Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi: Rama u shtir si homoseksual për të realizuar një foto me Obamën

jamarber-mallteziJamarbër Malltezi, në një shkrim të gjatë në gazetën Panorama ka hedhur akuza të rënda ndaj Kryeministrit të vendit Edi Rama. Ai e ka akuzuar atë se është shtirur si homoseksual për të realizuar një foto me Presidentin e SHBA, Barack Obama.

“Ish- shefi i FMN-së, multimilioneri Strauss-Kahn qëndronte në një suitë hoteli prej 2 mijë dollarësh në natë në Nju Jork, ndërsa Kryeministri i ri i Shqipërisë nuk denjon të shkojë në kësisoj skutash. E gjeti suitën me mbi 4 mijë dollarë nata. Mirë që nuk na tregoi foto të suitës së shëmtuar të Strauss- Kahn, si për të treguar që nuk ishte sipas shijes së tij. Sa u lumturua populli për shijen e mirë të Ramës, që ndenji majë Nju Jorkut me një duzinë me gra, kuç e mace, për 10 ditë me radhë me para të paguara nga ne. Punë e madhe për shpenzimet. Mos na thotë që edhe këto shpenzime i ka falas apo me kontribut vullnetar? Ngjashëm siç shkoi edhe u paraqit si partneri bashkëjetues i Bilalit në darkën 80 mijë dollarëshe?”- shkruan Malltezi.

 

BE, takimi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit të Bosnjë-Hercegovinës

20131001_bihPërfaqësues të Komisionit Europian dhe lider politik dhe institucional të Bosnjë- Hercegovinës, kanë zhvilluar takimin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit, dje në Bruksel.

Sipas Memos së bërë publike nga Komisioni Europian, gjatë takimit, 7 liderët e partive kryesore të Bosnjë Hercegovinës ranë dakord për implementim të plotë të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, çështja Sejdić-Finci, duke respektuar principet e mëposhtme:

–       Pranim i plotë i nevojshmërisë për të implementuar vendimin gjyqësor në mënyrë urgjente, duke i krijuar të drejtën çdo qytetari të BH, për të marrë pjesë në zgjedhjet për Presidentin e BH dhe në Dhomën e Popullit.

–       Presidenca e BH duhet të konsistojë në tre anëtarë të zgjedhur në formë direkte.

–       Dy anëtarë do të zgjidhen direkt nga territori i Federatës (FBH) sipas modelit të miratuar dhe njëri anëtar do të zgjidhet direkt nga territori i Republika Srpska (RS).

–       Një qytetar nga BH, i cili është regjistruar të votojë për Distriktin e Brčko duhet të ketë të drejtën të votojë për anëtarin e Presidencës ose në RS ose në FBH, sipas legjislacionit në fuqi.

–       Rënia dakord deri më 10 tetor mbi modalitetet elektorale, që duhet të përkojnë me shqetësimet legjislative të Popujve Përbërës dhe të “Tjerëve”, ndërsa përmbushin standardet ndërkombëtare. Metoda e zgjedhjes e dy anëtarëve të Presidencës nga FBH nëpërmjet Amendamenteve të Kushtetutës dhe Ligjit Elektoral, duhet, në plotësim të vendimit të Gjykatës së Strasburgut, të evitojë imponimin e rezultatit zgjedhor ndaj Popujve Përbërës dhe të ‘Tjerëve’

–       Partitë bien dakord të finalizojnë modalitetet për krijimin e një mekanizmi koordinimi efikas mbi çështjet e BE-së, duke respektuar principin e përfshirjes të bazuar në kompetenca, të aktualizuar edhe në kushtetutat e BH, që do të prezantohen më 10 tetor.

–       Sesioni i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Procesin e Aderimit do të rinisë më 10 tetor në Bruksel, nën kryesimin e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle. Komisioneri Fyle deklaroi pas takimit, se patën një diskutim të mirë dhe se është bërë shumë punë. Ai shtoi gjithashtu, se u vendos të ndalohet në këtë sesion të tretë të HLDAP, për të rinisur më 10 tetor. Sipas Fyles,  takimi ishte produktiv, ku gjithë pjesëmarrësit punuan seriozisht, duke dhënë një kontribut konstruktiv./i.t/

 

 

 

Pyetjet-përgjigjet e Konferencës së parë, të Kryeministrit të vendit Edi Rama

Rama-ne-TwitterKonferenca e parë e shtypit për Kryeministrin e vendit Edi Rama, në rrjetet sociale online Twitter dhe FB,  tërhoqi vëmendjen mbi shumë pyetje të qytetarëve, që prekin temat aktuale të ditës. Mbi çështjet korruptive të ish pushtetarët dhe pyetjes nëse do të ketë kallëzim për to, Rama iu përgjigj ‘padyshim që po’. Në lidhje me korrupsionin Rama u përgjigj se do të reformohen strukturat dhe do të goditet korrupsioni. Për sa i përket krizës ekonomike në vend, Kryeministri konfirmoi se kjo krizë është e thellë, por u shpreh optimist duke deklaruar, se do ta kapërcejmë së bashku.

Po flitet për një projekt të Serbisë së Madhe ku qeveria e Saliut ka marrë pjesë me konsensus në të. Pse nuk reagoni?

Nuk ka asnjë projekt të tillë, qeveria e mëparshme ka plot faje po jo këtë.

 

A do të ketë kallëzim Penal për ish-pushtetarët “në qoftë se” do të perceptohen afera korruptive?

Padyshim qe po.

 

A do të shohim siç nuk i kishim parë, dhe institucionet në nivel lokal si shkollat, universitetin?

Programi ynë dhe plani i veprimit i ministres sonë të Arsimit janë shumë inkurajues.

 

Universitetet publike janë kthyer në vatra korrupsioni, si do veproni me “sekserët” e provimeve?

Do të jemi gati për të monitoruar me thellësi e transparencë vërtetësinë e provimeve.

 

Z. Kryeministër, si do te veproni kundër korrupsionit, duke filluar nga institucionet e larta deri te ato të vogla?

Do të reformojmë strukturat dhe do të godasim të korruptuarit.

 

Kur do i vijë fundi kaosit në Tiranë? Ngado parregullsi, kaos dhe plotë me policë. Kaq vështirë të jetë rregulli?

10 ditët e para në detyrë të Ministrit të Brendshëm premtojnë shumë, jam i bindur se ne do ta kthejmë Policinë e Shtetit në detyrë.

 

Z. Rama, Matura Shtetërore sivjet = 5 provime + mesatarja= 6.100/6=16.6% vlen mesatarja në fund të 4 viteve. Priten ndryshime?

Matura shtetërore do të reformohet në funksion të konkurrencës dhe meritës.

 

Z. Rama, a do të hiqet TVSH për produktet e shportës, si të importuara apo të vendit në fillim të vitit 2014?

Ne do mbajmë zotimet tona dhe do të përgjigjemi për to një për një në fund të mandatit. Si fillim duhet të ndalim rënien e madhe!

 

Z.Kryeministër, kur do ndërrohet Drejtori i Përgjithshem i AKU-së? Do mbahen në punë njerëzit që vërtet vlejnë?

Çdo shërbëtor i këtij shteti që është në detyrë falë meritës do të qëndrojë në detyrë dhe do respektohet shumë më tepër se deri sot.

 

Zoti Rama, si prind fëmije kërkoj të na ktheni dyqanet nëpër shkolla si shërbim shumë i domosdoshëm për fëmijët tanë…

Nëpër shkolla nuk do të ketë aktivitete tregtare. Kanë rezultuar shumë problematike dhe në dëm të cilësisë së shkollës.

 

Zoti Rama, pas një kontributi 20 vjeçar për PS, me urdhër të ministres së Arsimit për heqjen e dyqaneve në shkolla mbetëm të papunë!

Dyqanet në shkolla janë një fenomen i papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ të nxënësve.

 

Si do të veprohet me vendimet e marra nga qeveria e larguar, në mbledhjen e saj të fundit me dt.05/09/2013.

Kemi nisur shfuqizimet sikundër jemi zotuar publikisht dhe do të vazhdojmë.

 

Jam një qytetar nga Vlora, të cilit më është zaptuar prona private me forcë. Çfarë do bëhet me ndërtimet pa leje?

Qeveria ka bërë gati bazën ligjore për një ndërhyrje të fortë kundër ndërtimeve pa leje.

 

Çdo bëhet me protestën e studentëve të juridikut? Po me të shkarkuarit e policisë dhe shkrirjen e Gardës?

Po ndjekim me vëmendje edhe të parën edhe të dytën.

 

Z.Rama, Unaza e Re është në varësinë e Njësisë nr. 6 dhe të komunës Kashar. A do të kalohet në varësi të bashkisë Tiranë?

Është një anomali e kudondodhur dhe do ta shërojmë përmes reformës tërësore të administrimit të territorit.

 

23 Qershori dita 0. A do të thotë kjo gjithë shqiptarët njëlloj para ligjit, a do ketë më favorizime ndaj “bosave” shqiptarë?

Asnjë favorizim.

 

Cili është plani juaj në lidhje me bulevardin e ri. Çfarë do bëhet me qytetarët që po grabiten nga Basha, na ndihmoni?

Po e shohim me kujdes.

 

Për mungesë fondesh, vizioni dhe keqmenaxhimi, filmi shqiptar po kalon ditë të errëta. Çfarë politika kini ju?

Kriza e ekonomisë dhe financave të vendit është e thellë. Po përgatitemi për një ndërhyrje radikale. Do ta kapërcejmë së bashku.

 

Cilat janë hapat që keni menduar për “çlirimin e Shqipërisë” nga KLD e mafia ekzistuese gjyqësore? Apo 4 vjet pritje?

Shumë shpejt nis punën një grup ekspertësh për të çuar më tej reformën në drejtësi.

 

Kur do kemi një stadium evropian, zoti kryeministër, se e gjithë Evropa qesh me ne! Dhe çfarë do bëni për sportin…

Do ta nisim nga sporti për të gjithë. Të premtosh stadiume në kohë krizë ekonomike është një sport i të shkuarës:-).

 

Jam një banor i Vlorës, në lagjen time nuk ka ujë të pijshëm dhe asnjë rrugë të shtruar…

Do të punojmë së bashku për t’i shëruar plagët e vjetra të Vlorës e të gjithë Shqipërisë.

 

Çfarë vendimi do merrni me institucione si TVSH-ja, ATSH-ja…, etj?

Do t’ia kthejmë publikut.

 

Do të shtyni ligjin e nëpunësit civil, një precedent i rrezikshëm, çfarë ju shtyu të merrni këtë risk?

I rrezikshëm është vakuumi që krijon ligji në fjalë si i pazbatueshëm për mungesë aktesh nënligjore.

 

A do të ketë një akt të posaçëm për ata nëpunës me 20 vite në profesion që u hoqën nga puna me një letër?

Gjithkujt do t’i jepet mundësia të konkurrojë.

 

Keni deklaruar se do të zhvillohen konkurse për punësimet në administratë. Ku konsistojnë këto konkurse?

Do të ketë vazhdimisht njoftime publike sipas ligjit.

 

Kur do lirohen hapësirat publike ku lulishtet e Laprakës që bëre ti, sot Luli i ka mbush me tavolina e karrige?

Kjo është pyetje për bashkinë.

 

Keni deklaruar para zgjedhjeve që në shumë shkolla të vendit matematikën e jep një militant i partisë? Çdo bëhet?

Çdo vajzë e djalë që ka mbaruar mësuesi dhe çdokush që dëshiron të bëhet mësues do ketë shansin të konkurrojë.

 

A do mund të konkurrojmë, ne që humbëm punën, pasi kandiduam për PS, sepse znj. Nikolla tha asnjë mësues s’do largohet?

Mësuesit s’janë të partisë, po të fëmijëve e nxënësve të Shqipërisë! Koha e ngjyrimit politik të mësuesve ka mbaruar.

 

I dashur Edi, sot mora vesh që është emëruar drejtoreshë Tatimesh 1 person që s’ka fare njohuri për fushën! Mbi ç’kritere zgjedhja?

Keni informacion të gabuar, shumë shpejt rezultatet do të tregojnë vlerën e përzgjedhjes së bërë.

 

A mundet të ketë rilindje me 2 bashkëkryetarë, çfarë do të bëhet për sportin kam parë programin dhe s’kishte shumë për sportin?

Me siguri do keni parë programin e PD dhe keni parasysh PD në shumëbashkëkryetarësi:-)

 

Konkurrenca e paligjshme në biznesin privat. Ç’masa do merren nga qeveria Juaj për këtë problem?

Formalizimi i ekonomisë do të jetë objekt i palëvizshëm i përpjekjes sonë.

 

Si do zgjidhet problemi i plehrave dhe ndotjes së mjedisit. Po për ato që djegin gëlqere me plastikë e goma çdo bëhet?

Thamë do ndalim importin e plehrave dhe e bëmë që ditën e parë të qeverisjes. Një Shqipëri e pastër është ambicia jonë!

 

Pse po shkatërrohen Hekurudhat? Në çdo shtet ku ka demokraci ka hekurudha, ka 23 vjet që Shqipërinë po shkatërrojnë?

Sepse shteti ka ikur në drejtim të paditur dhe ne përditë do të punojmë pa u lodhur ta kthejmë në krye të detyrës.

 

Çfarë do të bëhet me aeroportin dhe me kompanitë e rrugëtimit. Do vazhdojë monopoli (Belle-Air)?

Goditja e monopoleve është pjesë e programit tonë. Belle Air ka një pozicion të privilegjuar dhe problematik në treg.

 

Jam oficer i nivelit të lartë në Gardën e Republikës. Ndalojeni ristrukturimin e tipit “hiq tropojanë dhe vendos tepelenas”?

Garda e Republikës është strukturë që s’e ka shoqen në botën bashkëkohore. Shkrirja e saj nevojë strukturore e shtetit.

 

Do përfitojnë nga këto legalizime edhe shfrytëzuesit e hapësirave të përbashketa tek pallatet e Tiranës?

Hapësirat e përbashkëta të zaptuara për qëllime fitimi do çlirohen.

 

Çfarë do bëni me problemin me pasaportat me Greqinë?

Po punojmë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të trashëguar nga pakujdesia e qeverisë së mëparshme.

 

Si shpjegohet mospërfshirja e Taulant Ballës në kabinetin qeveritar kur Librazhdi doli rrethi më i votuar pro PS?

Taulant Balla është nënkryetar i grupit tonë parlamentar dhe drejtues i delegacionit tonë në Parlamentin Europian.

 

Deri kur do të vazhdojë vjedhja që çdo muaj na bën KESH dhe ujësjellës në faturat?

Normalizimi i sistemit të energjisë është prioritet shumë i rëndësishëm.

 

A keni ndonjë program për emigrantët shqiptarë?

Do të jemi më pranë emigrantëve se qeveritë paraardhëse.

 

A do ta mendoni seriozisht pastrimin me themel të administratës aktuale të Shqipërisë?

Ne nuk do të pastrojmë administratën nga njerëzit po shtetin nga korrupsioni.

 

Ndërtimet pa leje në zonën e Golemit kur do t’i hiqni? Sepse ato po e ndotin shumë plazhin?

Bregdeti do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë.

 

Mund ta dimë çfarë do bëhet për punësimin e të rinjve dhe si do veprohet për punësimin?

Do të krijojmë hapësira të reja punësimi për të rinjtë përmes arsimit profesional, investimeve prodhuese, konkurseve reale.

 

A mendoni se duhet ndërhyrë në sistemin e arsimit në lidhje me librat që ju shpërndahen nxënësve ?

Jam absolutisht dakord.

 

Mbaj premtimin për punësim këtej nga Selenica e Vlorës po vdes populli për bukë, po hanë akoma ata njerëzit e Salës…

Qeveria s’ka mbushur ende pesëmbëdhjetë ditëshin dhe nuk ka asnjë shkop magjik për t’i ndryshuar gjërat sa hap e mbyll sytë!

 

Jam një 21-vjeçar që kam kontribuar sado pak në PS, dhe po kërkoj një takim me kryeministrin Edi Rama?

Rrjetet sociale janë një hapësirë takimi dhe ja ku po komunikojmë. Por mund edhe të më shkruani e-mail direkt.

 

Në reformimin e Policisë së Shtetit do të largohen punonjësit e Policisë me diploma falso?

Kam besim të plotë së në një kohë të shkurtër do të shohim një polici tjetër dhe do të kemi një polici me të tjerë parametra.

 

Do shkojë ndonjë nga ish-ministrat që ju akuzoni para drejtësisë apo do i falim dhe kësaj here?

Qeveria as shpall dënime as jep falje. Lufta jonë me të korruptuarit do jetë frontale.

 

Mbas sa kohësh, nën qeverisjen tuaj, do fillojmë të shohim ndryshim përsa i përket papunësisë, krimit dhe rendit?

Siguria do te vije me shpejt se sa punësimi por pas katër vitesh do ballafaqohemi me çdo zotim.

 

LSI I keni dhënë Pogradecin (emërtimin e drejtorëve: Posta, OSSH, Spital). Ku Janë konkurset/meritat?

Me LSI s’kemi ndarë qytete po përgjegjësi.

 

A do ta kontrolloni edhe bujqësinë farërat plehrat kimike helmet e ndryshme.

Është zotim i yni. Do të bëjmë për fshatin shumëçka fshatit i është mohuar në këto vite.

 

Infemierët që punojnë në Fier nëpër spitale fillojnë punë në nëntë dhe e lënë 12:00…

Nuk do vazhdojë gjatë kjo gjendje, shpejt do të shihni përmirësimet.

 

Meqë e vendosë të shkrish Gardën ku u bazove?

Në praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

A do ndërmerrni ndonjë iniciativë që ti bëni “të zbatueshme” marrëveshjet e shqiptarëve në Maqedoni?

Jemi në mbështetje të plotë te vëllezërve tanë në Maqedoni e mbetemi të shqetësuar për moszbatimin e marrëveshjeve.

 

Sot isha në spitalin onkologjik Tirane Nënë Tereza. Doktorët janë kasap. Të shohin nga duart…

Spitali Nënë Tereza po ndryshon dhe do ndryshojë përditë pa ndalim, deri sa të bëhet një spital normal.

 

 

Shulku: Babai kundër, Januzaj s’luan me Shqipërinë

download (1)Adnan Januzaj ka pak shanse që të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka zbuluar një prapaskenë interesante sa u përket negociatave me talentin e Manchester United.

“Ka pak shanse që Januzaj të luajë me Shqipërinë në të ardhmen. Biseduam me babanë e tij, por ai tha se nuk kishte asnjë interes nga Januzaj që të luante me Shqipërinë. Nuk mund të them me saktësi se cila është dëshira e lojtarit, por ama familja e tij na e bëri të qartë qëndrimin.”

“Por, duke marrë shkak nga mënyra se si kanë ecur bisedimet deri tani, duhet të jemi realistë për situatën. Gjatë një bisede që kemi pasur me babanë e lojtarit tetë muaj më parë, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë interesimi nga ana e Januzajt dhe e familjes së tij që lojtari të luajë me Shqipërinë”, ka deklaruar Shulku.

Drejtuesi i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar se tetë muaj më parë është zhvilluar një takim mes Dukës, De Biazit, Shulkut dhe babait të Januzajt, por ky i fundit ka qenë i prerë.

Deputeti i PR-së, Luan Duzha kalon me LSI-në

downloadDeputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha i është bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë lëvizje, grupi parlamentar i LSI-së shkon në 18 deputetë, ndërsa grupi i Republikanëve reduktohet në gjashtë të tillë. Duzha ishte kandidat i PR-së në qarkun e Elbasanit. Ai ka mbajtur më parë detyrën e kreut të Drejtorisë së Pyjeve për Elbasanin. Republikanët afruan në grupin e tyre dy deputetë të Partisë Demokratike, Bedri Hoxhën dhe Gjovalin Kadelin, duke e çuar numrin e deputetëve të grupit në shtatë.

Kalimi i këtyre dy deputetëve të PD-së duket se është fiktivë, dhe tashmë me kalimin e Duzhës tek LSI kuptohet se është bërë për të parandaluar shpërbërjen e grupit. Kjo pasi rregullorja lejon formimin e grupit parlamentar mbi grupime mbi 5 deputetë.

PE, vazhdojnë seancat hetimore mbi përgjimin amerikan dhe europian

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/
Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Komisioni i Lirive Civile në Parlamentin Europian, ka zhvilluar seancën e tij të katërt, në kuadër të hetimit mbi përgjimin masiv amerikan dhe të vendeve të BE-së, mbi qytetarët europianë. Kjo seancë u fokusua mbi mundësinë për të pezulluar negociatat e shkëmbimit të lirë midis BE-së dhe SHBA, mbi idenë për të krijuar norma ndërkombëtare të ruajtjes së të dhënave personale dhe nevojshmërinë për të pasur një kontroll parlamentar real të aktiviteteve të survejimit. 

Marc Rotenberg, i Qendrës së Informacionit të Privatësisë Elektronike, një organizatë e të drejtave civile, qendra e së cilës ndodhet në SHBA, ka sugjeruar se nuk duhet të vazhdohet më tej me marrëveshjen e re të shkëmbimit të lirë (me SHBA) pa qenë të paktën të sigurt që të dhënat me karakter personal janë të ruajtura. Disa eurodeputetë e morën në konsideratë propozimin, por disa të tjerë e refuzuan. Pjesëmarrësit në hetim, shqyrtuan edhe mundësinë e hartimit të normave ndërkombëtare për ruajtjen e të dhënave personale.

Jesselyn Radack, një avokate që përfaqëson shumë denoncues, lexoi deklaratën e Edward Snowden : “Kur fillova punë, qëllimi i vetëm ishte të bëja të mundshëm debatin, që po zhvillohet sot, këtu. Debati publik është i pamundur, pa njohjen publike(…) survejimi i tërë popullatës, jo vetëm i individëve, ngelet sfida më e madhe e kohës sonë për sa i përket të drejtave të njeriut”. Ai përfundoi duke pohuar se, “puna e një gjenerate fillon këtu, me seancat tuaja, dhe ju keni mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë”.

Eurodeputetja holandeze Sophie in ‘t Veld, që drejtonte seancën, shprehu keqardhjen që autoritetet amerikane dhe hollandeze refuzuan ftesën e komisionit parlamentar, për të marrë pjesë në seancat e hetimit.

Komisioni i Lirive Civile ka dëgjuar gjithashtu, dy ish nëpunës të NSA dhe një ish funksionar të MI5. Ish kuadri i NSA, Thomas Drake iu referua nevojës patologjike të Stasit për të qenë në dijeni të gjithçkaje, duke konfirmuar se, nuk e kishte imagjinuar kurrë se, Shtetet e Bashkuara do të përdornin ‘manualin Stasi’ për programet sekrete të survejimit masiv.

Sipas Komunikatës për Shtyp të Komisionit të Lirive Civile në PE, seanca e ardhshme është parashikuar për më 3 tetor, dhe do të përqendrohet mbi akuzat e piratimit të shërbimit informativ britanik, ndaj Ndërmarrjes së Telekomunikacionit belg, Belgacom. Ndër pjesëmarrësit figuron edhe Iain Lobban, drejtor i GCHQ (Selisë qendrore të Komunikimeve Qeveritare) britanike si edhe përfaqësuesit e Belgacom dhe autoritetet belge për ruajtjen e të dhënave./im.ta/

 

 

 

Basha: Rama na trajton si Banana Republikë

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Në një deklaratë për shtyp, Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ka akuzuar Kryeministrin e vendit Edi Rama, se ka shkelmuar për vdekje me kobure, konsesusin politik në lidhje me ligjin e ‘Nepunësit Civil’.

“Mbrëmë konsensusi politik u shkelmua për vdekje me kobure. Kryeministri Rama vuri para interesat vetjake meskine dhe hodhi poshtë konsensusin unanim që u arrit për ligjin e “Nëpunësit Civil” që vetëm 4 orë donte dhe hynte në fuqi”, -tha ai.

Basha deklaroi, se konsensusi kërcënon rrugën integruese të vendit dhe riciklon konfliktin politik në vend.

“Mazhoranca duhet ta kuptojë që konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë, kërcënon rrugën integruese të vendit dhe riciklon konfliktin politik në vend. Kjo është një situatë e rëndë për demokracinë në vend”,- tha Basha.

Basha shtoi më tej, se kjo ndodh vetëm në Banana Republikë dhe Rama e trajton Kuvendin si Banana Republikë.

“Kjo ndodh vetëm në Banana Republikë që mbështeten në ndonjë ligj të xhunglës, Rama e ka trajtuar Kuvendin e Shqipërisë si Banana Kuvend. I bëj thirrje kryetarit të Kuvendit, të bëjë detyrën për të treguar se Kuvendi nuk është Banana Kuvend. Opozita nuk e pranon këtë akt që godet në palcë konsensusin politik si vlerë dhe riciklon konfliktin politik”,- deklaroi Basha.

 

Elisa Spiropali emërohet në krye të Doganave, Ardit Cela Administrator i Postës Shqiptare

4fd77dfaee22cEmërime të tjera në poste kyçe në administratë, janë bërë publike. Elisa Spiropali, emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave duke zëvendësuar në këtë post Flamur Gjymyshkën.

Ndërsa në krye të Postës Shqiptare në rolin e Administratorit të Përgjithshëm është caktuar Ardit Çela nga LSI.

 

 

 

 

??LA THIRRJE PER DIALOG - Sekretari i marredhenieve me publikun ne LSI Ardit Cela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku i ka bere thirrje te gjitha paleve te kontribuojne per nje dialog politik pasi nuk ka kohe per te humbur.

Ministri i Shëndetësisë Beqaj: Shërbime mjekësore falas për të sëmurët me tumor dhe gratë shtatzëna

ilir beqjaMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një mesazh në faqen e tij zyrtare në FB, deklaron se ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të jenë falas.

Në këtë mesazh, Ministri Beqaj, shkruan se urdhri është dhenë pikërisht në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit.

“Po ashtu, po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama”,- shkruan ai.

Brad Pitt, 250 mijë euro bizhuteri për Angeline Jolie

Angeline Jolie-Brad Pitt
Angeline Jolie-Brad Pitt
Angeline Jolie-Brad Pitt

Brad Pitt ka shfaqur sërish vlerësimin maksimal ndaj bashkëshortes së tij Jolie, duke i dhuruar asaj një varëse me vlerë 250 mijë euro. Bukuroshja Jolie, e cila nuk ka shumë që ka kaluar operacionin e vështirë të heqjes së gjinjve, është venë sërish në vëmendje të publikut për përkushtimin dhe adhurimin që bashkëshorti i saj Pitt, shfaq vazhdimisht. Varësja e cila është prej floriri 18 karat dhe me një rreth diamantesh, është simbol i ngrohtësisë, dashurisë, sigurisë dhe lumturisë.

 

 

 

 

A.J-B.P
A.J-B.P

 

article-0-186A28C000000578-921_634x424