Bëhet i pasur duke shitur ajër

ajerNjë student francez ka fituar mijëra euro duke shitur kanaçe me ajër të freskët. Antoine Deblay vendosi të ofronte nga 250 mililitra ajër në qytetin e tij Montcuq që gjendet në jugperëndim të Francës. 22-vjeçari për herë të parë e publikoi idenë në ueb-faqen financuese “KissKissBankBank” dhe u befasua kur përfitoi rreth 800 euro nga investimi i tij. Pastaj ai krijoi një faqe të veten në internet dhe filloi të ofronte produktin ‘100% bio’, ndërsa një kanaçe prej 250 ml (“Air de Montcuq”) e shiste për 5.5 euro (së bashku me tarifën postare). Vetëm brenda tri javësh ai mori mbi një mijë porosi. “Ajri i Montcuq është qind për qind organik, ju ndihmon në thellësitë e qytetit për të freskuar idetë. Është ideal kur keni nevojë për frymëzim kreativ”, ka thënë Deblay. Ai e ka kufizuar shitjen vetëm deri 10 litra në javë, prandaj blerësit duhet të shpejtojnë me porositë.

Kapet “mbesa” hajdute, vodhi dajën

oligerta-agushi20-vjeçarja e dënuar për grabitjen e një shume prej 14.9 milionë lekë të dajës së saj biznesmen është arrestuar nga Polica e Tiranës. Oligerta Agushi, u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit me 2 vjet e katër muaj burg.

Sipas vendimit të gjykatës, rreth datës 9 tetor të vitit 2011, Agushi ka rënë dakord me shoqen e saj të vjedhin para në banesën e shtetasit Abdyl Projko, i cili është daja i saj. Planin e tyre ia kanë treguar edhe Laureta Kormaku, vajza e tezes së Agushit.

Me paratë e vjedhura, vajzat blenë apartament dhe një parukeri. Me shumën që i grabitën tregtarit të floririt, ato blenë një dyqan parukerie me sipërfaqe 50 metra katrorë në rrugën “Hoxha Tahsim”, në Tiranë, si dhe një apartament 60 metra katrorë në zonën e “Xhamllikut”

Gjobë 100 mijë euro Flori Mumajesit

flori-mumajesGjykata e Landit të Aachenit në Gjermani, ka leshur dje vendimin e gjyqit të Florjan Mumajesit në lidhje me ankesat që ky i fundit ka ngritur kundër kanalit ArkivaShqip. 100 000 Euro është shuma të cilën ka detyrë të paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj një kompanie muzikore. Nëse ai vazhdon me akuzat e tij të gabuara ndaj kësaj kompanie, do të jetë i detyruar të paguajë edhe 250 000 euro të tjera ose në rast të kundërt do të dënohet me burg. Vendimi vërteton që Flori me këto ankesa nuk ka pasur aspak argumenta për të mbrojtur të drejtat e tij ose për të hequr këto materiale në fjalë nga YouTub-i, pasi atij i është ofruar mundësia që këto dy materiale të rrinë të bllokuara deri sa të zgjidhet çështja në gjyqe duke i kërkuar atij vetëm të tërheqë ankesat kundër kanalit.

Flori nuk ka reaguar në lidhje me këtë pike, keshtu që ai tentoi me dijeni të plotë të mbyllë kanalin, duke mbyllur edhe 1.400 video të tjera që nuk kanë fare lidhje me çështjen dhe argumentin me të cilin ai ka filluar këtë luftë kundër kanalit. Është vërtetuar dje nga gjykata Gjermane se lufta kundër kanalit ArkivaShqip ka qenë e padrejtë. Ndërkohë që Flori po pretendonte të mbron të drejtat e tij, duke sulmuar në të vërtetë konkurrentët më të fortë.

Kohë më parë ai ka sqarur të gjithë dilemat: “ Kanali për të cilin bëhet fjalë nuk është mbyllur nga unë, pasi nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia! Të gjithë artistët, kompozitorët, menaxherët, diskografët dhe interpretuesit që kanë marrë mesazhe se Flori u ka bllokuar këngët e tyre në YouTube, kanë të drejtën morale dhe ligjore t’u kërkojnë atyre personave që t’iu dërgojnë provat që Flori u ka bllokuar këngët. Vetëm atëherë do të kuptoni se e gjitha kjo histori është një mashtrim, spekulim ndaj meje dhe manipulim që po bëhet me ju” ky ka qenë reagimi i Florit disa kohë më parë, ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës akoma nuk një reagim.

 

Nesër zhvillohet funerali shtetëror për Mandelën

MANDELAArkivoli  me trupin e pajetë të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandelës është dërguar në banesën e etërve të tij në Qunu, ku nesër do të mbahet edhe funerali shtetëror për nder të tij,duke i dhënë kështu fund javës përkujtimore.

Pasi la morgun, arkivoli do të dërgohet në një bazë ajrore për ceremoninë e lamtumirës nga anëtarët e partisë së tij, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC).

Të paktën 100 mijë njerëz kanë ardhur për të parë për herë të fundit trupin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, të vendosur në shtetin e Pretorias gjatë 3 ditëve të fundit, por disave prej tyre u është dashur edhe të kthehen mbrapsht, për shkak të radhëve të gjata.

Memoriali në bazën ajrore “Waterkloof” pritet të nisë rreth orës 06:00, për t’i lejuar anëtarëve të partisë në pushtet, ANC, t’i japin lamtumirën e fundit. Më pas, arkivoli do të niset me avion drejt aeroportit Mthatha në Kepin Lindor, përpara se të varroset në Qunu.

Lt-Gjeneral Xolani Mabangu, nga forcat e mbrojtjes, tha se vajtues nga klani Madiba dhe familja e Mandelës, ashtu si dhe zyrtarë të lartë qeveritarë do të shoqërojnë arkivolin, raporton Asociacioni i Shtypit të Afrikës së Jugut.

Një roje nderi ushtarake do të mirëpresë mbërritjen në Mthatha, teksa arkivoli do të vendoset mbi një karrocë me armë dhe transportohet nga një mjet funeralesh. Rezidentët lokalë pritet të formojnë një “zinxhir njerëzor” nga Mthatha deri në Qunu, ku dhe do të kalojë trupi i pajetë i Mandelës. Sapo të mbërrijë në Qunu, komuniteti Thembu do të zhvillojë një ceremoni tradicionale.

Ish-lideri 95-vjeçar Nelson Mandela ndërroi jetë më 5 dhjetor.

BE: S’ka takime të reja Thaçi-Daçiç

Serbia-Kosovo-Thaci-DacicPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, nuk ka në plan që të thërrasë për një raund të ri bisedimesh Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, thotë një zyrtare evropiane.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë evropiane, Maja Kocijancic, ka deklaruar se tani për tani, nuk ka takim të ri ndërmjet të dy kryeministrave.

“Pres që të gjitha palët do të jenë në kontakt”, tha ajo, për të shtuar se megjithatë puna në çështjet e mbetura të pazgjidhura në temën e drejtësisë, vazhdojnë të diskutohen për të gjetur modalitetet e duhura.

Sipas saj, nëse palët arrijnë marrëveshje dhe ndryshon rezultati, në dallim nga takimi i fundit ku u tha se nuk ka marrëveshje, atëherë këto ndryshime do të përfshihen në raportin e shefes së diplomacisë evropiane, i cili do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave, javën e ardhshme.

“Puna po vazhdon, në një numër të çështjeve, dhe të gjitha këto do të merren parasysh. Raporti ende po përgatitet. Përfaqësuesja e Lartë do ta paraqes në fillim të javës dhe gjithçka që ndodh në ndërkohë, do të merret parasysh dhe do përfshihet në këtë raport”, tha Kocijancic.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic, janë takuar të premten sërish në Bruksel, për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë.

Raundi i 20-të i dialogut që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, nuk ka sjell ëndonjë përparim në këtë temë, kanë bërë të ditur dy kryeministrat pas takimit.

Vlorë, shembet sot kompleksi “Jon”

pallati-i-lulit-Nuk ka më dilema. Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të shembet, dhe për këtë do të përdoren skema e preferuar e INUK: hedhja në erë me tritol. Masa të forta sigurie janë marrë në të gjithë vijen bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku do të ndalohet tërësisht qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-16.00. Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Vlorës që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën “Dhimitër Konomi”, që ndodhet në pjesën e sipërme të rrugës “Aleksandër Mosisiu”. Shembja e pallatit parashikohet rreth orës 14: 00 ndërsa pritet që operacioni të ndiqet edhe nga zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe INUK-ut.

Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot 1500 vrima për të vendosur eksplozivin ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.

Kompleksi Jon u bë objekt debati prej disa muajsh dhe megjithëse kishte leje u vendos për shembjen e tij duke kompensuar pronarët dhe familjet që kishin marrë banesë në këtë objekt.

Gjykata Kushtetuese rrëzon Aktin për “Nëpunësin Civil” si antikushtetues

kushtetuesjaGjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ të qeverisë për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese, të cilat bëjnë të ditur se Gjykata e ka vlerësuar aktin normativ si antikushtetues.

Pak javë më parë Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për pezullimin e hyrjes në fuqi të aktit normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Por demokratët kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfuqizimin e aktit normativ dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij akti.

Në fakt, tek shqyrtimi në themel i çështjes, opozita, nëpërmjet juristit, Ivi Kaso e përqendroi mbrojtjen e kërkesës së saj, duke e quajtur aktin normativ si antikushtetues, me argumentin se qeveria ka dalë mbi Kuvendin, duke zhbërë një ligj me shumicë të cilësuar me anë të një akti normativ, që votohet me shumicë të thjeshtë votash.

Por përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se “qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend”. Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3/5 e votave, por ka bërë edhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën.

Argumenti kryesor i qeverisë për të shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil ishte mungesa e akteve nënligjore.

Holanda bllokon statusin për Shqipërinë

euroactiv“Holanda bllokon statusin për Shqipërinë”. Kështu shkruan agjencia e lajmeve Euroactiv, me qendër në Bruksel, e cila i referohet burimeve brenda parlamentit holandez.

Sipas Euroactiv, parlamenti në Holande miratoi në 12 dhjetor një vendim që detyron qeverinë e kryeministrit Mark Rutte që të refuzojë propozimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Një zhvillim i tillë ka të ngjarë që të shkaktojë një goditje të rëndë për shpresat e anëtarësimit për Shqipërinë, që sipas Komisionit Europian ka kryer reformat e kërkuara.

Një zëdhënës i parlamentit holandez deklaroi për Euroactiv se partia për “Liri dhe Demokraci” e kryeministrit Rutte ka votuar kundër hapjes së dyerve për Shqipërinë, ndërsa partneri në koalicion, Laburistët, kanë votuar në favor të dhënies së statusit.

Holanda gjithashtu kundërshton hapjen e dyerve për anëtarësim në zonën Shengen të Bullgarisë dhe Rumanisë edhe pse Komisioni Europian mendon se të dy vendet kanë plotësuar të gjitha detyrimet e tyre.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit.

PD: Rama inskenon atentat me eksploziv

keltis krujaPartia Demokratike akuzon Kryeministrin Rama për inskenim të ngjarjes së sotme para Kryeministrisë, ku në makinën e prefektit të Vlorës u gjetën 200 gr material eksploziv. Në emër të PD, deputeti Keltis Kruja tha për mediat se ky është një inskenim teatral.

“Pas 3 orësh hetimi para kamerave rezultoi se vetura që tronditi Kryeministrin, ishte e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ku sipas policisë, eksplozivin e zbuloi garda. Burimet tona sigurojnë se z. Dervishi është ftuar nga garda për të futur makinën aty ku nuk duhej dhe ka deklaruar vetë se ka parë diçka të dyshimtë. Të gjitha të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me një inskenim teatral”, theksoi Kruja.

Më tej, deputeti demokrat lëshoi fyerje në adresë të kryeministrit, të cilin e akuzoi për përpjekje për të larguar vëmendjen e publikut nga rritja e taksave.   “Akti i sotëm, tregoi se me shashka tenton të justifikojë shtimin e blindit dhe shumëfishimin e rojeve, por siç tashmë thonë qytetarët, Rama ka lindur në oturak dhe kot e ka se nuk bie rrufeja mbi të. Ngjarja e sotme nuk është vetëm shumë zhurmë për asgjë, por edhe një tymnajë e radhës për të larguar vëmendjen e publikut nga projekti i Kryeministrit për rritur taksat e për të ushtruar trysni ndaj biznesit”, u shpreh Kruja.

Te dielën shembet Pallati i Bashës

pallati-i-lulit-Pallati i Bashës ose i njohur ndryshe si Kompleksi Jon do të shembet ditën e dielë në mesditë. Polica e Vlorës ka informuar se,  nesër do të marrë masa për kufizimin e lëvizjeve në zonën e “Ujit të Ftohtë”, për  shkak të kryerjes së veprimeve për shembjen e kompleksit “Jon”. Bëhet e ditur se, për arsye sigurie, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe kalimtarëve, të cilët mund të kalojnë nga pjesa e sipërme e rrugës që të çon tek shkolla tregtare

Këto janë vetëm masat që do të merren ditën e nesërme, ndërsa për të dielën, ditën e shpërthimit, nuk bëhen të ditura detajet e shembjes së pallatit dhe se çfarë masash do të merren. Ajo që dihet deri më tani, është se “pallati i Bashës” do të shembet të dielën në mesditë, me rreth 300 kilogramë eksploziv. Shembja do të bëhet në të njëjtën mënyrë si ajo e shembjes së godinës pranë fakultetit të Ekonomikut, rreth dy muaj më parë.

Ndërkohë, specialistë të Xhenios dhe forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ,vijojnë të jenë prezentë prej më shumë se një jave në godinë. Duket se gjithçka po bëhet gati që godina 8 katëshe të shpërthejë me lëndë eksplozivi të telekomanduar.

Forcat Xhenio kanë kryer mbi 1500 vrima në kolonat e betonit dhe në pjesën e tavaneve, në tre katet e para të kompleksit, me qëllim që shpërthimi të jetë 100 % i plotë.