Paris, shkatërrohet grupi kriminal, i përfshirë dhe një shqiptar

Police-française-002Autoritetet ligjzbatuese në Francë, në bashkëpunim me Europol, shkatërruan një rrjet me bazë në Paris që kryente vjedhje.  Policia ka arrestuar 15 persona, dy prej të cilëve një rumun dhe një shqiptar, dyshohet se janë drejtuesit e rrjetit. Hetimi ka nisur në vitin 2012 pas arrestimit të një shtetasi shqiptar që dyshohet se ka kryer një vjedhje në Reims.

Nga kontrollet e ushtruara, policia ka gjetur 59 mijë euro cash në një dhomë private të një lokali në Paris. Nga hetimet u zbulua rrjeti, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të cilët dyshohet se janë rekrutuar nga dy të dyshuarit si drejtues të rrjetit që kryente vjedhjet në një rreze 200 kilometra nga Parisi.  Sipas Europol, rrjeti funksiononte me grupe deri në 3 persona që kryenin vjedhjet.

Europol bëri të ditur se në muajt e fundit janë arrestuar 30 të rinj, të cilëve i janë sekuestruar bizhuteri apo pajisje elektronike të vjedhura në Paris. Grupi kriminal ka bashkëpunuar edhe me rumunë dhe bullgarë. Europol mundësoi bashkëpunimin midis autoriteteve ligjzbatuese  franceze , belge , suedeze dhe italiane duke shtrirë hetimet në disa shtete njëkohësisht përsa i takon veprimtarisë së grupit kriminal apo lidhjeve që ai mund të kishte me persona të dënuar për vepra penale në këto shtete. Hetuesit kanë konfiskuar kompjuterë, telefonat celularë dhe pajisje elektronike që janë analizuar nga mjekësia ligjore nga një specialistë të Europolit .

Zbulohet kokainë në shtëpinë e këngëtarit Justin Bieber

Justin BieberNjë sasi e konsiderueshme kokaine, është gjetur në shtëpinë e këngëtarit të ri  kanadez Justin Bieber, në momentin kur policia e Los Anxhelosit po kryente një kontroll në shtëpinë e tij.

Droga u zbulua rastësisht, pasi objekti i kontrollit ishte lokalizimi dhe sekuestrimi i sistemit të kamerave të sigurisë të shtëpisë së këngëtarit. Një denoncim është kryer nga fqinji i Bieber, i cili është ankuar se këngëtari ka qëlluar me vezë shtëpinë e tij duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Në kuadër të hetimit për vandalizëm dhe për të gjetur prova që mund të mbështesnin pretendimet e fqinjit, policia ka kryer një kontroll rutinë për sekuestrimin e kamerave që rrethojnë banesën e tij.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine, ndërkohë që saktëson që droga nuk ishte nën posedimin e Bieber, por i përkiste njërit prej 9 pjesëtarëve të rrethit të tij frekuentues, që gjendeshin në shtëpinë tij gjatë kontrollit policor. Rrepisti Lil Za, është arrestuar nën akuzë për zotërim të lëndëve narkotike.

Bieber ka qenë disa herë në vëmendje të shtypit për kryerje të akteve vandale, siç ishte dhe rasti kur vizatonte me grafite muret e hotelit ku qëndronte. Megjithëse Bieber është përpjekur kohët e fundit, t’i qetësojë fansat e tij, duke u komunikuar, se “do të dilte shumë shpejt në pension” duket se premtimet e tij e tejkalojnë dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, për kryerje të akteve vandale.

 

 

 

 

 

 

Rama vizitë në Serbi në muajin shkurt

ramaKryeministri shqiptar, Edi Rama muajin e ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, i cili njoftoi për vizitën e Ramës në muajin shkurt, por duke mos saktësuar datën.

”Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon”, ka thënë Mrkiç, duke shtuar se në axhendën e vizitës do të jetë bashkëpunimi dypalësh në shumë sfera.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa pakica serbe që jeton në Shqipëri ende nuk është pranuar si duhet.

“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe, e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane”, ka thënë Mrkiç.

Hapet zyra e punës në kryeqytet, Rama: Zhvillimi ekonomik do të rrisë punësimin

zyra e punesNë kryeqytet është hapur zyra e re e punës, e projektuar sipas modelit gjerman. Gjatë inaugurimit ka marrë pjesë dhe Kryeministri Rama, i cili e ka vlerësuar këtë iniciativë si një hap përpara për të vënë në zbatim projektin e qeverisë për punësim.

“Sot u çel në Tiranë, nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me Agjencinë Federale Gjermane të Punësimit zyra e parë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Është hallka e parë e një zinxhiri shërbimesh për punëkërkuesit që do të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, – tha kryeministri.

Sipas tij, pas shumë vitesh korrupsion dhe vulgaritet tallës me qytetarët që u gjenerua prej të ashtuquajturave zyra të punës, çelet një faqe e re e marrëdhënieve të shtetit me qytetarët në kërkim të një pune. “Do të jetë adresë e besueshme e një të riu e të reje në pragun e daljes nga rruga e gjatë e studimeve dhe e një punëkërkuesi të hershëm apo në tërësi e shqiptarëve që jetojnë këtu apo jashtë.

Është dallëndyshja e parë që lajmëron një stinë tjetër në marrëdhënien e qytetarit me punë-kërkimin, shënon dhe hapjen e një faqeje të re në raport me punë-kërkimin. Modeli ynë i zhvillimit ekonomik do të rrisë punësimin”, – tha Rama.

I bindur se edhe kjo zyrë do të ngjallë reagimin e kundërshtarëve kryeministri ka siguruar transformimin e shtetit shqiptar, ndërsa garantoi modernizimin e shtetit. Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, sqaroi se çdo i ri mund të sjellë CV-në e tij në këtë zyrë si mundësi për t’u punësuar.

Gjithashtu online është hapur dhe faqja zyrtare www.puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për punësim. Ai shtoi se janë 2180 vende pune për ata të rinj që duan të aplikojnë. “

Trefishuam fondin e punësimit. Do të hapim një konkurs ku të gjithë punëdhënësit të kenë akses në këtë shërbim. Ishim dëshmitarë të një rritjeje ekonomike që s’ka sjellë punësim, tani Zyra e punës do të jetë një faktor që do të ndërmjetësojë krijimin e vendeve të reja të punës” – tha Veliaj.

Ministri i ri i kabinetit qeveritar i përcolli dhe një mesazh të rinjve: “Se më mirë është të punosh, me çfarëdo page, sesa të rrish kafeneve dhe të luash bixhoz. Madje puna e parë është një mundësi fantastike për të filluar karrierën. Ndoshta puna e parë nuk është puna e ëndrrave tuaja, por as Edi Rama nuk nisi punën e parë si kryeministër, as Ettore Sequi nuk nisi punën e parë si ambasador”, – shtoi ai.

Nga ana e tij ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i pranishëm në aktivitet, tha se BE-ja ka dhënë 16 milionë euro në këtë sektor vitet e fundit dhe 4.5 milionë euro janë parashikuar t’i jepet mbështetje arsimit profesional dhe trajtimeve profesionale.

“Duam që Evropa dhe Shqipëria të shikojnë drejt së ardhmes me shpresë e jo frikë. E ardhmja i përket atyre që suksesi është rezultat jo i koincidencave, por i ndryshimit “- tha Sequi.

E ndërsa bëhej inaugurimi i zyrës së re, disa ish punonjës të Shërbimit Kombëtar të cilët janë prekur nga shkurtimet në administratë kanë dalë në protestë përballë ambienteve të reja të zyrës së punës duke e konsideruar si turp sjelljen e Qeverisë me administratën.

BE konfirmon 27 janarin për takimin Thaçi-Daçiç

thaçi daçiç- ashtonZyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, lajmëron se takimi i radhës ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet më 27 janar.

Në një komunikatë për shtypin, zyra e baroneshës Catherine Ashton shkruan se dialogu që po zhvillojnë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për normalizimin e raporteve ndërmjet të dy vendeve, do të prek çështjen e konstituimit të komunave në veri, dhe çështje të tjera.

“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunave në veri, nga katër sa janë. Tani palët kanë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit”, thuhet në këtë deklaratë.

Në këtë takim mund të diskutohen gjithashtu edhe hapat e ardhshëm që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Tiranë, një person pa jetë gjendet te ura e Lanës

policiaNjë person i pajetë është gjetur sot nga kalimtarë të rastit pranë urës së Lanës, tek Rruga e Elbasanit në kryeqytet.
Policia në vendngjarje dyshon se personi është mbytur në lumin e Lanës.

Pritet të zbardhet identiteti i viktimës. Policia dyshon se bëhet fjalë për një endacak që jetonte në qiell të hapur.

Sekuestrohet 800 kg drogë në Itali, në pranga 5 shqiptarë

hashishSekuestrohet nga policia italiane  800 kilogramë drogë, me një vlerë tregu prej 1 milionë eurosh,  ndërsa në pranga janë vënë pesë shtetas shqiptarë.

Burime nga policia italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë Arjan Llanaj nga Fieri, drejtues i kamionit, Mihallaq Licaj, nga Vlora, Petrit Pirra, banues në Itali, Fatjon Mecani nga Vlora dhe Nertil Licaj.

Operacioni është kryer pasditen e datës 10 janar, kur hetuesit ndaluan një kamion dhe një makinë në zonën industriale në Anagni. Kamioni kishte mbërritur në Brindisi nga Shqipëria, një natë para se të sekuestrohej nga policia.

Presidenti i Bullgarisë vizitë në Tiranë, më 16 janar

presidenti bullgarMe ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, do të zhvillojë nga data 16-17 janar një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, gjatë vizitës në Tiranë, Presidenti Plevneliev do të pritet në një ceremoni zyrtare në Presidencë, si dhe do të takohet me Presidentin Nishani , ndërsa më pas do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti bullgar Plevneliv do të marrë pjesë edhe në një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit të organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Bullgari, ku do të performojnë grupe folklorike shqiptare dhe bullgare.

Tahiri: Pandëshkueshmëria nuk do të jetë më fenomen në Shqipëri

saimir-tahiri-565x421Nga qyteti i Gjirokastrës, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri reagoi në lidhje me akuzat dhe ankesat për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve. Tahiri u shpreh se është totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave, që sipas tij, janë bërë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm. Sipas Ministrit Tahiri, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zbaton vetëm ligjin, për të shmangur korrupsionin.

Ministri Tahiri komentoi edhe situatën në Lazarat, ku vijon të prodhohet lëndë narkotike, duke theksuar se është një çështje problematike dhe intensive, që nuk është vetëm çështje policore. “Në lazarat ka çështje problematike dhe intensive. Duhet të ndërgjegjësohen vetë lazaratasit, pasi aty nuk bëhet fjalë vetëm për çështje policore, por edhe më e thellë”.
Tahiri, ka folur edhe për lirimin e kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe drejtorit të kufirit në Kapshticë, Ylber Zyberi duke u shprehur se qeveria Rama-Meta, dhe institucioni që ai drejton, janë të vendosur në punën e tyre “për të mos lejuar që segmente të gjyqësorit të cënojnë luftën ndaj korrupsionit. Këto janë raste sporadike dhe besoj se pandëshkueshmëria nuk do të jetë më fenomen në Shqipëri”, tha Tahiri.

 

Meta pret Ambasadorin kanadez: Marrëdhëniet Shqipëri-Kanada, solide

meta-amb-kanadezKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Kanadasë në Shqipëri  z. Peter Mc Govern. Në fjalën e tij Meta i vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë si solide, si në planin shumëpalësh, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Shqipërisë dhe nënvizoi vullnetin për zgjerimin e investimeve kanadaze nga Shqipëria në të gjithë rajonin.

“Kanadaja është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Meta.   Ambasadori i Kanadasë z. Mc Govern pasi i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera, vuri në dukje se Kanadaja përbën burimin më të madh të investimeve në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht vullnetin për rritjen e mëtejshme të tyre. Gjithashtu Ambasadori shprehu gatishmërinë për forcimin e shkëmbimeve parlamentare, dhe ndau bindjen me z. Meta se ato përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve bilaterale.   Në përfundim. Kryetari Meta dhe Ambasadori Mc Govern ndanë bindjen se komuniteti i mirë-integruar dhe i kualifikuar shqiptar në Kanada përbën një urë të shkëlqyer bashkëpunimi mes dy vendeve.