Bumçi: Rama dëm të madh imazhit të vendit me shkarkimin e konsujve

aldo bumçiIsh Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka reaguar publikisht ndaj shkarkimit të 6 konsujve, duke theksuar se ky është një dëm i madh për imazhin e vendit në botë.

“Shërbimi i jashtëm cilësohej si pasqyra më e mirë e keqqeverisjes, deklaratë çnderuese, është bërë nga Rama në Nju Jork, jo e denjë, sepse shërbimi i jashtëm ka një kontribut të jashtëzakonshëm për vizat, NATO-n, MSA, propozimin për marrjen e statusit të vendit kandidat, thithjen e investimeve të huaja”,- tha ai.

Sipas Bumcit, kjo është një fushatë e mentalitetit të vendit në vitin zero.

“Kjo eshte fushatë e mentalitetit të vendit në vitin zero, dëm shumë i madh që i bëhet imazhit të vendit në botë”,- tha ai.

SHBA, fillon mbyllja e pjesshme e qeverisë

aptopix-obama-connecticut-school-shooting.jpeg-1280x960Qeveria e Shteteve të Bashkuar ka filluar zbatimin e mbylljes së pjesshme, pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord mbi një projekt-ligj të shpenzimeve qeveritare deri në afatin e 1 tetorit.

Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi tre herë një projekt-ligj për shpenzimet qeveritare, pjesë e së cilit ishte shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore. Në të tre rastet, Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky ngërç politik mes dy dhomave të Kongresit do të thotë se qeveria amerikane do të fillojë menjëherë mbylljen e të gjitha shërbimeve në përjashtim të shërbimeve thelbësore.

Pavarësisht nga përpjekjet e ligjvënësve deri në orët e vona, ata nuk arritën të tejkalonin ngërçin partiak mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore. 1 tetori është data e fillimit të një elementi të rëndësishëm të këtij ligji. Sot presidenti Obama do të flasë mbi pjesët e ligjit të sigurimeve shëndetësore të cilat do të hyjnë në fuqi sot pavarësisht nga mbyllja e qeverisë. Shumë amerikanë të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore do të jenë në gjendje të regjistrohen për të përfituar nga subvencionet qeveritare të nënvizuara në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Dje, presidenti Obama tha se mbyllja e qeverisë është një papërgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë./VOA/

Burgaj: Projekt për regjistrimin e armëve në vend

burgajHysni Burgaj, Kreu i Policisë së Shtetit deklaroi sot se, Shqipëria po vë në zbatim një projekt për menaxhimin e armëve. Sipas Burgaj, ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi ai do të bëjë të mundur regjistrimin e armëve.

“Vitin e kaluar, u shënuan 20 raste trafiku të armëve me 20 autorë të arrestuar. Janë goditur 2 grupe kriminale me 10 persona të arrestuar. Në këto raste janë arrestuar jo vetëm shtetas shqiptarë, por edhe nga Suedia, Gjermania”,- tha ai.

Deklarata u bë sot gjatë një takimi rajonal për luftën kundër trafikut të armëve të zjarrit.

 

Ish ministrat borxhlinj te bankat

kabineti berisha fotoPjesa më e madhe e ministrave të qeverisë Berisha janë zhytur në borxhe ndaj bankave. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për kredi konsumatore, por për kredi të marra nga bankat për të blerë shtëpi të tjera. Nga një hulumtim i organizatës “Mjaft!”, rezulton se pjesa më e madhe e ish-anëtarëve të qeverisë “Berisha” nga viti 2009 deri në vitin 2011 i janë drejtuar bankave për të marrë hua me qëllim investimin e tyre në pasuri të paluajtshme. Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë vitit 2009 ka marrë dy kredi në bankat e nivelit të dytë. Më konkretisht 1,772,000 lekë  dhe 26,123 EURO. Por, borxhi nuk e ka penguar ministrin më statik të qeverisë Berisha që të tërheqë edhe një tjetër kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, në shumën 1.520.000 lekë si dhe kredi në euro, marrë në vitin 2007 me gjendje 20.109 euro. Gjatë këtij viti, ministri i Financave ka përfituar 1.823.232 lekë (paga dhe shpërblime) si dhe të ardhura nga interesat bankare 288.000 lekë. Edhe ish-Ministri i Punës Spiro Ksera, është detyruar që të marrë hua nga banka për blerje apartamenti,në shumën 4.818.871 lekë. Ndonëse kaloi një vit në vështirësi ekonomike, të ardhurat kanë qenë të kënaqshme për ministrin Ksera, i cili gjatë vitit 2011 ka pasur në llogarinë rrjedhëse 660.841 lekë si dhe ka shtuar në depozitën e bashkëshortes e krijuar nga të ardhurat nga  pagat 1.200.000 lekë. Të ardhurat e tij personale si ministër kanë qenë 1.658.322 lekë, kurse të bashkëshortes 643.452 lekë. Edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami duket se nuk ka mundur që të përballojë blerjen e një shtëpie, pa ndihmën e kredisë.

Dy vjet më parë ai ka marrë kredi për strehim, gjendjen 2,985,765 lekë. Katërvjeçari i fundit ka qenë mjaft frytdhënës për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu. Në vitin 2009 gjendja cash ka qenë 300,000 lekë , një llogari me 8,200,000 Lekë si dhe 55,000 EURO. Ndërsa në vitin 2011, ish-ministri Mediu ka pasur kredi për t’u shlyer, me vlerë 3,562,144 lekë; kredi te BKT për t’u shlyer me vlerë 242,598.41 euro si dhe detyrime ndaj një kompanie private për blerje apartamenti me vlerë 21,000 euro. Po gjatë këtij viti ka fituar të ardhura nga shitja e apartamentit tek “Shallvaret” me sip. 226 m2, me vlerë 220,000 euro, të ardhura nga paga si Ministër me vlerë 1,614,237 lekë, të ardhura nga dieta me vlerë 3,605 euro dhe 2,525 usd si dhe të ardhura nga qiraja e banesës në bul. “Zhan D’Ark”, me vlerë 8,100 euro. Si total të pasurisë të luajtshme apo të paluajtshme gjatë këtij viti, Mediu ka pasur pagesë për apartamentin me sip. 149.7 m2 me vlerë 54,433 euro, kontratë me ALUIZNI-n për kalim trualli në Komunën e Golemit me vlerë 2,803,800 lekë, bono thesari 2,700,000 lekë të reja si dhe ka kryer investim në obligacione në vlerën e 5,600,000 lekë të reja. Në kredi është zhytur edhe ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili gjatë 8 viteve të qeverisë Berisha ka mbajtur edhe postin e ministrit të Ekonomisë. Gjatë vitit 2011 ai ka ndërtuar një shtëpi me sip. 468m2 në truallin me sip. 612 m2.

Për ndërtimin e saj janë përdorur 150.000 euro kredi e BKT+80,000 dollarë paradhënie+8,000 euro nga shitja e 43 kuotave tek një bankë + 100,000 USD depozita ISP+25,000 euro nga shitja e makinës. Në vitin 2009, Ruli, një nga ministrat me jetëgjatësinë më të madhe në detyrë, ka pasur në pronësi dy autovetura me vlerë 28,000€ dhe 22,000 €, një apartament 90 m2, i privatizuar 1/3 me vlerë 30,000 lekë, shtesë banese 70 m2,  viti 1995 (1/3) 1,300,000 lekë, apartament 60 m2, në Qerret të Kavajës me vlerë  6,000,000 lekë si dhe sip. toke 612 m2 (gruaja) 30,600€. Ndërsa ish-Ministri i Transporteve Sokol Olldashi në vitin 2009 ka pasur një shtëpi 122 m2 me vlerë 5,400,000 lekë, autoveturë 12,000 euro, depozitë dhe cash 1,400,000 , si dhe likujditete 9,000 € dhe 700,000 lekë.  Ashtu sikurse kolegët e tij ministra, edhe ish-ministri i Transporteve ka qenë i detyruar që të marrë kredi për të investuar në pasuri të paluajtshme. Në raport evidentohet se për vitin 2011, ministri Olldashi ka shtuar pasuri, vilë e tipit dupleks me sipërfaqe 151.37 m2, me vlerë 57.000 euro në Gjirin e Lalzit. Kësti i parë i shlyer në momentin e lidhjes së kontratës dhe kësti i dytë është shlyer brenda datës 31.12.2012. Sqarime( pagesa e këstit të parë prej 30.000 euro është kryer nga kursime në vite me burim paga. Ndërsa për ministrin e Inovacionit, Genc Pollo, viti 2011 nuk ka qenë tepër i mbarë, pasi i është dashur që të punojë për të shlyer kredinë e marrë vite më parë. Financat e tij familjare kanë qenë të kënaqshme në vitin 2009, ku në deklaratën e tij të pasurisë është regjistruar shitja e apartamentit 60 m2 në Golem 38,200 € (50%), një truall në komunën Dajt 200 m2, 830 USD, apartament në Tiranë (deklarimi është i vitit 2003) 38,000 USD, apartament po në Tiranë 23,000 USD si dhe në Durrës me vlerë 70,000 € (50%). Ndërsa në vitin 2010, ka blerë apartament në Qerret të Kavajës me sip 130 m2 me vlerë 70.000 euro. Edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu nuk ka pasur ndryshime në pasurinë për vitin 2011, ndërsa në vitin 2009 ka pasur apartament 137 m2 Tiranë me vlerë 5,000,000 lekë dhe një apartament 56 m2. Për vitin 2010, familja Bregu ka shtuar një apartament 200 m2 + verandë në Rr.Devish Hima në bashkëpronësi, ka paguar 80.000 lekë nga totali 2 milion e 500 mijë lekë për pagesën e parë të një shtëpie druri në ishull Lezhë, sip 50m2, ndërtim provizor. Ministri Tafaj ka shtuar pasuri në vitin 2010, ku ka blerë truall për shtëpi banimi, Lagjia Kodra e Priftit/ Tiranë sip. 400m2 me vlerë 6.800.000 lekë, ka nisur ndërtimin e themeleve  për shtëpi banimi me sip.110m2, me vlerë 750.000 lekë, ka blerë apartament nga e bija në Gjermani me sip. 48 m2 me vlerë 95.000 euro, ndërsa ka shitur autoveturë personale në vlerën 400,000 lekë. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë vitit 2011, ka marrë një kredi për shtëpi për 25 vjet, me vlerë 4.521.000 lekë, ndërsa ka deklaruar vetëm disa shitblerje autoveturash gjatë katër viteve të fundit.

Berisha më i varfër se ministrat, pasuria e Topallit shtohet  

Edhe pse kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi ka vetëm rritje ekonomike, është reflektuar së paku në familjen e tij. Në total pasuria e tij cash për vitin 2011 është llogaritur 1.000.000 lekë. Sipas raportit, të ardhurat e tij personale kanë qenë nga paga dhe shpërblimet 2,277,388 lekë. Dieta për udhëtimet jashtë vendit 720 euro + 800 USD. Të ardhurat familjare përfshijnë për vitin 2011, pensionin e bashkëshortes 296,862 lekë. Paga e vajzës nga Fakulteti i Drejtësisë ka qenë 1,066,498 lekë, si pedagoge në fakultetet private dhe ekspertiza 8,434,664 lekë dhe 35,015 euro.  Pagesa nga ekspertiza dhe mësimdhënie në shkollën e Magjistraturës 47,520 lekë, ndërsa janë edhe tre objekte të dhëna me qira. Të ardhurat e djalit të ish-kryeministrit Berisha nga aktiviteti si person fizik (konsulenca juridike) kapin vlerën 1,824,680 lekë. Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2010 , ka regjistruar blerjen Apartament në bashkëpronësi të vajzës dhe bashkëshortit me sip. 195 m2 dhe vlerë 200.000 euro. Gjatë këtij viti janë hapur disa llogari bankare. Janë dhjetë llogari bankare të hapura në emër të çiftit Berisha.  Në vitin 2010, në deklaratën e kryeministrit është regjistruar apartament në bashkëpronësi të vajzës dhe bashkëshortit të saj me sip. 195 m2 dhe vlerë 200.000 euro, kurse në vitin 2009,  shtim sip.65 m2 Rr.Mustafa Matohiti 70,000 €, apartament i ri ne Rr. Mustafa Matohiti, si dhe një sasi lekësh cash.

Pasuria e Topallit

E përsa i përket pasurisë së ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, vitet e qeverisjes së PD-së mund të konsiderohen vite të lulëzimit ekonomik. Në vitin 2009, kryeparlamentarja do të blinte autoveturë 5,000 €, apartament në Shëngjin 3,300,000 lekë, apartament 50 m2m (30,000 €) si dhe tokë në Velipojë në emër të vajzës 1,000,000 lekë. Nga kursimet familja e kryeparlamentares do të kursente edhe 1,400,000 lekë cash. Të ardhurat e saj nga paga dhe shpërblime si kryetare arritën në 3,114,910 lekë, kurse të ardhurat e familjes janë rritur nga qiratë 13,000 €, të ardhura si Noter  640,000 lekë si dhe të ardhura nga kompensimi si familje e përndjekur politike 1,600,000 lekë. Një vit më pas, familja e kryeparlamentares do t’i gëzohej blerjes së një trualli prej 670 m² në Malësinë e Madhe me vlerë 5.200.000 lekë. Në vitin 2011,  ka restauruar dhe ngritur katin e pronës familjare me vlerë 3,500,000 lekë në emër të Ndoc Topallit. Familja e ish-kryeparlamentares ka shtuar në llogarinë rrjedhëse shumën 1,454,115 lekë si dhe gjendja cash nga kursimet familjare është rritur me vlerë 800,000 lekë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive nuk ka dhënë asnjë afat për sa i përket kohës në të cilën pasuritë e zyrtarëve të lartë për vitin 2012 do të bëheshin publike. Në konferencën e mbajtur në fillim të këtij muaji kur u hodh shorti, kryeinspektorja Zana Xhuka theksoi se ky kontroll mund të bëhej dhe në vitin 2014, pasi viti i punës së këtij institucioni, nuk ishte një vit normal kalendarik, por nis në 31 mars dhe përfundonte në 31 marsin e vitit tjetër. Nuk dihet ende se pse kjo procedurë shtyhet, por ajo që dihet lidhet me faktin se drejtuesja e këtij institucioni po i mban larg medias dhe publikut deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë për 2012-n.  Sipas ligjit nr.9049 “për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive”, kontrolli i plotë kryhet edhe në rastet “kur ka mospërputhje, që rezultojnë nga kontrolli aritmetik e logjik, të cilat tregojnë se burimet nuk mbulojnë ose nuk justifikojnë të drejtat pasurore të deklaruesit”. Kjo logjikisht të çon në argumentimin se kontrolli logjik e aritmetik, duhet t’i paraprijë kontrollit të plotë dhe jo e kundërta.

Mashtrimet me prezencën, miliona dëme Kuvendit

Sipas raportit të “Mjaft!”. një dukuri e evidentuar gjatë periudhës së monitorimit shtator 2009 – maj 2013 i referohet disa rasteve ku në procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, nuk paraqitet prezenca e saktë e anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.  “Janë konstatuar 132 raste të ndryshimit të prezencës së deputetëve në mbledhjet e komisioneve. Nga shkelja e këtij neni derivojnë dy shqetësime: a) kosto financiare fiktive për parlamentin, pasi paguhen deputet të cilët nuk kanë qenë të pranishëm, pra nuk kanë kryer funksionin e tyre: b) zhvillimi i mbledhjeve të pavlefshme, në kushtet e mungesës së kuorumit. Për këto shkelje të konstatuara nga skuadra e monitorimit, në të gjitha rastet, ekzistojnë evidenca me fotografi. Kostot financiare për 582 emrat e shtuar në lista krijojnë një dëm financiar prej: 1,455,000  lekë”, thuhet në raport.

Pasuria e Bujar NishanitI detyruar për të larë kredinë gjendet edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Gjatë vitit 2011, kreu i shtetit ka marrë kredi për apartament me vlerë për t’u shlyer prej 4,255,214 lekë. Gjithashtu, ka marrë kredi për shtëpi me vlerë 120,000 euro, ndërsa ka paguar 18.500 euro për studimet e fëmijëve të tij. Në atë kohë, Nishani ka qenë ministër ku ka marrë pagën me vlerë 1,656,000 lekë, honorare si anëtar i KLD-së me vlerë 81,000 lekë, të ardhura nga KRTRSH me vlerë 54,000 lekë, të ardhura nga shpërblimet me vlerë 9,000 lekë, të ardhura nga qira e dyqanit në Durrës me vlerë 720,000 lekë + 12,000 euro si dhe të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës me vlerë 600,000 lekë. Në vitin 2010, pasuria e tij e paluajtshme nuk ka njohur ndonjë ndryshim, ndërsa në vitin 2009, ka blerë shtëpi banimi 152 m2 në Selitë me vlerë 5,000,000 lekë, një autoveturë 3,500 € si dhe gjendjen cash 1,700 €. Ndërsa bashkëshortja e kreut të shtetit në vitin 2011, kanë përfituar nga paga 995,064 lekë, shpërblimet me vlerë 9,000 lekë si dhe nga paga si anëtare e KMB të PSH me vlerë 243,600 lekë.

Tritol shtëpisë së ish-të fejuarës

tritolMerr një sasi tritoli dhe pas mesnatës mbërrin në shtëpinë e ishtë fejuarës. Këtë herë nuk shkon për të pirë kafe, por për t’i hedhur në erë. Sasia e lëndës ka qenë e vogël dhe mbase edhe synimi i ish-dhëndërit ka qenë thjesht për të trembur familjen që prishi i lumturinë me prishjen e fejesës. Ngjarja ndodhur në Krujë, ndërsa policia ka mundur të zbardhë tërësisht ngjarjen, por akoma nuk e ka vënë në pranga autorin e vënies së lëndës plasëse në banesën e Latif Nikollës. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, në një pallat në lagjen numër 4 në qytetin e Krujës, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi banorët e zonës. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të sasisë prej 200 gramë dinamit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi hetimor ka konstatuar se janë dëmtuar muret, dyert e dritaret e katit ku ishte vendosur sasia e eksplozivit. Pak orë pas vendosjes së tritolit në derën e Latif Nikollës, policia ka mundur të zbardhë ngjarjen si dhe të identifikojë autorin duke e shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga policia e Krujës bëjnë me dije se autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në derën e banesës së Nikollës, ka qenë pikërisht ish-dhëndëri i kësaj familje, Albert Roshi. Ai është 27 vjeç, është banor i të njëjtit qytet dhe mësohet se gjithçka ka nisur pas prishjes së fejesës mes tij dhe vajzës së familjes Nikolla. Kjo fejesë është ndërprerë rreth 6 muaj më parë. Policia është bazuar vetëm në dëshminë e familjes së sulmuar për të shkuar tek autori dhe motivi i këtij shpërthimi. Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se familjarët e vajzës kanë deklaruar se edhe më herët autori i ngjarjes i ka kërcënuar me jetë.

Saranda blu e magjisë

Saranda_viewSaranda eshte qyteti bregdetar me jugor i shqiperise. Natyra e bukur qe te ofron deti Jon i jep nje frymarrje te thelle qytetit kodrinor.

Ne Sarande mund te vizitoni:

Butrinti
Ndodhet 15 km larg qytetit të Sarandës, arrihet me çdo lloj automjeti privat funksionon dhe një linjë autobuzi e Bashkisë së Sarandës, kalon kanalin e Çukës rruga është shumë e mirë e parametrave bashkëkohore dhe mund të lëvizet lirshëm, kujdes duhet pasur vetëm në periudhën prill-maj-qershor rruga është e mbingarkuar vecanërisht fundjava me makina janë nxënës dhe studentë nga e gjithë Shqipëria që në këtë periudhë e vizitojnë më së shumti qytetin antik të Butrintit. Butrinti është pasuri arkeologjike botërore e UNESKO-s e shpallur pas viteve 90. Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV – XIII-të përmendet si qëndër Episkopale. Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700. Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Teatri i Butrintit
Teatri kishte një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 rradhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena dhe Orkestra u rindërtuan në shek e II-të para Krishtit. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.

Syri_i_KalterBaptisieri
Ka formën e rrethit monument me vlera të mëdha i periudhës Paleokristiane, është ndërtuar në shek e IV pas Krishtit. Përbëhet nga dy salla: salla e Pagëzimit dhe një sallë në pjesën veriore. Në qëndër të sallës së pagëzimit ndodhet vaska e Pagëzimit e cila ka fornën e një kryqi, mendohet që kjo sallë ka qënë e mbuluar me qemerë e kupolë që ngriheshin mbi rreshta kollonash me përbërje graniti. Nga qëndra dalin disa rreze që ndërpriten me tri unaza. Në pikën ku bëhet bashkimi i rrezeve me unazat ngrihen dhe kollonat prej graniti që përmendëm më sipër. Në dyshemenë e Babtisierit gjënden shumë zbukurime dhe varietete mozaikësh të formve të ndryshme, figurat janë të vendosura në 69 medaljone dhe shtatë rrathë që ndërpriten nga skenat e sipërpërmendura ku do të veçonim medaljonët me figura kafshësh dhe shpendësh. Në rindërtimin që u bë ne shek e IV pas Krishtit u ndryshua dhe mozaiku, u pikturua një pemë Eukariste, një vazo me bisqe rrushi, dy zogj të vegjël dhe dy pallonj. Mozaikët e Baptisierit të Butrintit kanë vlera të mëdha.

Tempujt
Përmenden dy tempuj njëri ndodhet poshtë teatrit dhe tjetri sipër teatrit. Tempulli i sipërm i përket shekulli të III-të para Krishtit është ndërtuar në të njëjtën kohë me Teatrin, brenda ndodhet bazamenti që ngrihet altari këmba e tij mbështetet mbi putra luani. Kjo dysheme u shtrua me mozaikë bardhë e zi. Tempulli i poshtëm mendohet se është më i hershmi. Në shpinën e tij ndodhet një shpellë, nga ku rridhte ujë ky ujë mendohet të ketë pasur vlera shëruese. Në shek e IV-II-te u ndërtua tempulli me formën e drejtëkëndëshit në brendësi të tij janë gjetur disa shtatore.

Bazilika e Butrintit
Eshtë ndërtuar në fund të shek të VI para Krishtit. Muret e saj janë të ndërtuar me gurë ndërsa mbulesa me formë harkore të dritareve me tulla, e mbuluar me cati druri, ruhen sot muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri. Ky monument i përket periudhës Bizantine ndodhet ne VL të qytetit. Pjesa qëndrore është rindërtuar në shek e IX. Mendodhet që kjo pjesë ka qene e shtruar me mozaikë

Pusi i Nimfave
Eshtë ndërtuar në shekullin e VI deri në shekullin e I para Krishtit, gjëndet pranë portës së Luanëve dhe ka një thellësi prej 5 m. Në buzët e tij gjenden disa mbishkrime. Në Butrint gjenden edhe dy puse të tjera.

seaside_hotel_saranda_1Kështjella
U ndërtua në vitet 1807-1808, qëllimi i ndërtimit të saj ishte parandalimi i ushtrive Franceze që vinin nga Korfuzi dhe kërkoni të merrnin Butrintin. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtje që të bie në sy, synimi ishte mbrojtja nga deti që realozohej nga dy kulla me trashësi 2.80 m dhe me një lartësi 5m të pajisura me frëngji topash. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Vivarit.

Ishujt e Ksamilit
Pranë qytezës së Ksamilit gjënden katër ishuj me një sipërfaqe rreth 9 ha. Ishujt janë të veshur me bimë e shkurre me gjelbërim të përhershëm. Në ishujt shkëmborë të Ksamilit gjënden dhe plazhet më të bukura në gjithë Rivierën. Dallohen për natyrën e tyre ekzotike me ujra të pastër kristal dhe gurë të vegjël. Ishujt e Ksamilit janë shumë të frekuentuar për sezonin e verës nga pushues të shumtë venda dhe të huaj. Kohët e fundit janë ngritur edhe lokale një mundësi më shumë për të kaluar puashimet në Sarandë. Për të mbërritur është shumë e thjeshtë funksionojnë shumë agjeci më anije dhë skafe private të cilët kryejnë sistematikisht lëvizjen e turistëve në vajtje dhe ardhje me çmime shumë të arsyshme.

Syri i Kalter
Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Eshtë shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin drei në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të gjerë, është një rezervuar dhumë i gjerë i ujrave karstike. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ujërat e të gjithë burimeve mblidhen në liqenin artificial ku eshte formuar edhe diga e Bistricës. Liqeni ka një sipërfaqe rreth 9 ha, rritet dhe një numër i madh me peshq. Pranë syrit të Kaltër ndodhet një Bar-Restorant dhe disa shtëpiza për pushuesit. Syri i kaltër vizitohet shumë nga turistët ditorë dhe është pjesë e itinerarit që ndjek çdo turist që viziton sarandën. Butrint-Lëkurës-Syri i Kaltër.

Kalaja e Lekursit
Kalaja e Lekurësit është ndërtim i shekullit të XVI. Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që kalon Sarandë-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Ka një pozicion të vecantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6.70-7m trashësia e tyre deri në 2 m. Sot në lëkurës funksionon një bar-restorant me arkitekturë të hershme dhe tepër bashkëkohore, ofron një shërbim ideal. Eshtë kthyer në një nga pikat më të bukura turistike dhe nga më të frekuentuarat për cdo turist që viziton Sarandën.

Manastiri i Mesopotamit
Ndodhet në pjësën jugore të fshatit Mespotam, fare pranë Finiqit. Ne fillim ka egzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar Kisha e Shën Kollit, mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Shën Nikollit ka një arkitekurë tepër të vecantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtëkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha që ekziston akoma. Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të mëdha. Mure e jashtme janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj. Dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm. Zbukurimet murale janë në forma të ndryshme përmendim: një shqiponjë dy dragoj dhe një luan në njërën anë ndërsa në anën tjetër ndodhet një kafshë mitologjike. Kisha ka një sallë të madhe brenda dhe dy të vogla. Mozaiku i sallës i ruajtur akoma paraqet një dragua me krahë hapur. Kisha ka pasur dy rindërtime në vitet 1793 dhe 1845 këto rindërtime e kanë ndryshuar shumë pamjen e kishës dhe mendohet që të ketë humbur shumë vlera.

Finiqi
Eshtë vendbanim i lashtë i njohur me emrin FOINIKE. është kryeqyteti i Kaonisë. Mendohet të jetë formuar si qytet në shekullin e V-të para Krishtit

Qendër komerciale nëTokio, Japoni

Qendër komerciale nëTokio, Japoni. (Toru Hanai, Reuters/Contrasto)
Qendër komerciale nëTokio, Japoni. (Toru Hanai, Reuters/Contrasto)
Qendër komerciale nëTokio, Japoni. (Toru Hanai, Reuters/Contrasto)

Arrestohet shtetasi italian, u kap me 20 kg marijuanë

arrestimPolicia kufitare e Durrësit arrestoi mbrëmjen e sotme një shtetas italian, i cili u kap me 20 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Sipas forcave blu, shtetasi italian, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e kishte fshehur lëndën narkotike në mjetin e tij. Mësohet se lënda vinte nga Shqipëria dhe kishte për destinacion Italinë.

Stafi i ILDKP-së i shkruan Ramës: Kontrolli i pasurive, në duart e një fanatikeje të paaftë

zanaNjë grup punonjësish të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, LKDP, i kanë dërguar një email Kryeministrit të Shqipërisë dhe disa organeve të shtypit, në të cilën bëjnë publike shqetësimet e tyre në punë që në momentin kur në krye të institucionit ka ardhur Zana Xhuka.

Ata e përshkruajnë atë si despote, partiake dhe klienteliste në raport me politikanët e PD-së.

Më poshtë po botojmë të plotë emailin e ardhur edhe në redaksinë e gazetës sonë.

“I nderuar z. Kryeministër!

Dëshirojmë fillimisht t’ju përcjellim urimet tona të sinqerta në detyrën tuaj fisnike dhe të vështirë si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Ne që po ju shkruajmë këtë email jemi pjesë e stafit të punonjësve në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Pa dashur që t’ju marrim nga koha e juaj e çmuar, por duke shpresuar e besuar në vizionin dhe mirëkuptimin Tuaj, po ju bëjmë prezent disa nga shqetësimet tona.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, staf i të cilit jemi edhe ne, që me ardhjen e drejtuesit të ri të tij, znj. Zana Xhuka, i ka humbur totalisht të gjitha funksionet ligjore. Ky institucion është kthyer tashmë në një “pronë private” ku nuk respektohet as ligji, as etika dhe as të drejtat e subjekteve deklaruese dhe punonjësve.

Nën terror absolut çdo ditë çelet dhe mbyllet dita e punës.

Shkurtimisht, në radhë kronologjike, po ju parashtrojmë disa nga shkeljet më flagrante, për të cilat jemi çdo ditë dëshmitarë:

1. Që në ditën e parë të prezantimit të saj me stafin, si kryeinspektorë e ILDKP-së, znj. Xhuka përdhosi pavarësinë e këtij institucioni, duke përshëndetur dhe falënderuar për emërimin e saj në këtë post, ish-Kryeministrin, zotin Sali Berisha.

Dhe ky ishte vetëm fillimi i shkeljes së pavarësisë së këtij institucioni, pasi më tej vazhdoi me detyrimin e të gjithë stafit për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga kryetarja e Parlamentit, zonja Topalli dhe nga Partia Demokratike, në funksion të fushatës zgjedhore, gjë të cilën më përpara as e kishim imagjinuar, nga vetë karakteri shumë i pavarur që ka ky institucion.

2. Të gjitha dosjet e subjekteve, që me urdhër të titullarit të mëparshëm kishin kaluar në kontroll të plotë normalisht apo edhe ata që ishin në proces kontrolli si pasojë e renditjes, u bllokuan pa asnjë shkak ligjor dhe në mënyrë absurde për të mos u kryer më asnjë veprim me ta. Gjithashtu, dosjet e përfunduara, në të cilat evidentohet shkelje ligjore dhe të cilat kalojnë në Drejtorinë Juridike për t’u proceduar që nga hartimi i vendimeve të masave administrative deri te kallëzimet penale, znj. Xhuka pas një procesi selektiv (gjithnjë te karakterit politik), refuzon firmën dhe justifikohet duke i rikaluar sërish në kontroll dhe duke na bërë presion të egër psikologjik ne si staf deri me largim nga puna që të mos kryejmë detyrat tona në mënyrë korrekte.

3. Dosjet e reja, që me urdhër të znj. Xhuka kanë kaluar për kontroll të plotë, nuk po përfundojnë, megjithëse afatet ligjore për kryerjen e kontrollit kanë përfunduar. Kjo situatë ka ardhur pasi në mënyrë të qëllimshme dhe abuzive nuk janë vënë në dispozicion të grupeve kontrolluese, dokumentacioni verifikues, i ardhur nga bankat apo institucionet e tjera shtetërore.  Shkurtimisht, puna e stafit dhe e grupeve kontrolluese ka nëntë muaj që është pezulluar totalisht. Në këto muaj janë marrë vetëm  masa administrative, gjoba për vonesa dhe mosdorëzim në kohë vetëm për ato subjekte që i përkasin bashkive të majta dhe në të gjitha rastet e tjera, ku bëhet fjalë dhe për shkelje të rënda të pushtetarëve, është fshehur krejtësisht informacioni.

4. Nëse nga njëra ane neve si staf na bëhet presion i egër dhe i vazhduar me bukën e gojës që të mos komunikojmë asgjë me jashtë institucionit (media, grupe interesi, madje dhe as me vete subjektet që deklarojnë kur ka ndonjë paqartësi), znj. Xhuka me të ardhur në institucion si drejtuese, në mënyrë krejt flagrante na ka urdhëruar që të hedhim në CD dhe t’ia dërgojmë znj.Topalli të gjitha deklaratat e deputeteve, duke përfshire këtu dhe shkeljen më të madhe që ka bërë, duke i kaluar znj. Topalli të gjithë të dhënat sensitive, personale të deputetëve, të cilat duhet të jenë tepër konfidenciale dhe që nuk duhet të dilnin nga muret e ILDKP-së.

5. Gjatë këtyre nëntë muajve, në mënyrë abuzive dhe me qëllim të krijimit të vendeve të punës, janë bërë largime në shkelje të plotë të ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”. Megjithëse KSHC ka marrë vendime për rikthimin në punë të këtyre punonjësve, ky fakt është injoruar në vazhdimësi nga titullarja e institucionit.

6. Gjatë këtyre muajve janë bërë emërime të reja, pa konkurs dhe pa asnjë kriter ligjor. Janë emëruar 4 zyrtarë të lartë, të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe nuk kanë formimin e duhur për funksionin që kryejnë aktualisht.

Gjithashtu, si përgjegjës sektori i IT është emëruar “i shumëpërfoluri”, personi i cili fshiu kamerat e Kryeministrisë  për ngjarjen e 21 Janarit, z.Armando Kaso. Ky emërim ka sjellë shumë dyshime tek stafi ynë, për vetë natyrën e punës që ka ky institucion, e cila ka të bëjë dhe me përpunimin direkt të të dhënave konfidenciale të gjithë subjekteve deklarues.

7. Shorti për kalimin e 4% të numrit total të zyrtarëve në kontroll të plotë, ndryshe nga vitet e tjera, u zhvillua me shumë vonesë dhe u bë dhe jashtë çdo kriteri ligjor dhe në fshehtësi të plotë. Shorti u zhvillua sipas një liste që vetë znj. Xhuka hartoi, duke përjashtuar të gjithë ata të cilët kanë qenë në funksion shtetëror deri në dt 31.12.2012, praktikisht të gjitha subjektet që duhet të ishin objekti parësor i kontrollit tonë. Një veprim i tillë ka sjellë për pasojë realizimin e një procesi kontrolli totalisht të manipuluar, duke e rritur në mënyrë artificiale edhe gjoja përqindjen e subjekteve të kontrolluara, në 4.2 %.

I nderuar zoti Kryeministër, këto janë vetëm disa nga shkeljet e kryera nga titullarja e ILDKP-së, znj. Zana Xhuka, shkelje, për të cilat ne nuk na lejohet të flasim apo të ankohemi, pasi kërcënohemi çdo ditë me pushimin nga puna dhe “flakjen” nga institucioni si dhe me lloj- lloj forma presioni të ulët.

Duke Ju kërkuar sërish ndjesë për kohën që ju morëm, por Ju jeni shpresa dhe zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë, që të realizohet një orë e më parë edhe zgjidhja e këtyre problemeve dhe e rikthimit të këtij institucioni në normalitet apo mundësisht në përmirësimin e funksionimit të tij.

Me respekt

Stafi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive

 

Tirana në agoni, Teuta kryeson

tirana4_4Teuta është një skuadër që edhe atëherë kur në shkëlqen, fiton. Ruan mirë ballancimin në fushë, konfirmon qartësi disiplinë taktike. Tregohet pragmatiste e shumë racionale. Pranon ndonjëherë edhe atë “superioritet” territorial që ndërmarrin kundërshtarët. Por pikërisht atëherë kur rivalet e saj gabojnë, durrsakët janë të aftë të ngadhënjejnë. Ka injektuar mjaft siguri dhe optimizëm karakteri i përsosur sportiv i trajnerit Gugash Magani. Por më tepër se sa kaq është klima normale e punës për të mos u çoroditur e tronditur nga asgjë si në planin financiar ku skuadra ka patur e ka një konfort shembullor nga investimet e presidentit Edmond Hasanbelliu, po kështu dhe të punës konkrete dhe angazhimit serioz që manifestojnë futbollistët e faktorët e tjerë ndihmues, bashkëpunues e mbështetës të tij ekipi që tani udhëheq me meritë tabelën e renditjes dhe nuk i friksohet madje aspak konkurrencës nga ekipet rivale.

Dallon te kryesuesit edhe tifozeria e mrekullueshme, organizimi i saj shembullor. Jo dhe aq e madhe në numër, por tepër entuziaste e madje dhe brenda ruajtjes së një kornize të plotë normash të fair-play-it edhe kur situatat e ndeshjes kalojnë me ndonjë “gërvishtje”. Ata (fansat durrsakë) nuk e keqinterpretojnë asnjëherë misionin e tyre. Tirana dje në Kavajë nuk ka qenë ajo e dikurshmja, me atë “putër” të rëndë si për të ngadhënjyer në lojë e rezultat, po edhe për ta mbajtur ndeshjen në nivele të larta ritmi, cilësie dhe stabiliteti.

Skuadra bardheblu ndonëse u fut tejet e mobilizuar e madje në pjesën e parë e thuajse dhe në 15 minutat e para të pjesës së dytë pati më tepër shanse për të gjetur golin e avantazhit (goditi edhe një shtyllë me anë të Limanit), përsëri sapo pësoi golin u pa që nuk pati më aftësi e “nerv” të reagonte me atë grinte e tipar të dikurshëm të saj kur nuk e kapërdinte dhe aq lehtë disfatën, cilat do qoshin rrethanat. Mundet të kenë ndikuar mungesat eTakut, Çotës apo Sorrës, por përbërja tani që janë federuar dhe disa lojtarë të huaj është më e bollshme dhe nuk lë shteg për të mos dubluar, apo dhe sakrifikuar ndonjë lojtar që paraqet vullnet e sakrificë të lartë në fushë. Nuk është thjeshtë çeshtja se Tirana humbi një ndeshje, madje karshi një skuadre që momentalisht është në majën e renditjes që e justifikon gjithsesi pa problem barrën e humbjes së djeshme, por Tirana preokupim të sajin ka atë pasiguri që vërehet në lidhje me qetësinë për të finalizuar lojën sulmuese, volumin e reaksioneve dhe rasteve. Në një takim si i djeshmi Teuta ja dha leksionin kryeqytetasve për mënyrën e shënimit, duke sjellë në vëmendje lojtar klasi e më shumë përvojë në futbollin shqiptar si Daniel Xhafa (dikur ka qenë pjesë e Tiranës) apo Bledar Mancaku, firmat e golave me peshë të të cilëve rrezuan dje në “tapetin” e blertë të stadiumit Besa dhe e nxorën “buzëkuq”. Ishte një Tiranë e cila mbase duke qenë se gjatë verës ka patur mjaft. Probleme me mënyrën e organizimit të saj, vuan në këto pesë javë të para këtë “çoroditje” jo dhe aq të pajustifikuar. Nuk thuhet kot në fjalën e urtë popullore “ç’të mbjellësh, do të korrësh”.