Rama përshëndet rritjen e pagave për policët

edi rama   yKryeministri i vendit, Edi Rama komentoi përmes rrjetit social “Facebook” rritjen me 20 deri në 25 % të pagave për punonjësit e policisë.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili përmes një deklarate njoftoi për rritjen e rrogave, ndërsa kryeministri e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm që e garanton buxheti i shtetit për vitin 2014.

“Rritja e lartë e rrogës për policët një nga hapat e qenësishëm drejt Rilindjes që garanton buxheti 2014! 60% e zotimit qysh vitin e parë”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij të “Facebok”.

Ndërsa ditën e nesërme pritet që buxheti 2014 të kalojë për miratim në seancën që do të mbahet në Kuvend rreth orës 16:00.

 

Zbulohet varri masiv në Serbi, 250 trupa shqiptarësh poshtë një parkimi

germimet-per-trupat-280x200Një varr masiv ku dyshohet se janë trupat e 250  shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është zbuluar në  fshatin Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë.

Lajmi për zbulimin e varrezës masive u konfirmua dje nga qeveria serbe ndërkohë që ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se gjatë gërmimeve janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë.

Prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç tha se varri është zbuluar pranë fshatit Rudnica, ndërkohë që zëdhënësi i tij Bruno Vekariç shtoi se trupat ishin varrosur aty ku në 1999 menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë u ndërtua një parkim makinash.

“Sipas dëshmitarëve, aty mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve” – thotë Vukçeviç.

Varri masiv i Rudnicës është varri i gjashtë që përmban viktimat e masakrës së Millosheviçit gjatë luftës 1998-1999, nga e cila Kosova numëron mbi 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.

Në 1998-1999 forcat serbe kryenin vrasje masive në fshatrat e Kosovës dhe i varrosnin viktimat pranë vendit ku kryenin vrasjet por më pas, kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte, qeveria e Millosheviçit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të dërgoheshin diku tjetër në Serbi apo në Bosnje.

Rreth 1000 trupa u gjetën pranë bazës së këtyre forcave në Batanjica, jashtë Beogradit, dhe Rudnica prezanton varrin e dytë më të madh masiv që është gjetur, pas Batajnicës, deri tani.

Në atë zonë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate.

Perez: Do ishte ‘padrejtësi’ nëse Topin e Artë nuk e fiton CR7

cristiano-ronaldo-and-florentino-perez-280x200Gara për Topin e Artë për vitin 2013 padyshim dhe tema kryesor e të gjitha mediave dhe diskutimeve në ambientet sportive. Tre finalistët do të jenë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery.

Secili nga të tre këta personazhe meriton ta fitojë, por nuk mendon kështu presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez i cili është i bindur se Cristiano Ronaldo është një shkallë sipër të tjerëve dhe do të jetë ai që do të fitojë trofeun më të lakmuar individual.

” Unë jam i sigurt që Topin e Artë do ta fitojë Cristiano, në qotë se nuk e fiton ai do të ishte një padrejtësi, pasi e gjithë bota e di shumë mirë që Ronaldo është futbollisti më i mirë në planet ” – presidenti i Realit.

Perez në intervistën e tij u pyet për disa tema e njëra prej tyre ishte rinovimi i Xabi Alonso-s. Sipas tij ai duhet të qëndroj ën Madrid pasi ka një kualitet të jashtëzaklonshëm dhe I shërben shumë skuadrës. Në lidhje me lojën që po zhvillojnë Los Blancos në drejtim të trajnerit Carlo Ancelloti presidenti u shpreh i kënaqur pasi skuadra e “Los Blancos” po bën një lojë shumë të mirë.

Perez nuk ngurroi te japë edhe një mendim për dëshirat që ai ka për vitin 2014.

“Shpresoj që 2014-ta të na sjellë trofeun e 10 të Uefa Champions League që e dëshirojmë të gjithë.”

Sipapas Fioprentino perez Reali po përjeton një moment të artë në të gjitha sported ku krahas suksesit të Realit është edhe klubi I basketbollit që po bën një parqitje për tu pasur zili.

Kallëzim penal Burgajt, akuzohet për shkelje të ligjit për tenderat dhe prokurimet publike

burgajShërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ish-nëndrejtorit, Rasim Borishit, si edhe 8 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në drejtorinë e policisë.

Ish-drejtuesit e policisë dhe 8 zyrtarët e tjerë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, si edhe për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Shkeljet dhe akuzat janë të përmbledhura në një material prej 11 faqesh, i cili është drejtuar Prokurorisë. Ato kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive, në kuadër të informimit të qytetarëve për liberalizimin e vizave.

Bëhet fjalë për pesë tendera në shkelje të ligjit për prokurimet publike, i cili kap shifrën e 3 milionë dollarëve. Sipas hetimeve të kryera nga policia gjyqësore e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rezulton se në tre tendera, Komisioni i Vlerësimit ka shpallur fituesit dy apo tre ditë para konkursit në të gjitha rastet e tenderave të sipërpërmendur.

Vetëm një kompani, “Promo”, ka marrë të gjithë shumën prej 3 mln dollarësh. Nga hetimet rezulton se veprimet janë kryer nga ish/zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Rasim Borishi, në kundërshtim me vendimet e nxjerra nga Këshilli i Ministrave. Vendimi thotë se këto veprime duhet të kryheshin nga drejtori i policisë, pra nga Hysni Burgaj.

Një tjetër shkelje është ajo e shpalljes së fituesit nga Komisioni i Prokurimit, në bazë të çmimit dhe jo pikëve, siç parashikon VKM-ja në fuqi. Në dy procedura prokurimi mundon data e raportit përfundimtar nga ky komision, si edhe ftesat në ofertë, drejtuar operatorëve, janë bërë bazuar ligjeve të shfuqizuara.

Në kundërshtim me ligjin nuk është bërë asnjë njoftim në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në komision mungonin specialistët e fushës.

Po kështu, në kundërshtim me ligjin, janë përcaktuar që në procedurë prokurimi edhe televizionet që do të transmetonin spotet publicitare.

Veç Hysni Burgajt dhe Rasim Borishit, është bërë kallëzim për Kole Kukajn, kryetar i Komisionit të Vlerësimit, dhe për anëtarët e komisionit: Adelina Marashi, Agim Hysko,  Besjana Martini, Liza Tafili, Meri Papakonstandini, Klejda Plangarica, Islam Cenga.

Basha-studentëve:Ditët në vijim kyçe për statusin

lulzim bashaDuke i cilësuar ditët në vijim si përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar qeverinë se nuk ka punuar sa duhet për të përmbushur reformat që kanë të bëjnë me integrimin.

Në një bashkëbisedim me studentë, për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Basha ka theksuar se Shqipëria gjatë kësaj qeverisjes ka njohur regres dhe kjo sipas tij është bërë shqetësuese edhe për ndërkombëtarët.

“Në 3 muajt e parë të qeverisjes së majtë, Shqipëria nuk ka njohur progres por stanjacion dhe në disa raste regres.Ka njohur regres të dokumentuar dhe të konstatuar edhe nga partnerët tanë europianë dhe amerikanë dhe kjo është për t`u shqetësuar. Procesi i integrimit europian është një process shumë thelbësor dhe nuk bëhet me shoë, nuk bëhet me shfaqje. Bëhet me reformat ë qënsishme, të vërteta, ku duhet të qëndrojë interesi i qytetarit dhe jo interesi i një grupi politik, apo akoma më keq I një grupi, brenda një grupi politik” tha Basha.

Basha: Mbështetje të plotë statusit, por fjalët e opozitës nuk përputhen me veprat

Basha ka theksuar se opozita do të ofrojë mbështetjen  e plotë të saj për marrjen e statusit.

“Ky skepticizim nuk është vetëm në një vend, është detyra jonë t’i bindim. Nuk mjafton të çosh ministra, kur s’fjalët nuk përputhen me veprat. Kreu i ekzekutivit duhet ta nisë reflektimin nga brenda, nga vetvetja, jo të gjejë armiqtë e jashtëm. Statusi nuk e dëmton llogaridhënien dhe përgjegjësine e qeverisë, por i jep shqiptarëve një instrument më të fuqishëm si ai i transparencës në kuadër të integrimit në BE. Ne kemi miratuar Rezolutën e përbashkët, kemi dëshmuar se jemi opozitë e re me mendësi të re e gatshme që interesat e shqiptarëve t’i vëmë mbi interest e ngushta politike. Mazhoranca po shfaq të njëjtën mungesë ndjeshmërie, përgjegjësie në raport me integrimin dhe tani që është në pushtet. Ditët e ardhshme përcaktuese, nëse do aprovohet. Ne si opozitë mbështetje të plotë një vendimi pozitiv, por nga ana tjetër ndjekim me shqetësim, nuk do reshtim së denoncuari që ato procese që nxitën marrjen e Statusit mos bëjnë regres. Çfarë sinjali jep qeveria 4 ditë para marrjes së statusit, kur qeveria miraton 2 javë me vonesë buxhetin?!”, pyeti Basha.

Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve

permet.Intensiteti i vlerave për metër katror të këtij qyteti të vogël nuk është thjesht çështje gurësh për të gdhendur kalldrëme, mure kishash apo ura me harqe. E nuk është thjesht çështje ushqimi, qoftë edhe me shije unike. Është çështje arti, kulture, zemre. Edhe damar toke pse jo. Jo më kot të huajt ishin dashuruar pas këtij qyteti, aq sa rrugët e tij nuk mbeten kurrë bosh.

Në itinerarin e thjeshtë Tiranë-Tepelenë, merrni kthesën në të majtë, aty ku tabela lexon “Përmet”, pak para se të futeni në qytetin e Tepelenës. Përmeti ndodhet në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë, me të cilën lidhet nëpërmjet pikës doganore “ Tre Urat “.

Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në kufi me rrethin e Tepelenës.

Nëse do t’ju qëllojë ta merrni ftesën në këtë qytet në pranverë, mos e refuzoni. E nëse do të kishit dëshirë ta shijonit plotësisht bukurinë e tij, duhet ta vizitoni në maj në muajin e trëndafilave. Aroma e tyre e parezistueshme, ndjehet sapo kaloni urën e Vjosës dhe hyni në qytet, mbretëron në çdo rrugë e rrugicë, derdhet nga dritaret e shtëpive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave përmetare, nëpër lulishtet që shpërthejnë nga ngjyrat…

Duket se nuk kishte ku të lindte tjetër një poet si Naim Frashëri, veçse në një zonë si Përmeti, për të krijuarpoemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues. Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.

Ne u ndjemë fatlumë që kishim shumë miq në Përmet dhe në fakt prej të gjithëve kishim marrë plot ftesa për ta vizituar qytetin në maj. Herët në vite, Vasoja i Hotel Alveros, kishte kohë që thoshte se nuk duhet t’ia linim rastësisë ardhjen dhe ikjen me një frymë nga qyteti, pa vizituar kishat dhe manastiret që e qarkonin, pa u hedhur deri në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, pa bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo pa bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje të mjeruar, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.

permet1Të jepet mundësia jo thjesht të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zones së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos, si ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, ashefet e pasura të amvisave përmetare, mbushur plot e përplot me zahire, që kishin kaluar me sukses dimrin e gjatë e rezistuar deri në pranverën e vonë, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës. Duket se ne ishim mysafirët e fundit që provonim shijen e këtij qyteti “qejfli”, që prej lashtësisë së dokumentuar në vite nëpër letrat e historisë. Më herët, udhëtarët e huaj si Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj., kanë folur me konsiderata për mikpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.

Qyteti ka marë formën e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte”. Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite.

Mirëpo ne nuk kishim nevojë për konfirmimet e Çelebiut apo fjalët e bukura të Edit Durham, sepse asgjë nuk kishte ndryshuar, as shija e mikpritjes, as shija e ushqimeve e as bukuria e natyrës. Edhe trëndafilat shekullorë, po aq mahnitshëm ishin harlisur sikundër kishin bërë edhe kur kishte kaluar aty “Krajlica e Shqiptarëve”, siç e kanë quajtur malësorët shqiptarë udhëtaren Durham.

“Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj”, na thotë Denada, që u bë vite tashmë që merret me turizmin, si bashkëpunëtore në shumë projekte të mbështetura prej shoqatës “Pro Përmet”. Edhe qyteti brenda ka bukuri, ndonëse është i vogël, ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj.,por ka edhe natyrë të mrekullueshme përqark në të gjithë zonën. Është mëkat të mos e vizitosh të paktën një herë një qytet si Përmeti.

Gjithë treva e tij është kulturëdashëse”.Denada ka filluar ta dojë shumë këtë punë që bën, për shkak se sa më shumë futet thellë në histori e në vlera të kësaj zone, aq më shumë gjëra të bukura gjen. Në qytet e rreth tij ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj. Ne e dinim që edhe disa ditë nuk do të na mjaftonin për të vizituar gjithë ç’kishim dëshirë të vizitonim, sepse koha nuk mjaftonte për të marrë në këmbë kanionet e Bënjës e të Lengaricës, por edhe fshatrat e bukur përmetarë ishin shumë e nuk mund t’i vizitonim të gjithë.

Dëshirën e kishim për në Frashër, meqë donim të vizitonim edhe shtëpinë e vëllezërve të mëdhenj. Por edhe deri në Kosinë do të hidheshim për të admiruar kishën e stilit bizantin të Shën Mërisë. Nuk të çudit aspak fakti që ky vend i vogël është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Frashëri, e dhjetra dijetarëve, studjuesve, artistëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore, etj., si Dora D’Istria (Elena Gjika), Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Tefta Tashko, etj. Dhe kur i shkel vetë me këmbë këto vende, e kupton se intensiteti I vlerave për metër katror të këtij qyteti të vogël nuk është thjesht çështje gurësh për të gdhendur kalldrëme, mure kishash apo ura me harqe.

E nuk është thjesht çështje ushqimi, qoftë edhe me shije unike. Është çështje arti, kulture, zemre. Edhe damar toke pse jo. Jo më kot të huajt ishin dashuruar pas këtij qyteti, aq sa rrugët e tij nuk mbeten kurrë bosh. Në çdo moment që të kalosh nëpër qendrën e vogël, do të gjesh miq të huaj që kalojnë e që do të të thonë miqësish me dorë të ngritur: “Hello!”, apo “Ciao”, të ndikuar drejtpërdrejt prej buzëqeshjes së përhershme dhe entuziazmit të banorëve mikpritës. Atyre mund t’u kishte qëlluar vërtet një herë në jetë.

E si të mos buzëqesheshim ne, që kishim mundësinë të ktheheshim e riktheheshim, për të admiruar pafundësisht bukuritë e shumta dhe mikpritjen e paharrueshme të këtij vendi të vogël.

permet2Përshkrimi gjeografik

Rrethi i Përmetit ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Ka një sipërfaqe prej 929 km2, ose 3,2 % të sipërfaqes totale të vendit. Rrethi i Përmetit është një nga tre njësitë që bëjnë pjesë në Prefekturën e Gjirokastrës së bashku me rrethin e Tepelenës dhe atë të Gjirokastrës. Rrethi i Përmetit kufizohet në veri nga rrethi i Skraparit dhe i i Korçës, në perëndim nga rrethi i Beratit dhe nga ai i Tepelenës në jug- perëndim, në lindje me rrethin e Kolonjës dhe në jug me rrethin e Gjirokastrës dhe Greqinë.

Tokat më tipike në rrethin e Përmetit janë ato të kafenjta malore, tokat livadhore të kafenjta, tokat e hirta kafe, tokat e hirta kafe livadhore dhe në zona shumë të kufizuara si në Ballaban, Sukë, Katundishtë tokat pak aluvionale. Rrethi i cili shtrihet rreth luginës së lumit Vjosë me një sipërfaqe të kufizuar lugine me një lartësi duke filluar mbi 280 metra mbi nivelin e detit dhe me një terren kodrinor e malor mbi 2485 metra mbi nivelin e detit Lumi kryesor i zonës është Vjosa, e cila e ka burimin në Greqi dhe e përshkron rrethin e Përmetit në gjatësinë 58 km. Ai përbën edhe aksin kryesor të organizimit të tij dhe si fillim lidhës e komunikues me zonat përreth. Lumi Vjosa konsiderohet si një lumë i palundrueshëm me gjithë energjinë e madhe dhe shtratin e thellë të saj.

Në rrjetin hidrografik të rrethit, bën pjesë edhe lumi i Osumit i cili kalon rrëzë fshatrave Koblarë dhe Gostomickë (komuna Frashër). Rrjedhja e këtij lumi shërben si kufi natyror me rrethet e Korçës dhe Skraparit. Një ndër lumenjtë e tjerë dhe i dyti për nga gjatësia është Lengarica 36 km. Pranë fshatit Bënjë (14 km larg qytetit të Përmetit) burojnë ujërat termale të njohura me emrin Banjat e Bënjës. Këto ujëra kanë veti curative për sëmundjet e lëkurës, stomakut, dhe reumatizmës.

Të tjerë lumenj që mund të përmendim në këtë rreth janë: Sarandaporo, Lumi i Çarshovës i gjatë 19 km që buron në malet e Kolonjës, Lumnica, i gjatë 28 km pranë fshatit Piskovë. Zalli i Dëshnicës, i gjatë 28 km derdhet në Këlcyrë. Lumi i Zagorisë i gjatë 13 km, i cili kalon në zonën e Malëshovës dhe derdhet po në grykën e Këlcyrës.

Turizmi

Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të rrethit. Në fushën turistike rrethi i Përmetit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe atij kulturor. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë: Situata gjeografike dhe klimaterike e favorshme. Zona malore e rrethit ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje dhe alpinizëm.

Klima mesdhetare, dielli dhe temperaturat e larta mesdhetare janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe ndërtimore nga mungesa e mjeteve financiare, të 98 fshatrat që përbëjnë rrethin kanë ruajtur një arkitekturë tradicionale (shtëpi të ultëa prej guri me çati prej pllakash guri) shumë të vlerësuara prej turistëve të huaj. Popullsia mikpritëse është e gatshme për të pritur miq dhe për ti ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë.

Bredhit i Hotovës

Bredhi i Hotovës gjendet në zonën e Frashërit 25-35 km në verilindje të Përmetit me një sipërfaqe prej 1200 hektarësh. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës. Bimët fillojnë 900 metra mbi nivelin e detit me shkurre mesdhetare përherë të gjelbra dhe dushqe gjetherënës me manaferra të kuqe, dëllinje dhe barrëra të llojeve të ndryshme që i rrethojnë. Turizmi malor, eskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u  themelua si park kombëtar.

Bredhi i Petranit

Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.

Ujrat Termale të Bënjës

Këto njihen me emrin banjat termal  të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjte masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujrat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës. Ujrat termale të Bënjës kanë një temperaturë prej 26-32 gr celsius.

*Revista “Shqip”

Shqiptari shkon për të vjedhur në banesën e italianit, vritet brenda në banesë

carabinieriNjë 26-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Serle të provincës së Brescias, në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se 29-vjeçari, Mirko Franzoni, ka qëlluar me pushkë të riun shqiptar, pasi e ka gjetur duke vjedhur në vilën e tij.

Pronari i banesës është lajmëruar nga fqinjët për lëvizje të dyshimta brenda shtëpisë dhe, pasi e ka pikasur hajdutin, ka qëlluar drejt tij me armë gjahu, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se Mirko Franzoni, me profesion mekanik, është ndaluar nga policia, ndërsa identiteti i të riut shqiptar ende nuk dihet. Policia ka marrë menjëherë në pyetje pronarin e shtëpisë, e cili ka deklaruar se ka shtënë pa dashje në drejtim të shqiptarit dhe se nuk kishte qëllim ta vriste atë.

Përcillet për në banesën e fundit Nelson Mandela

mandela sot 5Mëngjesin e sotëm, ka nisur ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Janë mbi 4500 vetë nga gjithë bota, mes tyre edhe zyrtarë, që janë mbledhur në vendlindjen e stërgjyshërve të tij, në Qunu në Kepin Lindor, të Afrikës së Jugut. Sot pritet të përcillet për në banesën e fundit ish-presidenti i parë më ngjyrë i Afrikës së Jugut.

Dita e sotme i jep fund javës përkujtimore për Mandelën, i njohur si lideri i betejave kundër Aparteidit, i cili u nda nga jeta prej një sëmundjeje në mushkëri, në 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare.

Shembet pjesa e fundit e kompleksit “Jon”

shembja pallatitGodina 8 katëshe, e njohur si kompleksi “Jon” u shemb dje pjesërisht me tritol të telekomanduar, por nuk u arrit që të shembej e gjithë godina. Paraditen e sotme forca e INUK-ut kanë nisur sërish punën për shembjen e pjesëve të mbetura të godinës.

Aktualisht fadromat dhe matrapikët e INUK-ut po shembin edhe pjesën tjetër, ndërsa janë marrë masa për bllokimin e qarkullimit rrugor në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Shembja e pallatit me tritol

Kompleksi “Jon” i ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” është shembur dje, pjesërisht nga Inspektorati Urbanistik Kombëtar.

Për shembjen e ndërtesës 8-katëshe u përdor një sasi prej mbi 300 kilogramësh tritol, e cila u vendos në tre katet e para të ndërtesës. Nga shpërthimi i tritolit ndërtesa u shembu pjesërisht.

Shpërthimi ka qenë i fortë, por nuk janë raportuar dëme të tjera në zonën përreth. Dy pallatet e këtij kompleksi u rrëzuan në krahun e pishinës, pikërisht në krahun në të cilin ishte parashikuar dhe shembja.

Masa të forta sigurie u morën në të gjithë vijën bregdetare të plazhit të vjetër nga Skela deri tek Tuneli, ku u ndalua tërësisht qarkullimi i mjeteve për 8 orë rresht.

Kompleksi “Jon”, ishte në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës. Me vendim qeverie, banorët e këtij pallati janë shpronësuar, për shkak se plani rregullues i vijës bregdetare të Vlorës nuk parashikon ndërtimin e pallateve në këtë zonë.

                                                                                

Përgatitjet në Qunu, ku në datën 15 dhjetor do mbahet ceremonia funebre e Mandelës

Përgatitjet në Qunu, ku në datën 15 dhjetor do mbahet ceremonia funebre e Nelson Mandelës. (Jeff J Mitchell, Getty Images)
Përgatitjet në Qunu, ku në datën 15 dhjetor do mbahet ceremonia funebre e Nelson Mandelës. (Jeff J Mitchell, Getty Images)
Përgatitjet në Qunu, ku në datën 15 dhjetor do mbahet ceremonia funebre e Nelson Mandelës. (Jeff J Mitchell, Getty Images)