Nicole Richie feston ditëlindjen në Meksikë

N. Richie
N. Richie
N. Richie

Nicole Richie është fotografuar teksa festonte ditëlindjen e rrethuar nga mikeshat e saj. Duket se 32-vjeçarja e ka shijuar festën, e cila u zhvillua ne Cabo San Lucas të Meksikos, nën rrezet e diellit dhe ujin e pishinave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

N. Richie
N. Richie

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

N. Richie
N. Richie

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rama: Greqia partner strategjik

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar Greqinë një “partner strategjik”, që mund të luajë rolin e përshpejtuesit në “udhëtimin” e Shqipërisë drejt BE.

Rama thekson se, shqiptarët janë një popull proevropian, me destinacion të fundit, Bashkimin Evropian. Ai deklaroi se në dhjetor të këtij viti Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe më pas do të vazhdojë të hedhë hapat për anëtarësimin e plotë. “Në këtë kontekst, një partner strategjik dhe një vend fqinj si Greqia, e cila do të marrë presidencën e radhës së BE në janar 2014, mund të luajë një rol kyç në përshpejtimin e “udhëtimit” të Shqipërisë për në destinacionin përfundimtar, në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri.

Rama nënvizoi bindjen e tij se, marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë një bashkëpunim të ngushtë në interes të secilit prej tyre. “Qeveria jonë e konsideron Greqinë një vend mik, ku punojnë një numër i madh shqiptarësh që nga viti ’90”, tha kryeministri shqiptar duke ripërsëritur se, politika e jashtme e qeverisë së tij mbështetet në parimin “zero probleme me fqinjët “.

Kryeministri shqiptar, duket i vendosur gjithashtu të lerë pas retorikën nacionaliste të atyre partive, që sipas tij, kërkonin ta përdornin dhe të përfitonin nga problemet e përditshme të shqiptarëve. “Aleanca Evropiane për Shqipërinë ka një program politik proevropian dhe jo nacionalist. Ne duam të shohim përpara dhe ta lëvizim gjeneratën e ardhshme drejt BE”, – ka siguruar kreu i qeverisë shqiptare.

Sa i përket faktit se për herë të parë që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, minoriteti grek nuk është i përfaqësuar në qeveri, kryeministri i Shqipërisë siguron se partia BPDNJ mbetet një prej partnerëve strategjikë të PS dhe shpreh besimin se “kreu i saj Vangjel Dule me pjekurinë dhe përvojën e tij do të kontribuojë në menaxhimin e punës së Parlamentit, në postin e zëvendëskryetari të Kuvendit shqiptar”.

Lidhur me prioritetet e politikës së brendshme, Rama tha se ato lidhen “vizionin e integrimit evropian”. “Në axhendën tonë ambicioze për të nxitur ekonominë produktive dhe për sigurimin e 300 000 vendeve të reja të punës, një prioritet i rëndësishëm është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të rivendosim sigurinë për çdo familje shqiptare dhe do të ofrojmë një sistem universal të kujdesit shëndetësor falas për të gjithë shqiptarët, qofshin të punësuar apo jo. Qeveria jonë do të shpëtojë fshatin nga kolapsi, do të sigurojë një sistem arsimor cilësor dhe në bashkëpunim me Kosovën, do të ofrojmë një paketë të plotë pushimesh në të katër stinët”, është shprehur Rama për agjencinë greke të lajmeve.

Mbi dy mijë zyrtarë të Kosovës dyshohen për korrupsion

zyra_anti_korrupsion_ne_univerMbi dy mijë zyrtarë të Kosovës dyshohen se janë korruptuar gjatë dy vjetëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. Prej ofiqarëve nëpër fshatra deri tek zyrtarët më të lartë në Qeveri, janë bërë subjekt hetimesh për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Dy mijë e 307 zyrtarë të Shtetit janë trajtuar nga prokurorët kosovar nga janari i vitit 2012, deri në qershor të këtij viti .

Kundër shumicës prej këtyre janë siguruar prova se kanë shpërdorur pozitën zyrtare duke rënë ndesh me ligjin.

Pak prej këtyre rasteve kanë arritur të përfundohen edhe në gjykatë . Vetëm 187 raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, po kaq janë liruar nga akuzat.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi, ka treguar punën e prokurorëve me anë të shifrave.

Numri i kallëzimeve penale të punuara nga prokurorët tregon se keqpërdorimi i pozitës zyrtare si vepër penale ka prekur të gjitha nivelet e pushtetit, shkruan “Koha Ditore”.

“Prokuroritë kompetente gjatë vitit 2012 kanë pasur në punë 643 kallëzime penale me 1670 persona, që kanë të bëjnë me vepra penale kundër detyrës zyrtare – korrupsionit, ku hyjnë edhe veprat penale të ryshfetit”, ka thënë Kozmaqi.

Me gjithë këtë numër kallëzimesh penale, pak zyrtarë të shtetit janë ndëshkuar. Zëdhënësja Kozmaqi ka thënë se gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime liruese, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.

 

Nis zbatimi i Masterplanit, fillon çlirimi i ambienteve të QSUT-së

beqjaMerret vendimi për çlirimin e ambienteve të QSUT-së, për t’i vënë në shërbim të pacientëve dhe bluzave të bardha. Ministri Ilir Beqja duke kërkuar fillimisht mirëkuptimin e atyre që kanë biznese brenda ambienteve të QSUT deklaroi se sot ka nisur zbatimi i planit të masave.

“Që sot zbatojmë konkretisht planin e masave në bashkëpunim me drejtorinë e QSUT për të çliruar mjediset e QSUT në funksion të lejimit të bluzave të bardha të ushtrojnë detyrën e tyre. Kjo qendër ka një masterplan shumëvjeçar të zhvillimit. Kemi komunikuar me të gjithë, kemi kërkuar mirëkuptimin e tyre, në mënyrë që ato që kanë nëpër ambientet e tyre të mos shkojnë dëm. Kjo zonë po përdoret si kalim për të dalë nga njëra anë e Tiranës në tjetrën, si parking për familjarët”, -tha Beqja.

Policia e Shkodrës arreston 5 persona, dyshohen për vrasje të dyfishtë

policia-e-shkodresPolicia e Shkodrës njofton se ka identifikuar 5 persona, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në një vrasje të dyfishtë, ndodhur në këtë qytet një vit më parë.  Sipas të dhënave të policisë së Shkodrës,  të dyshuar për autorësinë e vrasjes së dyfishtë  janë 5 persona:  A. Doçaj, 32 vjeç; L. Martini, 29 vjeç, E. Boka, 32 vjeç, A. Prebibaj,  30 vjeç, dhe L. Nika, 32 vjeç.

Të pesë këta persona, dyshohen si të përfshirë në vrasjen e ndodhur në gusht të 2012-s, kur babë e bir,  Frederik e Jurgen Marku, 46 e 22 vjeç, u vranë në oborrin e spitalit të Shkodrës.

 

Agron Kuliçaj lë përfundimisht Policinë e Shtetit

Agron-Kulicaj1Agron Kuliçaj ish truproja i Sali Berishës, largohet nga Policia e Shtetit. Kuliçaj, i cili ka mbajtur funksionin e Nëndrejtorit në Policinë e Shtetit pas vitit 2005, ka dhenë dorëheqjen të motivuar nga arsye personale. Kërkesa për dorëheqje ka shkuar në zyrën e Hysni Burgaj vetëm disa ditë para se shumica e re të kalonte për votim në parlament.

Kuliçaj do të zëvendësohet në këtë post nga Tonin Vocaj, ndërsa mban edhe pozicionin e drejtorit të Krimeve të Rënda.

 

A do i hetojë Rama të korruptuarit? BE kërkon që të shihet nga e ardhmja, jo e shkuara

Sociale_Aktualitet_Nafta_puste_810553201Nga Nicholas Watson

Business New Europe

Ndërkohë që qeveria e re shqiptare mori detyrën duke premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se vendi ka mundësi që të marrë statusin e kandidatit në vjeshtën e këtij viti, e ardhmja e kësaj pjese të varfër të Europës duket e shndritshme si kurrë më parë këto vite.

Por ngjarjet e fundit që lidhen me pronësinë e të vetmes rafineri nafte në vend tregojnë se rruga është akoma e gjatë.

Më 19 shtator, Presidenti i Shqipërisë dekretoi Edi Ramën si Kryeministër të ri të vendit dhe më pas qeveria e tij paraqiti programin për katër vite në detyrë, me synim forcimin e progresit të vendit drejt anëtarësimit në BE.

Mes prioriteteve kryesore janë reforma në sistemin gjyqësor dhe ngritja e një Byroje Kombëtare të Hetimit për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun. Politika anti- korrupsion e qeverisë do fokusohet në parandalimin, rritjen e transparencës në institucionet shtetërore dhe ndëshkimin e individëve të korruptuar. Sa për ndëshkim, ka plot të tillë për të zgjedhur: pas tetë vitesh nën gishtin e madh të ish- kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria e gjen veten në vendin e 133-të nga 174 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Ekonomia është dominuar nga oligarkët dhe interesat kriminale.

Një nga këto raste është edhe ai i ish- rafinerisë shtetërore, ARMO, që në gusht krejt papritur ndërroi duar pas një marrëveshje të bekuar nga qeveria në largim. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 8 gusht, biznesmeni kontrovers dhe miku i Berishës, Rezart Taçi, duket se ka shitur aksionet e tij tek një kompani misterioze, e quajtur Heaney Assets Corporation, që është e lidhur me interesa azere. Heaney Assets, pronarët e së cilës nuk i përcaktojmë dot, ka paguar 35 milion euro për aksionet e Taçit në AMRA Oil, që kontrollon 85 përqind të ARMO-s. Pjesa tjetër e aksioneve mbetet në duart e qeverisë shqiptare. Dokumentet e QKR tregojnë se Heaney Assets ka paguar edhe rreth 15 milion euro për disa nga firmat e tjera të Taçit si Europetrol, Taçi Oil dhe Kuid.

Sipas raportimeve dhe komenteve nga zyrtarët, gjendja financiare në të cilën e la Taçi ARMO-n është arsyeja pse çmimi i shitjes ishte kaq i ulët. Taçi e bleu rafinerinë në vitin 2009, në një privatizim të dyshimtë, për 128.7 milion euro. Sipas burimeve të ndryshme, ARMO i ka borxh kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës, Albpetrol, rreth 25 milion euro. Ndërkohë borxhet e tjera bëjnë që shuma të shkojë në total në 120 milion euro. Taçi po ashtu besohet se ka një kredi të papaguar prej 75 milion euro nga Banka e Azerbajxhanit. Banka azere e paditi atë një vit më parë, në gusht, por më pas u tërhoq nga padia.

Sipas një interviste të 25 gushtit me Eno Bozdon, në atë kohë zëvendësministër i Ekonomisë, pronarët e rinj të ARMO-s janë angazhuar për të marrë përsipër të gjitha borxhet e firmës. Bozdo pretendonte në intervistën e dhënë për Monitor se Ministria e Ekonomisë ka qenë në dijeni për bisedimet mes Taçit dhe Heaney Assets për të nënshkruar marrëveshjen për shkak të probleme financiare të ARMO-s.

 

Hilet e vjetra

Gjendja financiare ku është katandisur ARMO, dhe mënyra se si u shit, nuk është një surprizë, thonë vëzhguesit.

Fillimisht, dihej prej kohësh që Taçi ishte në vështirësi financiare. Në shkurt, qeveria e mëparshme u detyrua në mënyrë të turpshme që të anulonte një ofertë fituese nga një konsorcium i drejtuar nga Taçi për blerjen e kompanisë Albpetrol për shkak se nuk bënë pagesat e duhura. Më vonë u mësua se garancia prej 10 përqind, që mbështet ofertën prej 850 milion euro, ishte një fantazi, çka do të thotë se qeveria nuk mund ta marrë atë.

Por nuk mund të fajësosh Taçin që përdori këtë hile, për shkak se një gjë e tillë funksionoi shumë mirë tre vjet më parë me tenderin për ARMO-n. Atëherë Taçi përdori një kompani të panjohur zvicerane për të mbyllur marrëveshjen dhe më vonë e ri- regjistroi ARMO-n në emrin e Taçi Group.

Koha e shitjes së ARMO-s tek Heaney Assets është gjithashtu interesante, pasi ajo u krye në momentin që u hap një dritare mes largimit nga pushteti të Berishës dhe ardhjes së administratës së re në shtator. Në gjuhën shqipe nuk ka një ekuivalent të fjalës ruse krisha, që fjalë për fjalë do të thotë çati, por që i referohet mbrojtjes që një biznes gëzon nga njerëz në rangje të larta. Një gjë e tillë aplikohet edhe në këtë vend ku nuk zbatohet ligji.

Çështja është nëse qeveria e re ka oreks për të hetuar këto marrëveshja të errëta të së shkuarës, apo do i lërë qentë e përgjumur që të gënjejnë.

Mbi të gjitha, Rama e ka të mbushur plot tabakanë me ekonominë e shkatërruar dhe të pastrukturuar në krye të listës.

Kjo do të thotë se ndjekja e biznesmenëve të dyshimtë nuk është një prioritet.

Më shumë kjo do varet nga BE, që e ka refuzuar dy herë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por që duket se do e japë statusin kandidat në fund të vitit.

Ne diskutuam më herët në Bruksel për mashtrimet në Shqipëri dhe duket se edhe BE e ka syrin tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara.

Policia greke ndalon Ergys Kaçen

ergysLojtari i PAOK-ut, Ergys Kaçe është ndaluar nga policia në Greqi pasi është kapur duke drejtuar një makina pa targë. Mesfushori u dërgua në stacionin e policisë bashkë me një person tjetër.

Pas kësaj, Kaçe ka sqaruar se targat e makinës i kanë humbur ditët e fundit dhe me ndihmën e klubit çështja është zgjidhur.

Një ngjarje e tillë vjen pas debateve të hapura në mediet greke lidhur me foton e Kaçes me një bluzë me stemën e UÇK-së që solli dhe përplasjen e tifozëve të PAOK-ut me Agimin e Artë. Kaçe u kritikua menjëherë nga mediet greke të cilët e cilësojnë UÇK si organizatë terroriste, ndërsa u detyrua të mbyll profilin e tij në Facebook.

 

“Vajza” e Sigurimit dhe anti-amerikanizmi i të përzgjedhurve të Ramiz Alisë

robert papa (1)Nga Robert Papa

Jozefina Topalli, e cila që më 1987 merrte dy pasaporta dhe vizë për në Itali, (ku ka kontaktuar një spiun të Sigurimit në Vatikan për llogari të Sulo Abazit) sulmoi egër SHBA, duke dashur që PD të humbasë sa më shumë kuota dhe të shfaqet si anti-amerikane. Por nuk mundet dot, as ajo e as Pollo i mefshët. Olldashi ka të drejtë kur kundërshtoi Pollon si kryetar i Komisionit të Medias.

Në Kongresin Amerikan, të gjitha komisionet drejtohen nga shumica sepse është non sens që pakica të drejtojë komisionet. Zemra e PD, militantët dhe qëndrestarët janë pro-amerikanë e pro- perëndimorë. Jozi, Genci dhe varkarët realë të Bllokut, nuk e durojnë dot mendimin perëndimor. Jozi, e njohur ndryshe si “bija” e Sigurimit, sepse ata e cuan në Itali qysh më 1987, ka xhelozi sepse edhe Basha në dukje ka kostum perëndimor, ndaj nuk duron dot. Ndërsa Genci, edhe pse ka studjuar për arkeologji në Austri, kur dihej se kush shkonte në Evropë në shkolle para vitit 1990, kërkon të rishfaqet sërish si “yesman”, siç e cilesonin analizat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Pollos nuk i falet. Përse nuk reagon Eduart Selami? A është dakord me këtë frymë anti-amerikane të PD ? Duke qeshur si qarraman në një tryezë ushtare të SHQUP-it ballas Arvizusë, tregoi se është deri në vdekje kundër Berishës dhe amerikanët i dinë ndonjë veprimtari, deklaratë apo premtim, për të mënjanuar ish-shefin e PD-së. Selami pret ta bëjnë nën kryetar apo sekretar?! Turp! Kishte pas pasur dinjitet, e tash ka ulur kokën ndaj atij që u tall, u ngerdhesh dhe tha me 1997:” Nuk e takoj se ai vjen nga vend armik ( SHBA)”. Edi nuk besoj se e ka harruar. Selami e ka një rrugë, të rigjejë dinjitetin: Të bashkohet me FRD dhe të fuse FRD në parlament si e ardhmja reale e së djahtës, ndryshe do jetë një kukull, e asgjë më shumë. Po u vonua Selami, te FRD do shkojë Olldashi dhe fraksioni i tij i nëpërkëmbur te PD-ja e shkoqur.

Po Imami? E harroi se një vit shkoi për “studime” në SHBA me taksat e amerikanëve? Edhe pse nuk mori ndonjë grade, ai duhet të flasë. A është Imami dakord se ambasadori amerikan qenkërka “komunist”? Heshtja është aprovim, por amerikanët edhe mund të mos heshtin për ndonjë investim . Edhe Imami pret ta bëjnë sekretar të PD, por e harroi dhunën shtazore ndaj tij nga “kupola”?! Nëse, ish-ambasadori Kristina,(shefi i CIA-s ne Tirane) do ta telefononte, a do ishte dakord me frymen anti-amerikane të “shefit” plak?! A nuk ishte Kristina, një nga ata që e donte Imamin fare prane Berishës? A ishte detyra kryesore, kontrolli i cdo lëvizjeje të Berishës? Po KOPI-stat ku janë? Shokët dhe shoqet e vajzës, grupimi kriminal, kusar dhe shkaterrues i PD dhe shkaktari kryesor që 1 milionë shqiptarë e duan me pranga “babain” zhgënjyes, mashtrues dhe të pa ekulibruar.

Basha donte ta grackonte ambasadorin amerikan duke e futur ne zyrat e SHQUP-it, ku mbanë erë gjellë, si shumica e ambasadave shqiptare nëpër botë. Arvizu është habitur se ka hipur nga një derickë në cep të godinës. Pastaj, nga holli si han, ka hyrë në një korridor te errët ku vjen era urinë dhe mes ca dyerve me duroalumin ka hyrë në zyrën e Zerina Kukes. Një zyrë që ka aq shumë lagështi, myk , zymtësi. 2 milionë euro reklama kanë dalë nga ajo zyrë . Basha improvizoi një zyrë takimi, por kjo nuk e ndali Arvizunë që të theksonte, se kjo viztë nuk ka simboll dhe nuk e njeh SHQUP-in zyrtarisht. Arvizu do ketë qeshur me vete kur ka parë këto zyra pa kuptim e atë ndërtesë që nuk i shkon aspak një selie partie. Mbase i janë kujtuar zyrat modeste të partisë Republikane në Uashington, në një apartament të thjeshtë dhe me orendi tejet të zakonshme. Mbase i kujtohet edhe shprehja “burrë shteti”, shrehje që do i sillte aq shumë probleme me opozitën shqiptare. Por, ai thotë, cka i thonë nga Uashingtoni, dhe qendra e Botës nuk ishte gati për ndryshime në Shqipëri, vetëm nga stabiliteti i rajonit dhe ngase nuk qenë te bindur se opozita ishte e aftë të fitonte zgjedhjet.

Kujt i intereson që PD të dalë kundër SHBA-së, kur dihet se baza e saj është pro-amerikane me zemër? Varkarët realë të Bllokut, dikur habisnin Uashingtonin, kur deklaronin se”Enver Hoxha e ka pasur shumë mirë me qëndrimin anti-amerikan. Ata janë xhandari ndërkombëtar.”( bisedë e regjistruar nga vila 4 drejt Roslyn, Arlington, Virxhinia) Departamenti nuk i harron këto deklarata varkarësh dhe ajo që tha ambsadori amerikan, nuk ka se si të jetë mendim personal. Rama, solli mendimin perëndimor për “Gjeneratën e Re”. Ishte dicka ndryshe nga monologjet e të përzgjedhurit të Ramiz Alisë dhe hijenave servile, dikur vullnetarë të Enverit. Në vitin 1996-1997 e bija presidentit ,bashkë me të shoqin, shkoi në Uashington me një bursë studimi. Ata qenë martuar në korrik në ish-vilën e Enver Hoxhës. Nga fundi i janarit, ajo kthye të lindte në Tiranë. Berisha nuk pranonte dot që mbesa ose nipi i parë, të ishte nënshtetas amerikan. Ka qenë 1 ose 2 shkurti i vitit 1997.Në vilën e Enver Hoxhës në Dajt festohej me zhurmë, ndërkohë që në Vlorë kishte nisur rebelimi, protesta anti-qeveritare, dhe Tritan Shehut i kishin treguar dhëmbët në Lushnjë. Cifti qe martuar në korrik. Festohej në shkurt, kurse i ati ishte në Uashington. Ai priste të shoqen të kthehej në SHBA, bashkë me vajzën ose vetëm. Amerikanët nuk i dhanë më vizë. Babai do jetë kthyer më vonë. A kanë ndopak mirënjohje ndaj Amerikës ? Sepse nga paratë e taksapaguesve amerikanë ata jetuan, sado pak, në Uashington. Nga mendimi perëndimor frigohen, ose varkarët e Bllokut ose “bijat” e Sigurimit, apo eunukët e mendimit Për çdo ish-komunist, Enveri ishte si baba shpirtëror, ndaj gjithë jetën e lakmojnë autoritetin e tij diktatorial dhe mbesin ushtarë të tij besnikë. Ndërsa “bijat” e Sigurimit, kanë si baballarë ose Mehmet Shehun ose Kadri Hazbiun ose Fecor Shehun ( ish kryetar i Degës së brendshme në Shkodër). Dikur te sekretari i parë i Komitetit të partisë në Shkodër dergohej raport se drejtori Hysen Lacej shkonte me dikë me biografi të keqe. Lacej mbrohej. Po ça të keqe i bëjë partisë?”

Rama gëzon një mbështetje amerikane dhe kjo duket sheshit nga përkrahja publike e përfaqësuesit të Obamës në Tiranë. Varkarët e Bllokut dhe “bija” e Sigurimit nuk e durojnë dot dhe bien në llumin anti-amerikan. Demokratët heshtin ose shkojnë nga FRD sepse nuk duan të kalojnë nga Moska, Beogradi apo Athina kundër Uashingtonit! Enver Hoxhën, Rama nuk e ka pasur ish-kryetar partie,edhe pse PS doli ng PPSH. Ish-komunistët dhe “bija” e Sigurimit, po! Ambasadori amerikan vazhdon detyrën e tij deri në nëntor, ndërkohë që shqiptaro-amerikanët po i kërkojnë llogari senatit për kandidatin për ambasador sepse ka përfituar nga Podesta oreks madhe për miliona dollarë.

Në raportet e tij, Arviziu, edhë nëse të mos dojë, njofton Uashingtonin se i “ikuri” dhe taborri i tij po nxjerrin sërish ndjenjat e tyre anti-amerikane si më 1995. Dikur Klinton dhe senati, do quante rrugeçër, paranojakët anti-demoratikë, anti-amerikane dhe anti-perëndimorë. Charls Uollsh, kreu i Agjencisë së Informacionit ( por me gjasa shefi i CIA-s në Tiranë), dy herë personalisht ka shoqëruar në Rinas, Zef Brozin dhe Eduart Selamin, nga frika se do i ndalonin të dilnin nga Shqipëria. Uollsh do siguronte strehim në SHBA edhe per guvernatorin Bankës Kombëtare, Kristaq Lunikun, pasi ai pranoi të depononte për gjithcka që dinte nga transaksionet e Berishës si me një Bankë Arabe, por edhe për vjedhjet e mëdha me firmat Piramidale. Uollsh do përdorte Gramoz Pashkon në tryezat e organizuara nga departamenti, sa herë duhej që zyrtarët amerikanë ta dëgjonin nga goja e Pashkos se :”Berisha është i cmendur dhe kriminel.” Në ndihmë të Pashkos dhe kundër “diktatorit komunist” do ftohej Geri Kokalari, Eduart Selami, Zef Brozi,Sami Rrepishti, Nikolla Pano, Elez Biberaj dhe Janush Bugajksi.

Për Uashingtonin ky 23 qershor ka rëndësi si 22 marsi 1992. Personalisht, më vjen keq sepse e dashuroj 22 marsin e 1992, por ata kanë të drejtë. Uashingtoni që më 1991 duhet ta ketë kuptuar se PD kishte prirje anti-amerikane nga disa liderë, ndaj SHBA hapi ambasadën e saj në Tiranë para zgjedhjeve të vitit 1991. Mesazhi qe i qartë: do të bashkëpunonin edhe me PPSH-në për të mirën e Shqipërisë, ndaj sot pas 22 vitesh mbështesin PS-në sepse nuk kanë paragjykime, ose ngaqë disa duan që PD-ja të shfaqet si anti-amerikane. Ramiz Alia ishte i zgjuar: niste ne Uashington Mjuhamet Kapplanin për të nënshkruar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kapllani iu imponua amerikanëve me anglishten e përkyer dhe profesionalitetin e tij. Aq sa Drejtori i Europës Jug Lindore në Departamentin e Shtetit, do e konsideronte mik Kapllanin dhe do krijonin mendim pozitiv edhe për Ramiz Alinë.

Pas zgjedhjeve të vitit 1991 në senatin amerikan shkon Kadareja, Azem Hajdari dhe Berisha. Për amerikanët Berisha nuk shfaqej civic, madje shumë i papërqënduar në biseda, ndërsa Kadarenë e panë si presidentin e ardhshëm. Hajdari donte kohë dhe trainim, ndërkohë Berisha e kuptoi se Kadareja e hijezoi, dhe pas kësaj do bëntë cdo gjë që në Uashington të mos shoqërohej nga Kadareja por nga Pashko, duke dashur t’u thoshte amerikanëve se Pashko do ishte kryeministri i ardhshëm dhe ai, pse jo president. Amerikanët nuk pëlqyen karakterin e Berishës dhe ftuan për një muaj Pjetër Arbnorin. Dikush e kishte propozuar për president. Nëse Berisha iu duk karrierist, i papërqendruar dhe sanguin, Arbnori ishte flegmatik, pasiv dhe shumë i plogësht. Në një vizitë, i ftuar nga Lidhja e Prizrenit, ai që u shfaq presidencial, ishte Abdi Baleta, madje me elokuencë në angisht, por shumë po-shqiptar, madje tejet i avancuar për Kosovën.

Në një pritje madheshtore në Nju Jork, Baleta ishte në një tavolinë me Rexhep Qosen dhe të dy u priten shumë mirë. Lobi grek, nuk e donte Baletën, jo president, pro as ministër të jashtëm. Njeriu që u ha më shumë informacion amerikanëve ishte Petro Dhimitri.Ai u ftua për mbi një muaj si gazetar. Ai ua zbërtheu aq mirë klasën e “re” politike, saqë amerikanët donin që shtypshkronjën’ Demokracia” ta privatizonin dhe t’ia jepnin si pronar Dhimitrit. Pashko u ftua bashkë me Berishën. Fjetën në shtëpinë e Bytycit në Nju Jork. Berishës iu tha mos dil nga shtëpia, të krijonte idenë se ishte njeri i ndershëm, punëtor, ndërsa Pashko gjithë natën u ndoll nëpër pabe dhe u mbyt në gotat e Uiskit.

Amerikanët nuk donin si kryeministër një “pijetar”. Berisha si fshtar ishte etaloni i një vendi me 70% popullsi fshatare, Kadareja u spostua nga politika. Askush nuk e di se si e arriti Berisha ta anashkalonte. Ndërkohë që edhe ndaj Hajdarit nisi një luftë për ta denigruar dhe të mos ta lejonin të dilte në krye. Amrikanët e morrën në një trainim të gjatë në fshatrat e Ajovës. Ishin 4- të rinj, ndër ta Edmond Bushati, i cili kërkoi azil politik, dhe Eduart Selami. Mbase Bushati nuk ka pranuar të firmoste diçka, që shokët nuk hezituan.

Berisha kishte si ndihmësa: Sofokli Lazrin dhe Elez Biberajn. Me Biberjan kishte një lidhje nga Tropoja ndërsa me”eminencën gri” të Alisë, kishte mbështetjen e gruas së Lazrit, zonjen Harito, e cila e informonte Berishën me cdo gjë që sigurimi përgjonte nga mbledhjet e PD. Shqiptarët e Amerikës u mashtruan. Nga Balli Kombëtar u dhanë sasi të mëdha dollarësh, dhe Berisha nuk i dorëzoi në PD. Kjo e bërë publike me vonë nga Frrok Cupi dhe nga vetë ballistët që dhanë shume. Nuk e dinin se Berisha kishte qenë 23 vjet komunist fanatik. Personalisht e shikoja si lider të së djathtës, dhe ia falnim qenien ish-komunist, sepse shumica e komunistëve kanë qenë njerëz të ndershëm. Ai mund të ndryshonte. Për ne shqiptarët, ai ishte si Leh Valesa ( me vonë mesuam se edhe Vakesa akuzohej se ishte i futuri i sigurimit polak dhe Jaruzelskit) U duk se PD do ishte parti pro-amerikane. Nuk ishte! Kur Azem Hajdarit në vitin 1995 iu tha se Berisha levizte kundër linjës amerikane. Në një takim ne Nju Xhersi, ai do deklaronte : Nëse Berisha tradhëton çështjen tonë dhe Amerikën, unë ia derdh plumbin në gojë.” Dikush e regjistroi dhe ajo kasetë përfundoi te Berisha, mes një punonjëse të Ambasadës në Uashington, e cila kishte dalë në orën 1 të natës më 1995, nga dhoma e hotelit ku rrinte lideri “punëtor” , pasi kishte “spiunuar” të gjithë më shumë dashuri, aq sa doli e skuqur flakë nga takimi i gjatë.. E shoqja e Liderit suprem, qe mërzitur aq shumë nga ajo vizitë natën vonë, sa nga intai nuk u pa , thuajse fare, me liderin në ato ditë vizite në SHBA. Thuhej se qenë zënë keq. Xhelozi apo edhe veprimtari agjenturore e pa kontrolluar nga ajo, që në çdo rrugetim të liderit jashtë, pyeste: Po Vjollca Vokshi ne c’hotel do flere?!”

Azemi do mbahej përjetësisht larg pushtetit, madje duke shpifur dhe akuza si i futur te PD dhe Lëvija studentore. Azemi, nuk ishte instiktiv, impulsiv dhe intrigant sa rivali Berisha. Azemi nuk kishte qene komunist, nuk kishte hyrë kurrë në Bllok; nuk kishte udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kishte lidhje krushqie as me struktura të shërbimit sekret në Jugosllavi dhe nuk kishte kontaktuar dot as me zbulime të huaja. Ishte i ri, por amerikanët e donin. Xhezi Helms, ikona e senatit, për Hajdarin fliste me respekt. Kjo do xhelozonte Berishën dhe Azemi u mbajt larg. I hoqën dhe imunitetin. Kulmi i anti-amerikanzimit, arrti më 1997, kur në parlament PD, doli haptaz kundër.

PD nuk është as parti fondementaliste, as pro-sllave e as parti e bllokut, por fatkeqësisht, duan ta paraqesin si parti anti-perëndimore, anti-amerikane dhe pro-sovjetike.

Basha ka një konkurues të fortë, Olldashin, i cili ka më shumë përkrahje në bazë, por demokratët kanë një zgjidhje, FRD. PD e mbylli ciklin e saj dhe rrezikon në zgjedhjet lokale të jetë forcë e tretë. Nuk është as fatkeqësi e as tragjedi. Shqipëria ka nevojë për një forcë të djathtë, sa moderne aq edhe jo bufatorike.

Sequi: Mbështetje vizionit evropian të qeverisë së re

Ambasadori-i-BE-ne-Tirane-Ettore-SequiAmbasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ka ritheksuar sot mbështetjen për qeverinë e re dhe ka vlerësuar vizionin e qeverisë së re, gjatë një takimi të zhvilluar me zv.Kryeministrin shqiptar Niko Peleshi.

“Vizioni i qeverisë është një vizion evropian dhe tepër ambicioz dhe shumë modern. Në qendër të tij është transformimi i thellë që ofron integrimi në BE. Ne diskutuam dhe reformat që duhen ndjekur më pas. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë të këtij vizioni dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe për zotin zv./kryeministër për të ecur para në këtë drejtim”, -tha Sequi pas përfundimit të takimit.

Ndërsa zëvendëskryeministri Peleshi thekso,i se integrimi i vendit është një sfidë për qeverinë e re.

“Kam shprehur qëndrimin se për ne kushtet e anëtarësimit në procesin integrues nuk konsiderohen si kushte, por si sfidë. Suksesi i shoqërisë shqiptare do jetë kur axhenda jonë do përqaset me atë të integrimit evropiane”,- deklaroi zv.Kryeministri, Peleshi.