Studentët: Bashkoni me ne, mos rrini në kafene!

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Ora 09:57 Nis marshimi nga Korpusi drejt Ministrisë së Arsimit

Dhjetra studentë kanë nisur marshimin nga Korpusi Universitar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentëve të Universitetit të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Arteve.

Ora 08:27 Edhe studentët e Gjirokastrës në protestë

Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara Universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Protesta e tyre e parë u zhvillua ditën e djeshme.

Studentët protestë me libra para Ministrisë së Arsimit

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në facebook.

Shqipëria do drejtojë OSBE në 2020-ën

Shqipëria merr mbështetjen unanime të vendeve anëtare të OSBE-së për kandidaturën e saj për të drejtuar këtë organizatë të rëndësishme në vitin 2020. Vendimi u zyrtarizua gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mori pjesë në punimet e këtij takimi, tha se kjo është fitorja më e madhe e politikës së jashtme në kuadër të bashkëpunimit multilateral, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Tanimë Shqipëria hyn në një fazë vendimtare, në fazën e kontributit për arkitekturën e sigurisë evropiane, duke qenë në drejtim të kësaj organizate. Kryesia shqiptare e OSBE-së si një vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor vjen pas katër kryesive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Hapësira e OSBE-së shtrihet nga Vankuveri në Vladivostok, e për pasojë do të testohen jo vetëm kapacitetet politike dhe diplomatike të vendit tonë gjatë ushtrimit të përgjegjësive në Trojkë dhe në drejtimin e OSBE-së, por njëkohësisht dhe aftësitë tona për të ndërvepruar me të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate të madhe, me vendet partnere, me institucionet autonome që veprojnë brenda arkitekturës institucionale të OSBE-së, të cilat në një mënyrë a një tjetër kanë një impakt pozitiv në këtë hapësirë”, u shpreh ministri Bushati.

Bushati tha se angazhimet e Shqipërisë do të fillojnë kryesisht në Ballkan, duke ushtruar përgjegjësi si vend pjesëtar i Trojkës:

“Ky është një vendim i madh për Shqipërinë, është një fitore për politikën tonë të jashtme, për kursin tonë konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, në Mesdhe”.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm Shqipëria do të bëhet pjesë e Trojkës së kryesisë së OSBE-së, bashkë me Sllovakinë, e cila merr kryesinë në vitin 2019 dhe Italinë, që po mbyll kryesinë e saj. Në këtë kuadër, Bushati shprehu angazhimin e vendit në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe në atë të OSBE-së në tërësi.

ARRSH pezullon punimet në lotin nr.1 për verifikimin e dokumenteve të firmës fituese

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se ndërpreu punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja deri në sqarimin e pretendimeve  të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk” qe fitoi tender me nje bashkim operatorësh.. Në një deklaratë për shtyp ARRSH theksoi se në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.  Autoriteti Rrugor Shqiptar garantoi opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë.

Deklarata e ARRSH-së

Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron sa vijon:

Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, VKM-së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme, është procedurë e hapur, e zhvilluar në mënyrë elektronike përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Autoriteti Kontraktor ka nënshkruar kontratën me bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba X shpk” dhe “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Operatori ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj”, pjesë e këtij bashkimi, ka paraqitur dokumentacionin të përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe, ku kompania mëmë “Dunëell Haberman” rezulton e regjistruar dhe ushtron aktivitetin në një prej shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në shtetin Delaëare.

Në përmbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 16.01.2008, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”. Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G).

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka patur ndonjë indicie që vë në dyshim vërtetësinë e dokumentave të paraqitura e cila do mund të çonte në një procedurë verifikimi paraprak.

Kontrata e nënshkruar me këtë bashkim operatorësh në fjalë për këtë lot të Unazës nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit.

Në funksion të sqarimit të plotë të situatës dhe pretendimeve të shfaqura në emisionin “Të Paekspozuesit”, janë ndërmarrë këto veprime:

1.       ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

2.       Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

3.       Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton opinionin publik se është i vendosur të mbrojë maksimalisht interesat e shtetit shqiptar duke zbatuar përcaktimet ligjore për çdo situatë të tillë’-thuhet në deklaratë.

Rama studentëve: Kam shumë për t’i thënë

Kryeministri Rama reagon për herë të parë për protestën e studentëve

Një përshëndetje studentëve që sot janë në rrugë. Uroj që të kenë vullnetin për të protestuar për edhe për të dialoguar.

Studentët kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.

Në kryeqytet, studentë nga shumica e fakulteteve të Universitetit të Tiranës apo Politeknikut, marshuan për të tretën ditë me radhë rrugëve për të mbërritur në Ministrinë e Arsimit, me kërkesat e qarta për përgjysmimin e tarifave të studimit, përmirësimit të kushveve të konvikteve, sikurse edhe përfaqësimin në Bordin e Administrimit.

Në Vlorë, studentët e Universitetit “Ismail Qemali” kanë lënë sërish orët e mësimit për të protestuar jashtë ambienteve të universitetit, sikurse edhe në Elbasan, ku studentët janë mbledhur përpara “Aleksander Xhuvanit” dhe më pas do të nisen drejt Tiranës.

Edhe studentët e “Fan Nolit” të Korçës kanë hyrë në ditën e dytë të protestës. Ata kërkojnë tashmë plotësimin e kërkesave të tjera. Grumbullimi ka filluar në ambientet e jashtme të Korpusit universitar, me pjesëmarrjen e studentëve të fakulteteve të Ekonomisë, Edukimit dhe Bujqësisë.

Ndërkohë, studentët e fakulteteve të Shkencave Humane dhe atyre Natyrore kanë zgjedhur të protestojnë përpara fakulteteve respektive. Por, në Korçë, Këshilli Studentor u ka bërë thirrje edhe gjimnazistëve që t’i bashkohen protestës, edhe pse nuk kuptohet arsyeja për këtë.

Edhe studentët e Shkodrës janë bashkuar me protestat në mbarë vendin, ndërsa pedagogu Arben Prendi atje ka dalë në mbështetje të studentëve, madje deklaron se universiteti ka humbur autonominë dhe po kontrollohet nga qeveria. Sipas tij duhet hequr mesatarja për pranimin në universitet, pasi po shkakton mbylljen e shumë degëve.

Evakuohen zyrat e CNN, alarm për bombë

Exterior view of CNN Center on Tuesday April 3, 2007 in Atlanta, Georgia. PHOTOGRAPHER: CHRIS RANK/ BLOOMBERG NEWS
Exterior view of CNN Center on Tuesday April 3, 2007 in Atlanta, Georgia. PHOTOGRAPHER: CHRIS RANK/ BLOOMBERG NEWS

Policia evakuoi zyrat e CNN në New York për shkak të një kërcënimi me bombë.

Të enjten një telefonues kërcënoi CNN duke thënë se 5 bomba ishin vendosur në ndërtesë.

Policia mbylli rrugën 58, ku ndodhet ndërtesa Time Ëarner që ‘strehon’ selinë e CNN.

Alarmi erdhi në redaksi rreth orës 22:00 dhe punonjësit u evakuan.

Një skuadër bombe, policia dhe ambulanca nxituan në vendin e ngjarjes.

Por dy orë pas alarmit policia nuk arriti të zbulojë asnjë eksploziv në ndërtesë.

Alarmi për bombë vjen dy muaj pasi zyrat e CNN në Time Ëarner Center u evakuan në mënyrë të ngjashme për shkak të një bombe letër.

Ndahet nga jeta gazetarja Sonila Caka Mesareja

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës Sonila Mesareja.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sonila u nda sot nga jeta pas nje semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo shërbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilët punoi.

Ndarja nga jeta e Sonilës, shkruan Unioni i Gazetarëve, le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismëtaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetareve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale.

“U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes”, shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.

BE nënshkruan një marrëveshje me Shqipërinë për bashkëpunim me kufirin evropian dhe rojet bregdetare

Staffs of Frontex attends as Commissioner Dimitris Avramopoulos meets with Frontex staff + Norwegian vessel at the Port of Mytilene, on October 16,2015.
Staffs of Frontex attends as Commissioner Dimitris Avramopoulos meets with Frontex staff + Norwegian vessel at the Port of Mytilene, on October 16,2015.

BE ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për bashkëpunimin me kufirin evropian dhe rojet bregdetare. Frontex, agjencia kufitare e BE-së, do të “koordinojë bashkëpunimin operacional mes shteteve të BE-së dhe Shqipërisë, për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së,” shkruhet në një deklaratë të Komisionit. Rojet bregdetare dhe të kufirit mund të “veprojnë në kufirin e jashtëm” midis Shqipërisë dhe BE-së dhe shteteve me të cilat kufizohet, por edhe, në raste të jashtëzakonshme të ndërhyjë në territorin shqiptar. Objektivi i Marrëveshjes është “trajtimi i emigracionit të parregullt, në veçanti ndryshimet e papritura në rrjedhat e migracionit dhe krimit ndërkufitar”. Çdo operacion duhet të diskutohet ndërmjet Frontex dhe Shqipërisë. Vota e Parlamentit Evropian ende është e nevojshme për procedurën e lidhjes së marrëveshjes. “Një Evropë që mbron,” tha Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopulos sot në Tiranë, “është një Evropë që bashkëpunon me vendet partnere të lagjes së saj të drejtpërdrejtë”, dhe shpreson se ky hap “do të hapë rrugën drejt një bashkëpunimi më të mirë me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor “. Sipas ministrit austriak të Punëve të Brendshme dhe kryetarit të Këshillit të BE-së, Herbert Kickl, “Shqipëria mund të bëjë më shumë për përmirësimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së”, të cilat kjo marrëveshje do të bëjnë të mundur.

BE mbështet Shqipërinë me 94 milionë euro

Komisioni Evropian miratoi më 5 dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018 për Shqipërinë. Me këtë program, BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Programi fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit.

Fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi. Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t’i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura.

Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së. Përmirësimi i cilësisë së ujit dhe kushteve më të mira sanitare do të kontribuojnë gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, si Erasmus +.

Tre shqiptarë emërohen zëvendëskryetarë në komuna të ndryshme të Brukselit

Nga zgjedhjet e fundit në Belgjikë kanë dalë fitues: Amet Gjanaj në Molenbeek, Behar Sinani në komunën Jette, Muhamet Begaj në komunën Saint Josse, Habibe Duraki në komunën Evere, Nermin Kumanova në Namur, Deniza Miftari në komunën e Roseslares, Anila Elezaj- Beca në komunën e Namur, Fatmir Limani në Koekelberg, Aleksandra Ali Kokaj në Uccle, Kevin Likaj në Schaerbeek si dhe Arsim Jakupi në Evere .
Ditën e djeshme është emëruar si zëvendëskryetar i komunës Molembeek Amet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në Bruksel.
Ndërkohë që vetë Z. Gjanaj na jep lajmin e mirë se dy shqiptarë të tjerë janë emëruër si zëvendëskryetarë, pikërisht Habibe Duraki për komunën Evere dhe Fatmir Limani në komunën Koekelberg. Kjo tregon më së miri integrimin dhe vendosmërinë e komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Stafi i albaniaplus uron edhe një here të gjithë kandidatët fitues në zgjedhjet e tetorit në Belgjikë.