Një person i ka vënë flakën vetes, mëngjesin e sotëm, para gjykatës së Durrësit. Kalimtarët e rastit i kanë ardhur në ndihmë duke ndihmuar të shuajnë flakët.
Nga të dhënat e para mësohet se personi është një burrë rreth 50 vjeç, i cili ka hedhur benzinë mbi veten dhe më pas i ka vënë flakën me çakmak. Nga burimet paraprake, mësohet se 50-vjeçari ka tentuar të djegë veten në shenjë proteste për çështjen ende të pazgjidhur të pronave.


