Ligji për nëpunësin civil, në fuqi pas 6 muajsh

ministrat-510x339Ligji për nëpunësin civil do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh. Ky është vendimi që ka marrë qeveria sot në mbledhjen e orës 18:00, e cila u drejtua nga Kryeministri Rama.  Zbatimi i ligjit nis më datën 1 prill të vitit 2014, ndërsa deri në atë datë do të veprohet me ligjin e vjetër të nëpunësit civil.

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar edhe shumë vendime të marra pas datës 23 qershor, si dhënie hidrocentralesh me koncesion, disa vendime të Ministrisë së Mbrojtjes, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

Kështu, në vendimin e sotëm për shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil shkruhet: “Akti normativ për disa ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”.Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72, si më poshtë vijon.

Neni 70

Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.

Neni 72

Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil””.

Vendimet e tjera

Projektvendime për shfuqizimin e një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, të marra në periudhën pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që kanë të bëjnë me koncesione në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore, si edhe në dhënien e pasurive publike në përdorim enteve private.

Më poshtë vendimet e plota të marra nga Këshilli i Ministrave:

KRYEMINISTRI

1. Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”.

2. Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

3. Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.

4. Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.

5. Për shfuqizimin e vendimit nr.684, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Ministrisë së Drejtësisë, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike””.

MINISTRI I DREJTËSISË

6. Për shfuqizimin e vendimit nr.630, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për lejimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për disa projekte të sistemit gjyqësor”.

7. Për shfuqizimin e vendimit nr.671, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.180, datë 13.2.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse””.

8. Për shfuqizimin e vendimit nr.534, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në vendimin nr.418, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”,  të ndryshuar”.

9. Për shfuqizimin e vendimit nr.592, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e projekt dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2014 – 2016”.

10. Për shfuqizimin e vendimit nr.722, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, shtrirjen territoriale dhe klasifikimin e zonës doganore të përhershme Tiranë (Vorë – Muçaj)”.

11. Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe studimin e termave të referencës për propozimet e paraqitura nga subjektet e interesuara në lidhje me Shërbimin e Auditimit të Borxhit të krijuar që institucionet shtetërore i kanë subjekteve vendase apo të huaja për shërbimet e kryera, si dhe për shërbimin e asistencës në fushën e doganave dhe tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

MINISTRI I FINANCAVE

12. Për shfuqizimin e vendimit nr.475, datë 10.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

13. Për shfuqizimin e vendimit nr.725, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj””.

14. Për shfuqizimin e vendimit nr.679, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer””.

15. Për shfuqizimin e vendimit nr.753, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Arsti””.

16. Për shfuqizimin e vendimit nr.692, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar””.

17. Për shfuqizimin e vendimit nr.689, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac””.

18. Për shfuqizimin e vendimit nr.690, datë 16.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen””.

19. Për shfuqizimin e vendimit nr.724, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katundi Vjetër dhe Reja e Velës””.

20. Për shfuqizimin e vendimit nr.654, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë “Krastë – Krujë”, Krujë, që do të përdoret nga shoqëria “Shpresa-Al”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.

21. Për shfuqizimin e vendimit nr.774, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

MINISTRI I PUNËVE TËBRENDSHME

22. Për shfuqizimin e vendimit nr.700, datë 21.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës””.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

23. Për shfuqizimin e vendimit nr.641, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të objektit “Tuneli i nëndetëseve” dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim“Ish-brigada e nëndetëseve”, Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut “Panorama e luftës së ftohtë””.

MINISTRI I MBROJTJES

24. Për shfuqizimin e vendimit nr.556, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto – Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit “Studio A.M.Z.””.

MINISTRI I MBROJTJES

25. Për shfuqizimin e vendimit nr.761, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te komuna Vërtop, Berat, të sipërfaqes 12 969 m2,  nga trualli funksional i pronës nr.1029, me emërtim “Ish-reparti  ushtarak nr.5013”, Vërtop, Berat, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”.

MINISTRI I MBROJTJES

26. Për një shtesë në vendimin nr.591, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave,       “Për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore, për vitin 2013”.

MINISTRI I MBROJTJES

27. Për shfuqizimin e vendimit nr.600, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për miratimin e statutit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

28. Për shfuqizimin e vendimit nr.379, datë 2.5.2013, të Këshillit të Ministrave,“Për përcaktimin e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, si përfaqësuese në këshillin administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e përfituesve të këtij fondi”.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

29. Për shfuqizimin e vendimit nr.555, datë 27.6.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe vajit të bërsive të ullirit”.

MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE

30. Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në e zonat/çështjet me rëndësi kombëtare dhe në territor.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT

31. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT

32. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes.

KRYEMINISTRI

 

33. Për një shtesë në vendimin nr.835, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.

 

Beteja e fituar te fqinji, shtyn në vetëkontroll fqinjin

drapeau_grecNga Aleksandër Çipa 

Shqip

Greqia shtetërore ka arritur një fitore madhore në pikun e krizës ekzistenciale të vitit 2013. E ka kryer këtë akt gati sublim, pikërisht në një ndër momentet më të rrezikshme të historisë moderne të saj. Nuk është fjala se ka ndalur një të keqe me emrin e një partie politike parlamentare neonaziste, siç quhet “Agimi i Artë”, por është akti që e ngriti ligjin dhe demokracinë e atdheut antik të demokracisë, në lartësinë e një shteti ligjor.

Kushtetuta e vendit triumfoi mbi tërheqjen e çuditshme që ngjau gjatë periudhës së shpërthimit të krizës së falimentit ekonomik dhe financiar të shtetit. E rënë në këtë gjëmë falimenti, Greqia shtetërore u mbush dhe zjarrmoi nga “vlaga” e pakënaqësisë dhe dëshpërimit social. U shndërrua në sheshet dhe kryeqendrat e metropoleve të veta urbane në një vend, ku zien prej disa vitesh revolta dhe protesta qytetare. Në këtë shkulm reagimesh, forcat dhe segmentet e ekstremizmit, të armatosura me llojet e urrejtjeve etnike, raciste, politike dhe terroriste e kapën momentin për strukturim, organizim dhe përfaqësim politik. Nga kjo “mitër” e së keqes politike, kriza dhe dëshpërimi social, lindën falangat neonaziste dhe u grupuan duke ndryshuar kriteret, strukturën dhe vlerat e konkurrimit politik brenda klasës dhe në vendin bosh që la elita politike dhe ajo e përfaqësimit grek. Vendi fqinj i Shqipërisë u tromaks nga sjelljet brutale dhe manifestimet që solli skota e re neonaziste në skenën politike dhe atë të debatit publik. Një reminishencë e paplotë me periudhën e juntës së kolonelëve në vitet 1967-1974, kur antifashistët dhe viktimat gati gjysmëmilionëshe të këtij vendi ndien peshën vrastare dhe gjakderdhjen e tmerrshme kombvrasëse. Ata e shfrytëzuan maksimalisht dhe me dinakërinë më të madhe, krizën e thellë të besimit ndaj klasës politike dhe përfaqësimit politik të keqpërdorur në disa dekada të fundit. Neonazistët u shfaqën pikërisht ndërsa Greqia dhe shoqëria aktuale greke kacafyten me dallgët e larta dhe tërmetet e fuqishme det-hedhëse të ekonomisë dhe gjendjes bankare, ndërsa depresioni kombëtar është një dramë me disa akte vijuese.

Por ky triumf i vendit dhe shtetit mbi neohitlerianët e futur deri në Parlament, ka peshë dhe vlerë shumë e shumë herë më tepër sesa kriza ekonomike dhe ajo financiare. Greqia e sotme mund të fundoset edhe më tej nga kriza financiare, por do të sakatohej krejt nga dimensionimi dhe shtimi në peshë politike i “Agimit të Artë” dhe falangave të tjera solidare apo të ngjashme me të. Është një nder në emër të demokracisë, në emër të sistemit dhe natyrisht në emër të ardhmërisë së vet, atdheut të lashtë të mendjediturve që jetojnë për gjithëkohësinë njerëzore, kjo fitore e sotme ligjore dhe ekzekutive mbi strukturën më të madhe legale të ekstremizmit neonazist grek. Natyrisht kjo betejë e fituar në Greqi, ka ende kapituj të vështirë. Ka momente të tjera të rrezikshme dhe parathënie trazimesh për të cilat gjithë grekët dhe sidomos ligjzbatuesit dhe pjesa e shëndoshë e klasës politike janë më të ndërgjegjshëm se kurrë. Tashmë në Greqi nuk është frika financiare që shpërfill rrezikun e ekstremizmit politik, siç ngjau në katër pesë vjetët e fundit. Rendin e rrezikut e përcaktoi përfundimisht reagimi kushtetues i shtetit dhe i vendit. Kjo është një fitore që nuk vlen vetëm për këtë vend dhe shoqërinë e saj, ky është një sukses me efekte dhe rëndësi mbi fqinjët dhe sipas shumë të thënave në mediat ndërkombëtare, edhe për Europën.

Por ne le ta shohim si fqinj:

Zjarri te fqinji në mos skuq dhe ngroh fqinjin e tij, së paku, i djeg sytë me tymin. Kjo metaforë filozofike për ndërsjelltësinë shkëmbyese mes dy fqinjëve, bëhet edhe më tepër aktuale në rastin e rreziqeve që përcillte dhe injektonte ekstremizmi dhe neonazizmi i “Agimit të Artë” në Shqipëri.

Kanë qenë dhe janë ende disa individë me origjinë nga Shqipëria, që jo vetëm krenoheshin me protagonizmin e tyre në radhët e kësaj strukture politike ekstremiste në Greqi, por që “trimërisht” u inkurajuan dhe guxuan të ndërmerrnin demonstrime dhe veprime fyese, cenuese për integritetin ligjor dhe shtetëror të Shqipërisë.

Rastet e sjelljes së tyre në varrezat e Himarës apo në pikat kufitare me Greqinë, nuk mund të lihen thjesht si episode spontane të shkuara tashmë. Veprimi ligjor i Greqisë, duhet mbështetur me veprime ligjore dhe hetimore edhe në Shqipëri. Mediat greke dhe ato shqiptare, kohë pas kohe, kanë evidentuar jo vetëm shumëpërfshirjen e elementëve nga pakica greke dhe shtetas të tjerë me statusin e fituar në Greqi si homogjenë grekë, por edhe gatishmërinë e tyre për një protagonizëm të ardhëm politik dhe etnik, i cili mund të konsiderohet si një parathënie për incidente, provokime dhe insinuata mes dy vendeve, mes dy shoqërive të dy kombeve fqinje, mes emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe minoritarëve grekë në Shqipëri. Në mos struktura, siç kanë pretenduar publikisht udhëheqësit e këtij subjekti që gjenden në paraburgimet e komisariateve të policisë dhe prokurorisë greke, në Shqipëri ata mund të kenë elementë dhe misionarë që nuk heqin dorë jo vetëm nga ndërgjegjja e tyre kriminale si neonazistë, por edhe nga mender ideali i tyre racist antishqiptar. Fitorja ligjzbatuese në Greqi, duhet mbështetur me një reagim verifikues ligjor dhe në përputhje me kërkesat për garantim të sigurisë kombëtare dhe ligjeve antiekstremizëm e antiterrorizëm. Në këtë kontekst aleanca ndërshtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë e bën të natyrshëm veprimin e organeve hetimore dhe investigative shqiptare për pronat e fshehura dhe pasuritë e neonazistëve grekë në Shqipëri. Tani duhet bërë, pasi vetëm tashmë nuk lihet dhe nuk krijohet asnjë keqkuptim apo paragjykim, (për shkak të ngarkesave nacionaliste apo etnike), ndaj kësaj kategorie dhe elementëve të përfshirë në strukturat e rrezikshme të saj. Neonazistët grekë e kanë konfirmuar dhe provuar prej kohësh aleancën me individë dhe deri edhe grupe të tillë që kanë dhe mbartin shtetësinë shqiptare. Një gatishmëri dhe nismë ndërvepruese institucionale mes dy vendeve në këtë kontekst dhe njëkohësisht destinacion, rikonfirmon vullnetin e dy shteteve europianiste në përballje me strukturat dhe falangat e organizimeve dhe subjekteve politike që rendin të shfrytëzojnë tranzicionin dhe krizat në vendet tona. Aq më tepër që historia konservatore e shteteve politike në Ballkan e ka aq të shumëshpallur anti-tabunë bashkëpunuese të krimit dhe ekstremizmit gjithëfarësojsh, pavarësisht përkatësisë etnike. Beteja e fituar në Greqinë fqinje në këtë rast, vlen si gëzim dhe inkurajim autokontrollues edhe për fqinjësitë e saj, aq më tepër Shqipërinë.

 

Shfuqizohen 25 vendime të qeverisë Berisha, Artan Lame emërohet në krye të ALUIZNI-t

artan lameQeveria ka vendosur që të shfuqizojë plot 25 vendime të marra nga qeveria e Sali Berishës gjatë periudhës që ajo kishte njohur rezultatin zgjedhor.

Ndërkohë qeveria ka vendosur që të shkarkojë edhe kreun e ALUIZNI-t, agjencisë që merret me legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Në vend të Ardian Kollozit është emëruar Artan Lame.

Mes shumë vendimeve të shfuqizuara janë disa për hidrocentrale të dhëna me koncesion dhe një tjetër për dhënien e një hapësire pyjore për kompaninë Shpresa- Al, që do e shfrytëzonte atë për gur gëlqeror.

Ja cilët janë emrat e drejtorëve në Ministrinë e Energjitikës

damian gjinkuriMinistria e Energjisë dhe Industrisë ka emëruar sot krerët e rinj të disa prej institucioneve në varësi të saj.

Në një njoftim, ministria thekson se vendimi për emërimin e krerëve të këtyre institucioneve u morën në mbledhjen e Këshillave Mbikëqyrës përkatës.

Kështu në krye të Korporatës Elektroenergjitike (KESH) është emëruar Agron Hetoja, ndërsa në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) është emëruar Ëngjell Zeqo. Endri Puka, zëvendëson Ferdinand Muratin në krye të “Albpetrol”.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të disa institucioneve në varësi të kësaj ministrie.

Kështu, Adrian Çela është emëruar kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT); Viktor Doda është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH); Rrapush Tola është emëruar drejtor i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM) dhe Dael Dervishi është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Berisha i ankohet Sequit: Rama revansh ndaj opozitës, policia e shtetit si koncept diktatorial

berisha sequiNë një takim që deputeti Berisha ka pasur me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i ka komunikuar atij revanshin, që sipas Berishës po kryen Kryeministri i vendit Edi Rama, ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura të administratës politike. Berisha e ka konsideruar policinë e shtetit sipas konceptit diktatorial “një polici, një shtet”.

« Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të prisja në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, zotin Ettore Sequi, të cilin e falënderova për të gjithë mbështetjen e tij dhe të delegacionit për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në këtë takim shpreha mendimin tim se Shqipëria meriton plotësisht statusin e kandidatit të vendit anëtar për në BE dhe se arritjet e reformave në Shqipëri kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në këtë vend ndaj dhe hapja e negociatave së bashku me statusin do të ishte një vendim i merituar.

Duke u ndalur në zhvillimet e dy javëve të fundit theksova se ato karakterizohen nga një revansh i papërmbajtur i zotit Rama ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura dhe administratës publike. Tejet shqetësues është keqpërdorimi politik, me pasoja shumë të rënda dhe jashtë misionit të saj, i Policisë së Shtetit, në konceptin diktatorial “një polici, një shtet”, për të prishur në mënyrë të paligjshme banesa kundërshtarësh dhe mbrojtur ndërtime pa leje të eksponentëve socialistë, duke i dhënë Policisë së Shtetit atribute që i ka Policia Ndërtimore. Së dyti, theksova se deri tani për z.Rama dhe ekipin e tij, Kushtetuta e vendit, ligji i Këshillit të Ministrave, ligji i prokurimeve, sistemi i prokurimeve dhe blerjeve të vogla elektronike nuk ekziston, çka mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin. Lufta kundër korrupsionit nuk ekziston.

Ambasadori Sequi shprehu kënaqësinë për këtë takim si dhe vlerësoi të gjitha reformat e bëra nga qeveria që kam drejtuar për integrimin e Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në interesin më të mirë të vendit. Sb”,-shkruan Berisha në Facebook.

 

 

PD: Rama po vë pasuritë kombëtare në duart e klaneve të tij

Laura-Vorpsi-okPartia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka reaguar në lidhje me emërimet e fundit në krye të Albpetrolit, OST dhe KESH. PD akuzon Ramën, se po vë gjithçka në duart e klaneve të tij.

“Emërimi i sotëm i drejtorit të Albpetrolit është shembulli i skemës që ka kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet, dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat.

Drejtori i ri i Albpetrol njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, Rama po shpërblen botuesin, mikun dhe ideologun e tij, Kokëdhima.
Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo pasi z. Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin z. Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti, dhe Puka deri më sot ka qënë administratori i firmave të z. Kokëdhima.

Me emërimin e sotëm, mesazhi i z. Rama për shqiptarët është ky; unë do të qeveris si të dua vetë, me kë të dua vetë. Do të qeveris për të shpërblyer miqtë dhe klientët mi. Do të qeveris pa respektuar ligjet dhe normat publike.

U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e Partisë Demokratike mbi modelin Rama. U deshën më pak se dy javë për të parë se në duart e kujt ka rënë qeveria e vendit.

Z. Kokëdhima, e gëzofsh Albpetrolin”, – deklaroi Vorpsi.

 

 

Ministri i Brendshëm Tahiri, takim me drejtuesit e policisë në qarqe

saimir tahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një takim të zhvilluar pa praninë e medieve, u ka kërkuar drejtuesve të policisë në qarqe që brenda pak ditësh dhe në mënyrë intensive të godasin rrjetet e prodhimit të lëndëve shpërthyese, që janë kthyer në një armë të fuqishme në duart e krimit.

Tahiri tha se, ka pritshmëri të madhe për të pasur rezultate sa më të shpejta në fushën e goditjes së krimeve të kryera kryesisht me tritol. Rezultate janë kërkuar edhe për hetimet e çështjeve të bujshme si vrasja e kolegut të tij Fatmir Xhindit pesë vjet më parë, si edhe të gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi.

Rihanna ‘transparente’ në videoklipin e saj të fundit

Rihanna
Rihanna
Rihanna

Duket se konkurrenca e fortë në tregun muzikor dhe mungesa e shijeve të holla artistike, detyron një pjesë të këngëtareve të njohura të shkojnë drejt zhveshjes totale, duke ofruar imazhe intime të trupit të tyre për publikun, duke përzierë muzikën me erotizmin dhe pornografinë e lehtë.

Si edhe në shumë video të këngëtareve të tjera të cilat janë vënë në diskutim nga kritika, edhe Rihanna shfaqet në videoklipin e saj të fundit ‘ Pour it Up’ thuajse ‘transparente’ duke ofruar gjithçka për publikun.

 

 

 

 

 

 

 

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

Rihanna
Rihanna

 

 

 

 

 

 

Catherine Zeta-Jones, në formë pas divorcit martesor

article-0-1862C08700000578-242_634x882Catherine Zeta-Jones, është shfaqur në formë në mbrëmjen Gala të Fondacionit të New York Dance Alliance të organizuar në qendrën NYU Skirball të Arteve Performuese. E veshur me një fustan ngjyrë gri me perla vezulluese, Catherine Zeta Jones, ka shfaqur sërish për publikun bukurinë e saj të veçantë edhe pas fjalëve që qarkullonin për një gjëndje dëshpëruese, pas ndarjes me aktorin Michael Douglas. Aktorja mbante ende unazën e martesës në gisht, çka shton zërat që qarkullojnë,  për një rikuperim të marrëdhënies me ish bashkëshortin e saj, 69 vjeçarin Michael Douglas.

 

 

 

 

 

 

C. Zeta-Jones
C. Zeta-Jones

 

C. Zeta-Jones
C. Zeta-Jones

 

C. Zeta-Jones
C. Zeta-Jones

 

article-0-18628BCB00000578-622_306x747
C. Zeta-Jones

 

C. Zeta-Jones
C. Zeta-Jones

 

 

 

 

 

 

 

 

Marrëveshja e Tregtisë Kosovë-Turqi, 20 milionë euro në vit dëme për buxhetin kosovar

fotoMarrëveshja për Tregti të Lirë (MTL) me Turqinë, të cilën ditë më parë e nënshkroi Ministrja, Mimoza Kusari-Lila, dhe Ministri i Ekonomisë i Turqisë, Zafer Caglan, mendohet se do të dëmtojë buxhetin e Kosovës me rreth 20 milionë euro në vit, sipas Kohanet.

Burimet e gazetës “Zëri” brenda Doganave të Kosovës theksojnë se, kjo marrëveshje në aspektin buxhetor është “autogol” për vendin.

“Turqia eksporton mallra në Kosovë rreth 200 milionë euro në vit, përderisa eksporti i Kosovës atje sillet rreth 8 milionë euro. Me këtë marrëveshje dëmet në buxhetin e Kosovës arrijnë shifrën prej rreth 20 milionë euro”, bëjnë të ditur burimet e gazetës, sipas të cilëve, përfitues kryesor nga kjo marrëveshje është tregtia turke.

Kjo MTL me Turqinë vlerësohet gjithashtu se do t’i dëmtojë rëndë prodhuesit vendorë, të cilët vështirë se do të përballen me konkurrencën e kompanive turke që do të mundë të sjellin mallra në Kosovë pa iu nënshtruar taksës doganore.

Bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Turqia është eksportuesi i katërt më i madh në Kosovë, pas Serbisë, Italisë dhe Gjermanisë.