteti ekzekutiv do të rikthehet në identitet, në projektin e tij fillestar të vitit 1940-1941. Në përgjigje të deklaratave të opozitës ai ka pohuar se plani origjinal italian do të rikthehet në jetë pa bërë asnjë shpenzim shtesë nga buxheti i shtetit, por nëpërmjet kontributeve vullnetare. Duke publikuar edhe 13 foto të reja nga punimet që janë duke u kryer, sipas tij, falas në ndërtesën e Kryeministrisë, sipas planit origjinal italian, kreu i Qeverisë thekson: “Me kontribut vullnetar, zero lekë nga buxheti i shtetit”. Menjëherë pas betimit, kryeministri Rama ka urdhëruar rikthimin në identitet të godinës kryeministrore. Përveç arredimeve brenda saj, puna ka vijuar dhe jashtë duke hequr murin rrethues dhe kangjellat të vendosura nga ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2004. Me heqjen e rrethimit është vendosur që hekurat të dërgoheshin në Parkun Kombëtar të Butrintit. “Këto hekura i falen Parkut Kombëtar të Butrintit. Po të mos kishte vlerë praktike nuk do kishte vlerë simbolike. Parku i Butrintit po sjell të ardhura dhe duhet ruajtur. Simboli i rrethimit aktual është prej betoni dhe ndryshimi i tij dhe vendosja e kangjellave është më estetike. Këto kangjella shkojnë në Butrint dhe kështu shprehet shqetësimi i qeverisë së re për sajtet arkeologjike dhe më tepër për ato që janë ajka”, – ka sqaruar Artan Shkreli i cili së bashku me Auron Taren janë kujdesur për ndryshimet në selinë kryeministrore, brenda dhe jashtë saj. Vendimi i Qeverisë është vlerësuar dhe nga Tare, i cili ka sqaruar se Parku Kombëtar i Butrintit ka nevojë për më tepër për estetikë se mbrojtje, por një ndërhyrje e tillë do i japë një imazh ndryshe përqark. “Sot në 2013 dhe pse Butrinti është qendra kryesore arkeologjike në Shqipëri, kjo zonë vuan për administrimin qendror. Pas 2005 u prenë menaxhimet. Kishte një grup punëtorësh që kishin eksperiencë, ndërsa më pas punimet u bënë me tenderë dhe shumë pak para shkonin në qendër. Por jam i bindur se në të ardhmen do shihni ndryshime të mëdha”, – ka pohuar Tare. Por të gjitha këto ndryshime nuk janë pritur aspak mirë nga opozita shqiptare e cila përditë ka një reagim të ri për atë çka po ndodh në vendin ku Berisha qëndroi për tetë vite me radhë
Berisha: Punimet te Kryeministria, pa prokurim
“Gjatë këtyre viteve, janë pritur shtetarë të shumtë, madje edhe më të rëndësishëm të botës…ata kanë shprehur vlerësim pozitiv për mjediset, sallat, zyrat, korridoret dinjitoze”
Jo luks, por elegant dhe dinjitoz e ka quajtur arredimin e Kryeministrisë Berisha për kohën kur drejtonte qeverinë. Ai ka reaguar në FB për kthimin në identitet nga stafi i Ramës të godinës 70-vjeçare të Kryeministrisë. “Në mjediset e Kryeministrisë gjatë këtyre viteve, janë pritur shtetarë të shumtë, madje edhe më të rëndësishëm të botës. Me kënaqësi mund t’ju pohoj, se ata kanë shprehur vlerësim pozitiv për mjediset, sallat, zyrat, korridoret dinjitoze të ndërtesës me arrendimin e tyre, jo luks, por elegant dhe me shje” shkruan ish kryeministri Sali Berisha. “Gjatë viteve, me investime modeste, prokurime sipas ligjit, mjediset brenda dhe jashtë ndertesës, janë mbajtur shumë mirë. Muajin e fundit zyrtarët e Kryeministrisë me porosinë time, kanë bashkëpunuar çdo ditë me stafin e Ramës për një dorëzim materiali sa më të rregullt”, pretendon Berisha. Por, -vazhdon ish kryeministri,- Edvini, sapo hyri në Kryeministri, nisi pa asnjë prokurim, punimet në të katër anët, brenda dhe jashtë ndërtesës. “Kështu, akuzon Berisha,- u rrëzuan mure, suvara, u shqepën parkete, tapete, perde, emblema dhe ai vetë i fotografoi ato. Dhe këto foto, ua serviri qytetarëve, sikur kjo ishte ndërtesa e qeverisë që mori në dorëzim nga armiku i tij dhe natyrisht, për të justifikuar punimet pa prokurime me të cilat mbushën xhepat, siç bëri si ministër i Nanos dhe kryetar bashkie”.
Më tej Berisha publikon disa foto dhe thotë: “Fotot poshtë, tregojnë të vërtetën, por ato mbi çdo gjë dëshmojnë karakterin e vërtetë të Edvin Kristaq Ramës, neobllokmenit në krye të ekzekutivit shqiptar!” Po dje, pas publikimit të albumit të parë me 30 foto vetëm rrënuese nga “Kryeministria si nuk e keni parë” në Facebook- un e Edi Ramës, PD-ja iu kundërpërgjigj Kryeministrit Rama me mbi 20 foto nga salla e pritjeve, paradhoma e ish-Kryeministrit Sali Berisha, salla e konferencave të shtypit, korridoret kryeministrore etj, të dërguara për mediat nga ish-zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli pas publikimit më parë në faqen e saj në Facebook. Në tekstin e saj thuhej: “Rama na paskërkësh publikuar dje një album me foto të punimeve, që po kryen në Kryeministri, foto të bodrumeve të godinës, punëtorëve duke shkulur perdet, të pllakave me llaç të freskët dhe e paskësh titulluar “Kryeministria siç nuk e keni parë”. Gënjeshtra është bërë bashkëudhëtarë e pandarë e gjysmë piktorit, tashmë edhe gjysmë fotograf”, thuhet në koment. “Kjo Kryeministri, shton Mëhilli, që ka pritur njerëz të mëdhenj të kësaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e që u hap për qytetarët më 28 Nëntor duhej të rrënohej vetëm që dikush të mbushte xhepat që në ditët e para pa filluar mirë punën”.
Sipas Mëhillit, “Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulësh kangjellat, të grisësh perdet e sallës së mbledhjeve apo të ndërrosh kolltuqet e zyrave për të mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo? Gjithçka jashtë çdolloj procedure ligjore dhe pa transparence, përveç përfitimit apo favoreve”. “Duke parë fotot që kishte publikuar Kryeministri i fasadave, më erdhi në mend shprehja: “Mjerë shtëpia kush ka hyrë brenda”. Rama qimen e ndërron, por fasadat s’i harron!” –mbyllet komenti i Mëhillit.
Kthimi në identitet
Vazhdon lufta me foto për gjendjen e Kryeministrisë. Foto jo vetëm nga Kryeministria e ditëve të fundit, por dhe prej origjinës së saj, kohës kur është ndërtuar në vitet 1940-1941, ka gjetur dhe zbuluar kryeministri Edi Rama. Që më pas i ka postuar në Facebook. Janë saktësisht tri foto bardhë e zi të viteve 1940-1941, kur po ndërtohej Kryeministria, pjesë e Tiranës historike, e veprave dhe ansambleve monumentale, që u krijuan prej vitit 1927 e deri në vitet e pushtimit nga arkitektë italianë si: Armando Brasini, Florestano Di Fausto dhe Gherardio Bosio.
Teksa të gjithë bëheshin gati ta përcillnin për në banesën e fundit, një 101-vjeçare u zgjua dhe e habitur pyeti se pse në shtëpinë e saj, ndodheshin aq shumë njerëz. Ata ishin aty për të vajtuar, por me sa duket, jo për shumë kohë. Kjo është historia e Peng Xiuhua, një vejushë që jeton në qytetin Lianjiang në Kinë, e cila ndërroi jetë 2-3 javë më parë, por vetëm për pak orë.
Pasi u kthye nga bota e përtejme, e moshuara vendosi të shihte anën pozitive të vdekjes; ajo ishte e kënaqur që kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe që do të mërziteshin për largimin e saj nga kjo botë, transmeton AS. Ç’është më e bukura, ajo përjetoi po ashtu përvojën unike, të ishte e pranishme “e gjallë”, në funeralin e saj dhe me sa duket i pëlqeu ajo që pa. “Jam një grua me fat.
Jo vetëm që pashë sa shumë njerëz më donin, por shyqyr që u zgjova në kohë, para se të merrte fund çdo gjë”,-tha ajo. Mjekët ende nuk arrijnë të shpjegojnë atë që ka ndodhur, por një gjë është e sigurt, e moshuara do të jetë në këtë botë edhe për pak kohë.
Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë foto të reja në rrjetin social “Facebook”, për gjendjen në të cilën e gjeti godinën e Këshillit të Ministrave, pasi u ndërrua pushteti.
Këtë herë, kryeministri ka publikuar disa fotografi të mobiljeve origjinale të Kryeministrisë, që siç shprehet ai kalben në depo, pasi ishin zëvendësuar “me sende të blera në pazarin e vulgariteteve”.
“Mobilje origjinale të fillimviteve ’40, prodhuar enkas në Itali për godinën e Kryeministrisë, që kalben në depo bashkë me vlerën e tyre të rrallë estetike e historike. Këto e të tjera vlera të shkatërruara plotësisht apo të zhdukura pa gjurmë, janë zëvendësuar me gjithëfarë sendesh të blera në pazarin e vulgariteteve”,- shkruan Rama.
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në debatin e nisur nga pasardhësi i tij për gjendjen e godinës së Kryeministrisë. Sipas Berishës, selia e qeverisë ka marrë vlerësime nga personalitete të huaja, të cilat kanë vizituar Tiranën. Sipas tij, pas ardhjes së Ramës në godinën e qeverisë u rrëzuan muret, suvatë, parketet dhe tapetet.
Dy ditë më parë ishte zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, e cila shkruante se “Është e lehtë të rrëzosh një stemë republike, të shkulësh kangjellat, të grisësh perdet e sallës së mbledhjeve, apo të ndërrosh kolltukët e zyrave për të mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ç’procedura u prokuruan materialet dhe shërbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithë kjo?”.
Pas reagimit të ish-zëdhënëses Mëhilli, Rama ka postuar në faqen e tij në “Facebook” disa fotografi të bëra së fundmi ku dallohen punëtorët duke rregulluar sheshin përpara Kryeministrisë. “Kontribut vullnetar, zero lek nga buxheti i shtetit”, -shkruante Rama.
Pikat e zeza në fytyrë janë sa të bezdisshme aq edhe të shëmtuara. Më tepër ato krijohen te personat që kanë fytyrë të yndyrshme. Në krijimin e tyre ndikojnë një sërë faktorësh, duke filluar që nga ata gjenetikë, por edhe nga stili i jetesës, nga gjërat e konsideruara “të këqija” për shëndetin si: alkooli, duhani, kafeina, produktet e përpunuara, ushqim me shumë karbohidrate apo yndyrë. Por mos u çudisni nëse shkak i tyre mund të jetë edhe stresi. Kjo, sepse stresi ndikon në prodhimin e hormoneve dhe në veçanti testosteroni e bën lëkurën më të predispozuar për krijimin e pikave të zeza. Sa më shumë ato të rrinë pa u trajtuar, aq më shumë zmadhohen poret. Por nëse dilni para pasqyrës e filloni t’i shtypni, më mirë lexoni këta hapa dhe këshilla për të shpëtuar nga pikat e zeza pa i shtypur ato:
Pastrimi
Pastroni rregullisht fytyrën, këshillohet një pastrues me acid salicilik, i cili ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e pikave të zeza. Ky pastrues vepron si antibakterial dhe antiinflamator njëkohësisht.
Tonifikimi
Tonifikimi i lëkurës është i rëndësishëm, sepse toniku mbyll poret dhe rregullon pehashin e lëkurës. Zgjidhni një tonik pa alkool që përmban totarol (me veti antibakteriale).
Trajtoni zonat me probleme
Lëkurat janë të tipave të ndryshme, mund të jenë të thata, të yndyrshme apo mikse. Përgjithësisht zona më me shumë yndyrë në fytyrë është zona-T (hunda, mjekra, balli) dhe pikërisht këto zona janë edhe më të prirura për pikat e zeza. Atëherë duhet t’i trajtoni specifikisht me një serum që përmban vitaminë B3, nyacinamide, e cila kuron zonat e prirura për akne dhe ul yndyrën dhe enzimën. Por në trajtim nuk duhet të mungojë edhe papaja që shërben si eksfoliues, duke larguar qelizat e vdekura që bllokojnë poret.
Hidratoni
Mbajeni lëkurën të hidratuar, duke përdorur një krem pa yndyrë (oil-free), preferohet një krem që përmban edhe acid hialuronik. Gjatë ditës përdorni gjithmonë krem me faktor mbrojtës SPF.
Skrab (Scrub)
Bëjini skrab lëkurës dy herë në javë. Mund të zgjidhni skrab të gatshëm apo ta përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë. Pastrimi i lëkurës është çelësi për parandalimin e pikave të zeza.
Bëni maskë
Aplikoni dy herë në javë maskë për fytyrën dhe zgjidhni një specifikë për lëkurë të yndyrshme ose përgatisni maska natyrale, të cilat i gjeni këtu. Maskat ndihmojnë në absorbimin e yndyrës dhe mbylljen e poreve.
Po nëse i ndiqni rregullisht këto hapa dhe përsëri nuk keni rezultat?
Mos u trembni. Bëni një konsultim me estetisten tuaj. Ka raste kur ju ushtroni presion mbi to duke përftuar efekt të kundërt, duke i infektuar apo lënë shenja. Nëse ju shtrydhni një pikë të zezë, ajo kthehet në një shenjë të dukshme, e cila do kohë të zhduket. Më mirë drejtohuni estetistes dhe kërkoni një pastrim fytyre. Ato dinë si ta përgatisin fytyrën, ta pastrojnë në mënyrë korrekte dhe ta trajtojnë pas pastrimit, për të parandaluar inflamacionin apo daljen e tyre përsëri. Avulli është i domosdoshëm për hapjen e poreve për një pastrim të thellë, i cili i kombinuar me produkte profesionale dhe efektive, jep rezultatet që dëshironi.
Alternativë tjetër për heqjen e pikave të zeza
Ka strisha që mund t’i gjeni shumë lehtë në farmaci apo dyqane kozmetike. Por a funksionojnë vërtet? Disa njerëz pohojnë po, ndërsa për disa të tjerë nuk funksionon. Por ato nuk janë të përshtatshme për një lëkurë të ndjeshme, sepse gjithsesi mbetet një adeziv që ngjit në fytyrë. Absolutisht nuk duhet përdorur nëse njëkohësisht përdorni edhe trajtim për aknet si p.sh.: accutane, differine, epiduo, tetraciklinë apo retin-A. Efekti i tyre eksfoliues për lëkurën e bën akoma edhe më të ndjeshme.
Këshillë: Edhe pse efekti i produkteve kimike është më i shpejtë, këshillohet përdorimi i produkteve natyrale, të cilat nuk kanë efekte anësore dhe kanë rezultate më afatgjata.