Për Sokolin….

Roland QafokuNga Roland Qafoku

Ka qenë 5 vjeç casti që mbante mend më herët në jetën e vet. Nuk kishte fare dëshirë të përshkruante momentin më të vështirë të jetës, ndërsa më të lumtiruin po: ai ishte lindja e dy djemve. I ishte mirënjohës edhe anëtarit më të thjeshtë të PD deri tek Sali Berisha për angazhimine tij në politikë. Janë disa përgjigje që Sokol Oldashi më ka dhënë dikur kur drejtoja gazetën “Tirana Observer” në një intervistë me 50 pyetje dhe që më ka bërë të mendohem gjatë. Ishte një intervistë e jetës nga ato që ai nuk para jepte dhe që në fund për ironi të fatit mbyllej me nje përcaktim të tij: Vlerësimin për politikanmët e bën vetëm historia!

Tani që na ka dalë mpirja dhe dalëngadalë po mësohemi me lajmin e zi se Sokol Olldashi nuk jeton më, më duhet ti kthehem përgjigjes së tij. Është mëse e vërtetë. Është historia që vlerëson politikanët. Ndonëse ka vetëm pak orë që është në banesën e fundit, mund të them se Sokol Olldashi e ka vendin e vet në historinë e këtyre 23 viteve pa më të voglin dyshim si një politikan nga më të spikaturit, ngë më energjikët, nga më oratorët që fitoi shumë beteja por edhe humbi disa beteja. Por ndryshe nga humbjet e shumë poltikanëve të tjerë humbjet e Sokoll Olldashit ishin fitore të mëdha. Fitore si në planin peronal por edhe për të gjithë.

Një figurë poltiike që startoi me betimin që i bëri te ëmës që një ditë ai do arrinte diku për të ndikuar në ndryshimin e Shqipërisë pikërisht në mementin kur makina e internonte familjen dhe atë vetë në Selenicë të Vlorës. Fitore që ditën kur si gazetar krijoi profilin e tij pa i fshehur ansjëherë bindjet e djathta dhe kurrë nuk bëri gazetarin kinse të pavarur. Fitore që ditën kur u fut në poltiikë dhe u bë deputet që 27 vjeç. Fitore edhe kur fitoi mandatin e dytë si deputet në Shijak në vititn 2005 në një zonë që PD nuk kishte asnjë shans. Fitore edhe kur humbi garën për të qenë kryetar i bashkisë së Tiranës në 2007 për të dalë prej saj shumfish i rigjineruar si figurë politike teksa sfidën e jetës cilësonte ndërtimin e infrastrukturës modern anëekënd vendit. Në atë infrastruktë që pasi u ndërtua, për ironi të fatit e kishte krenarin e tij por që pikërisht në rrugën Tiranë Elbasan humbi jetën në një aksident aq tragjik.

Ishte thjesht jo një poltiika që bënte politikë, por përvec qto që një poltikan e shoqërojnë duhet ti shtojmë edhe dy gjëra më shumë: të gjitha betejat I bënte vetë dhe kur humbiste Sokol Olldashi fitonte. Madje dhe sot që ka humbur vetë jeta e tij, politika shqiptare ka fituar një gjë shuëmë të madhe, një model se si ngrihet dhe bëhet një poltikikan me vizionin e Sokol Olldashit. Kjo është historia e cila vërteton fjalët e dalë nga goja e tij që vetëm historia i vlerëson politikanët. Ke patur të drejtë Koli!

Braçe: Arratisja, armët u futën me frigorifer 1 javë para zgjedhjeve

bracePas reagimeve të ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimit për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të PS-së, Erjon Braçes.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe tha se armët në burg janë futur përmes një frigoriferi. Ai kërkoi nga Berisha dhe Halimi që të heshtnin për këtë çështje dhe të ndalnin akuzat ndaj qeverisë.

“Armët janë futur në burg më 16 qershor 201, një javë para zgjedhjeve të qershorit,  përmes një frigoriferi që është vendosur në qelinë e një prej të burgosurve përjetë”, shkruan Braçe.

“Berisha dhe Halimi duhet të heshtin për këtë ngjarje. Ky i fundit madje duhet të përgjigjet penalisht në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë”, vijon Braçe.

Siri, fëmijët vriten nga snajperat

femije violenceMë shumë se 11 mijë fëmijë kanë mbetur të vdekur të qëlluar me armë gjatë konfliktit pothuajse 3-vjeçar civil në Siri, raportoi një grup i specializuar britanik.

Të paktën disa qindra prej tyre janë shënjestruar prej snajperave, ndërsa shumica e të miturve kanë mbetur viktimë e ciflave të predhave me të cilat janë goditur lagjet e tyre ose nga shpërthimet me bombë.

Besohet se numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën në Siri të jetë disa herë më i madh, kombinuar me arsye të tjera si uria, etja apo pamundësia për t’u kuruar.

Raporti i përpiluar në Oksford synon të  tregojë se ndërsa palët ndërluftuese vazhdojnë mësymjet në zonat urbane, ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës janë civilët e mbi të gjitha fëmijët.

Ndërsa lufta po intensifikohet në këto javë, ajo që organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë është që të bëhet më shumë nga luftëtarët për të mbrojtur fëmijët dhe të eliminohet hapja direkte e zjarrit ndaj tyre.

Përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shndërruar prej kohësh në një armë lufte për demoralizimin e kundërshtarit në Siri, vend ku konflikti ka shkaktuar të paktën 120 mijë viktima dhe më shumë se tre milionë refugjatë të shpërngulur jashtë vendit.

Si ta mposhtim depresionin dhe stresin

stres e depBallafaqimi me stresin mund të ju dergoj deri tek simptomat fizike dhe emocionale, duke perfshirë këtu edhe depresionin. Stresi në shumicen e rasteve mund te krijoj dhëmbje koke dhe simptoma të tjera fizike, por gjithashtu edhe ato emocionale.

Nëse jeni të merzitur dhe e vëreni se kjo ndikon  ne aftësin tuaj per të funksionuar ne jeten perditshme në pergjithesi, atëhere ju jeni duke vuajtur nga depresioni. Andaj mos keni frikë, nuk ken pse të ballafaqoheni më këtë krejt I vetëm. Nuk ka asgjë te keqe që të kërkosh ndihmë.

Ja disa këshilla se si mund te mboshtni depresionin dhe stresin njëkohesisht:

Kuptoj simptomat. Të njohurit simptomat e stresit dhe depresionit mund të ju ndihmojn shumë per ta kuptuar se si dhe qfarë po ndjeni. Në qoftese jeni I stërngarkuar nga punë te shumta qe kryeni, atëhere eshte e domosdoshme që të kerkosh ndihmë nga familjaret ose të tjeret të cilet mund t`ju ndihmojnë, kështu ju do të ndiheni më pak i/e ngarkuar.

Bëj prioritet vetën tuaj. Mund të duket që çdo gjë është shumë e rëndesishme, mirpo jo gjithmonë, e sigurisht kur jeni duke kaluar në fazen e depresionit dhe stresit, vetja juaj është prioriteti kryesor në këtë rast.

Merri gjerat shtruar. Mos I krijo vetës suaj nje kohë të veshtire duke menduar që smund ti përballoni të gjitha. Shto disa gjera në jeten tuaj që të ndihmojnë të relaksohesh, si p.sh: te dalesh në ndonjë shetitje, bëni një dush të mire ose bëjë një masazh, në menyrë që të I plotesoni të gjitha nevojat fizike dhe emocionale.

Mos keni frikë që të kërkoni ndihmë nga ndonjë person I cili ushtron detyren e terapistit ndaj stresit dhe depreionit. Shumë shpesh depresioni mund te bëhet i pa durueshem dhe ju mund te mos keni mundesi që ti kontrolloni emocionet tuaj i/e vetëm.  Prandaj është e rekomandueshme që të konsultoheni me ndonjë terapist dhe me nje psikolog, per nje vlerësim mjeksor ne menyrë qe ju ta mposhtni depresionin dhe stressin tuaj.

 

Statuja më e lartë në botë: 182 metra – 300 milionë dollarë

statuja e madheKa filluar ndërtimi i statujës më të lartë në botë, e cila do të jetë dy herë më e lartë se Statuja e Lirisë në SHBA.

Monumenti i Sardar Vallabhbhai Jhaverbhai Patelit, i njohur edhe si “njeriu i çeliktë” – që konsiderohet si heroi i pavarësisë së Indisë – do të jetë 182 metra i lartë. Ai do të vendoset pranë lumit Narmada në shtetin Gujarat.

Për ndërtim do të përdoren mbeturinat metalike, apo mjetet e vjetra bujqësore të fshatarëve. Për këtë, politikanët kanë vendosur të vizitojnë 700 mijë fshatra të Indisë.

Ndërtimi do të kushtojë 300 milionë dollarë, ndërsa do të financohet nga donacionet dhe fondet publike.

Një djalë duke u hedhur në një pellg në rrethinat e Phnom Penh, në Kamboxha

Një djalë duke u hedhur në një pellg në rrethinat e Phnom Penh, në Kamboxha. (Heng Sinith, Ap/Lapresse)
Një djalë duke u hedhur në një pellg në rrethinat e Phnom Penh, në Kamboxha. (Heng Sinith, Ap/Lapresse)
Një djalë duke u hedhur në një pellg në rrethinat e Phnom Penh, në Kamboxha. (Heng Sinith, Ap/Lapresse)

Berisha: Arratisja e të burgosurve, faji i qeverisë

berisha sadIsh- kryeministri Sali Berisha fajëson qeverinë për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Në një postim në facebook ai shkruan se rendi dhe siguria në rënie të shpejtë.

“Të dashur miq, dje u thye në Drenovë burgu i sigurisë më të lartë dhe 7 të burgosur, shumica me dënim të përjetshëm, të armatosur deri në dhëmbë, u larguan prej tij sikur të ishin në një hotel. Ky akt i pashembullt është produkt i bashkëpunimit të suksesshëm të këtij grupi vrasësish me eksponentë dhe strukturat e reja qeveritare të interesuara apo detyruara për lirimin e tyre. Këtë fakton qartë armatosja e tyre në burgun e sigurisë më të lartë, largimi i tyre pa kurrëfarë rezistence nga rojet e armatosura të rrethimit të burgut.”- shkruan Berisha në facebook.

Më tej ai vazhdon se bandat që ndihmuan me para dhe dhunë ardhjen në pushtet të koalicionit Rama – Meta, tani një nga një kërkojnë shpërblimin e tyre. “Natyrisht ndalimi nga Policia i 4 prej 7 të arratisurve është një akt për tu përshëndetur. Por dalja e ministrit të brendshëm në media, demaskon atë si njeri të kapur dhe angazhuar në betejën e bandave që mbështesin atë me bandat rivale.”- shkruan më tej Berisha.

Sipas ish-kryeministrit në dy muaj përpjekje jo për të siguruar rendin dhe qetësinë por për të shndërruar me shpejtësi Policinë e Shtetit në policinë e Partisë Socialiste, siguria në vend po bie me shpejtësi, vrasjet, eksplozivat, maskat në rrugë, pengmarrjet, trafiqet po rriten me shpejtësi marramëndëse. “Por mjerisht ky është vetëm fillimi i procesit të shndërrimit të vendit në një protektorat krimi me pasoja shumë të rënda për çdo qytetar dhe vendin në tërësi. “- përfundon postimin Berisha.

Zbardhet lista e 21 policëve të arrestuar pas arratisjes

burgu korcePolicia e Korçës zbardh listën e 21 policëve të arrestuar për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës. Sipas policisë, të arrestuarit janë:

Valdet Brahollari, Ardian Lenollari, Valter Gjalpi, Jani Mitre, Gjergji Këllëzi, Bledi Hysolli, Margel Rushani, Riza Spahiu, Ferdinand Delimoni, Artan Larti, Edmond Qarri, Spartak Moka, Bledar Kollcinaku, Arben Fatka, Luan Licollari, Terpo Gjamo, Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Zvorani. Këta efektivë të burgut të Drenovës, dyshohet se kanë ndihmuar 7 të burgosurit që të arratisen nga burgu.

-Shkarkohet drejtori i burgut-

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, mesditën e sotme ka bërë një mbledhje urgjente me drejtuesit e burgjeve.

Para mbledhjes ministri Naço ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka bërë një analizë të ngjarjes së djeshme, të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë, në Drenovë.

Naço tha se personat e arratisur janë ndihmuar nga persona të jashtëm dhe se e kanë planifikuar arratisjen disa muaj më parë. Po ashtu Naço tha se të dënuarit, në mënyrë ilegale, kanë futur mjete të forta me të cilat kanë kërcënuar edhe rojet e sigurisë, duke konfirmuar kështu deklaratën e bërë nga rojet e burgut, mëngjesin e sotëm, të cilët thanë se ishin kërcënuar me armë zjarri.

Ministri i Drejtësisë tha se ngjarja e djeshme tregon se sistemi i burgjeve në vend është një sistem i kalbur, i cili duhet të reformohet në mënyrë të menjëhershme.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se janë pushuar nga puna dhe janë arrestuar të gjithë punonjësit e turnit, si dhe janë pezulluar punonjësit e lartë të sistemit të brendshëm.

Naço bëri me dije se është pezulluar nga puna Genci Postoli, drejtor i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, pikërisht aty ku ndodhi dhe arratisja spektakolare e shtatë të dënuarve.

“Ngjarja e djeshme dëshmon qartë se sistemi i burgjeve në Shqipëri është një sistem i kalbur, i cili kërkon një reformim të menjëhershëm. Do të vëmë para ligjit të gjithë punonjësit e çdo niveli, të cilët lejojnë ngjarje si ato të djeshmet”, -deklaroi ministri Naço.

Pas deklaratës mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Naço i ka kërkuar në mënyrë ultimatume drejtorëve të burgjeve që të fillojnë kontrollin e imtësishëm për çdo send e material, kryesisht për celularë apo armë.

Po ashtu, ministri i Drejtësisë u ka kërkuar një verifikim të imtësishëm lejeve të burgosurve. Mësohet se do të ndryshojë skema e lejeve që u jepen të burgosurve. Tashmë lejet duhet të jepen nga drejtori i burgut, më pas të verifikohen nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ku ky i fundit duhet të raportojë tek ministri i Drejtësisë.

Ka filluar një kontroll i imtësishtëm në Librazhd dhe Përrrenjas sepse mendohet se mund të jenë fshehur nëpër tunele.

Meta: Ne meritojmë të hyjmë në BE

meta ne italiMe ftesë të Shoqatës “Scanderbeg” me qendër të Fermo të Italisë, Kryetari i Kuvendit,   z. Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të monumentit të Heroit tonë   Kombëtar në sheshin dedikuar Skënderbeut në këtë rajon.  “Ne meritojmë të jemi pjesë e Evropës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë   njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Evropian ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë si një vend anëtar i NATO-s”, -u shpreh Meta.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin  autoritetet më të larta lokale të zonës,  përfaqësues të parlamentit italian, përfaqësues të senatit italian, ambasadori i   Shqipërisë në Itali, z. Neritan Ceka, zv.kryetari i kuvendit të Kosovës, z. Xhavit   Halili, etj.

meta ne italiMeta shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit shqiptar në Itali për   kontributin e tyre ndërsa vlerësoi bashkëjetesën pozitive të këtij komunitetit në Itali si një shprehje e miqësisë që dy vendet dhe popujt kanë me njeri-tjetrin. Ai theksoi se, ashtu siç Skënderbeu dha për shqiptarët mësimin se “Bashkimi e bën   fuqinë!”, të gjithë sot duhet të reflektojnë për një bashkëpunim të ngushtë me njeri-tjetrin, për të arritur suksese dhe për të fituar sfidat që kombi shqiptar ka përpara.

 “Ky mësim është i vlefshëm edhe sot e kësaj dite, ku kemi nevojë të bashkohemi   gjithnjë e më shumë, të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë për të spikatur, për të   nxjerrë në pah vlerat më të mira të popullit tonë dhe kombit tonë. Sepse ne meritojmë  të jemi pjesë e Evropës së bashkuar, e meritojmë që flamuri ynë të jetë njësoj si gjithë flamujt e vendeve të Bashkimit Evropian ashtu sikurse fituam këtë të drejtë me meritë si një vend anëtar i NATO-s”, -u shpreh Meta.  Në fund të ceremonisë, prefektja e provincës së rajonit Fermo, Emila Zarrilli nderoi  kryetarin e kuvendit me një çmim kontributiv.

UEFA: Në “Qemal Stafa” nuk luhet më

QemalStafaStadiumTiranaUltimatumi që UEFA ka dhënë është më i rëndë seç duket. Pas takimit trepalësh të zhvilluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike letrën që zyrtarët e lartë të UEFA-s i kanë dërguar në lidhje me stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.Sipas institucionit më të lartë të futbollit evropian, stadiumi kombëtar nuk i përmbush aspak kriteret e kërkuara nga ta prandaj është marrë një vendim shumë drastik në lidhje me ndeshjet që do të zhvillohen në të ardhmen në vendin tonë.

Sipas tyre, stadiumi kombëtar Qemal Stafa nuk përmbush asnjë kriter sigurie, prandaj nuk do të luhet më asnjë ndeshje e kombëtares shqiptare. Ata japin ultimatumin për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe për gjetjen e një tjetër stadiumi në Shqipëri i cili duhet të përmbushë kushtet e kërkuara. Nëse nuk ndodh as kjo, atëherë kuqezinjtë duhet të luajnë në një tjetër vend. UEFA ka garantuar mbështetje për drejtuesit e FSHF-së në çdo moment. Kjo është letra e dërguar nga UEFA.

“I dashur president. Po ju kontaktojmë për çështjen e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Në fakt, përdorimi i “Qemal Stafës” për ndeshjet ndërkombëtare nuk përmbush standardet e vendosura nga institucioni ynë, për sigurinë, akomodimin e medieve, zyrtarëve dhe spektatorëve. Këto shqetësime janë shprehur vazhdimisht sa herë kombëtarja juaj ka pasur ndeshje.

QemalStafaStadiumTiranaNe kemi dalë në konkluzionin që përdorimi i “Qemal Stafës” nuk është në kushtet që kërkon UEFA dhe përdorimi i tij për ndeshje zyrtare nuk mund të pranohet më.

Si një kompromis UEFA mund të marrë në konsideratë që Federata të organizojë ndeshjet në një stadium tjetër brenda vendit i cili duhet të plotësojë gjithashtu rregullat e kërkuara. Duhen marrë hapa të qarta dhe urgjente për ndërtimin e një stadiumi të ri. Nëse nuk do të ketë hapa konkretë për këtë çështje atëherë ju do të detyroheni t’i luani ndeshjet në një vend tjetër, jashtë Shqipërisë.

Në çdo rast, UEFA do të ofrojë mbështetje dhe në varësi të hapave konkretë që do të merren mund të shtojë edhe ndihmën financiare. Ju lutem t’i merrni parasysh kërkesat tona sepse diçka e tillë do të ndihmojë në krijimin kushteve sa më të mira për futbollin në vendin tuaj dhe për rritjen e cilësisë të këtij sporti”