Rama: Tradhtia shkaku i vrasjeve të policëve

56

97284Me rastin e Ditës së të Rënëve të Policisë në krye të detyrës, gjatë ceremonisë së organizuar Kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë premtuar ndihmë për familjet e ish policëve.

Kryeministri Rama deklaroi se, tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit.

“Tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit. Tradhtia është e para që ne kemi nisur ta çrrënjosim, për ta bërë së paku të barabartë këtë betejë dhe për ta fituar përmes ligjit. Dëshiroj t’ju them se në përvjetorin e ardhshëm nuk do vijmë këtu kokulur qoftë për shkak të tradhtisë së shtetit për shumë prej tyre qoftë për shkak të braktisjes së shtetit ndaj familjes së tyre”, -deklaroi Kryeministri.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se ka nisur puna për rishikimin e dosjeve të policëve të rënë në detyrë.

“Do bëj gjithçka që është e mundur për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës, arsimimin e fëmijëve të lënë jetimë. Duke nisur nga vetë ne të parët, nga çdo funksion publik, kemi vendosur prioritetet tona për këtë qëllim, të rishikojmë dosjet e gjithë punonjësve të vrarë”,- u shpreh Tahiri.