Hashashi i Lazaratit sëmur punëtorët

22

kanabis2Ndërsa prodhimi i hashashit në Lazarat është kthyer në një industri që prodhon qindra milionë euro, punëtorët e krahut po vuajnë pasojat e përpunimit të drogës. Dhjetëra gra e vajza të reja kanë filluar të kenë probleme shëndetësore për shkak të kanabisit.

Alarmin e japin mjeket e spitalit të Gjirokastrës, të cilët sqarojnë se ditët e fundit, është rritur numri i personave që kanë kërkuar ndihme për shqetësime të natyrës kardiovaskulare dhe alergjike. Madje, ka pasur edhe raste kur të sëmurët kanë marrë ndihmë mjekësore duke u trajtuar në pavijonet e spitalit.

Policia vazhdon ta ketë Lazaratin një zonë jashtë kontrollit të saj, e ky pasivitet po shfrytëzohet në maksimum nga trafikantët të cilët edhe për shkak të kohës së mirë, kanë organizuar mbledhjen, pastrimin dhe paketimin e drogës në ambiente të hapura, ku fatmirësisht ndikimi i saj në aparatin e frymëmarrjes është më i paktë.