Studentët bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit dhe marshojn drejt kryeministrisë

Studentët kanë bllokuar për disa minuta kryqëzimin e 21 Dhjetorit në Tiranë. Më pas ata kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë.
Bllokimi ndodhi rreth orës 10:30 dhe shkaktoi radhë të gjata të makinave dhe autobusëve.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese shkarkohet, nuk justifikon pasurinë

Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Vendimi u dha sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Trupi gjykues kryesohej nga Ardian Hajdari, relator i çështjes ishte Luan Daci, ndërsa Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz ishin anëtare.

Shkarkimi sepse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: “Ka pasuri më të mëdha seç deklaron dhe nuk arrin ti justifikojë ato me dokumente ligjore. Për apartamentin dhe garazhin ne Tiranë, rezultojnë se persona të tjerë të lidhur nuk justifikojnë dot të ardhurat. Për përdorimin e apartamentit në Kavajë, ka parregullsi në përdorimin e kësaj pasuritë. Rezulton se subjekti ka mungesë të ardhurash të ligjshme. Subjekti nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.”

Më 13 korrik KPK konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i paraqiti Komisionerit Publik rekomandimin për të ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pak ditë pas vendimit të KPK Bashkim Dedja u shpreh: Të kalosh vettingun është si të kapërcesh varrin për së gjati

Me 31 korrik, Komisioneri Publik bëri ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Italia gjen gjuhën e përbashkët me Brukselin për buxhetin

Pas paralajmërimit të Brukselit se do të merrte masa ndëshkuese ndaj Italisë për shkak të draft buxhetit 2019, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kryeministri Conte dhe kreu i Komisionit Europian Juncker janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik në 2.04% për vitin 2019. Ky pakt eviton masat ndëshkuese të parashkuara nga Bashkimi Europian.

Italia dhe BE duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për draftbuxhetin 2019, të miratuar nga qeveria Conte, dhe të rrëzuar pak ditë më parë nga Komisioni Europian.

Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar në Brukel me kreun e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, me të cilin janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik nga 2.4 % për 2019, në 2.04%.

Ky është një hap i rëndësishëm i bërë nga qeveria e Romës për të evituar masat ndëshkuese të parashikuara nga Brukseli për shkelje të rregullave të përcaktuara nga Komisioni Europian për çdo vend anëtar.

Kryeministri Conte ka thënë se “Italia i ka propozuar Brukselit reduktimin e koeficientit të defiçitit publik në 2.04%, një propozim serioz dhe besojmë se bisedimet do të mbyllet në mënyrë pozitive”.

Por në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë italiane deklaroi se me gjithë reduktimin e këtij koeficienti, angazhimet kryesore ndaj italianëve nuk do të ndryshojnë, si në realizimin e reformës së pensionit ashtu dhe në vendosjen e pagës minimale për një jetë dinjitoze.

Njëherësh me një notë zyrtare, Komisioni Europian informon se “takimi me Juncker e Conte ka sjellë zhvillime pozitive, dhe se Komisioni do të vlerësojë propozimin e bërë nga Italia dhe diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.”

Lleshi: Procedimi penal per profesor Tupen e studentet i pavërtetë

Ministri Lleshi hodhi poshte lajmin e procedimit te studenteve apo pedagogëve.

Ai u shpreh: E mora fjalën për të bërë vetëm një ndërhyrje të shkurtër që ka lidhje me protestat e studentëve.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar që herët në mëngjes një lajm për kinse fillimin e procedurave penale ndaj disa studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protestat e zhvilluara këto ditë në vendin tonë.

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime të shumta.

Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.

Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës.

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Sigurisht që pas këtij konstatimi kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka.

Rama studentëve ne twitter: Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi

Kryeministri Edi Rama përgjigjet përmes twitterit.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres”

Studentja:Nuk duam që të ngelen në sirtare. Të marrë vendimmarrje. Pse duhet dialogu. Kemi shumë vite që paguajmë tarifa të larta. Pse?! Nuk kemi karrige të ulemi. Universitetet dhe konviktet janë skandaloze.

Në një postim të dytë, Rama u bën thirrje studentëve të mos mbysin protestën me duart e tyre.

Rama: Mos jini pengesa e vetëvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja!Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!

Polici rus dënohet për 78 vrasje grash

Mikhail Popkov u dënua për vrasjen e 55 grave dhe një polici afër Irkutskut.

Ai ndodhej në burg për 22 vrasje të tjera.

53-vjeçari vrau gratë pasi u ofroi atyre udhëtime në makinën e tij natën vonë.

Të paktën 10 prej tyre u përdhunuan. Në tri raste, ai ishte në detyrë në makinën e policisë.

Popkov u kap në vitin 2012 pasi një përputhje e ADN-së identifikoi makinën e tij.

Viktimat ishin të gjitha femra të moshës 16 deri në 40 vjeç dhe një polic.

Vrasjet ndodhën mes viteve 1992 dhe 2007. Popkov i vrau viktimat në qytetin Angarsk, pranë Irkutskit, me sëpatë dhe çekiç. Më pas trupat e tyre të gjymtuar i hodhi në pyje, rrugë dhe në një varrezë lokale.

Popkov pohoi se po përpiqej të “pastronte” Angarsk nga gratë imorale, por kjo nuk ishte e vërtetë, pasi ai joshi të gjitha llojet e femrave në makinën e tij.

Mikhail tejkaloi numrin e të vrarëve nga Alexander Pichushkin, që mbante vendin e parë më 48 viktima dhe Andrei Chikatilo me 52 të vrarë gjatë epokës sovjetike.

Rama pranon rishikim të tarifave të konvikteve

Në komunikimin e tij në fb, Rama tha se studentët duhet të kërkojnë dhe rishikim të tarifës së konvikteve, jo vetëm Universiteteve.

Rama u shpreh: Pse vetëm tarifat e shkollës, po tarifat e konvikteve? Në çdo konvikt ku nuk kemi arritur dot të rindërtojmë, ku nuk ka kushte, deri kur të rikonstruktohet qeveria duhet ti thotë prindit: Ndjesë. Ku do e merrni? Te sheshi? Nuk është negociatë kjo, por dialog. Bashkia e Tiranës ka kohë që ka filluar punë për lirimin e sheshit. Sheshi te Qytet Studenti është tokë e xanun. Se keni kërkuar, do ta bëjmë ne.

Rama i paralajmëroi studentët: Unë nuk bëj asgjë për ju, ose hajdeni ti bëjmë bashkë, ose rrini atje! Për tarifat mos u shqetësoni fare, po të doni ikni fare. Kjo nuk është çështje tarifash.

Rama, studentëve: Dialogu nuk është një akt martese me zor, por komunikim

Studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në një protestë dhe prej 3 ditësh u kam kërkuar që të ulemi dhe të diskutojmë. Nuk është bërë e mundur deri në këtë moment. E para herë në historinë e protestave kur jo qeveria, por protestuesit thonë se nuk duam të flasim. Sidoqoftë unë jam këtu. Besoj se dialogu është i domosdoshëm dhe do të vijoj të komunikoj dhe të përpiqem të shpjegoj se pse dialogu është rruga. Theksoj se nuk kam kërkuar dhe qeveria nuk kërkon negociata, kërkon dialog.

Studentëve u them se ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt, ne nuk kemi asnjë konflikt.Çka studentët kërkojnë mua, ne na gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe kuptimin e domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por sigurisht kemi domosdoshmërinë të bisedojmë.

Plotëso kërkesat tona! Cilat? Kam 7 a 8 lista me kërkesa të ardhura nga rrugë të ndryshme të protestës, të afishuara në rrjete sociale, kemi angazhuar njerëz ti mbledhin kudo ku shfaqen. Protestat organizohen për tu dëgjuar, qeveritë dëgjojnë apo nuk i dëgjojnë.

Por kur qeveria thotë hajde të flasim nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori, jo nuk duam të flasim. Duam një Shqipëri ku komunikohet me britma dhe ulërima, ultimatume dhe kërcënime si politikanët, ku secili bërtet ose plotësoje ose bëhet nami.

Më vjen shumë keq të kujtoj se i vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme, me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat ose do rrëzohesh bashkë me qeverinë. I thosha hajde të ulemi, jo. Nuk ka nevojë të të kujtoj si shkuan punët. Përsëri për vettingun në politikë. Në Shqipëri problemi ka qenë se nuk ka dëgjonte njeri.

Unë dhe kjo qeveri jemi angazhuar me platformën e bashkëqeverisjes për të dëgjuar të gjithë.

Dialogu nuk është një akt martese me zor, por komunikimi. Vazhdoni të protestoni, nuk ju them ndaloni protestën, por hajde të dialogojmë.

Ça është kryeministri dyqan?! Magazinë ku shkruhen kërkesa për të gjithë zahiretë?!

S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari.

Rama hedh dyshime se mes studentëve ka dhe të rinj të infiltuar nga PD , LSI, por studentët e hedhin poshtë dhe thërrasin: “Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s’u hoq tarifa rrëzohet ministria”

“Nuk mendoj se jam më i miri, por mund ta bëj këtë punë shumë më mirë duke mbajtur veshët hapur. S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari.

Unë nuk jam Zoti që i shkruani kërkesat dhe kërkoni të plotësohen por që nuk pranojnë as ta takojnë e i thonë na gjej zgjidhje?

Gjetja e zgjidhjeve bëhet në rrugë të përbashkët, sepse qeveria nuk futet dot në universitet sepse nuk i bëj unë sic mendoni ju dhe sic mendoj unë”

Macron organizon takime për situatën në Francë

Presidenti Macron pritet te takohet me krerë të sindikatave të tregtisë dhe organizatat e punësimit në përpjekje për të qetësuar trazirat disa javore në Paris dhe qytete të tjera të vendit.Takimi vjen përpara fjalimit të tij të paralajmëruar në televizion, ku pritet të njoftojë masat që do të marrë në përgjigje të situatës së krijuar.

Franca ka përjetuar katër javë protestash të dhunshme kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe kostos së lartë të jetesës. Rreth 136,000 “jelekeverdhë” dolën në rrugë të shtunën e mbi 1200 vetë u shoqëruan në polici.

Më i godituri është Parisi, me vitrina të thyera, dyqane të grabitura e makina të djegura. Ministri i Financave Bruno Le Maire e përshkroi më herët situatën e krijuar si një “katastrofë” për biznesin dhe ekonominë e vendit.

“Jelekeverdhët” janë një lëvizje pa asnjë lidhje politike, por disa sindikata i kanë dalë në mbështetje kauzës së tyre dhe i kanë kërkuar qeverisë të dëgjojë ankesat e protestuesve.

Ne takimin e Macronit me përfaqësues të tyre do të jetë edhe kryeministri Édouard Philippe dhe 9 ministra të kabinetit qeveritar.

Presidenti francez ka mbajtur një profil të ulet deri tani përgjatë protestave. Një pjesë e demonstruesve kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se nuk ka asnjë raport me njerëzit e thjeshtë e nuk i dëgjon hallet e tyre. Disa vende turistike, përfshirë Kullën Eiffel dhe Muzeu i Luvrit u mbyllën për shkak të protestave gjatë kësaj fundjave.

Del në treg vera më e re me kanabis

Kemi ditur se pirja e alkoolit para kanabisit nuk është ide e mirë.

Por tani mund të blesh një verë të mbushur me kabanis, kështu që nuk e mundoni shumë veten për të vendosur se kë duhet të pini të parën.

Vera në ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ka dalë në shitje online për 20 paund.

Winabis përmban vajra që rrjedhin nga kanabisi.

Ndërsa vera konsiderohet tërësisht ligjore.

Winabis është hera e parë që ka futur kanabis në pije alkoolike.