Letër nga çmendina

reldar-dedaj-620x330Nga Reldar DEDAJ

Nëse e kërkojmë një lider në vendin e gabuar, nuk do ta gjejmë kurrë shtetin. Nëse nuk pyesim se cilat janë kushtet që na nxisin dhe pengojnë organizimin e një populli të gjejë për drejtimin e tij një lidër të denjë, me siguri nuk do ta kuptojmë kurrë problemin e shkaktuar në zhvillimin dhe shndërrimin e shtetit. Nëse nuk kuptojmë që ky çorganizim idesh dhe mendimesh që na udhëheq për të gjetur një përfaqësues zyrtar për interest tona, do ta humbim fillin që na çon drejt natyrës së qeverisë.

Vendi i gabuar për kërkim, siç e pamë, është fusha gjoja shkakësore e këtyre ideve që na kanë hedhur tashmë prej kohësh në një tabor gjykimesh dhe paranojash për të pasur një lider apo për ta hedhur poshtë një model tjetër lideri. Ndoshta ky është një shkrim pak i komplikuar për nga vetë natyra e tij, për faktin e thjeshtë se koncepti i liderit në mendjen time është shumë i gjerë dhe për më tepër në disa syresh akoma edhe më shumë specifik. Megjithatë, ashtu, dalëngadalë si një foshnje e vogël që porsa ka filluar të ecë, do të mundohem të portretizoj një tipar të dukshëm të konceptit të liderit.

Mendoj se lideri nuk krijohet si një rezultat i drejpërdrejtë i kontakteve organike; sikundër foshnja ngjizet në miter, e as nga synimi i drejtpërdrejtë e i vetëdijshëm, siç shpiket një makineri dhe as nga një shpirt i strukur përbrenda, qoftë ky edhe hyjni. Kur kërkojmë origjinën e një lideri në burime të tilla, një shqetësim realist për gjërat e mbledhura na shtyn tekefundit  në përfundimin se nuk kemi gjetur asgjë tjetër përveç disa, apo një personi të veçantë, që mund të lidhet me disa përemra vetorë, aij, ajo, ne, ju.

Atëherë do të detyrohemi, nëse nuk e kemi gjetur, të kërkojmë shpetim tek perëndia, të ndajmë mendjen që lideri ka lindur nga një mit dhe mbahet në këmbë nga paragjykimi. Por, ndoshta për dikë, ky sikicim edhe mund të konsiderohet krejtësisht i gabuar. Në Shqipëri ka filluar një emision televiziv, që çdo të premte ka marr si barrë të analizojë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Unë jam thellësisht i bindur, se ky kryeministër është aq i çmendur sa edhe unë, apo dikush tjetër që e pandeh vetveten si normal. Psikoanaliza na ka treguar prej kohësh tashmë, se sa më shumë t’i afrohesh njeriut, aq më i sëmurë do të duket. Pra në vetvete çdo njeri qenka i sëmurë, obobobo çfarë ankthi! A thua duhet të jetë edhe Sali Berisha, nuk e di se ai është mjek, po Arjan Çani, nejse për këtë s’është problem se nuk na prish punë.

Nëse një ditë dikush mund të pyesë se si mund të imagjinoni një lider model, perfekt. Ju në kokë me siguri mund të keni disa lidër të tjerë që sakrifikuan gjithçka për njeriun, që dashje –padashje u kthyen si mishërimi i drejtësisë, vullnetit të paepur, vetsakrifikimit për njerëzimin, idealin e së mirës. Të tillë ishin Krishti, Muhameti, Mojsiu etj. Pati liderë të fuqishëm që në luftën për pushtet zunë vendin e kreut jo aq në sajë të mirësisë apo të shenjtërisë, por në sajë të aftësive, vullnetit, intelektit e së bashku me to të etjes për pushtet, që kombeve të tyre ju dhanë lavdinë, por edhe shkatërrimin, fitoren por edhe disfaten, pasurimin por edhe diktaturën. Të tillë ishin Kromuelli e Napoleoni, Neroni e Kligula, Xhenxhis Khani e Stalini, Hitleri e Pjetri i Madh. Në pushtet pra kanë ardhur të aftë dhe të paaftë.

Kështuqë skicimi i Edi Ramës, nuk mund të na ngjajë me asnjërin nga këta. Së pari, edhe në rastin e liderit më te keq, atëbotë flitej për burrë shteti. Ndërsa sot, mund të flasim thjeshtë për një politikan. Kjo e gjitha për vetë specifikën që ka marr jeta. Megjithatë, ky program televiziv që nuk po ndalet dhe për më tepër i është mbushur mendja se po bën një gjë të madhe, po rreket vazhdimisht për t’i bindur shqiptarët që kryeministrin që kanë zgjedhur një milion votues, është një dështim i madh.

Ndoshta këtu edhe mund të ketë të drejtë. Gjithsesi, më mirë se koha nuk ka forcën për ta parashikur kush. Sot, po ju them nja dy fjalë të gjithë atyre që e kanë merak këtë punë. Së pari mos e pengonni veten duke u marr me ide të tilla si, Edi Rama ka pasur sukses vetëm nga faktorë jo-stabël, që mund të jenë; si shansi, shfrytëzimi i situatës, lodhja e Berishës, apo ndoshta konsumimi tetë vjeçar i tij në qeverisje. Jo, e keni shumë gabim. Fitorja e Ramës bazohet vetëm në aftësitë personale të tij, të një lideri që e ka lidh jetën me ketë popull dhe që tenton të bëjë më të mirën për të, edhe pse elektricisti Ilir Meta po tenton vazhdimisht me i fik dritat. Duke harruar se Edi Rama është një besim i popullit dhe vetëm i popullit.

Tani u lodha edhe vetë duke shpjeguar gjëra të tilla. Fjala ime e fundit, është kjo: Edi Rama përpara përmbajtjes që ju po tentoni ta shkallmoni, është mbartës. Gjë të cilën asnjëri nga ju surretër nuk ka këllqe të jetë një ditë. Suksesi jo gjithmonë ka qenë me më të mirin, as me të drejtin, por ka ndodhur shumë rrallë që edhe të jetë me të dyja këto. Ndoshta sot, si asnjëherë tjetër. Fund!

Mediat greke: Rama, i habitshëm

rama grekuMediat greke i kanë kushtuar një dokumentar kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Dokumentari me temë “Grekët e Shqipërisë”, është transmetuar në televizionin “Mega”. Në sfond të këtij dokumentari është vendosur kënga “Zare trëndafile”, e Tefta Tashkos. Gazetari teksa hyn në Kryeministri tregon se, habitet nga numri i pakët i rojeve të këtij institucioni.  Ai thotë që për të hyrë në zyrën e kryeministrit shqiptar duhet të kalosh katër ose pesë policë, që është një numër i pakët për një kryeministër. Ndërsa shton më tej, se për të takuar kryeministrin grek duhet të kalosh një numër më të madh policësh.

“Çfarë do të thotë kjo, që keni frikë më pak, apo Shqipëria është më e qetë?. Shqiptarët protestojnë rrallë, por kur e bëjnë e bëjnë fuqishëm”, thotë gazetari në dokumentar. Kur ai i shpreh habinë kryeministrit Rama për numrin e pakët të policëve, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet kështu: “Edhe 5 policët që kaluat janë shumë”. “Intervista me kryeministrin preku një sërë temash. Nuk janë të gjitha të së tashmes. Surpriza ime ishte e madhe, kur më tha se ishte pikërisht ai që hoqi gardhin rrethues të godinës qeveritare”, thotë gazetari grek. Gjithashtu në këtë intervistë Rama është pyetur edhe për fëmijët shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në Greqi. Për kryeministrin shqiptar njohja e gjuhës greke nga fëmijët shqiptarë është një favor. Rama ka folur dhe për minoritetin grek në Shqipëri, duke thënë se ai gëzon të njëjtat të drejta ashtu sikurse shqiptarët.

Brym: Antikomunisti primitiv po ritenton luftën civile

Sali Berisha“Antikomunist primitiv që po kërcënon vendin e tij me atë që di të bëjë më mirë, luftën civile”. Kështu e quan Sali Berishën në blogun e tij Max Brym, një hebre me shtetësi gjermane, i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Prishtinës. I cituar shpesh në shtypin kosovar me qëndrime kritike ndaj politikës në Tiranë e Prishtinë, vecanërisht ndaj Berishës e Thaçit, Brym citon postimin e fundit në Facebook të Berishës për të tërhequr zvarrë Edi Ramën si statujën e Leninit në Ukrainë, duke e konsideruar atë si një kërcënim për luftë civile të një antikomunisti primitive që e ka bërë edhe më parë këtë gjë me vendin e tij pa u ndëshkuar.

Të njëjtin paralajmërim bën edhe gazeta e Prishtinës Ekspres duke cituar të njëjtin postim që citon Brym si dhe radikalizimin e qëndrimeve të ish-kreut të PD-së pas rënies nga pushteti. Të bën përshtypje që komentet e lexuesve kosovarë poshtë shënimit nuk janë ato që zakonisht mendohet në Shqipëri se janë reagimet e publikut kosovar kur flitet për Berishën. Ndërsa ata pak që e mbrojnë nuk kanë argumenta por përdorin sharje fyese me “t’i h…m..Berishës” apo “ju q…” etj, shumica janë kritikë dhe e duan Berishën para drejtësisë. Më poshtë disa prej këtyre komenteve të lexuesve kosovarë të Ekspresit për Berishën:

…Bani tregeti me Milosevicin gjate embargos sa deshi duke mbajt gjalle ate rregjim. $350 milione nafte i ka cu Milosevicit cubi i Vicidolit. Pastaj e zhyti Shqiperine ne lufte civile si ne afrike. Kafsha Sali…

…Nese eshte e verte se ja ke shit greqies detin at her e meriton o sal me qit ne qygje kjo eshte trathti ndaj shtetit…

 …Te pret fati i ish Kryeministrit Kroat: Ivo Sanader… Mos u frigo nga drejtesia, o cub tropoje!

 …I gatshem per destabilizim gjith u kon,muttt gjith u kon

…Shum leht’ dihet kush eshte kan i korrupton. Se ata qe jen kan te korrupton bojn fjal dhe munohen mu khty ne pushtet me akuza. Salih berisha e ben kit, isa mustafa e bon dhe tjer politikan. Tash nuk pi ja di emrat krejtve se shum jon bo ;)

…Me vjen kec more Sali Berisha po duhesh ta tregosh realitetin se bija jote ce le femije airoportve te Evropesh duhesh me u pergjegj per hajni nej fjal popudhore thot ( nuk shkon kungulli apo hutini dajma perbi uje dikur sha…

…Shqiperia pati fatin e keq me kete hajn e antikombetar te mbeshtjellur ne petkat e patriotizmit fals. Do te ishte ne BE para Bullgarise, Rumanise, Sllovenise e Kroacise. Por ky malok i poshter ua vodhi shqiptareve dhe Shqiperise te ardhmen. Kur flitet per kete jashteqitje, nuk duhet ndare as jashteqitjen tjeter, ate te birin e magjupit me emrin ibrahim rugov(n)a, i cili e sabotoi luften e UÇK’s dhe na e shtyu lirine per nje dekade vetem pse donte te jetonte si mbret por pa popull e pa shtet. Do doja te ishte gjalle dhe ky pordheci tjeter e t’i shihja te dyte ne biruce. Felliqesira!

 ….jo veq ty e argites por edhe fazlliqit do i vij fundi se mendojshe me patriotizem fallso i mashtron popullin e pasurohesh me familjen ne kurriz te popullit por populli thot: kadal beg se ka hendek dhe une mendoj se sa ma shpejt te burgosity shpeton shqiperia

 ….Ti o Salua është dashtë kaherë të jesh prapa grilave i dënuar për jetë për bashkëpunimin tënd në kohën më të keqe për Kosovën me kasapin e Ballkanit. Lere popullin tim rehat e poashtu edhe demokracinë e demokratët se ata nuk mund të ta zbardhin ty fytyrën e nxirë kaherë. Mirë që ike dhe drejtohu vet tek dyert e burgut të përjetshëm, vetëm kështu mund të të mbetet ndonjë fije e vockël nderi…

 ….valla se ki larg edhe ti se veq probleme i ke sjell shqiptareve te Kosoves, kurgje te mire nuk ke be o i paftyre

 ….Qëndrimi e fytyra e tij janë të një psikopati…Gjithmonë punon në kurriz e dëmë të shqiptarëve dhe shtetit shqiptar…për karrig të vet,i poshtër është ky njeridhe shumë i rrezikshëm!Allahu na ruajt nga ky e të tillët!

Shkrimi i Brym  për ata që njohin gjermanishten:

http://www.scharflinks.de/44.0.html?&tx_ttnews[swords]=berisha&tx_ttnews[tt_news]=41135&tx_ttneës[backPid]=65&cHash=cd479f010c

Shkrimi dhe postimet e Express:

Home Index

Mbyllen 8 ambasada shqiptare në botë

ambasada shqipShërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim teksa gropa financiare ka përfshirë dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare. Paralajmërimi i shefit të diplomacisë Ditmir Bushati disa ditë më parë pikërisht në dalje të selisë Kuvendore se do ketë shkurtime në ambasadat shqiptare por dhe në personelin e ambasadave që do të mbeten për efekt të mungesës së fondeve, po shoqërohet me projektin përkatës për emrat e selive diplomatike shqiptare nëpër botë që do mbyllen. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije se në projektin fillestar që po hartohet dhe është në përfundim në këtë dikaster, rezulton se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik.

Bëhet me dije se reforma ka prekur kryesisht ato ambasada që janë jashtë funksionit për shkak se Shqipëria nuk ka interesa në ato vende ku janë instaluar selitë diplomatike shqiptare por dhe për faktin që disa të tjera janë të grumbulluar në një hapësirë jo fort të madhe, dhe që përfaqësojnë thuajse të njëjtën linjë diplomatike. Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë do t’i mbulojë ambasada jonë në Suedi, në Kroaci, të cilën do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe në Malin e Zi, e cila do jetë konsullatë dhe do ta mbulojë ambasada jonë në Serbi.

Por do mbyllen dhe disa ambasada në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike dhe ku vetë këto vende paguanin qiranë e ndërtesës ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar. Mësohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada jonë në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada jonë në Kinë ose në Indi. Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaku që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori ynë në Spanjë. Ndërkohë është në pikëpyetje mbyllja e ambasadës shqiptare në Hungari.

Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre Ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 për qind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 për qind. Bëhet e ditur se këto masa po merren në kuadër të kursimeve në buxhet që ka ndërmarrë dhe diplomacia shqiptare, pas gropës financiare të krijuar nga qeverisja e kaluar, ku sipas mazhorancës i kishte kthyer selitë diplomatike në strehë për familjarët e pushtetarëve.

Ndryshimet në shërbimin diplomatik shqiptar

Ambasadat që do të hiqen

Bosnjë

Danimarkë

Hungaria?

Kroaci

Malajzi

Mali i Zi

Portugali

Emiratet

Katar

Sllovaki

Ambasadat dhe konsullatat që mbeten

ARABI SAUDITE

AUSTRI

UNOV.OSBE

BELGJIKË

NATO

BASHKIMI EVROPIAN

KËSHILLI I EVROPËS

BRAZIL

BULLGARI

REPUBLIKA ÇEKE

EGJIPT

FRANCË

GREQI

JANINË Konsullatë

SELANIK Konsullatë

GJERMANI

HOLANDË

KANADA

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS

KOSOVË

INDI

ITALI

Bari Konsullatë

MILANO Konsullatë

IZRAEL

MAQEDONI

JAPONI

MALI I ZI Konsullatë

MBRETËRIA E BASHKUAR

POLONI

RUMANI

RUSI

SERBI

SLLOVENI

SPANJË

SUEDI

SHBA

NJU JORK Konsullatë

OKB Mision

TURQI

STAMBOLL Konsullatë

ZVICËR

GJENEVË Mision

VATIKAN

KUVAJT

*Shqiptarja.com

Poicia britanike: Vrasësi i 20-vjeçarit anglez fshihet në Fier

shqiptari kerkuarPolicia britanike i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin informacion, në lidhje me shtetasin Aleks Shyti, i cili akuzohet për vrasjen e një 20-vjeçari. Mësohet se krimi ndodhi në vitin 2010, teksa një natë 20-vjeçari Ricky Burlton  po kthehej në shtëpi, ai u aksidentua nga një automjet “Range Rover”, i cili drejtohej nga 34-vjeçari shqiptar Aleks Shyti. Mësohet se Shyti, pas aksidentit u paraqit për mjekim në një spitalin “Chase Farm” në Enfield dhe e kishte lënë 20-vjeçarin të vrarë në rrugë. Mjekët bëjnë të ditur se shqiptari ishte dëmtuar në fytyrë. Mendohet se Shyti, kur u pyet fillimisht nga policia në spital, kishte thënë se ishte me origjinë greke, quhej Georgios Tsoulos dhe jetonte në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme me një pasaportë false të BE-së.

Policia britanike, bën me dije se ai do të merrej sërish në pyetje, pas trajnimit mjekësor, por ai ia kishte mbathur për në Shqipëri. Policia britanike është duke bashkëpunuar me autoritet shqiptare, për të gjetur gjurmë të Aleks Shytit, i cili besohet se jeton në zonën e Fierit. Gjithashtu autoritetet britanike kanë ofruar dhe një shpërblim prej 1 mijë paund për të gjithë ata që japin informacione për 34-vjeçarin.

Papandreu pro legalizimi të marijuanës

mariuana1Greqia mund të bëhet vendi i dytë në botë, pas Uruguait, që legalizon kultivimin, tregtimin dhe konsumimin e marijuanës. Ish-kryeministri, Jorgos Papandreu ka propozuar që të ndiqet shembulli i vendit të Amerikës Latine duke miratuar një ligj që rregullon prodhimin dhe shitjen e kanabisit me kontroll shtetëror.

Në një shkrim me titullin “Një lëvizje shembull për marijuanën”, botuar në faqen e tij në internet, Papandreu shprehet se, një ligj i tillë mund të kufizojë përdorimin e drogës kryesisht tek të rinjtë, kufizon dëmtimin e shëndetit dhe zvogëlon trafikimin e drogave të paligjshme nga qarqet kriminale, të cilat marrin fitime të mëdha dhe në sajë të tyre zhvillojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Uruguai lejon personat mbi 18 vjeç të blejnë deri ne 40 gram marijuanë në muaj në farmaci, ose të rrisin deri në 6 bimë kanabis, me kusht që të regjistrohen si përdorues të kësaj droge.

 

Shembet kompleksi “Jon”

kompleksi jonKompleksi “Jon” i ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” është shembur sot nga Inspektorati Urbanistik Kombëtar.

Për shembjen e ndërtesës 8-katëshes u përdor një sasi prej mbi 300 kg tritol, e cila u vendos në tre katet e para të ndërtesës. Nga shpërthimi i tritolit ndërtesa është shembur pjesërisht.

Shpërthimi ka qenë i fortë, por fatmirësisht nuk janë shënuar dëme të tjera në zonën përreth. Dy pallatet e këtij kompleksi u rrëzuan në krahun e pishinës, pikërisht në krahun në të cilin ishte parashikuar dhe shembja.

Masa të forta sigurie u morën në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela tek Tuneli ku është ndaluar tërësisht qarkullimi i mjeteve për 8 orë.

Kompleksi “Jon”, ishte në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Me vendim qeveria, banorët e këtij pallati janë shpronësuar për shkak se plani rregullues i vijës bregdetare të Vlorës nuk parashikon ndërtimin e pallateve në këtë zonë.

Qeveria diskuton sot buxhetin e 2014-s

ministrat-510x339Kryeministri, Edi Rama do të mbledhë sot Këshillin e Ministrave, ku pritet të miratohet buxheti për vitin 2014, i cili do të shoqërohet edhe me paketën fiskale.

Për hartimin e buxhetit janë konsultuar edhe partnerët ndërkombëtarë: Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, BB-ja paraqiti një raport me rekomandime në 13 sektorë të ndryshëm socialë dhe ekonomikë. Përmbushja e këtyre pikave përbën një kusht për marrjen e një huaje, aq të nevojshme për Qeverinë në mënyrë që të rimëkëmbë financat.

Pritet që BB-ja të japë një hua prej 100-200 milionë dollarë për vendin tonë. Por për të marrë këtë hua duhet që Qeveria të japë prova për një menaxhim të mirë të situatës financiare, raporton “Shqiptarja.com”. Hartimi i buxhetit, përveçse me partnerët ndërkombëtarë, duhet diskutuar edhe me grupet e interesit.

 

Misteri i rinisë së përjetshme

Burimi i rinise se perjetshmeGjatë kohës kur po i afrohej ditëve të tij të fundit të jetës, shkrimtari amerikan Mark Tuein thoshte se “jeta do të ishte përfundimisht shumë më e lumtur nëse ne do të kishim lindur në moshën 80 vjec, dhe më pas në mënyrë graduale do i afroheshim të tetëmbëdhjetave”.

Kjo lojë fjalësh e zakonshme për Tuejnin ka qenë një prej ankesave të shumta në lidhje me pleqërimin e njeriut, që janë rregjistruar për po aq kohë sa qeniet njerëzore i janë frikësuar tatëpjesëtës së një jete të gjatë. Poeti i lashtësisë greke, Homeri e quante moshën e vjetër “të urryer, të neveritshme” ndërkohë që Uilliam Shekspir e quante “dimër i tmerrshëm”.

Kështu që, nuk është e vështirë të imagjinohet përse gjithmonë ka patur shpresa dhe zëra të ndryshëm, sipas të cilëve dicka do të zbulohet shumë shpejt – ujëra magjikë, le të thei, apo kërkimet në qelizat nejrëzore – që do të na bënte të hiqnim qafe pleqërinë.

Aleksandri i Madh, i cili pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur përpara se të vdiste diku rreth vitit 323 para erës së re, gjithmonë ishte në kërkim të një lumi i cili të shëronte rrënimin dhe plagët që shkaktonte pleqërimi. Gjatë shekullit të dymbëdhjetë të erës së re, një mbret që për evropianët njihej si Prester Xhon, thuhet se mbretëronte në një tokë që kish një lumë floriri dhe burimin e rinisë së përjetshme.

Por emri i cili është i lidhur më ngushtësisht me kërkimin për burimin e rinisë së përjetshme është eksploratori spanjoll i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Huan Pons de Leon, i cili sipas gojëdhënave mendonte se ky burim mund të gjendej në Florida.

Në Shën Agustin, qyteti më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekziston një vend i cili tërheq një numër shumë të madh turistësh dhe që pretendohet – ndonëse në mënyrë disi ironike dhe sarkastike – se është burimi i rinisë së përjetshme që Pons de Leon zbuloi shumë shpejt pasi mbërriti në vitin 1513 në atë që sot është Florida.

Në fakt ka disa problem që nuk të lejojnë të etiketosh burimin natyror të Shën Agustinit si burimin e famshëm të Pons de Leonit, ose burimin e rinisë së përjetshme. Vizitorët e moshuar që pijnë ujin e burimit që mban erë squfur nuk ndodh që të kthehen në rini

Dhe ndoshta Pons de Leon nuk ishte në kërkim të një burimi të tillë dhe ai mund mos të ketë vënë fare këmbë në Shën Agustinin e kohëve moderne. Shumë historianë sot mendojnë se ai mbërriti në breg 225 kilometra mënë jug, pran Melburnit të kohëve të sotme.

Kërkimi

Por, legjenda e kërkimit të një burimi të rinisë së përjetshme është kaq tërheqëse, saqë mbijeton gjithësesi, thotë Rajan K. Smith, profesor i historisë në Universitetin e Riçmondit. “Njerëzit janë më të intriguar nga një histori ku kërkohet dhe nuk gjendet gjë, se sa nga ideja që burimi mund të jetë diku”, thotë ai.

Asnjë dokument origjinal nuk ka mbijetuar nga ekspedita e Pons de Leon. Historianë spanjollë që kanë shkruajtur shumë kohë pas vdekjes së tij në 1521, mund të kenë sajuar historinë që ai po kërkonte burimin, për ta tallur sepse ai qe një burrë i moshuar që dëshironte të rikthente energjinë e vet seksuale, thotë Smith.

Sidoqoftë, disa copëza të vërteta kanë nidhmuar për të mbajtur në këmbë këtë histori. Ketlin Degan, një profesoreshë arkeologjie në Universitetin e Floridas si dhe studiuese në shoqërinë e National Geographic, thotë se janë zbuluar një varrezë si dhe mbetjet e një misioni spanjoll që daton pas në kohën e Shën Agustinit.

Dhe të gjitha janë zbuluar shumë pranë të të ashtuquajturit burim i rinisë së përjetshme. “Ka qenë gjithmonë interesante dhe ironike që vendi është, në fakt, një prej më historikëve në Florida”, thotë Degan.

Mikele Reina, një zëdhënës i Parkut Arkeologjik të Burimit në Shën Agustin thotë se burimi ka qenë një vend tërheqës për turistë që të paktën prej vitit 1901.

100 filmat më të mirë të të gjitha kohërave

blade runnerNjë juri ndërkombëtare e përzgjedhur në SHBA-s, e përbër nga producent,artistë, mjeshtra të mëdhenjë të filmit, analitikët dhe kritikë të njohur nga e gjithë bota zgjodhën 100 filmat më të mirë të të gjitha kohë-rave. Të mbledhur në “planetin” e kinematografisë botërore Bevery Hills – Los Angels Califorina, “kancelarët” e artitit knematografik nxorrën nga 400 produksione kinematografike prej të gjitha kohërave dhe këta 100 filma që do të mbeten si historia e këtij arti magjepsë që për një kohë të shkurtër arrin të bëjë çudira të mëdha. Këta filma të cilët për shumë vjet kanë prekur zemrat e miljarada shikuesve pasuan dhe kriteret në të cilat ata u vlersuan si : imaginative, cinematic, interpretative, groundbreaking.

Top 100 movies ever

1. Blade Runner (1982) Harrison Ford, Rutger Hauer, Sean Young. Director: Ridley Scott.

Cinema’s very ambition is reflected in the quest of these characters – to be more human than human. Ridley Scott layered his 21st-century man-hunt with classic crime noir, tender romance and techno-brilliance for what is still the benchmark for all visions of the future.

2. Proof (1991) Hugo Weaving, Russell Crowe, Genevieve Picot. Director: Jocelyn Moorhouse.

An eloquently simple set-up about a blind photographer epitomised the best of Australian movies: stylish filmmaking, ironic humour and great performances, all made on the smell of an oily rag.

3. Lamerica (1994) Enrico Lo Verso, Michele Placido, Carmelo Di Mazzarelli. Director: Gianni Amelio.

The great, humane tradition of 20th-century Italian cinema delivered an eerily heart-breaking drama about the next century’s biggest challenge: refugees. A con man (Lo Verso) finds himself adrift in shattered, post-communist Albania.

4. Casablanca (1942) Humphrey Bogart, Ingrid Bergman, Claude Rains. Director: Michael Curtiz.

Adults must remember this: a triumph of delicate, bittersweet nostalgia over a vague story about spies and cynics caught in Africa during World War II. Bogart and Bergman deliver for grown-ups. The black and white version only (no poxy colourisation), please.

5. Mad Max (1979) Mel Gibson, Joanne Samuel, Steve Bisley. Director: George Miller.

Souped-up action thriller displayed the kind of feral, teeth-rattling energy that unfortunately would rarely be seen again in Australian cinema. Gibson and the post-apocalyptic settings became Hollywood fixtures.

6. Monsters Inc. (2001). Animated. Directors: John Peter Doctor, David Silverman, Lee Unkrich.

The best computer-animated family film to date allows you to see every purple-and-green monster hair. The result is a classic screwball comedy cartoon about monsters who scare kids for “scream” energy.

7. Platoon (1986) Charlie Sheen, Willem Dafoe, Tom Berenger. Director: Oliver Stone.

A textbook example of a great war movie, veined with Stone’s raw emotionalism. New recruit Sheen is torn between two soldiers (spiritual Dafoe, aggressive Berenger), two father figures and two ways to survive war-as-hell.

8. Dances With Wolves (1990) Kevin Costner, Mary McDonnell. Director: Kevin Costner.

Audiences fell in love with westerns again, thanks to this exciting, intimate story of a Civil War soldier (Costner) who heads for the last frontier. Sweeping images courtesy of Australian Dean “Dances With Camera” Semler.

9. The Sound Of Music (1965) Julie Andrews, Christopher Plummer. Director: Robert Wise.

This Rodgers and Hammerstein musical ensures the songs enhance a genuinely involving, fast-paced story. Rebellious nun Andrews becomes governess to the family of dashing widower Plummer in Nazi-era Austria.

10. 42 Up (1998). Documentary. Director: Michael Apted.

English director Apted continues his poignant, mesmerising real-life soap opera. This collects highlights from the Seven Up series, which began with British children at age seven, who were then interviewed every seven years.

11. Aliens (1986) Sigourney Weaver, Michael Biehn, Lance Henriksen. Director: James Cameron.

12. The Godfather (1972) Al Pacino, Marlon Brando, Diane Keaton. Director: Francis Ford Coppola.

13. Three Colours: Blue (1993) Juliette Binoche, Benoit Regent. Director: Krzysztof Kieslowski.

14. Pride and Prejudice (1940) Greer Garson, Laurence Olivier, Maureen O’Sullivan. Director: Robert Z. Leonard.

A comedy of manners and exquisite romance? A truth universally appreciated. Scriptwriters such as Aldous Huxley may have toiled over “Pee and Pee”, as they called it, but Jane Austen has never been bettered on screen.

15. Babe (1995) James Cromwell, Magda Szubanski. Director: Chris Noonan.

16. Annie Hall (1977) Diane Keaton, Woody Allen, Paul Simon. Director: Woody Allen.

17. This Is Spinal Tap (1984) Christopher Guest, Michael McKean, Harry Shearer. Director: Rob Reiner.

The laughs went all the way up to 11 with what is still the best (some say only) music mockumentary. Guest (Waiting For Guffman) and Shearer (The Simpsons) are the failed rock musicians enduring a disastrous comeback tour, exploding drummers and midget stage props.

18. East Of Eden (1955) James Dean, Julie Harris, Raymond Massey. Director: Elia Kazan.

19. Traffic (2000) Benicio Del Toro, Michael Douglas, Catherine Zeta-Jones. Director: Steven Soderbergh.

20. Citizen Kane (1941) Orson Welles, Joseph Cotten, Agnes Moorehead. Director: Orson Welles.

21. My Brilliant Career (1979) Judy Davis, Sam Neill. Director: Gillian Armstrong.

22. North By Northwest (1959) Cary Grant, Eva Marie Saint, James Mason. Director: Alfred Hitchcock.

23. Fantasia (1940) Animated.

24. The Runner/Davandeh (1985, Iran) Majid Niroumand, Musa Torkizadeh. Director: Amir Naderi.

25. Gallipoli (1981) Mel Gibson, Mark Lee. Director: Peter Weir.

26. Star Wars (1977) Mark Hamill, Carrie Fisher, Harrison Ford. Director: George Lucas.

27. Cyrano de Bergerac (1990) Gerard Depardieu, Vincent Perez, Anne Brochet. Director: Jean-Paul Rappeneau.

28. Some Like It Hot (1959) Jack Lemmon, Marilyn Monroe, Tony Curtis. Director: Billy Wilder.

29. High Noon (1952) Gary Cooper, Grace Kelly, Lloyd Bridges. Director: Fred Zinnemann.

30. The Thin Blue Line (1988). Documentary. Director: Errol Morris.

As if Morris’s moody visuals and Philip Glass’s haunting music weren’t enough, this superb documentary about a 1976 murder uncovered false witnesses, a man wrongly imprisoned – and the real killer.

31. This Sporting Life (1963) Richard Harris, Rachel Roberts. Director: Lindsay Anderson.

32. Crocodile Dundee (1986) Paul Hogan, Linda Kozlowski, David Gulpilil. Director: Peter Faiman.

33. The Battleship Potemkin/Bronenosets Potyomkin (1925, Russia) Aleksandr Antonov, Mikhail Gomorov. Director: Sergei Eisenstein.

34. E.T. The Extra-Terrestrial (1982) Henry Thomas, Dee Wallace, Drew Barrymore. Director: Steven Spielberg.

35. Lawrence Of Arabia (1962) Peter O’Toole, Alec Guinness. Director: David Lean.

36. The Grapes Of Wrath (1940) Henry Fonda, Jane Darwell, John Carradine. Director: John Ford.

37. The English Patient (1996) Ralph Fiennes, Juliette Binoche, Kristin Scott Thomas. Director: Anthony Minghella.

38. The Silence Of The Lambs (1991) Jodie Foster, Anthony Hopkins. Director: Jonathan Demme.

39. The Matrix (1999) Keanu Reeves, Carrie-Anne Moss, Laurence Fishburne, Hugo Weaving. Directors: Larry and Andy Wachowski.

40. The Adventures Of Robin Hood (1938) Errol Flynn, Olivia de Havilland, Basil Rathbone. Directors: Michael Curtiz and William Keighley.

Maybe no one will ever match the joyous energy of Flynn’s dashing hero in the ultimate swashbuckler. He’s backed by glorious duels and chases, witty insults and swoon-worthy romance, all in fledgling Technicolor.

41. Psycho (1960) Anthony Perkins, Janet Leigh, Vera Miles, Martin Balsam. Director: Alfred Hitchcock.

42. The Thin Red Line (1998) Sean Penn, James Caviezel, Nick Nolte, Ben Chaplin. Director: Terrence Malick.

Dreamy, exquisitely filmed and scored riff on the chaos in nature unleashed by war. Director Malick paid homage to WWII soldiers in his elliptical version of James Jones’s Pacific story.

43. Jason And The Argonauts (1963) Todd Armstrong, Honor Blackman. Director: Don Chaffey.

Every fantasy, from Harry Potter to The Lord of the Rings, owes homage to this hugely enjoyable sword-and-sandal romp. Ray Harryhausen’s fighting skeletons and mega-monsters enhance this quest for the Golden Fleece.

44. Apocalypse Now (1979) Martin Sheen, Marlon Brando, Robert Duvall. Director: Francis Coppola.

45. Singin’ in the Rain (1952) Gene Kelly, Debbie Reynolds, Donald O’Connor. Directors: Gene Kelly, Stanley Donen.

46. Open City/Roma Citta Aperta (1945, Italy) Anna Magnani, Aldo Fabrizi. Director: Roberto Rossellini.

47. Bringing Up Baby (1938) Cary Grant, Katharine Hepburn. Director: Howard Hawks.

48. Romeo + Juliet (1996) Leonardo DiCaprio, Claire Danes, Diane Venora. Director: Baz Luhrmann.

Unlike his annoying Moulin Rouge, Luhrmann’s eye-popping excesses were forcibly restrained by the Bard’s moving romance. The result was a musical for modern viewers, with an addictive Mad Max-ian energy.

49. <2001: A Space Odyssey (1968) Keir Dullea, Gary Lockwood. Director: Stanley Kubrick.

50. Duck Soup (1933) Groucho, Harpo, Chico, Zeppo Marx, Margaret Dumont. Director: Leo McCarey.

51. When Harry Met Sally (1989) Meg Ryan, Billy Crystal. Director: Rob Reiner.

52. Stagecoach (1939) John Wayne, Claire Trevor, John Carradine. Director: John Ford.

53. Cinema Paradiso (1988, Italy) Philippe Noiret, Salvatore Cascio. Director: Giuseppe Tornatore.

54. Raging Bull (1980) Robert De Niro, Cathy Moriarty, Joe Pesci. Director: Martin Scorsese.

55. On The Waterfront (1954) Marlon Brando, Karl Malden. Director: Elia Kazan.

56. Don’t Look Now (1973) Donald Sutherland, Julie Christie. Director: Nicolas Roeg.

57. Muriel’s Wedding (1994) Toni Collette, Jeanie Drynan, Rachel Griffiths. Director: P J Hogan.

58. Mr Smith Goes To Washington (1939) James Stewart, Jean Arthur. Director: Frank Capra.

59. Snow White And The Seven Dwarfs (1937) Animated.

60. Titanic (1997) Leonardo DiCaprio, Kate Winslet, Billy Zane. Director: James Cameron.

61. The Wizard Of Oz (1939) Judy Garland, Ray Bolger. Director: Victor Fleming.

62. Metropolis (1927) Brigitte Helm, Alfred Abel. Director: Fritz Lang.

63. Cabaret (1972) Liza Minnelli, Michael York, Joel Grey. Director: BobFosse.

64. Pretty Woman (1990) Julia Roberts, Richard Gere. Director: GarryMarshall.

65. Butch Cassidy And The Sundance Kid (1969) Paul Newman, Robert Redford, Katharine Ross. Director: George Roy Hill.

Call it a Western, call it a buddy comedy, call it a drama of changing times. This bank robber adventure just seems effortless, thanks to dream casting and William Goldman’s flawless script.

66. The General (1927) Buster Keaton, Marion Mack. Director: Buster Keaton.

67. M*A*S*H (1970) Elliott Gould, Donald Sutherland, Sally Kellerman. Director: Robert Altman.

68. All Quiet On The Western Front (1930) Lew Ayres, Louis Wolheim. Director: Lewis Milestone.

69. The Seventh Seal/Det Sjunde Inseglet (1957, Sweden) Max von Sydow, Bibi Andersson. Director: Ingmar Bergman.

70. Amadeus (1984) Tom Hulce, F. Murray Abraham. Director: Milos Forman.

71. Gunga Din (1939) Cary Grant, Douglas Fairbanks jnr, Joan Fontaine. Director: George Stevens.

72. My Fair Lady (1964) Audrey Hepburn, Rex Harrison. Director: George Cukor.

73. King Kong (1933) Fay Wray, Robert Armstrong. Directors: Merian C. Cooper and Ernest B. Schoedsack.

74. From Russia With Love (1963) Sean Connery, Robert Shaw. Director: Terence Young.

75. Frankenstein (1931) Boris Karloff, Colin Clive. Director: James Whale.

76. The Maltese Falcon (1941) Humphrey Bogart, Mary Astor, Peter Lorre. Director: John Huston.

77. The Conversation (1974) Gene Hackman, Harrison Ford. Director: Francis Coppola.

78. Ran/Chaos (1985, Japan): Tatsuya Nakadai, Akira Terao. Director: Akira Kurosawa.

79. Superman (1978) Christopher Reeve, Margot Kidder, Gene Hackman. Director: Richard Donner.

He might have worn his underpants on the outside but elegant Reeve was still one of the few comic book heroes who wasn’t silly on the big screen. And the action/romance/comedy combination delivered the perfect family movie.

80. Gone With The Wind (1939) Clark Gable, Vivien Leigh, Leslie Howard. Director: Victor Fleming.

81. Life Of Brian (1979) Graham Chapman, John Cleese, Michael Palin. Director: Terry Jones.

82. Sunset Boulevard (1950) Gloria Swanson, William Holden, Erich von Stroheim. Director: Billy Wilder.

83. Gladiator (2000) Russell Crowe, Joaquin Phoenix. Director: Ridley Scott.

84. Jean De Florette (1986, France) Gerard Depardieu, Yves Montand, Daniel Auteuil. Director: Claude Berri.

85. Braveheart (1995) Mel Gibson, Sophie Marceau, Patrick McGoohan. Director: Mel Gibson.

86. Out Of Africa (1985) Robert Redford, Meryl Streep, Klaus Maria Brandauer. Director: Sydney Pollack.

87. Jaws (1975) Roy Scheider, Robert Shaw, Richard Dreyfuss. Director: Steven Spielberg.

88. The Piano (1993) Holly Hunter, Harvey Keitel, Sam Neill. Director: Jane Campion.

89. Out Of Sight (1998) George Clooney, Jennifer Lopez, Ving Rhames, Steve Zahn. Director: Steven Soderbergh.

90. Grease (1978) John Travolta, Olivia Newton-John, Stockard Channing. Director: Randal Kleiser.

91. The Lord Of The Rings: The Fellowship Of The Ring (2001) Elijah Wood, Viggo Mortensen. Director: Peter Jackson.

For the first time in a century, Hollywood was beaten in the big budget fantasy stakes. Jackson and his team delivered better special effects and better story-telling in what could be the new millennium’s greatest epic. And they did it all without leaving New Zealand.

92. Babette’s Feast/Babettes Gaestebud (1987, Denmark) Stephane Audran, Jarl Kulle. Director: Gabriel Axel.

93. The Exorcist (1973) Ellen Burstyn, Linda Blair, Max von Sydow, Lee J. Cobb. Director: William Friedkin.

94. Chinatown (1974) Jack Nicholson, Faye Dunaway. Director: Roman Polanski.

95. The Full Monty (1997) Robert Carlyle, Tom Wilkinson. Director: Peter Cattaneo.

96. Heat (1995) Al Pacino, Robert De Niro, Ashley Judd, Val Kilmer. Director: Michael Mann.

97. The French Connection (1971) Gene Hackman, Roy Scheider. Director: William Friedkin.

98. Excalibur (1981) Nigel Terry, Helen Mirren, Nicol Williamson. Director: John Boorman.

99. Rififi/Du Rififi Chez Les Hommes (1955, France) Jean Servais, Perlo Vita. Director: Jules Dassin.

100. Chopper (2000) Eric Bana, Vince Colosimo. Director: Andrew Dominik.