Itali, kapet shqiptari që furnizonte me kokainë shtresën e lartë

shqipAi kishte klientë sipërmarrës dhe persona me karrierë, të cilët blinin deri në 30 doza kokainë për përdorim personal. Rezart Lepuri, i lindur në Shqipëri por me shtetësi italiane, është arrestuar me akuzën e furnizuesit të dentistëve, avokatëve, pronarëve të dyqaneve me kokainë. Për vite me radhë Lepuri dhe bashkëshortja e tij, shpërndanin kokainë dhe klientët i gjenin zakonisht nëpërmjet internetit, ku një dozë kushtonte rreth 150 euro. Gjatë kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar një shumë prej 350 mijë euro dhe rreth 200 gr kokainë. Përveç çiftit që ka dy fëmijë, në hetim është edhe vëllai i bashkëshortes së 40-vjeçarit, i cili është kthyer në Shqipëri. Ai dyshohet se, ka kryer rolin e tyre gjatë kohës që çifti ndodhej për pushime në Meksikë. Rezart Lepuri kishte 50 blerës të rregullt thotë prokuroria dhe që të gjithë ishin banorë të prefekturës. Përveç komunikimit me internet, ata i dërgonin shqiptarit SMS me karta të ndryshme SIM dhe pas kësaj takoheshin në qendrën historike të Bolonjës, pranë zonës universitare, për të bërë shkëmbimin. Lepuri mbërrinte në qendër të qytetit me një makinë Audi A6. Klientët e tij ishin shumë të besueshëm, pasi tre prej tyre që janë marrë në pyetje nga policia janë përpjekur për ta mbrojtur Lepurin. Shumica e sasisë së drogës së sekuestruar u gjet në grazhdin e 40-vjeçarit, ku policia kishte instaluar një kamera të fshehtë. Kamera ka filmuar çiftin teksa përgatisnin dozat me kokainë.

Agron Vuka vrapon mbrapsht në Italia’s got Talent

agron-vukaNjë javë para akrobates Anjeza Rruci, mes konkurrentëve të “Italia’s got talent” është paraqitur edhe 32vjeçari Agron Vuka. I lindur në Tiranë, prej vitesh në Milano, Vuka është një atlet disi i veçantë. Specialiteti i tij është vrapi mbrapsht, edhe me pengesa.

Performanca e tij ka dëfryer dy nga anëtarët e jurisë Rudy Zerbi, dhe Gerry Scotti, që e me votat e tyre në favor kanë mundësuar që djali të vazhdojë rrugëtimin e tij në transmision. Ndërsa Maria De Filippi, edhe pse ka mbetur gojëhapur nga performanca e Vukës, ka votuar kundër tij duke u justifikuar se i pëlqejnë gjërat “për së mbari”.

Agron Vuka ka zgjedhur të garojë me një fanellë me flamurin kuqezi në kurriz, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re e për të cilën lavdërohet shumë në rrjetet  sociale.

Eshtrat e Mit’hat Frashërit duhen kthyer në atdhe

mithat-frasheriNga Robert Papa

Një grup shqiptarësh kanë përkujtuar Mit’hat Frashërin,duke vënë lule te varri i tij. Organizator ishte  Pëllumb Lamaj. Ai shkruan ne faqen  e  tij:
“Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci morri pjesë në një përkujtimore të organizuar me rastin e përvjetorit të vdekjes së atdhetarit të shquar Mit’hat Frashëri. Mit’hat Frashëri, i biri i rilindësit Abdyl Frashëri, lindi në 1880 në Janinë; u edukua në ambiente patriotike atdhedashëse, luftoi dhe shkriu veten , pasurinë edhe të gjithë energjitë e tij për çështjen shqiptare. Mit’hat Frashëri ishte një nga firmuesit e deklaratës se pavarësisë dhe ministri i çështjeve publike. Mit’hat Frashëri ishte  gjithashtu  ambasador  në shtetin Grek ku mbrojti popullsinë çame nga masakrat greke dhe luftoi për të drejtat e tyre. Mit’hat Frashëri është krijuesi i Frontit Nacional ose Ballit Kombëtar, programi i të cilit  promovonte vlera demokratike dhe synonte për një Shqipëri të bashkuar. Për shkak të mosmarëveshjeve mbi politikën e ndjekur nga Partia Komuniste Shqiptare, dhe luftën e saj për eliminimin fizik  ndaj krerëve te partive  te  tjera, Mit’hat Frashëri u  largua nga Shqipëria dhe vdiq në New York në 1949 dhe sot eshtrat e tij ndodhen në varrezat “Ferncliff Cemetery “ ne Hartsdale New York.”
Ky Frashërlli i madh duhet të prehet në atdheun  e tij. Do ishte në nderin e qeverisë të ringrinte bibliotekën e Lumo Skëndos.
Mithat  Frashëri nuk donte të ishte politikan. Ai ishte djali i Abdyl  Frashërit dhe nipi i denjë i Samiut dhe Naimit.
E kuptoj, se deri më 1991, regjimi  e luftonte se ishte kryetari i Frontit  Nacional ( aq bukur Balli i Kombit), por mbas vitit 1991, nuk  ka shpjegim urrejtja ndaj një figurë atdhetare.
Nuk dua të paragjykoj e as të mbivlerësoj Ballin Kombëtar, por deri sa SHBA, e njohu Komitetin “Shqipëria  e Lirë” me kryetar M. Frashërin, së paku,  duhej vlerësuar si figurë pro-amerikane. Por politika jonë,  vota e  familjeve  balliste i donte, ndërsa figurat  si Frashëri i shikonte me kompleksin e inferioritetit.
Frashëri pranoi të vihej në krye të Ballin sepse ia kërkuan  dhe ai donte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, e kjo shtyu jugosllavët që komunistët të hynin në lufte  vëllavrasjeje me  Ballin.
Historia shkruhet nga fituesit, por pas 1992, të djathtët shqiptarë kujtuan se ishin fitues.Por Berisha nuk guxoi të rehabilitonte M.Frashërin. Ai është  te deklarata e Pavarësisë; nuk mungon në asnjë lëvizje kulturore të kohës.
Djaloshi që do merrte rrugën drejt Stambollit  për të takuar xhaxhain  e tij, Samiun, duke kërkuar librat e të atit, Abdylit. Me mijrëa libra erdhën në vapor në Tiranë.Librari  e Lumo Skëndos, pseudonimi i tij letrar, do iluminonte gjithkënd që donte kombin.
Duhet ta nderojmë dhe ta respektojmë! Eshtrat e tij duhen të shkojnë të frashërinjlltë e mëdhenj.
Partia e tij ishte Shqipëria!Po, ai ishte kreu i Frontit Nacional! Po ai  ishte në ballë, ballist. Alternativa  e tij politike humbi. Ai iku në ekzil. Pra, s’kemi pse ta vrasim edhe pas vdekjes.
Mit’hat Frashëri  është shume herë më shumë Nderi i Kombit se sa dhjetëra që kanë marrë këtë titull nga presidentët tanë, të cilët tmerrohen kur dëgjojnë Balli Kombëtar.Nuk kanë pse te frikohen. Balli është  forca nacionaliste. Nuk luftuan kundër gjermanëve? Po, sepse besuam se Gjermania ishte aleate e kombit shqiptar ndërsa BS dhe Jugosllavia ishin armiqtë tanë. Por Frashëri ishte pro-amerikan, ishte anti-komunist. A është ky mëkat, faj, dhe mallkim?!
Unë e di që të majtët e kanë të vështirë të nderojnë kreun e Ballit.E di që i quajnë bashkëpunëtorë me pushtuesit, por Rama  mund të kapërcejë mbi gjykimet politike se Mit’hat Frashëri ishte një kombëtarist, një shqiptar i madh dhe biri i Abdyl Frashërit dhe nipi Samiut.
Pra, ai ishte një rilindas. Ndaj kthejani eshtrat në Shqipëri! Mos e lini këtu në  New York. Ai  lëngon! Ai nuk gjen prehje! Sepse armiqtë e tij politikë u mundën më 1992, apo jo?!
Lumo Skëndo! Nuk meriton një librari, një shkollë me emrin e tij, nje bust, po po, një bust, se ende kemi emra terroristesh në dhjetëra rrugë të Tiranës.Madje kemi edhe “Komuna e Parisit”, por jo Rruga Hysni Lepenica dhe Mit’hat Frashëri.
Të paktën, kthejani eshtrat në Shqipëri, një biri të denje të shqipes.

Dasma e një 15 vjecari në Rripin e Gazës

Dasma e një 15 vjecari në rripin e Gazës. Mohammed Salem (Reuters/Contrasto)
Dasma e një 15 vjecari në rripin e Gazës. Mohammed Salem (Reuters/Contrasto)
Dasma e një 15 vjecari në Rripin e Gazës. Foto Mohammed Salem (Reuters/Contrasto)

 

 

 

Priftërinjtë e dëbuar nga bashkia : Do të kthehemi sërish në kishë

prifPriftërinjtë e Përmetit menjëherë pasi policia e bashkisë së këtij qyteti është larguar nga kisha, janë shprehur se kanë vendosur të rikthehen sërish atje.

Ditën e sotme priftërinjtë kanë tërhequr objektet kishtare nga magazina, ku ishin vendosur disa javë më parë, pas largimit të tyre nga bashkia si pasojë e konfliktit për objektin.

Priftërinjtë kanë theksuar se ikona të rëndësishme kanë pësuar dëmtime serioze, si pasojë e kushteve të këqija në të cilat janë mbajtur.

Ata kanë deklaruar për mediat se të gjitha ikonat do të riparohen.

Nga ana tjetër theksojnë se pas pak ditësh do rikthehen me vullnetin e tyre në kishën, nga e cila u dëbuan nga bashkia e qytetit, duke rihapur konfliktin, i cili pak javë më parë mori përmasa serioze.

Konflikti ka qenë për godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye bashkisë së qytetit, e cila fitoi betejën gjyqësore me kishën mbi pronësinë e objektit.

Pas rimarrjes së godinës nga policia private, bashkia e Përmetit ka izoluar dritaret e godinës së Pallatit të Kulturës me tulla, një masë kjo e marrë me qëllim që besimtarët ortodoksë por edhe priftërinjtë të mos hyjnë më në godinë.

Drejtorët e rinj të qeverisë Rama

elisa2-spiropaliDrejtorët e emëruar nga qeveria e re përgjithësisht janë të rinj pa shumë eksperiencë dhe me një moshë fare të re. Katër drejtorët e emëruar dje dhe sot janë nën moshën 30-vjeçare. Sot është prezantuar Luneda Sufali, një tjetër vajzë e re, e cilat do të qëndrojë në krye të Drejtorisë së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Sufali dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dhe ka punuar në disa kompani të njohura vendase e të huaja.

Ndërsa ditën e djeshme janë prezantuar tre të rinj të tjerë, të cilët do të qëndrojnë në krye të disa drejtorive.

Drejtuesja e FRESSH, Elisa Spiropali, është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Spiropali zëvendësoi në këtë post Flamur Gjymishkën.

Ndërkohë, Ardit Çela nga LSI u emëruar si administratori i përgjithshëm i Postës Shqiptare. “Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg. Rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Si Spiropali, ashtu edhe Çela janë të rinj në moshë dhe janë aktivizuar me forumet rinore të partive në koalicion qeverisës.

Briseida Shehaj sakaq u emëruar në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore.

Shehaj zëvendëson në këtë post Gazmir Spahiajn, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave

Datëlindja: 15 mars 1983

Vendlindja: Tiranë

Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve

Datëlindja: 18 prill 1984

Vendlindja: Sarandë

Ardit Çela, Drejtor i Postës Shqiptare

Datëlindja: 13 korrik 1987

Vendlindja: Poliçan

Basha: Rama i nguli thikën konsensusit

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD-së Lulëzim Basha, me një terminologji të armëve të ftohta dhe të zjarrit, i është vërsulur sërish Kreut të qeverisë Edi Rama. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar Basha deklaroi se, Rama i ka ngulur thikën konsensusit dhe se demokratët janë të indinjuar nga qeverisja e Ramës. Ai deklaroi gjithashtu se, do të përballen në Kuvend me revanshin e vjetërsirave, që Rama po përpiqet të riciklojë. Po me të njëjtin fjalor Basha i është drejtuar Ramës dje, duke e akuzuar se ka ekzekutuar kësaj here, me kobure konsensusin.

“Rama i nguli thikën konsensusit. Kjo që po bëjnë me konsensusin është një pabesi burracakësh. Demokratët janë të indinjuar nga qeverisja e Ramës. Ka zgjedhur të provokojë e të përplaset me Kushtetutën dhe ligjin. Ne i kemi të gjitha potencialet për t’u përballur me të. Ne i kemi potencialet për të përballur revanshin e vjetërsirave që po përpiqet të riciklojë Rama. Nesër në Kuvend ne do ta mbrojmë këtë të drejtë ashtu siç i takon”,- tha Basha.

 

SHBA, Kongresi kundërshton rihapjen e pjesshme të qeverisë

kongresi amerikanDhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të martën hodhi poshtë tri masa të veçanta për financimin e pjesshëm të qeverisë federale e cila është mbyllur pjesërisht të martën.

Projektligjet e propozuara nga republikanët për të rihapur parqet kombëtare, muzeumet, shërbimet e veteranëve dhe për të financuar qytetin e Uashingtonit, nuk arritën të merrnin dy të tretat e votave të nevojshme.

Edhe nëse këto propozime do të ishin miratuar, Shtëpia e Bardhë tha se do t’i vinte veton çdo përpjekjeje për rihapjen e pjesshëm të qeverisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se përpjekjet për të financuar disa funksione të qeverisë dhe për t’i lënë të tjerat të mbyllura  tregon një mungesë të plotë të seriozitetit nga ana e republikanëve.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kritikuan republikanët për shqetësimin e tyre në lidhje me parqet publike në vend të programeve për ushqyerjen e fëmijëve. Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e krahasoi këtë veprim me rrëmbyesit të cilët lirojnë vetëm nga një peng në një kohë të caktuar./VOA/

Brad Pitt në sheshin e xhirimit të filmit ‘Fury’

Brad Pitt
Brad Pitt
Brad Pitt

Aktori hollivudian Brad Pitt, është fotografuar duke pirë një cigare teksa ishte duke xhiruar skenat e filmit të tij të fundit ‘Fury’. Megjithëse aktori ishte duke pirë një cigare, ai ka deklaruar publikisht vitin e kaluar, se ka hequr dorë nga marijuana pasi kishte rënë në depresion.

Brad Pitt
Brad Pitt

 

Brad Pitt
Brad Pitt

 

Brad Pitt
Brad Pitt
article-2440398-186F38D900000578-674_634x746
Brad Pitt

 

Brad Pitt
Brad Pitt

 

 

Shuhet aktorja Drita Pelingu

DritaPelingu3Aktorja e madhe, Drita Pelingu, ka ndërruar jetë sot, në moshën 87- vjeçare, njoftojnë familjaret. Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1986. 

Drita Pelingu ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, “I çuditshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj. 

Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.

Ajo ka luajtur mbi 120 roleve në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali”. 

Pelingu është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

DritaPelingu