Letonia nga sot përdor euron, letonezët kundër

43

Letonia, në vitin e ri 2014, hyri në Eurozonë, duke u bërë vendi i 18-të i bllokut të monedhës së përbashkët euro.

Euroja u bë monedha zyrtare e Letonisë ndërkohë që fishekzjarret e Vitit të Ri shkëlqenin në qiellin mbi kryeqytetin e vendit, Riga.

euroKryeministri në detyrë i Letonisë, Valdis Dombrovskis, i cili e udhëhoqi vendin e tij në krizën më të rëndë ekonomike që nga shkëputja e tij nga ish-Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve 1990, tha se masa ishte një mundësi, por jo një garanci e begatisë dhe pasurisë.

Ekonomia e Letonisë u tkurr me një të katërtën gjatë viteve 2008-2010, por pastaj u rrit me ritmin më të shpejtë në BE, duke u zgjeruar me 5.6 për qind në vitin 2012, pasi qeveria shkurtoi shpenzimet, pagat dhe rriti taksat, në një nga programet më të ashpra shtrënguese në Evropë.

Anketat e opinionit tregojnë se shumica e 2 milionë qytetarëve të Letonisë janë të shqetësuar se adoptimi i euros mund të shkaktojë rritjen e çmimeve, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga monedha e vendit.