AKIP kërcënon me protesta, nëse qeveria përfshihet në operacion kundër armëve kimike

AKIPAleanca Kundër Importit të Plehrave, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zëvendës ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, sa i takon përfshirjes së Shqipërisë në një plan të dytë për pritjen dhe shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Kozara Kati, Lavdosh Ferruni dhe Blendi Kajsiu, kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër importit të armëve kimike siriane, duke paralajmëruar më tej nisjen e protestave nëse pranohet plani i ri i qeverisë “Rama”.

“Jemi njohur me deklaratën nëpërmjet mediave. Jo më larg se dy muaj më parë, shqiptarët u shprehën qartazi lidhur me demontimin dhe shkatërrimin e armëve dhe lëndëve kimike të Sirisë në vendin e tyre. Protestat masive në të gjithë vendin e detyruan qeverinë Rama të tërhiqet, me një argument shumë të fortë dhe të vërtetë: Shqipëria nuk i ka kapacitetet e duhur për t’u përfshirë në këtë operacion. Ky argument qëndron edhe për sot edhe për nesër”, ka deklaruar AKIP.

Sipas Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Shqipëria duhet të ndihmohet për të ndërtuar një të ardhme të mirë dhe të sigurtë.

“Shqipëria ka nevojë të ndihmohet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në një zhvillim të qëndrueshëm. Kam shumë besim se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë ndryshe, e pastër dhe ekologjike. Ne sot kemi detyrimin legjitim që fëmijëve tanë të mos ua shkatërrojmë të ardhmen, përkundrazi, ta mbrojmë mjedisin e bukur që na e ka dhuruar natyra dhe ta kurojmë aty ku e kemi lejuar të dëmtohet”,deklaroi Kozara Kati ndërsa shprehu bindjen se të njëjtin qëndrim mban dhe qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Jam shume e bindur se ky është edhe qëndrimi i Qeverisë Shqiptare dhe e Partnerëve tanë ndërkombëtare”, tha Kati.  

Statuti i ri i PD, Berisha-Bode në grupin e punës

berisha -bodeDemokratët pritet të bëjnë ndërhyrje rrënjësore në “Kushtetutën” e tyre, statusin e PD-së, për ta përshtatur atë me realitetin aktual, shkruan GSH.

Paralel me procesin e zgjedhjeve të reja, PD-ja do të merret edhe me ndryshimet e statusit, për të cilin shumë shpejt do të ngrihet një grup pune, në përbërjen e të cilit nuk përjashtohet mundësia të jenë edhe lideri Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm në detyrë, Ridvan Bode.

Ky grup do të shqyrtojë të gjitha propozimet për ndryshimet në dokumentin themeltar të PD-së. Do të jetë një komision i posaçëm i cili shqyrton të gjitha propozimet dhe në rast nevoje ai ua paraqet për miratim organeve qendrore sipas kompetencave. 

Mësohet se ndryshimet që do i bëhen statusit të vitit 2009, synojnë forcimin e bazës së PD-së, duke filluar me shtimin e kompetencave të seksioneve dhe grupseksioneve e deri tek organet drejtuese dhe forumet kryesore të partisë. Po ashtu do të pësojë ndryshime dhe mënyra e organizimit të brendshëm të PD-së, duke synuar një organizim të ri të të gjitha instancave të partisë, si dhe përfshirjen e votimit sipas parimit “një anëtar-një votë”. Pritet që të ndryshojë numri i nënkryetarëve të partisë dhe sekretariatit, për të cilin thuhet se do të ketë më shumë departamente, si dhe do të ndryshojë dhe formati i kryesisë së PD-së. Gjithsesi çdo variant dhe propozim do të hidhet në letër dhe më pas pritet votimi në Kuvendin e PD-së, i cili shënon momentin përmbyllës të zgjedhjeve brenda PD-së diku nga fillimi i muajit mars.

Rama darkë me ‘Të urtët”, mungon Mejdani dhe Pëllumbi

rama me te urtetKryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë  me anëtarët e Këshillit Politik të kryetarit të PS, ose siç është quajtur ndryshe, Grupi i të Urtëve.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se darka është zhvilluar në vilën qeveritare, përballë Kryesisë së Kuvendit.

Të pranishëm në  darkë  kanë qenë anëtarët e këtij këshilli, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Namik Dokle , etj.

Në darkë ra në sy mungesa  e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili ka konfirmuar për gazetën ftesën nga kreu i PS-së, por është shprehur se  kishte angazhime të tjera dhe nuk mund të merrte pjesë .

Ndërsa Pëllumbi është shprehur se nuk merr pjesë në mbledhje të tilla që në prill të 2012-s. “Unë kam dhënë dorëheqjen nga Këshilli Politik që në 12 prill 2012 dhe kam deklaruar se arsyeja e dorëheqjes  është se ajo që diskutohet aty, nuk përputhet me bindjet e mia se si duhet të  funksionojnë gjërat”, është shprehur Pëllumbi.

“Bëhu burrë’, gabimet që bëjmë me djemtë e vegjël- VIDEO

behu burre“Bëhu burrë” është shprehja që e dëgjojmë shpesh teksa prindërit i thonë djemve të vegjël gatë procesit të rritjes..

“Mos qaj”, ‘Mos bëj si goc”, ‘Bëhu i ftohtë”, “Mëso grushtat”, ‘Mundohu të zësh sa më shumë femra”, janë disa nga fjalët plot trysni që ushtrojmë tek djemtë. Kjo vlen dhe për nënat që rrisin djem. Por, pikërisht shprehja ‘bëhu burrë’, ndonjëherë të on në konceptin komplet të gabuar duke shkaktuar tek fëmijët një ndryshim të karakterit të tyre deri në ekstrem.

“Kur ia shpreh këto fjalë një djali të mitur, e para e bën që ai të ndjehet i pasigurt në maskilitetin e tij”, shprehet Michael Kimmel, sociolog.

Të tjera studime tregojnë se ti fëmijës i ke induktuar të vendosë një maskë në fytyrë. Ai nuk duhet të dëshmojë emocione, jo ato ekstremet, përndryshe ai nuk quhet burrë. Të tjerë që nuk e kanë përballuar janë kritikuar, janë fyer dhe kanë rënë në gjendje të tillë psikologjike sa kane arritur deri në vetëvrasje.
“Duke mos qarë, i mban emocionet e mbyllura brenda gjatë gjithë kohës dhe në një cast më pas, mbushet kupa dhe ti zemërohesh dhe shpërthen dhe shpërthimi do të jetë dhunë, zemërim deri në marrje jete”.

Por ky maskilizëm, këto fjalë ndjehen kudo, kurdo dhe ky koncept është i gabuar, ka ardhur koha ta ndryshojmë, duke nisur së pari nga vetja jonë. Kjo është një video-spot për të kuptuar sesi shkatërrohet psikologjikisht shoqëria mashkullore nga maskilizmim i tepruar.

Makina përplas motorin, një i plagosur rëndë

aksidenlaprakeNjë person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Gjerosës, ku një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Kamerat e fshehta të emisionit “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për t’u bërë invalid

ca thuEmisioni “Ca thu” në Agon Channel ka sjellë sot në mbrëmje pamje të një rasti korruptiv në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pamjet e filmuara me kamera të fshehtë tregojnë mjekë që marrin ryshfet për të lëshuar vërtetime për të drejtën e marrjes së Kempit, për një qytetar, të cilit nuk i takon pasi është i aftë fizikisht. Më poshtë, disa pjesë nga filmimet që po transmetohen në ACH

unnamed22unnamed33

Mjeku – Ka ikur ai (mjeku i Tiranës) sot se erdhe vonë.

Pacienti – Po mirë nuk mund ti telefonosh të shkojmë ditë tjetër?

Mjeku – Mbas festave. Ai vetëm ditë të mërkure është.

Pacienti – Nuk e mbuloj dot për 1 milion e gjysëm sa më the.

Mjeku – Kjo punë zgjidhet ndryshe. Të paktën një 400-ëshe do e lere.

Mjeku – 100-ëshe ne, 100 këtu, 100 tek Tani, 100 tek unë. Cfarë të të them unë?

Pacienti – Po ti më the do 200 në Tiranë o burrë i dheut.

Mjeku – Do flas unë, do të ta ul.

Mjeku – Do vish të martën, do marr unë doktorin do t’i them ma mbaro këtë punë. 100-ështe tek doktori, pastaj do vish këtu të plotësojmë këtë.

Mjeku – Aty pastaj do (lek) e di ti është Keli, Tani, unë…

Mjeku – Ik dhe herë tjetër hajde me kështu… Unë kujtova se kupton ti.

Mjeku – Mos përmend emra në celular…

Pacienti – Bëj eko më tha ai dhe të plotësoj epikrizën.

Mjeku – Do shkojmë të bëjmë ekon atje, të jap nja dy filma unë. Si t’a gjejmë se duhen bërë keq, me mpiksje gjaku. Hajde, do shkojmë atje tek klinika ime.

Tek klinika e mjekut

Mjeku – Ty të është holluar me tepër këmba (e shëndoshë) se tjetra.

Mjeku i ben eko dhe i ploteson kartelën pacientit

Mjeku – Tani kjo mund të sajojë ndonnjë gjë aty. Nuk është reale, por i kam shkruar të paktën këtu. Është me spec një çikë kjo histori se janë dhe filmat e pastër që nxorra.

Mjeku – Duhen dhe analizat e yndyrnave pak të shpjegohen, të mpiksjes së gjakut se duhen bërë keq ato dhe të transkriptohen tek fletëdrejtimi për kemp. Do t’i sajoj unë.

Mjeku – E takove Kelin?

Pacienti – Po.

Mjeku – Në ç’formë e takove?

Pacienti – Sa ikëm bashkë vajtëm atje.

Mjeku – Tani ai do kafe.

Pacienti – Po po pa merak.

Pacienti – T’ia japim që tani?

Mjeku – Do një dyqindëshe, Keli. Do ia coj unë që sot se nesër është në kemp edhe 100 unë, 100 Tani.

Rrihen deputetët e Turqisë (Video)

parlamenti turkLigjvënësit turq u rrahën të shtunën në seancën për mbikëqyrjen e gjyqësorit nga qeveritarët dhe të emërimit të gjyqtarëve, në kohën kur po shtohen proceset gjyqësore ndaj partisë në pushtet për afera të shumta korruptive. Një përfaqësues kërceu në tryezë dhe e goditi kundërshtarin me këmbë, ndërsa të tjerët të goditeshin me grushte, me dosjet që kishin në duar apo me iPad, bën të ditur Reuters.

Përleshjet filluan kur u mblodh Komiteti parlamentar për Drejtësi për të diskutuar projektligjin e partisë së kryeministrit Erdogan, i cili do të rriste ndikimin ndaj gjyqësorit.

Përleshja filloi kur një përfaqësues i një shoqate të gjyqtarëve erdhi me peticionin që këtë ligj e cilëson antikushtetues, por nuk i lejohet të flasë, thonë dëshmitarët.

“Ashtu siç u shkela unë si përfaqësues i gjyqësorit, ashtu do të shkelen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kur do ta miratoni këtë ligji”, ka thënë kreu i shoqatës YARSAV, Umar Farouk Eminagaoglu, pas përleshjes.

“Hajdutëri kolektive në energji”

Rama-projekti Vlore 2“Si një hajdutëri kolektive, e cila duhet të marrë fund”, kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama situatën me arkëtimet e energjisë elektrike në mbledhjen e parë të Task Forcës, e cila synon dhënien fund të kësaj situate, ku 88% e kontratave të bizneseve dhe 91% e atyre familjare rezultojnë me borxhe ndaj kompanisë së shpërndarjes, tashmë nën administrim shtetëror. 

“Praktika se kush nuk paguan, mund të vjedhë gjithmonë e më shumë, duhet dhe do të marrë fund. Do ta fillojmë në dy nivele paralelisht, në nivelin e raporteve mes institucioneve buxhetore dhe publike, me sistemin e shpërndarjes dhe paralelisht në raportin mes biznesit dhe sistemit të shpërndarjes. Nuk do ta fillojmë, se do të ishte padrejtësi e madhe drejtpërdrejt, aty ku problem është mospagesa e atyre që janë në gjendje të vështirë ekonomike”, tha Rama.

Nisjen nga puna të kësaj Task Force, e cila drejtohet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Kryeministri Rama e quajti si fillimin e ndërtimit të një muri përgjegjshmërie me bashkëveprim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe gjyqësorin.

Ky ishte apeli zotit Rama për qytetarët: “Secili të paguajë për atë energji që konsumon dhe jo ata që paguajnë të mbingarkohen me fatura që nuk ju takojnë dhe ata që nuk paguajnë të bëjnë çfarë duan në kurriz të të parëve. Kjo është sfida dhe këtë sfidë ne duhet dhe do ta fitojmë në një aleancë të fortë me të gjithë qytetarët e interesuar për të pasur nesër një energji me të lirë, me të gjithë sipërmarrësit e interesuar për një energji më të lirë dhe energjia mund të jetë më e lirë vetëm nëse paguajnë të gjithë dhe nëse secili paguan atë që merr dhe jo atë që nuk merr”.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë paralajmëroi se “nëse s’e realizojmë këtë qëllim do të jetë dështim për ekonominë tone, pasi humbjet deri tani jane 140 milionë euro’. Gjiknuri ngriti shqetësimin se bizneset e paguajnë energjinë sikur të jenë abonentë familjarë ndërkohë që kallëzohen në prokurori vetëm të varfrit nëpër fshatra, ndërsa për bizneset nuk ka asnjë procedim.

“Për vitin 2013,- tha zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, – humbjet në sistemin e energjisë elektrike, kanë arritur 45% të sasisë së energjisë të futur në rrjetet e operatorit të shpërndarjes, ndërsa 30% e energjisë në Shqipëri vidhet”.

“Niveli i ulët i arkëtimeve për atë pjesë të energjisë që nuk vidhet është një tjetër element i rëndësishëm i punës që na pret”, theksoi Peleshi, i cili së bashku me kryeprokuronin Llalla firmosën njërin prej tre memorandumeve të bashkëpuninit. Ndërsa dy të tjerët morën firmat e ministrave Tahiri, Naço dhe Gjiknuri./tch

PD: Policia e Shtetit nën kontroll partiak

ARben RistaniDeputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani me anë të një deklarate për media ka përshëndetur punonjësit e Policisë në të gjithë vendin, ndërsa ka nënvizuar se policia e shtetit sot, ndodhet në ditët më të vështira të saj. Këtë vështirësi Ristani, ia dedikon faktit, se PS ka vënë në krye të Policisë së Shtetit, militantët partiakë, duke u përpjekur ta vendosë Policinë tërësisht nën kontroll partiak. Por, Ristani thekson gjithashtu që Partia Demokratike, do të jetë vigjilente,  për të ndalur përpjekjet tinëzare të qeverisë socialiste.

“Sot, me rastin e 101 vjetorit  të krijimit të Policisë së Shtetit, Partia Demokratike, gjen rastin të përshëndesë dhe të urojë punonjësit e policisë në gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike vlerëson lart rolin që ka luajtur policia e shtetit në forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Shqipëri. Janë punonjësit e policisë së shtetit që me përkushtimin dhe sakrificat e tyre i kanë sjellë Shqipërisë shërbime dhe rezultate të vyera  për rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve, si dhe për procesin e integrimit europian të vendit.   Megjithëse sot, Policia e Shtetit po kalon ditët e saj më të këqija, për shkak se profesionistët janë shkarkuar ose janë lënë në hije dhe në skenë kanë dalë e drejtojnë militantët e Partisë Socialiste. Megjithëse sot kriminaliteti  është rritur dhe pasiguria e qytetarëve është shtuar sepse policinë e shtetit e drejtojnë numëruesit dhe donatorët socialistë. Sërish ne besojmë se në strukturën e saj, policia ka ende shumë punonjës të përkushtuar  që e duan vendin dhe popullin e tyre. Ne i përshëndesim të gjithë ata,  dhe i sigurojmë se Partia Demokratike është gjithnjë në krah të profesionistëve të ndershëm.   

Partia Demokratike është përballë dhe do luftojë e vendosur kundër përpjekjeve tinëzare të qeverisë për ta vënë Policinë e Shtetit tërësisht nën kontroll partiak. Partia Demokratike është dhe transmeton te çdo punonjës policie sigurinë dhe bindjen se çdo përpjekje për të ulur dhe nëpërkëmbur dinjitetin e Policisë së shtetit, dinjitet të vendosur me shumë mund dhe përpjekje, është e destinuar të dështojë shumë shpejt. Koha e keqe që po kalojmë nuk e eklipson historinë e pasur me arritje, sakrificën dhe kontributin e madh të Policisë së Shtetit ndaj vendit tonë. Gëzuar të nderuar punonjës të policisë së shtetit përvjetorin e krijimit të organizatës tuaj“, u shpreh Ristani.

Basha takon Mziun: Arrestimi një prapavijë mafioze politike

basha-mziu1Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha siç edhe ishte paralajmëruar zhvilloi një takim me Xhelal Mziun, ish kreun e Bashkisë Kamëz, pas lirimit të tij nga burgu.

Basha deklaroi se arrestimi i Mziut ishte një prapavijë mafioze politike e cila nxiti një fushatë shpifjeje. 

“Arrestimi i Xhelal Mziut që zgjati për plot 24 ditë. Dua të theksoj në mënyrë të prerë se, PD siç ka deklaruar që në fillim, ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor dhe të drejtës, e për këtë qëllim mbetet e hapur. 

Faktet tregojnë se si Mziu u ndalua, shoqërua dhe u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u morën masa antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij, tregon se kemi të bëjmë jo thjeshtë me një shkelje, dhunim të ligjit dhe garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari. Kjo tregon prapavijën politike për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë nga qytetarët e Kamzës“, u shpreh Basha.