Hetimi, 88 efektivë policie me shkelje të rënda ligjore

19

policia-rrugore (1)88 efektivë të policisë rrugore janë raportuar me shkelje në ligjshmërinë e zbatimit të detyrës sipas hetimit të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm

Hetimi ka dalë në përfundimin se 77 policë dhe 11 oficerë kanë rezultuar me shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin.

Përveç masave administrative, për 4 oficerë të rolit nivelit drejtues dhe 1 oficer të rolit zbatues janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.