Mbrojtje për Drejtoreshën e Lojërave të Fatit

20

lunedaKryeministri, Edi Rama mbajti një konferencë të posaçme për shtyp lidhur me masat e reja që kanë të bëjnë me lojërat ilegale të kumarit. Krahas kësaj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për sigurinë fizike të Drejtoreshës për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Në vendim thuhet se qeveria miraton “marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”.

Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve. Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton “Top Channel”.

Një masë e tillë siguri ndërmerret për t’i ofruar znj. Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbushjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm.