Çfarë administrate kërkon Lulzim Basha?

52206basha_1Nga Bashkim Muça*

Lulzim Basha shkarkoi gjithë falsitetin e tij në krye të një tavoline të madhe ovale, vendosur në ambjentet e SHQUP-it, nga ku sheh gjithnjë majtas. Më pas mblodhi përfaques të disa vendeve të BE-së për të shprehur, me demek, shqetësimin e tij rreth një thashethemi të përhapur për shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil dhe po vazhdon me të njëjtën frymë në çdo dalje publike.

E para gjë që bie në sy në shfaqjet e “Kryetarit” të PD-së është hipokrizia lidhur me qasjen ndaj administratës publike, në emër të konsensusit. Sipas Lulzim Bashës spastrimi i administratës publike përbëka rrezik vetëm kur të majtët vijnë në pushtet, ndërsa nuk na paska qenë fare rrezik kur ai, dora vetë, bëri çfarë deshi me administratën e Bashkisë së Tiranës, në vitin 2011 me socalistët e PS-së dhe në vitin 2013 me socialistët e LSI-së. Lulzim Basha, në mënyrë të pamoralshme, largoi votues të drejtpërdrejtë të tij (kujtojmë se ai “fitoi” falë mbështetjes së LSI-së), që kontribuan për të njësoj si përkrahësit e PD-së!

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari kukull i PD-së gënjeu kur tha se kishte larguar nga Bashkia vetëm stafin politik. Unë njoh jo një, jo dy, por dhjetra specialistë, përkrahës të LSI-së, të larguar nga puna brenda disa ditëve gjatë muajit Maj. Mjafton kaq për të kuptuar se sa seriozisht duhen marrë daljet e tij rutinë për “mbrojtjen e administratës publike”. Lulzim Basha është personi i fundit që do të kishte të drejtë të fliste për çështje të administratës civile.

Për të shkuar më tej Qeveria e ish Kryeministrit Sali Berisha bëri spastrime masive në administratën publike, në vitin 2005 duke larguar përkrahësit e së majtës (PS-së dhe LSI-së) ndërsa në Prill të vitit 2013 bëri masakër ndaj përkrahësve të LSI-së, të cilët i “ekzekutoi” me lista njësoj si në kohën e nazizmit. Dhjetra drejtues dhe specialistë u larguan nga administrata qendrore dhe vendore, pas përfundimit të koalicionit PD-LSI, pa asnjë shkak të arsyeshëm, në kundërshtim me ligjin dhe u zëvëndësuan me militantë të gjetur rrugës (për të mos kujtuar nenin 24/1 në qeverisjen e parë të tij gjatë viteve 1992-1997 me të cilin bëri kërdinë në administratë). Kjo është ana morale.

Le të vijmë tani te ligji. Me 84 vota shumica e sotme do të ishte tërësisht në të drejtën e vet për të shtyrë, ose për të bërë amendime në ligjin për Nëpunësin Civil. Konsensusi kërkohet kur shumica nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të kaluar një ligj, ose për të bërë një ndryshim. Në këtë pikëpamje, shumica e sotme e ka konsensusin me votuesit.

Nëse PD-ja e para 23 qershorit do t’i kishte numrat në Parlament, për të kaluar tre ligjet, mendoni se do kishte kërkuar konsensus?! As që do kishte nevojë ta kërkonte. Duhet të jemi korrekt kur flasim për konsensus. Se sa të gatshëm janë për konsensus demokratët e treguan në rastin e zgjedhjes së Presidentit, ku fryma e Kushtetutës e kërkonte atë (në tre votimet e para). E kemi të freskët këtë rast kur Sali Berisha u tall me oponionin e publik, deri edhe me të tijët, e në fund përfundoi aty ku e kishte paramenduar.

Spekullimi me konsensusin është tymnajë e stilit të vjetër të PD-së që askush i ditur nuk e ha. Të kundërshtosh ndryshimin e ligjit me 84 vota, në emër të konsesusit është njëlloj sikur shumica e sotme të kundërshtojë Presidentin në emër të moskonsesusit të dikurshëm, pas raporteve të reja të krijuara në Parlament.

Lulzim Basha flet për konsensus në kushtet kur shumica e sotme nuk ka nevojë për konsensusin e tij. Pra ai kërkon të bëhet i pranishëm në një sofër ku nuk është e nevojshme prania e tij. Konsensusi në radhë të parë është shumica ligjore, kushtetuese, ose konsensusi me qytetarët. Aty ku ai mungon, atëhere futen në lojë palët.

Çfarë administrate kërkon Lulzim Basha? Aministratë të mbushur me militantë të PD-së ku mësuesi i fillores drejton në institucione qëndrore inxhinierike, agronomi në Ministrinë e Brendshme, apo marangozi merret me çështje të ushqimit? Mos duhet pritur me muaj apo edhe me vite për të bërë një gjë për të cilën vendosën qytetarët më 23 Qershor?

Të emëruarit vetëm politikisht, do duhet të ikin me të njëjtën mënyrë, duke pasur, jo privilegje, por shanse për të konkuruar njësoj si të tjerët. Askush nuk ndalon askënd për të konkuruar bazuar në ligjin e ri për Nëpunësin Civil. Nga ana tjetër askush nuk duhet, ndërkohë, të gëzojë privilegjin për të mbetur në një detyrë civile vetëm për arsye politike. Në vend që të harxhojë energji dhe të merret me spekullime, opozita do duhej të përqëndrohej në atë se si do të zbatohet Ligji për Nëpunësin Civil në momentin kur konkurimi për administratën të ketë filluar. Ky do të ishte konsensusi më i mirë.

DITA

Opozita bojkoton seancën, Paloka: Po shkoni drejt përplasjes me qytetarët

edi-palokaSeanca e radhës parlamentare është shoqëruar me bojkot të opozitës, e cila ka braktisur sallën e Kuvendit menjëherë pas leximit të një deklarate nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Duke iu referuar sërish konsensusit, dhe pas përdorimit të terminologjisë së armëve të ftohta dhe ato të zjarrit nga Kryetari i PD-së Lulëzim Basha, fjalori pasurohet me shpërthim eksplozivi, kësaj here nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Edi Paloka.

 “Sot konsensusi është hedhur në erë. Për hir të pazareve të pista të Ramës me Koçon, që po ndajnë sinoret, po kërkohet të ndyhet edhe ky Kuvend. Ju keni vendosur që “jashtëqitjen” e Ramës në qeveri ta kaloni për ta “përmjerë” këtu në Kuvend, pa i dhënë shans as Gjykatës Kushtetuese.

Konsensusi nuk bëhet me kile deputetësh dhe ne do t’ju lëmë ta shijoni, pa u bërë pjesë e këtij procesi. Rama e ka nisur punën në përplasje me opozitën dhe shumë shpejt do ta çojë në përplasje me gjithë shqiptarët,” –deklaroi Paloka.

Gjuha e përdorur nga Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, ku i referohet për shpjegim logjike armëve të ftohta dhe atyre të zjarrit, në lidhje me konsensusin, se ai u ekzekutua me kobure.…dhe një ditë më pas, se atij iu ngul thika…. i shtohet dhe terminologjia e artilerisë së rëndë ajo e shpërthimit me eksploziv ….se konsesusi u hodh në erë, nga ku na ngelet vetëm të shpresojmë, se është një fjalor, i cili artikulohet rastësisht dhe nuk vjen si pasojë e mentalitetit fabrikues personal apo partiak.

 

Ngjela: Rama duhet të ndryshojë trajektore ose gjejmë Kryeministër tjetër

Spartak-Ngjela1Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka deklaruar në një intervistë se është e rëndësishme që Rama  të ndryshojë trajektoren, ose duhet ndërruar me një kryeministër tjetër.

“Kryesorja nuk po qeveris dhe po krijon tension në emërime. Ka një tension të brendshëm të nocionit administratë që ka vetë PS-ja. Me një sfidë djaloshare jo të një burri shteti, të çosh drejtor të Tatimeve njeri të panjohur në një kohë që këtu është bërë kërdia me korrupsion, më duket paaftësi ndaj shtetit. Kryeministri duhet ta kuptojë që nuk është regjim që vjen pas një lufte partizane, por është shtet borgjez dhe duhet të respektosh administratën, sepse këtë e vuan kapitali. Këtu s’ka pasur korrupsion, por krim shtetëror. Ta trajtosh kështu ose nuk di gjë fare çfarë bëhet, ose ke ndërmend të vazhdosh që anija të mbytet,”tha Ngjela për ABC News.

Ngjela ka kërkuar më shumë përqendrim tek reformat dhe ligji.

“Edhe Saliu luftën kundër korrupsionit kishte, edhe Mubarak. Kjo s’do të thotë gjë. Unë dua të di kush është lufta. Ajo nuk është me armë, por me ligj. Trego reformat. Ka nevojë për reformë kushtetuese dhe gjithë aspektet e jetës ekonomike. Duhet të thirreshin të gjithë njerëzit e aftë që do drejtojnë shtetin. Ç’është kjo maxhorancë që del me një zë të vetëm dhe thotë, ik ti këtu e shko ti atje. Nuk ka grumbulluar një ekip. Të paktën të kishte respekt për ekspertizën e vjetër që ka brenda partisë së tij. Është njësoj si qeveritë e pashallarëve. Ka filluar shumë keq, unë s’kam si mbështes një qeveri me një Kryeministër të tillë. Rama duhet të ndërrojë trajektoren sa më shumë shpejt të jetë e mundur. Lëri takimet me diplomatët, ku kanë vlerë ato! Njerëzit duan një gjuhë që t’i japë shpresë dhe një kryeministër që të tregojë forcë në funksion të moralitetit. Jo të një grupi që ka atje, ca koço e ca moço. Pse me ata do ta drejtojë shtetin ai? Pse do ta mbështes unë? Absolutisht nuk e mbështes,” tha Ngjela.

Madje nuk kanë munguar edhe etiketime të tilla ndaj Kokëdhimës: “Njeri i pavlerë fare, i palarë. M’u duk si armik i ujit, briskut dhe sapunit. Fliste me një delir sikur drejtonte shtetin”.

“Gabim i rëndë nëse e drejton Koço Kokëdhima. Zërat brenda PS-së thonë që e drejton ky. Si mund ta drejtojë ai? Nëse e drejton ky, është fatkeqësi e rëndë. Gjendja më duket e rëndë. Nisja është e gabuar. Rama duhet të ndërrojë trajektoren. Ndërrimi i saj është krijimi i kompromisit me të gjithë ata që është konfliktuar, që janë shumë të fortë dhe persona që kanë krijuar vetë partinë. Rama ka rënë në entuziazëm patologjik për ngritjen me katapultë që u bë kryeministër apo ka arsye të tjera? Nuk ka rëndësi fare, por duhet të kthehet te gjuha e marrëveshjes. Duhet të ketë mendjen, sepse gjithçka mund të ndodhë. Nuk mund të lihet anija t’i bjerë ajsbergut, sepse paska ky ca koço, ca moço, ca loço. Në të kundërt, do biem atje ku ishte Saliu. Kjo nuk do të thotë që kryeministri i ri vjen me një maxhorancë kaq të kualifikuar, të bëhet fatkeqësi e maxhorancës. Kjo nuk tolerohet”.

I pyetur për marrëveshjen mes Ramës dhe Metës, Ngjela tha: “Ajo nuk është një marrëveshje e qëndrueshme, sepse Rama e ka të detyruar. Rama nuk ka fituar zgjedhjet. Duhet të fitonte në 2009-n, por nuk fitoi dot. Ishte turp. Ne e përkrahëm, por nuk fitoi. Duhet ta kishte rrëzuar qeverinë në Gërdec. Atëherë nuk kishte eksperiencë. E gënjyen injorantët që ka rrotull dhe i thanë po iku Saliu, ti nuk fiton dot. Sa i përket marrëveshjes me Metën, rezultoi e mirë. Ky nuk ka numrat. Meta nuk ka prishur asnjë marrëveshje politike. Rama ka prishur marrëveshjen politike me Metën, por, po të kish marrë 72, ky me këto që po shohim, nuk dihej ç’do kish ndodhur. Meta është i përgjegjshëm ndaj shtetit. Jam i bindur se 70% e këtyre që thashë unë, janë dhe vërejtjet e tij, unë nuk kam biseduar me të. Meta tani quhet i rehabilituar. Unë po të isha, Meta nuk kishte pse të vinte ministra. Ishte vetëm kryetar i Kuvendit. Problemi qëndron që gjendja nuk është në favor të maxhorancës. Këta mendojnë se është në favor të Kryeministrit. Jo, duhet të jetë në favor të vendit”.

Ekzekutim në Shkodër, vdes 45 vjeçari

policiaGjakmarrja ka marrë jetën e një tjetër shtetasi, kësaj radhe në qytetin e Shkodrës.

Viktima, Cesk Deliaj, 45-vjeç, po kthehej në banesën e tij në lagjen ‘Kira’, kur është qëlluar disa herë me armë zjarri. Viktima ka humbur jetën pak momente më pas, duke mos i mbijetuar dot plagëve të shumta, që kishte marrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe me sa duket autorët e kanë ndjekur viktimën deri sa kanë gjetur momentin kur ai po kthehej pranë banesës për ta goditur.

Rama takim me Toni Bler në selinë kryeministrore në Tiranë

rama-blairKryeministri i vendit Edi Rama është takuar sot me ish Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler, në selinë kryeministrore në Tiranë. Në përfundim të takimit Rama dhe Bler dhanë një konferencë për shtyp.

Rama deklaroi se, falë gjenialitetit politik të Bler, do të kapërcehen të gjithë pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për të kthyer në realitet programin e Rilindjes.

“Falënderoj Bler për vullnetin e tij për të pasur një dorë të shtrirë solidariteti ndaj nesh. Falë eksperiencës së tij të jashtëzakonshme dhe gjenialitetit politik, ne do të kapërcejmë të gjitha pengesat duke punuar së bashku me të gjithë shqiptarët për ta kthyer programin tonë në një realitet të prekshëm.  Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Bler lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të çlirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, u shpreh kryeministri Rama.

Shkencëtarët krijuan tru cyborg

images3Cyborg, është një term i cili përdoret dhe e ndeshim shpeshherë në filmat kinematografik fantastiko-shkencor, por së shpejti ai do të jetë realitet.

Shkencëtarë të Universitetit të Tel Aviv, zëvendësuan pjesë problematike të trurit të gjallë të njeriut me mikroçip, duke e kthyer atë një nga zbulimet më të mëdha shkencore.

Qarqet që ata instaluan në tru, mund të zëvendësojnë funksionet motorike të lëvizjes, si qerpikët e syve etj dhe shkencëtarët shpresojnë se ky zbulim do ti ndihmojmë ata të përballojnë sëmundje të tilla si, Parkinson etj.

Ideja bazohet në zëvendësimin e qarqeve problematik, me mikroçip të cilët do të kryejnë të njëjtin funksion.

“Imagjinoni që në tru ekziston një rajon i vogël, i cili funksionon shumë dobët, ose thuajse nuk funksionon fare dhe ne kuptojmë arkitekturën e rajonit të shkatërruar. Kështu ne do mundohemi ta zëvendësojmë këtë rajon problematik të trurit me pjesë elektronike, që ta kthejmë atë në funksion të plotë”, deklaroi për BBC profesori Matti Mintz.

Rama: Kam kaluar orë të vështira me Arvizun

edi rama vlKryemistri, Edi Rama në takimin e mbajtur me ambasadorët e akredituar në Tiranë, ka kujtuar momentet e vështira që ka kaluar me një prej ambasadorëve më të rëndësishëm që ndodhet në Shqipëri.

“Kemi kaluar edhe orë të vështira”, tha Rama duke folur për ambasadorin amerikanë në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit 2011-të.

Orët e vështira Rama-Arvizu

“Në ditët e fundit të mandatit të ambasadorit Arvizu në vendin tonë gjej mundësinë ta përshëndes posaçërisht me respekt dhe më shumë mirënjohje si qytetar dhe tashmë si Kryeministër i vendit. Dua ta falënderoj për gjithçka bëri me ndershmëri intelektuale përveçse me përkushtim miqësor dhe profesionalizëm për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga dita e parë e mandatit të tij. Por, dua ta falënderoj edhe jo vetëm për shumë ditët e mira që kemi kaluar bashkë por edhe për orët e vështira mes nesh, ku nuk mi ka fshehur mendimet e tij të ndryshme nga të mijat. Jam i bindur se në orë të atilla miqësitë e vërteta marrin formën e qëndrueshme për gjithë jetën”, tha Rama.

“Kam pas lexuar dikur në kujtimet e një diplomati në fillim të viteve 90’, gëzimin e tij kur shpëtoi për pak vetveten prej së rënë në një nga ato netët e dimrit pa drita në gropën e lënë pas nga shtatorja e rrëzuar e Stalinit këtu në kryeqytet. Ai shkruante se përveç thumbave të kolegëve, ajo rënie në gropën e Stalinit do t’i kishte kushtuar në gazetat vendase dhe një shkrim me titullin: Diplomati i huaj në kërkim të së kaluarës në vendin e shqiponjave.

Me siguri gjithkush që ka kaluar këtyre anëve ka anekdotën e vet për t’u mbajtur mend. Jam i bindur se edhe ju keni anekdotën tuaj për t’u mbajtur mend edhe pse shtatorja e Stalinit duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë buzë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Por me siguri gjithkush nga ju është edhe dëshmitari më i besueshëm që Shqipëria është një vend që vlen jo vetëm të vizitohet por edhe të jetohet.”

Vlorë, plagoset nga pakujdesia në kokë 19-vjeçari

policia-tiraneNjë person është plagosur në kokë me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të së martës dhe i plagosur ka mbetur 19-vjeçari Klaudio Nelaj.

Sipas policisë së Vlorës plagosja ka ndodhur në banesën e shtetasit Renato Shehut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Transballkanikes”.

19-vjeçari shtë plagosur me armë zjarri, tip pistoletë dhe ka marrë një plumb në kokë. Momentalisht i riu ndodhet në spitalin e qytetit bregdetar.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke sekuestruar armën me të cilën ka ndodhur plagosja dhe ka shoqëruar për në komisariat shtetasin Renato Shehut, 24 vjeç. Sipas policisë dyshohet se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.

Hetimet po kryhen nën drejtimin e prokurorit të rrethit Vlorë.

Rama: Dakord me Berishën, Shqipëria nuk kërkon çfarë nuk meriton

edi-rama-me-ambasadoretKryeministri Edi Rama priti mbrëmjen e sotme, në selinë e rikonstruktuar të Kryeministrisë, ambasadorët e akredituar në vendin tonë dhe një grup përfaqësuesish të institucioneve ndërkombëtare e të sipërmarrjes së huaj në Shqipëri.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohje për të gjithë ambasadorët, që siç tha ai, kanë ndihmuar Shqipërinë me dije, qëndrime apo ndihmë financiare.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht për çdo ndihmë të madhe apo të vogël, për Shqipërinë e këtyre viteve. Dua të falënderoj të gjithë ata ndër ju që nuk kanë rreshtur së besuari për një Shqipëri europiane.”- deklaroi Rama.

Duke theksuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka të mundur për të merituar statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri Rama tha se mbetet dakord me paraardhësin e tij, Berisha kur thoshte se “Shqipëria nuk kërkon çfarë nuk meriton”.

“Europa është një destinacion brenda nesh. Më shumë Europë, nuk do të thotë më pak Amerikë për Shqipërinë. Nuk kemi iluzione, integrimi evropian është mjaft lehtë të thuhet dhe i vështirë të bëhet. Mbetem dakord me paraardhësin tim, kur thoshte se Shqipëria nuk kërkon çfarë nuk meriton. Do të bëjmë gjithçka për të kërkuar atë që meritojmë, statusin e vendit kandidat.”- u shpreh Rama.

Alket Rizai: Do t’iu veshim fustane neonazistëve nëse do ti kemi në qeli

???? ?????????? ????????? ? ???????? ????? ????? ???? ?? ???? ????????? ??? .   (PHASMA / ??????? ??????????)“Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”. Kjo ka qenë deklarata nga burgu e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm për disa vrasje në Greqi, lidhur me disa zëra, se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e tij pas dënimit. Sipas disa gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, do të dërgohet ta vuajë atë në të njëjtën qeli me të dënuarin shqiptar, Alket Rizai.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të kontaktojë me shqiptarin, i cili teksa flet, nuk e fsheh urrejtjen për neozistët e “Agimit të Artë”.

“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, pohon nga burgu grek, Alket Rizai.

Lidhur me dënimin e tij, Rizai pohon se “deri tani nuk ka asgjë të re, por unë pres se çfarë do ndodhë, sepse çfarë sjell minuta, nuk sjell viti, themi ne”, ka përfunduar bisedën e tij, shqiptari i dënuar në Greqi, Alket Rizai.