Limaj apel për rrëzimin e PDK-së

16

f1_23limaj1379945323Deputeti Fatmir Limaj ka mbajtur fjalimin e paralajmëruar në vendin e lindjes, ku pas lirimit nga akuzat e përsëritura për krime lufte për herë të tretë u shpall i pafajshëm, ka bërë thirrje për  ndryshimin e qeverisjes komunale në Malishevë, duke e përkrahur Iniciativën Qytetare për Malishevën.

Ai në një fjalim të gjatë ka kërkuar haptas nga qytetarët e Malishevës që ketë herë të mos e votojnë PDK-në.

Në Malishevë ai u prit nga mijëra bashkëqytetarë.

“Sot kam dashur nga vendlindja ime t’i drejtohem jo vetëm komunës së Malishevës, por gjithë Kosovës, me mesazhin se as s’kam pushuar as ndalur, por do të vazhdoj punën time në shërbim të atdheut”, ka thënë Limaj, citon kosovapress.  Ai tha se ka vendosur ta mbështesë Iniciativën Qytetare të Malishevës, duke bërë thirrje që Malisheva të votojë për këtë iniciativë dhe kandidatin e saj, Ragim Begaj.