Japoni, alarm për cunami pas tërmetit

58

giapponeNjë tërmet me fuqi 7.3 magnitudë ka goditur Fukushimën, njofton Shërbimi amerikan Gjeologjik. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 231 milje në lindje të ishullit Honshu në një thellësi 6 milje. Lëkundje janë ndierë 300 milje larg Tokios.

Agjencia Meteorologjike japoneze ka dhënë alarmin për cunami rreth orës 13:14 (me orën lokale) për prefekturën e Fukushimës.

Agjencia tha se pret një ndryshim të lehtë të nivelit të detit në rajonet bregdetare, por nuk pritet një dëm si ai i cunamit.

Reporteri i “USA Today” William Welch, thotë se intensiteti i tërmetit të sotëm në Fukushima ka qenë shumë i lartë dhe se ai ka qenë tërmeti më i gjatë që ai ka ndjerë ndonjëherë.

Deri tani nuk raportohen dëme apo viktima.