Lirimi i zyrave të PSD-së, konfliktohet Policia e Shtetit me atë private

51

policia-e-tiranesLirimi i zyrave të Partisë Social Demokrate, të Skënder Gjinushit, ka degraduar në konflikt fizik ndërmjet policisë së rendit dhe asaj private.

Zyra e Përmbarimit sot në orën 10:00, sipas një vendimi të VKM-së, do të lironte godinën ku ndodheshin zyrat e PSD-së, për t’ia kthyer atë pronarit të vërtetë, por në momentin e fundit është përballur me policinë private, e cila nuk lejonte që zyrat të liroheshin.

Sipas “Shqiptarja.com”, Gjinushi ka tentuar të hyjë por nuk është lejuar, pasi përfaqësues të përmbaruesve i kanë vënë kyçin selisë.

Uniformat blu kanë kërkuar largimin e policisë private, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe është konfrontuar me policinë shtetërore

Rreth orës 10.20 policia e rendit ka shoqëruar në makinë disa policë privatë dhe më pas, me urdhër të zv.drejtorit të polcisë, Pandi Sulla, u shoqërua edhe pjesa tjetër e policisë private.

 Ndalimi bëhet pasi ata kanë kundërshtuar dhe fyer uniformat blu

Nga ana tjetër,pronari i banesës, Osman Manopulli deklaron se e ka fituar pronën me gjyq. “Ne e kemi fituar me gjyq pronën dhe policia e rendit duhej që të vinte për lirimin e saj, por Gjinushi nuk e lëshon”, -ka thënë Manopulli.

Skënder Gjinushi në një deklaratë për mediat,  ka thënë se prona është shtetërore dhe se ata që pretendojnë se janë pronarë, kanë falsifikuar dokumentet.