Afron mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane

mbyllja e pjesshme  e SHBAVOA/Michael Bowman

Qeverinë amerikane e ndajnë pak orë nga një mbyllje e pjesshme, ndërkohë që nuk ka shenja kompromisi në radhët e ligjvënësve për një rrugëdalje për t’i dhënë qeverisë federale autoritetin për shpenzime. Në mungesë të një marrëveshjeje të minutës së fundit, shërbimet jo-esenciale qeveritare do të pezullohen dhe qindra mijëra punonjës qeveritarë do të ndalin punën sonte në mesnatë.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët dhe Senati i kontrolluar nga demokratët janë larg marrëveshjes për autoritetin qeveritar për shpenzimet.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj për shpenzimet që anulonte fondet për programin e kujdesit shëndetësor. Të premten, Senati miratoi variantin e tij, me fondet e nevojshme për programin e kujdesit shëndetësor dhe ia dërgoi projekt-ligjin Dhomës së Përfaqësuesve.

Pak pas mesnatës së të shtunës, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një tjetër projekt-ligj që kërkon të shtyhet një vit vënia në zbatim e programit të kujdesit shëndetësor. Tani projekt-ligji i është dërguar Senatit. Senatori demokrat Richard Durbin parashikoi si do të zhvillohen ngjarjet në komentet që bëri dje për emisionin Face the Nation të rrjetit CBS.

“Senati mblidhet të hënën. Qëndrimi i Dhomës së Përfaqësuesve do të kundërshtohet përsëri dhe ne do të ballafaqohemi me mbylljen e qeverisë”. 

Në komentet në emisionin Fox News Sunday, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy parashikoi një tjetër lojë ping-pongu, pas vendimit të Senatit:

“Mendoj se Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhet përsëri dhe do të dërgojë një variant tjetër për të mos lejuar mbylljen e qeverisë, i cili do t’i ofrojë Senatit një numër opsionesh të reja për të analizuar”. 

Por demokratët e Senatit dhe Presidenti Obama janë zotuar të kundërshtojnë të gjitha përpjekjet e republikanëve për të kushtëzuar miratimin e ligjit me axhendën e tyre legjislative. Senatori Durbin tha se demokratët mirëpresin diskutime me republikanët mbi programin e kujdesit shëndetësor, apo çdo operacion tjetër qeveritar, pasi të jetë shmangur kërcënimi i mbylljes së qeverisë.

“Duhet të ulemi në mënyrë të qetë me frymë dypartiake. Jo me mendjen për të mbyllur qeverinë apo për të pezulluar ekonominë”. 

Por republikanët fajësojnë Presidentin Obama dhe aleatët e tij demokratë në Kongres për qëndrim të paarsyeshëm. Senatori republikan Rand Paul foli në emisionin Face the Nation.

“Presidenti është ai që po thotë se do të mbyllë qeverinë nëse nuk merr miratimin për të gjitha dispozitat e programit të kujdesit shëndetësor. Mendoj se presidenti po tregohet i paarsyeshëm”.

Demokratët shprehen se programi i kujdesit shëndetësor është miratuar si ligj dhe se zoti Obama u rizgjodh vjet, ndërkohë që e kishte parashtruar me kohë këtë reformë. Demokratët shtojnë gjithashtu se nuk kërkojnë miratimin e ligjeve të tjera, si për shembull në imigracion, apo kontrollin e armëve, por thjesht fondet për funksionimin e qeverisë, dhe u bëjnë thirrje republikanëve të tregojnë të njëjtën maturi.

Anketat tregojnë se amerikanët janë të shqetësuar nga programi për kujdesin shëndetësor, por gjithashtu nuk duan mbylljen e qeverisë. Pezullimi i operacioneve jo-esenciale do të fillojë sonte në mesnatë nëse dy Dhomat e Kongresit nuk miratojnë një variant identik për shpenzimet, i cili të marrë firmën e Presidentit Obama.

Swoboda: Shteti demokratik ka nevojë për opozitë konstruktive

Kreu i grupit parlamentar të majtë në Parlamentin Europian. Hannes Swoboda shprehet se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të jetë prioriteti kryesor për qeverinë “Rama”.

swoboda“Unë e kam njohur Edi Ramën për shumë vite dhe unë pres që ai të shfrytëzojë mundësinë që ai ka tani për të modernizuar rrënjësisht vendin, për të adresuar korrupsionin e përhapur, për të punuar për më shumë prosperitet për më shumë njerëz në Shqipëri dhe për të mbajtur Shqipërinë në udhën e Bashkimit Europian”, thotë Swoboda për gazetën Shekulli.

Për sa i përket koalicionit PS-LSI, Swoboda thekson se të dyja këto forca janë parti progresive pro-europiane dhe që të dyja  janë plotësisht të vetëdijshme për nevojën e reformave të Shqipërisë.

Sa i takon largimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga salla e parlamentit kur kryeministri Rama mbajti fjalën e tij të parë, Hannes Swoboda e cilëson një shenjë të keqe dhe sqaron se një shtet funksional demokratik ka nevojë për një opozitë konstruktive.

“Kjo nuk është shenjë e mirë që opozita u largua nga parlamenti gjatë fjalës së parë të Kryeministrit Rama. Një shtet funksional demokratik ka nevojë për një opozitë konstruktive. Transferimi demokratik paqësor dhe transferimi i njohur i pushtetit mes  palëve është gur themeli i demokracisë. Përmes bojkotit të qeverisë, Partia Demokratike vetëm do të vonojë ambiciet europiane të vendit. Që të dy, ish- Kryeministri Berisha dhe kreu i partisë Basha, janë angazhuar për të punuar drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që ata të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në punën parlamentare dhe në opozitë”./Tema

Rama: Nesër në 12.00 Konferenca ime e parë si Kryeministër

Rama-ne-TwitterKryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter, mbajtjen e Konferencës së tij të parë si kreu i qeverisë.

Rama ka ftuar të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj konference online.

“Neser 12.00 Twitter Live me ju e gjithe miqte ne Facebook, konferenca e pare si kryeminister:-)”, – shkruan Rama.

Arrestohet shqiptarja që drejtonte gratë e “Agimit të Artë”

nikol benekiFushata e urdhërarrestimeve  në radhët e “Agimit të Artë” në Greqi ka prekur edhe shqiptaren Nikol Beneki, e cila drejtonte organizatën e grave në këtë parti.

Mëngjesin e së shtunës nisën arrestimet për disa funksionarë të “Agimi i Artë”, ku të parët që u arrestuan ishin kreu i partisë, z. Nikos Michaloliakos, zëdhënësi Ilias Kasidiaris dhe 3 deputetë të tjerë. Sot pjesë e arrestimeve është bërë edhe Beneki e cila është me origjinë shqiptare.

Nikol Beneki njihet si femra më e fuqishme brenda partisë dhe drejtonte seksionin e gruas në organizatën lokale të Nikeas, e cila konsiderohet dhe si pjesa më agresive e “Agimit të Artë”.

Prokuroria e Greqisë ka nxjerrë 34 urdhërarreste për anëtarë dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, por deri më tani janë ekzekutuar vetëm pesë prej tyre. Arrestimet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

4 persona plagosen pas përplasjes së 2 makinave

aksidentKatër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhe plagosjen e 4 personave që udhëtonin me to.

Dy prej të plagosurve janë dërguar për kurim më të specializuar në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetësore. Në bazë të hetimeve të deritanishme dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës

Celibashi: Riformatim KQZ-së do t’i rikthejë këtij institucioni legjitimitetin

Celibashi-PS1Duket se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet plotësisht. Këtë e ka pohuar ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh ish-kryetar i këtij institucioni, Ilirian Celibashi, i cili tha dje për “Albanian Screen” se qeveria e re ka në axhendë rifomratimin e KQZ-së, duke propozuar një model tjetër për funksionimin e saj. Celibashi theksoi rëndësinë që ky institucion të ristrukturohet, në mënyrë që t’i kthehet legjitimiteti.

“Ky institucion meriton të reformohet, pasi vetëm në këtë mënyrë atij do t’i kthehej legjitimiteti. Rikthimi i legjitimitetit do të bazohet tërësisht në ligj. Mund t’ju them paraprakisht se do të ofrojmë një model krejt të ri, një qasje ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani.

Kjo çështje është në axhendën e qeverisë së re. KQZ-ja duhet të jetë apolitike dhe kjo do të thotë një KQZ me një anëtar”, tha Celibashi. Por riformatimi i KQZ-së, e cila është aktualisht me vetëm katër anëtarë nga 7 që duhet të ketë ligjërisht, kërkon të paktën 84 vota pro në parlament për ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor dhe 94 vota pro për ndërhyrjet e mundshme në Kushtetutë.

Për sa i përket ligjit themeltar të shtetit, sipas Celibashit, mazhoranca është e gatshme që ta ndryshojë atë, nëse lind nevoja edhe për reforma në drejtësi.  Një tjetër nismë  që duket se do t’i nënshtrohen ndryshimeve,  përveç ligjit të nëpunësit civil, është dhe rregullorja e Parlamentit. Ndërhyrjet në rregulloren e Parlamentit kanë për qëllim rikthimin e votimeve të fshehta.

“Nëse do të duhet për të ndryshuar dhe Kushtetutën dhe të marrin reforma të karakterit kushtetues, për të arritur këtë qëllim, jam i sigurt që as opozita s’ka pse të jetë kundër. Një gjë jua them me siguri të plotë, që çdo sipërmarrje, qoftë kushtetuese, qoftë e karakterit ligjor, ne do ta bëjmë objekt të diskutimit dhe të marrjes së konsensusit nga opozita”, tha Celibashi.

LSI-ja forcon lidhjet me Partinë Laburiste britanike

Brighton_Labour_Emma_Reynolds-Ralf_Gjoni_TalkingSekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni mori pjesë këtë javë në Konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton, jug të Anglisë

Mbi 10,000 delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë motra në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e laburistëve në 2015.

Ralf Gjoni si përfaqësues i LSI-së në këtë event, zhvilloi edhe disa takime me krerë të lartë të Laburistëve, veçanërisht me ekipin në hije të politikës së jashtme të partisë. Gjoni u takua me Douglas Alexander, Ministër i Jashtëm në Hije, Emma Reynolds, Ministre për Evropën në Hije, Jim Murphy, Ministër i Mbrojtjes në Hije si dhe me ekipin e sekretariatit ndërkombëtar. Gjithashtu Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së u takua edhe me Kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband dhe me Nën-Kryetaren Harriet Harman gjatë punimeve të kësaj konference.

Gjatë këtyre takimeve, Ralf Gjoni i informoi miqtë laburistë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri qeverisës. Ai u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re të integrimit evropian dhe theksoi se mbështetja e Partisë Laburiste si parti pro-evropiane do t’a shtonte peshën e mbështetjes që Britania e Madhe i jep Shqipërisë në këtë drejtim.

Ministrja për Evropën në Hije Emma Reynolds, rikonfirmoi angazhimin e pandryshuar të Laburistëve për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe shprehu dëshirën për të forcuar lidhjet ndër-parlamentare si një urë miqësie mes dy vendeve dhe mes dy partive.

Gjatë takimeve të tij, Ralf Gjoni kërkoi gjithashtu mbështetjen laburiste për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve.

I sapokthyer nga Konferenca Laburiste, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së Ralf Gjoni u shpreh: “Dua të falënderoj Partinë Laburiste për ftesën që i bëri Lëvizjes Socialiste për Integrim në Konferencën vjetore në Brighton, dhe ndjehem tepër i inkurajuar pas kësaj vizite se forcimi i lidhjeve mes LSI dhe Partisë Laburiste do të kontribuojë edhe në forcimin e mbështetjes britanike për integrimin evropian të Shqipërisë  dhe në marrëdhëniet dypalëshe”.

Do ta thërrasë vjehërr Sali Berishën

saliuuuuuuEdhe pse ka kohë që është e lidhur me Shkëlzen Berishën, moderatorja e njohur dhe ish-modelja, Armina Mevlani, nuk ndihet ende e gatshme të flasë hapur për këtë romancë dashurie, megjithatë duket mjaft e lumtur në krahët e djalit të is- kryeministrit Berisha.

“Thjeshtë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private”, shprehet ajo për “Zëri”.

Edhe pse preferon ta mbajë të fshehtë jetën private në sytë e opinionit, lidhja e saj me Shkëlzenin tashmë është e ditur. Ndërkaq sa i përket profesionit, ajo vazhdon të jetë majft e suksesshme në punën që bënë.

Tani Arminën do të kemi rastin ta shohim në drejtimin e edicionin të katërt të shout “Dancing With The Stars”. Për të kjo do të jetë një eksperiencë e këndshme, ku përveç se do të prezantoj spektaklin ajo ka menduar të paraqitet edhe me surpriza të tjera.

“Puna që do të kem në ‘Dancing With The Stars’ do të jetë mjaftë sfiduese për mua, mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua. Por ajo që mund t’u them është se nuk do të ketë vetëm prezantim, do ketë edhe surpriza të tjera”, shton ajo.

 

Vetëdorëzohet në polici deputeti neonazist grek, Kristos Papas

kristos papasRreth orës 13:10 është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Athinës, kryetari i grupit Parlamentar të partisë Agimi i Artë, Kristos Papas.

Teksa hynte në ndërtesën e policisë, Papas ka përshëndetur në mënyrë naziste dhe ka deklaruar për gazetarët, se ai ndiqet politikisht. “Erdha vullnetarisht. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Qeveria e Memorandumit po bën një persekutim të pashembullt politik. E vërteta do të shkëlqejë dhe nacionalizmi do të fitojë. Ne do të rikthehemi. Përgjithmonë ‘Agimi i Artë’!”, ka bërtitur Papas.

Me dorëzimin e tij, shkon në 6 numri i deputetëve të Agimit të Artë, që ndodhen në duart e drejtësisë, me akuzën për krijim të organizatës kriminale, vrasje, pastrim parash e korrupsion.

Në aktakuzën voluminoze të ngritur nga Prokurori, Agimi i Artë cilësohet si një organizatë kriminale me një veprimtari që fillon që nga viti 1987, ku përfshihen edhe vrasje, e fundit ajo e këngëtarit grek Pavlos Fissas.

Antiterrorizmi arrestoi dje gjithsej 20 persona, nën të njëjtën akuzë, bazuar kryesisht në bisedat telefonike të përgjuara, të cilat shfaqin strukturën hierarkike të Agimit të Artë dhe personat që drejtonin veprimtarinë. Protagonistët janë të lidhur direkt me vrasjen e Pavlos Fissas, me disa vrasje të tjera dhe dhjetëra tentativa për vrasje, kundër të huajve dhe grekëve. Shërbimet sekrete disponojnë të regjistruar edhe një telefonatë që është bërë në drejtim të kryetarit Nikos Mikaloliakos, nga deputeti Jorgos Lagos ose kreu i degës lokale të partisë në Nisë, Jorgos Pateli, vetëm 8 minuta pas vrasjes së këngëtarit Pavlos Fissas në Kerasini.

6 deputetët e vënë në pranga do të qëndrojnë në paraburgim deri të martën, kur do të dëshmojnë para prokurorit, ndërsa 15 të arrestuarit e tjerë do të dëshmojnë të mërkurën.
Ndërkohë që operacioni vazhdon, për zbatimin e 11 urdhërarresteve të mbetura, që ka lëshuar prokurori i Gjykatës Supreme. Sipas gazetës “To Vima” ekzistojnë urdhërarreste edhe për oficerë policie, që janë përfshirë në veprimtari të paligjshme. Në një deklaratë të fundit ministri i Rendit, Nikos Dendias e ka cilësuar Agimin e Artë, “një turli naziste, fashiste, pagane dhe kriminale”.

Origjina e Kafkës së Kristaltë ilire

kafka e kristalte“Ne mesin e nates princi Kadmus, zot i tokave te Tir-it po shkonte ne takim me “gjene” me te magjishme te njerezimit. “Gjeja”… nuk duhet te kishte sekrete. Sapo mberriti ne Delfi bashke me shoket e tij, ai u shoqerua nga prifti magjistar i orakullit te shenjte. Zemra i rrihte forte. Me ne fund po njihte te verteten sublime. E preku me duart e tij.Gjeja ishte e mahnitshme. Nje te tille nuk e kishte askush ne toke. Ajo shkelqente sikur te rrezatonte krijuesin, diturine dhe madheshtine e yjeve.
Princi Kadmus ishte vellai i Europes, biri i Agenorit dhe nipi i Poseidonit.
Ai kishte 4 vajza. Si gjithe princet e tjere, edhe Kadmus deshironte te kishte nje djale, qe sipas legjendes i lindi ne mengjesin e diellit te ekuinoksit pranveror, ndaj mbreti ia vuri emrin djalit te tij … Hyll, per nder te yllit Diell. Per ne ai njihet me emrin ilir.Kadmus e kishte si driten e syve. Kur iliri u rrit, Kadmus i tregoi sekretin qe fshihte prej vitesh….. Kafken e Kristalte.
Iliri, mbreti i pare i fiseve ilire, e quajti kafken e Kristalte UNKHA THEBT”.
Sipa legjendes, kjo fjale do te thote “dija e yjeve”, ose njohuri qe ngjitet lart, sepse sipas priftit magjistar te orakullit, kafka e kristalte kishte nje lidhje shume te afert me zotin, ndaj mbreti i ilireve e pagezoi me kete emer. Sikur ta dinte qe ajo kafke ruante mistere qe vinin nga yjet.”

*Nadir Mura