Zbardhet lista e 21 policëve të arrestuar pas arratisjes

15

burgu korcePolicia e Korçës zbardh listën e 21 policëve të arrestuar për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës. Sipas policisë, të arrestuarit janë:

Valdet Brahollari, Ardian Lenollari, Valter Gjalpi, Jani Mitre, Gjergji Këllëzi, Bledi Hysolli, Margel Rushani, Riza Spahiu, Ferdinand Delimoni, Artan Larti, Edmond Qarri, Spartak Moka, Bledar Kollcinaku, Arben Fatka, Luan Licollari, Terpo Gjamo, Suzana Sejdarasi dhe Luljeta Zvorani. Këta efektivë të burgut të Drenovës, dyshohet se kanë ndihmuar 7 të burgosurit që të arratisen nga burgu.

-Shkarkohet drejtori i burgut-

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, mesditën e sotme ka bërë një mbledhje urgjente me drejtuesit e burgjeve.

Para mbledhjes ministri Naço ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka bërë një analizë të ngjarjes së djeshme, të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë, në Drenovë.

Naço tha se personat e arratisur janë ndihmuar nga persona të jashtëm dhe se e kanë planifikuar arratisjen disa muaj më parë. Po ashtu Naço tha se të dënuarit, në mënyrë ilegale, kanë futur mjete të forta me të cilat kanë kërcënuar edhe rojet e sigurisë, duke konfirmuar kështu deklaratën e bërë nga rojet e burgut, mëngjesin e sotëm, të cilët thanë se ishin kërcënuar me armë zjarri.

Ministri i Drejtësisë tha se ngjarja e djeshme tregon se sistemi i burgjeve në vend është një sistem i kalbur, i cili duhet të reformohet në mënyrë të menjëhershme.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se janë pushuar nga puna dhe janë arrestuar të gjithë punonjësit e turnit, si dhe janë pezulluar punonjësit e lartë të sistemit të brendshëm.

Naço bëri me dije se është pezulluar nga puna Genci Postoli, drejtor i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, pikërisht aty ku ndodhi dhe arratisja spektakolare e shtatë të dënuarve.

“Ngjarja e djeshme dëshmon qartë se sistemi i burgjeve në Shqipëri është një sistem i kalbur, i cili kërkon një reformim të menjëhershëm. Do të vëmë para ligjit të gjithë punonjësit e çdo niveli, të cilët lejojnë ngjarje si ato të djeshmet”, -deklaroi ministri Naço.

Pas deklaratës mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Naço i ka kërkuar në mënyrë ultimatume drejtorëve të burgjeve që të fillojnë kontrollin e imtësishëm për çdo send e material, kryesisht për celularë apo armë.

Po ashtu, ministri i Drejtësisë u ka kërkuar një verifikim të imtësishëm lejeve të burgosurve. Mësohet se do të ndryshojë skema e lejeve që u jepen të burgosurve. Tashmë lejet duhet të jepen nga drejtori i burgut, më pas të verifikohen nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, ku ky i fundit duhet të raportojë tek ministri i Drejtësisë.

Ka filluar një kontroll i imtësishtëm në Librazhd dhe Përrrenjas sepse mendohet se mund të jenë fshehur nëpër tunele.