Zhduket tumori i paoperueshëm i 11-vjeçares

Duket si një mrekulli Krishtlindjesh. Tumori i paoperueshëm i një vajze 11-vjeçare është zhdukur dhe mjekët nuk e dinë sesi ka ndodhur.

Roxli Doss u diagnostikua në qershor me glioma, një tumor i trurit shumë agresiv, pasi filloi të kishte dhimbje koke.

Scott dhe gruaja e tij, Gena, e dërguan vajzën e tyre tek shumë mjekë, derisa u konfirmua lajmi i keq.

“Sëmundja është shumë e rrallë dhe shkatërruese për pacientin,”-tha mjekja Virginia Harrod. “Ju humbni aftësinë për të gëlltitur ushqimin, humb shikimin, aftësinë për të folur dhe keni vështirësi në frymëmarrje.”

Prindërve të Roxlit i duhej të luteshin për një mrekulli.

“Dhe mrekullia ndodhi,”-tha nëna e saj e gëzuar.

Mjekët pohojnë se nuk mund të gjejnë asnjë gjurmë të tumorit kërcënues për jetën e Roxlit në MRI.

“Është e pazakontë dhe jemi shumë të kënaqur,”-tha mjekja Harrod.

Si një masë paraprake, Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve të tilla si imunoterapia.

Rama: Vitin e ri akademik tarifat në varësi të notave

Kryeministri Rama flet per piken e pare te tarifave. Kete vit ne janar nuk do te paguhet tarifa per te gjithe, me 4 dhe 10 ndersa per vitin e ri akademik do te kete shkallezim meritokratik.

Në janar askush nga ju nuk do të paguajë siç do paguante. Nëse keni paguar gjysmën deri tani.

Ata që janë me 4 këtë vit po, vitin tjetër jo.

Ata që janë me 9-10 do i paguahet tarifa 100% nga shteti dhe do i jepet dhe një bursë

Ata që janë me 8-9 ti paguhet 75%

Ata që janë me 6-7 ti paguhet 50 %

Ata me katra e pesa të bëjnë si të dinë vetë.

Kjo vlen për vitin e ri akademik. Mos na kërkoni rimbursime. Kjo është rruga e duhur. Sa për historitë në janar do dalim prapë, ju bëni si të doni, ne do i përgjigjemi të gjithë pikave

Studentët e Vlorës i këndojnë Ramës: Ministrja e shefit t’vet mesatarja 5.8

Kryeministri Rama ndodhet në Universitetin e Vlorës dhe po mban një takim me studentët të cilat po ia përplasin në sy gjëndjen e vështirë ku ata studiojnë.

Takimi po mbahet në aula Magna të Universitetit Ismail Qemali” por ndryshe nga auditore ku bëjnë studim studentët që janë tepër të ftohta, tek kjo aulë ka ngrohtë.

Studenti: Sot jemi këtu është ngrohtë. Por hajde në klasë ku studiojmë. Është shumë ftohtë.

Takimi nisi me kundërshti të studentëve por dhe me nje atmosfere nervozizem.

Studentët e Vlorës ia përplasin Ramës në sy i këndojnë: Lindita e shefit t’vet mesatarja 5.8

Edi Rama: “Turp nuk është ti thuash tjetrit hajde të flasim. Asnjë vend nuk e ka përfaqësinë në bordin e administrimit. Turp është ky që të tjerët duan të flasin dhe ti ti vësh ulërimën e të mos e lësh të flasin. Këta që flasin duket se po kërkojnë komunizëm. Ajo vajza thotë se e kam keqkuptuar protestën. Si e kam keqkuptuar?! E kam keqkuptuar protestën duke thënë se kjo protestë ishte një shuplakë për qeverinë?! Që do të thotë jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo vajza që bërtet, sepse e kam analizuar shumë thellë “Pse-në” e këtij shpërthimi. Ishte një shuplakë për qeverinë sepse qeveria ka përgjegjësi. Ai djali çohet dhe thotë do tja lësh fajin të tjerëve. Unë nuk dua tja lë fajin askujt

 

Mogherini takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Sot në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiç, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviç, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e vendeve respektive.

Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve, shkruan Rtk.

Rama diskuton me studentët e Vlorës

Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që diskutimin me studentët ta bëjë në Vlorë, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit.

Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

Studentët bllokojnë 21 dhjetorin dhe piramidën

Studentët bllokuan sot disa kryqëzime dhe rrethrrotullime kryesore në Tiranë.

Grup tjeter studentesh janë vendosur para kryeministrisë me thirrjet: Ulni tarifat, plotësoni kërkesat! Nuk ka dialog.

Studentët nuk ndalin protesten, bllokojnë rrugën

Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Gazetarët informojnë se pritet të ketë një përshkallëzim të protestave me bllokimin e rrugëve nga ora 09:30 deri në orën 14:00Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e rrugëve. Pritet ti bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë.

Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara kryeministrisë ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.

Ndërkohë mësohet se sot, pas protestës studentët e mjekësisë kanë lënë për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t’ia dalin dot.

Sipas burimeve kryeministri Edi Rama, ashtu siç bëri me studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, pritet që edhe sot ta bëjë me studentët e Arkitekturës, por edhe të tjerë.

Ambasadori i OSBE: I pashmangshëm dialogu me studentët

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt nga Shkodra ka folur për protestën e studentëve, duke u shprehur për dialog mes palëve.

“Kemi kërkuar që mes paleve të ketë dialog. Ne mbështesim çdo të drejtë për protestë, por ajo duhet të jetë paqësore”, ka thënë ambasadori Borchardt.

Deklarata e ambasadorit u bë gjatë në çeljen e ekspozitës  “Krimi mjedisor”organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Arteve.

Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë. Janë vetëm 32 raste që kanë shkuar në gjykatë.

Balla: Bashkëqeverisja mes studentëve dhe qeverisë është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se bashkëqeverisja mes studentëve dhe qeverisë është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet që studentët i kanë parashtruar kryeministrit.

Balla  u shpreh: Ajo që është e rëndësishme sot dialog dialog dialog me studentët për të tejkaluar 8 pikat. Sepse 8 pikat nuk e zgjidhin problematikën e arsimit të lartë.

Dialogu dhe bashkëqeverisja e mirëfilltë mes qeverisë dhe studentëve është mënyra më e mirë. Ne kemi dhënë modelin më të mirë. Unë i bëj thirrje studentëve anembanë Shqipërisë të vijnë në sallën e Kuvendit, ballë për ballë me kryeministrin për të dialoguar dhe të jeni të sigurtë, të pranuara të gjitha pikat.

Ligji për arsimin e lartë është një moment historik për ti dhënë atë që kanë kërkuar universitetet publike shqiptare.

Ligji i arsimit të lartë është themeli i ngritjes së një arsimi cilësor. Implementimi nuk është i plotë dhe për këtë kemi përgjegjësi.

Autonomia e universiteteve është një hap i rëndësishëm dhe për ta filluar reformën duhet që përmes 8 pikave të identifikojmë edhe problematika të tjera.

Basha: Jam me studentët me shpirt dhe mendje

Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se opozita është me mendje dhe shpirt tek studenti. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kreu i demokratëve tha se PD është kundër ligjit për arsimin e lartë.

Basha tha: Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t’i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon.

Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur.

Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën për vjedhjen në Unazën e Re.

Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët.