Vlorë, shembet sot kompleksi “Jon”

40

pallati-i-lulit-Nuk ka më dilema. Pallati i shumëpërfolur në Ujin e Ftohtë në Vlorë do të shembet, dhe për këtë do të përdoren skema e preferuar e INUK: hedhja në erë me tritol. Masa të forta sigurie janë marrë në të gjithë vijen bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku do të ndalohet tërësisht qarkullimi i mjeteve nga ora 09.00-16.00. Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Vlorës që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzojnë për lëvizje rrugën “Dhimitër Konomi”, që ndodhet në pjesën e sipërme të rrugës “Aleksandër Mosisiu”. Shembja e pallatit parashikohet rreth orës 14: 00 ndërsa pritet që operacioni të ndiqet edhe nga zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe INUK-ut.

Për hedhjen në erë të pallatit janë hapur plot 1500 vrima për të vendosur eksplozivin ndërsa gjatë këtyre ditëve janë bërë edhe studime përkatëse për mënyrën sesi do të bëhet shpërthimi i kontrolluar nga forcat xheniere të drejtuara nga INUK.

Kompleksi Jon u bë objekt debati prej disa muajsh dhe megjithëse kishte leje u vendos për shembjen e tij duke kompensuar pronarët dhe familjet që kishin marrë banesë në këtë objekt.