Ndalohet banda e hajdutëve, vidhnin pensionet e të vdekurve

policia...Një grup personash janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se përfitonin pensionet e personave të vdekurve prej disa vitesh. Policia bën me dije se pesë prej të akuzuarve janë arrestuar, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në kërkim. Hetimi kishte nisur prej disa kohësh dhe në saj të operacionit “MIKS 2013” janë vënë në pranga shtetasit: Lumnije Dibra, Shpëtim Lika, Nexhat Nasufi, Lirije Stafhasani dhe Abaz Stafhasani. Të gjithë këta persona janë punonjës së administratës dhe nisur nga pozicioni i punës kishin hapur nga një llogari dhe për çdo muaj pensioni i personave të vdekur derdhej në gjendjen e tyre. Ata kishin manipuluar dokumentet për shumë të vdekur, duke përfituar pensionet e tyre për një kohë të gjatë. Operacioni është bërë nga efektivët e kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës. Personat e ndaluar ishin të gjithë punonjës në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë. Kjo bandë ka kryer aktivitet kriminal që nga viti 1998 deri sot. Prej 15 vitesh, kanë krijuar dhjetëra dosje pensionesh për persona të vdekur apo të krijuar fiktivisht dhe vlera e pensionit mujor që ata merrnin ishte 13 mijë deri në 18 mijë lekë të reja. Policia ka bërë të ditur se, hetimi kishte nisur që në muajin mars 2012 ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ata akuzohen për veprat penale, “korrupsionit pasiv”, “korrupsionit aktiv”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” të  gjitha të kryera në bashkëpunim mes tyre.

Rama takon Ban Ki-moon, flasin për të ardhmen e Shqipërisë

ramaSekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u takua të shtunën me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon nxori një deklaratë për shtyp, ku thotë se në takim u diskutuan përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi emërimin e një numër grash në kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur shpresën që të vazhdojë kjo prirje.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.

Zoti Ban dhe zoti Rama shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Rama ndërkombëtarëve: Ndihmoni të ndryshoj Shqipërinë

edi rKryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në New York. Rama ka folur në lidhje me problemet që ka vendi dhe për rrugën që do të ndjekë për integrimin në BE. Shqetësim kryesor për vendin është korrupsioni, sipas Ramës, i cili ndalon progresin. Ai theksoi se duhet një ndryshim thelbësor për vendin dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve, miqve dhe partnerëve.

“Në këtë forum ne mësojmë se nga kritikat , nga e keqja duhet të vijë dhe e mira. Gjërat e mira mund të vijnë vetëm nga idetë dhe bashkëpunimi. Shqipëria nuk është një fuqi e madhe, është një shtet i vogël, por me potenciale shumë të mëdha. Ka një bukuri të jashtëzakonshme natyrore, njerëz të mirë dhe punëtorë. Sfida ime është që të sjellë ndryshime në mënyrë që ky potencial të vihet në shërbim. Por për këtë do të duhet kohë, shumë përpjekje dhe punë, mirëkuptim  dhe mbështetje nga ana e miqve dhe partnerëve”, u shpreh Rama.

“Për ne BE përfaqëson projektin më të rëndësishëm politik që bota ka njohur deri më sot dhe ky është projekt që duam t’i bashkëngjitmi. Nëse BE ka kthyer vëmendjen e tij drejt vendit tonë, të gjithë së bashku, shqiptarë, serb maqedonasit dhe boshnjakët dhe gjithë popujt e rajonit duhet t’i mbajmë sytë mbi BE. Ne nuk kemi kohë të harxhojmë kohë, ndaj duhet të harrojmë se bashkëpunimi rajonal i suksesshëm arrin kriteret e BE”, theksoi kryeministri i vendit.

Rama më tej tha se është e lehtë të shprehesh me fjalë, por veprat janë të vështira për t’u realizuar dhe për këtë duhet ndihma e ndërkombëtarëve.

 “Ndërsa garoja për postin tim, zgjodha sloganin “Rilindje”, por nuk ishte e vështirë gjetja e fjalëve, por kthimi i fjalëve në vepra. Kam besim se do t’ia arrij, por e di që nuk mund t’ia arrij i vetëm, duhet të mësoj shumë dhe kombet janë ato banesa ku gjen mjaft njerëz që të mësojnë, janë vende ku mund të marrësh modele suksesi. Na nevojiten partner, bashkëpunëtorë. Do të duhet kohë dhe këmbëngulje, mirëkuptim nga partnerët, nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tanë. E di që duhet lidership, e unë jam i angazhuar, e di dhe besoj se mund të arrihet”.

“Problemet tona nuk janë të bazuara vetëm në Holliwod. Disa janë të vërteta dhe shumë të dëmshme, një prej të cilave është dhe korrupsioni. Ai ndalon progresin, i pengon njerëzit të kenë besim se mund të ketë ndryshim.  Korrupsioni mund dhe duhet të mposhtet n.q.s ne duam të ndërtojmë një ekonomi të ligjit. Kjo është e vetmja mënyrë për të tërhequr turizmin. Nuk do të jetë e lehtë, por ne mund ta bëjmë”, u shpreh Rama.

“Çdonjëri nga vendet në rajon do të luaj politikat e duhura dhe do të sigurojë vlera të mëdha. Falë këtyre ne mund të tregojmë se sa kemi ndryshuar dhe do të ndryshojmë për të hyrë në botën europiane. Padyshim kjo do të kërkojë kohë, mbështetje nga BE, lidership ashtu siç e tregon dhe e kaluara, dhe kjo mund të behët. Është qëllimi ynë për të forcuar bashkëpunimin me çdo vend në rajon, përfshirë këtu edhe Serbinë. Le ta marrë vesh i gjithë rajoni që luftërat dhe gjakderdhjet e kanë ndryshuar vendin dhe botën për më mirë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama ka ftuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që të ndërmarrin një hap të tillë. Rama ka shprehur gjithashtu edhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj rezolutës mbi heqjen e armëve kimike në Siri.

“Shqipëria është e angazhuar që shtete të reja të njohin Kosovës. Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë starton një epokë të re në Evropën Juglindore. Jo gjithçka është e lehtë, por e vërteta është se kryeministri Thaçi dhe Daçi kanë ditur ti bëjnë ballë përgjegjshmërisë së vendit të tyre. Mbi të gjitha në një botë të ndërvarur dhe të ndërlidhur si asnjëherë më parë. Shqipëria është e angazhuar për paqe dhe prosperitet në rajon ashtu siç është e angazhuar për njohjen e Kosovës. Ndaj i bëjmë thithje vendeve që nuk e kanë njohur të bëjnë kështu. Populli i Kosovës, e meritojnë njohjen e sovranitetit të tyre”, tha Rama.

Vlonjatët mbeten “bosh”, nuk i marrin dot tri pikët

Flamurtari61Flamurtari dhe Kukësi humbin betejën e radhës, atë për të reduktuar dënimin e dhënë nga komisioni i disiplinës për ngjarjet e ndodhura në fushën e lojës gjatë takimeve të javës së dytë. Gjithcka i referohet dhunës së shfaqur nga tifozët në takimet Flamurtari- Skënderbeu dhe Kukësi- Vllaznia. Apeli ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga disiplina për të dyja skuadrat, që do të vijojnë të luajnë ndeshjet shtëpiake jashtë stadiumit të tyre. Por ndërsa për nënkampionët e Kukësit dënimi është vetëm për fushën, tek Flamurtari shpresonin që apeli t’i rikthente pikët e hequra. Megjithatë komisioni i mbledhur, pasi shqyrtoi dokumentacionin e sekretariatit teknik la në fuqi vendimin e mëparshëm, duke konfirmuar dënimin e dhënë. Kështu konfirmohet humbja e Kukësit në tavolinë 0-3 ndaj Vllaznisë, si dhe dënimi i fushës për katër ndeshjet e ardhshme, penalitet që nisi fundjavën e kaluar me zhvillimin e sfidës Kukësi-Teuta në stadiumin “Loro Boriçi” tëShkodrës. Edhe për Flamurtarin konfirmohet dënimi i fushës me katër ndeshje si dhe penaliteti me tre pikë në klasifikim, që ishte edhe pika të cilën vlonjatët e kundërshtuan. Ashtu si Kukësi edhe kuqezinjtë nisën dënimin fundjavën e kaluar, pasi zhvilluan sfidën ndaj Kastriotit në “Roza Haxhiu” të Lushnjes.

Kështu pritet që Kukësi të luajë larg shtëpisë ndeshjet ndaj Partizanit dhe Besës në kampionat si dhe Naftëtarit në Kupë. Ndërkohë për Flamurtarin endja do të vijojë me takimet ndaj Tiranës dhe Vllaznisë në kampionat si dhe Adës në Kupë. Megjithatë klubet kanë mundësinë që pas ndeshjes së ardhshme shtëpiake të shlyejnë dënimin e fushës me konvertimin e penalitetit në gjobë financiare.

Trajneri Gjoka: “Po tallen me djersën e çunave” Menjëherë pas vendimit të marrë nga ana e Komisionit të Apelit redaksia ka kontaktuar me trajnerin Gjoka, i cili ka qenë aq i revoltuar sa thjesht ka thënë: “Nuk kemi koment. Është absurd pa fund kjo që u bë dhe ndodhi. Nuk dua të ndërhyj fare në këto punë, pasi është klubi që i administron të tilla situata, por mund të them se po tallen me djersën e çunave dhe stafit tim. Jam i revoltuar në maksimum, prisja më shumë”,- e ka mbyllur deklaratën e tij tekniku i Flamurtarit. Ard Behari: “Tepër të indinjuar, sot vendosim!”” ”Çfarë t’iu them. Është një turp për ne që garojmë në të tilla në kushte, në një komision që gjithmonë ka gjykuar me 2 standarte. Dua t’iu lajmëroj se nesër (sot) do të zhvillojmë një mbledhje ku do të marrim edhe ne vendimet tona”,- deklaron shumë i indinjuar drejtori teknik i Flamurtarit.

5 fakte interesante rreth trurit

Intelligence conceptTruri i njeriut është gjëja më e madhe, më e komplikuar, dhe më e ndërlikuar se çdo gjë tjetër. Vetëm mënyra e funksionimit të tij të mahnit. Sot kemi për ju pesë fakte shumë intersante rreth tij, që shumë nga ju mund të mos i dinit më përpara.

5. Ujë
Qelizat e trurit përmbajnë një masë të madhe uji. Në fakt rreth 85% e trurit është ujë dhe kjo kordinohet me pothuajse çdo lëvizje të tij. Kur jemi të etur, ne ndjejmë marrje mendsh. Kjo ndodh sepse truri jonë nuk ka sasinë e ujit që i nevojitet. Prandaj dhe rekomandohet nga doktorët që të pimë sa më shumë ujë të jetë e mundur.

4. Pompimi i gjakut
Truri pompon më shumë se 20% të të gjithë rrjedhjes së gjakut në trup. Kjo do të thotë se truri jonë mund të pompojë deri në 750 ml çdo minutë. Kjo është diçka e mirë sepse trurit i nevojiten lëndët ushqyese dhe oksigjeni që mbart gjaku në sistem. Truri duhet të ‘lahet’ në gjak të freskët të oksigjenuar për të kryer funksionet e tij.

3. Konsumator i energjisë
Pesha totale e trurit përbën vetëm tre përqind të të gjithë trupit. Megjithatë, truri përdor më shumë se 20% të energjisë së trupit. E gjithë kjo energji përdoret për të mbajtur qelizat në funksion dhe në rritje. Kur vjen puna tek truri, masa s’ka rëndësi kur bëhet fjala për efikasitet.

2. Më i shpejtë se një kompjuter
Si njerëz ne jemi të familjarizuar me kompjuterat dhe mënyra se si ata funksionojnë. Shumë persona mendojnë se truri tonë nuk mund të konkurojë me një komputer. Por kjo është krejt e gabuar, sepse truri jonë mund të përpunojë më shumë se 10 deri në 16 lloj operacionesh. Dhe ky numër është për sekondë. Kjo do të thotë se truri jonë është shumë herë më i fuqishëm se një kompjuter. Dhe të mos harrojmë se truri jonë e shpiku kompjuterin.

1. Realitet subjektiv
Realiteti i çdokujt është në fakt ajo çfarë truri do që personi të mendojë. Në këtë mënyrë, truri ja u bën me ‘hile’ njerëzve. Kjo pjesë madhështore e trupit tonë ka mundësinë për të adaptuar gjërat dhe rrethanat në mendime specifike dhe perceptime rreth botës përreth. Truri është gjithmonë në favorin e njeriut të vet, madje dhe i gatshëm për të gjetur dëshmi ku nuk ka asgjë, vetëm që të mbështetë iderat e personit. Në këtë mënyrë, njerëzit kanë një kontroll mbi realitetin personal. Dhe të gjitha perceptionet janë të ndryshme nga personi në person, dhe kjo na bën të gjithëve të veçantë. Truri është gjithmonë duke na mbrojtur.

CIA parashikoi luftë mes Kosovës dhe Serbisë

CIA-3-ESALCMVM27-1024x768Në fillim të viteve ’90-të amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm. CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta në mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.

Në dokumentin e shpalosur së fundi të CIA-së, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritura të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u kyçur në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimeve në raport, atëherë ishin të respektuara.

“Në rast të kryengritjes së shqiptarëve Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orëve”, thuhet në raportin e CIA-s.

Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete të luftarake dhe 160 lanuses artilerik. Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 i 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake, transmeton raportin e CIA-s, gazeta serbe “Novosti.

Përballë shanseve të vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht që do të drejtoheshin nga vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.

Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkonte ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.

Ankaraja tashmë po stërvit oficerët shqiptarë. Amerikanët gjithashtu ishin frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.

Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër. Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.

Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.

-Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe relativisht mirë të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje, shkruan në raportin e CIA-s.

“Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanojnë konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht se do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me furnizim me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme”.

Amerikanët në atë kohë nuk kishin llogaritur shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset kanë mundur të zhyten vetëm deri në 10 metra thellësi.

“Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpus përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë”, shkruan në skenarin e CIA-s.

-Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse superioriteti i ushtrisë serbe shpejt do të vinte në shprehje dhe sipas të gjitha gjasave do të lansonin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri.

“Kurum” tenton të kthejë në skrap dy anije, pezullohet nga puna zv. drejtori i policisë

anije skrapForcat e Ndërhyrjes së Shpejtë së bashku me policinë, paraditen e sotme, kanë ndaluar shkatërrimin e dy anijeve në portin e Durrësit. Anijet ishin blerë në portin e Kroacisë nga “Kurum” dhe ishin dërguar në portin e Durrësit ku do të shkatërroheshin dhe më pas do të dërgoheshin në Metalurgjikun e Elbasanit për tu shkrirë. Mësohet se anijet ishin futur në port pa leje dhe pa asnjëlloj dokumentacioni.

 Ky plan është zbuluar nga FNSH duke bërë që ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, të urdhërojë ndalimin e kthimit të anijeve në skrap.

 Menjëherë pas mbarimit të operacionit, ministri Tahiri urdhëroi pezullimin nga puna të zv. drejtorit të policisë së Durrësit, Artan Hasanaj me motivin e moszbatimit të detyrës.

Frika nga “çimkat”, fushatë pastrimi në Kryeministri

microcamere-smallFrika nga përgjimet e paligjshme nga ish-qeveria Berisha ka bërë që të ndërmerret një fushata kontrolli imtësor në çdo cep dhe objekt të Kryeministrisë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com”, një nga funksionarët e shtetit, i cili nuk dëshiron të bëhet publik, ka pohuar se po kontrollohet çdo gjë me detaje në godinën e Kryeministrisë.

“Kemi thirrur ekspertë për të kryer një kontroll, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Për më tepër që nuk mund të kemi ende besim në të gjitha strukturat e shtetit”, – është shprehur funksionari.

Mendohet që në godinën e Kryeministrisë dhe në zyrat e ministrive, të jenë  vendosur përgjues nga qeveria e mëparshme, e cila ka qenë akuzuar shumë herë për përgjime jo të ligjshme.

Përveç objekteve si: divanët, karriget, tavolinat, pikturat, printerat, fotokopjet etj…, një kontroll i veçantë nga ekspertët përkatës, do t’u bëhet kompjuterave, sidomos në programet që ato mbartin, pasi aty është edhe rrezikshmëria më e madhe e përgjimit të dokumenteve dhe postës elektronike.

Autobusi aksidenton rëndë një fëmijë rom

Autobusi-i-linjes-Kombinat-KinostudioNjë fëmijë i komunitetit rom ka mbetur i aksidentuar rëndë sot paradite në kryeqytet, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, pranë një pike karburanti.
Burime nga policia bënë të ditur se fëmija i moshës 6 vjeç është përplasur nga një autobus i linjës së Kombinatit teksa po kalonte rrugën. Vogëlushi është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë. Në momentin e përplasjes, fëmija po mbante në dorë një copë bukë, kafshata e fundit e së cilës ndodhet në mes të rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit. Ngjarja e rëndë me fëmijë rom është i dyti brenda pak javëve. Rreth një muaj më parë, një fëmijë 4 vjec u aksidentua nga një automjet po në këtë zonë ku romët strehohen në trotuare, ndërsa ishte vetë ministri Erion Veliaj që e shoqëroi për në spital.

Pak metra larg vendit ku u përplas sot fëmija, në zonën e Kombinatit u shënua një tjetër aksident. Tre mjete u përplasën mes tyre por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”

agimi_506529234Arrestohet kryetari i partisë neonaziaste “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos si dhe numri “dy” i partisë, deputeti neoazist Ilias Kasidiaris, me akuzën e krijimit të organizatës kriminale, pjesë e një goditjeje të paprecedent mbi një parti politike.

Arrestimi është kryer me urdhrin e prokurorit të Gjykatës Supreme, i cili ka lëshuar plot 36 urdhërarreste, nga të cilat janë zbatuar 14.

Mësohet se është arrestuar deputeti neonazist Janis Lagos, ndërsa janë vetëdorëzuar deputetët Ilia Panajotaras dhe Jorgos Gjermeni. Në pranga është vënë edhe Jorgos Patelis, kreu i organizatës lokale të Agimit të Artë në Nisë si dhe kryetari i degës së parties, në zonën ku u vra këngëtari Pavlos Fissas.

Prokurori i Gjykatës së Lartë, që ka marrë përsipër cështjen e Agimit të Artë, disponon regjistrime telefonike dhe të tjera dëshmi, që provojnë se deputetët dhe të arrestuarit e tjerë ishin të përfshirë në veprimtari kriminale. Të dhënat që dalin nga bisedat e kryera, flasin për 10 vrasje dhe tentativa për vrasje, duke përfshirë edhe vrasjen e këngëtarit Pavlos Fissas.

Vepra penale, për të cilën po hetohen dhe akuzohen, mbështetet në nenin 187 të Kodit Penal, i cili lejon arrestimin e deputetëve, pa e hequr imunitetin e tyre, ndërkohë që sipas Kushtetutës të arrestuarit kanë të drejtë ta mbajnë imunitetin derisa drejtësia t’i nxjerrë fajtorë për akuzën që mbajnë.

Mes të arrestuarve edhe 2 oficerë të policisë greke.

Nësohet se gjatë kontrolleve, në shtëpinë e kreut të partisë, Nikos Mhaloliakos, janë gjetur armë të paligjshme.

Ndërkohë janë në kërkim deputetët e Agimit të Artë, Kristos Papas dhe Nikos Mihos.
Deputeti Kristos Papas foli në në radio Real FM, ku ka deklaruar se është i lirë. “Po lëviz lirisht dhe nuk shoh askënd”, tha Papas i cili shtoi se akuzat e qeverisë kundër deputetëve, janë të pashembullta. “Qeveria është organizatë kriminale, që në bashkëpunim me Trojkën po shkatërron Atdheun”, tha deputeti neonazist duke shtuar se “Samaras po përpiqet ta zhytë vendin në luftë civile, por kjo nuk do të lejohet”.