Rama: Administrata Tatimore në shërbim të taksapaguesve dhe qytetarëve

rama-kryeminister_0Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim me Administratën Tatimore, deklaroi se kjo administratë duhet të jetë në shërbim të taksapaguesve dhe të biznesit. Sipas kryeministrit etika e saj janë shkresat. Ai theksoi faktin se njerëzit që paguajnë më shumë taksa kanë më shumë frikë.

“Qytetarët shqiptarë sot kanë halle, probleme, konflikte për të cilat trokasin në dyert e shtetit dhe administratës, qytetarët tanë kanë dhe shpresa, ambicie të shprehur me votën e tyre për të gjetur një tjetër vullnet në momentin kur trokasin në derën e shtetit. Sigurisht se jo të gjitha hallet, apo pritshmëritë mund të zgjidhen menjëherë, shumë prej tyre duan kohën e tyre, po ka një kërkesë që duhet të zgjidhet menjëherë, qytetarët të dëgjohen,të mirëkuptohen dhe të shërbehen nga administrata e shtetit.”

“Sipërmarrësit janë njerëzit që ju duhet t’u shërbeni me respekt dhe vetëdije se keni përballë jo dikë për ta gjunjëzuar, zhvatur, por dikë që keni detyrimin ta bëni të ndihet i kënaqur në radhë të parë nga sjellja juaj edhe kur nuk ka të drejtë. Nuk është sjellja ajo që përcakton drejtësinë e verimit tuaj, por vendimi i drejtë. Duhet krijuar energji pozitive. Nuk duhet të harroni se ju paguheni prej tyre. Administrata tatimore, duhet të ketë kodin e vet të sjelljes, komunikimit në marrëdhënie me çdo kontributor, me çdokënd në këtë vend që ka vendosur të jetojë falë talentit dhe imagjinatës së vet si biznesmen. Është koha që biznesmeni të vendoset në piedestalin që i takon. Figurën e biznesmenit hajdut, kusar, të dyshimtë nuk e ka krijuar vetëm ajo pjesë që është sjellë si e tillë, por në radhë të parë sjellja harbute, sjellja prej kusari e vetë shtetit në raport me biznesin”, – deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit rimbursimi i TVSH-së është anashkaluar në mënyrë të papranueshme. “Rimbursimi i TVSH-së është anashkaluar në mënyrë të papranueshme. Rimbursimi i TVSH-së të bëhet brenda 60 ditëve, për të mbyllur një herë e mirë një epokë. Kjo do të jetë arritje si asnjëherë më parë dhe do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave. Iluzioni se duke mos rimbursuar TVSH-në dhe përmes këtyre parave shteti mund të bëjë më shumë, ka rrënuar ekonominë private por dhe ekonominë kombëtare gjithashtu”- tha Rama.

Më tej ai vijoi duke thënë se: “Administrata Tatimore duhet dhe mund të jetë në shërbim të taksapaguesve duke theksuar domosdoshëmrinë e transformimit rrënjësor të sjelljes së administratës me tatimpaguesit”.

 

I burgosuri për përdhunim merr leje 5 ditore dhe përdhunon një femër tjetër

tollia1Një shtetas i dënuar me 12 vjet burg, ka përfituar nga një leje shpërblyese për të kryer përdhunimin e radhës,  sipas  të përditshmes Gazeta Shqiptare. Kjo gazetë shkruan sot Arben Tollia, i cili pretendonte vite më parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda se kishte pasur 370 të dashura, është denoncuar dy muaj më parë nga një 30-vjeçare për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Në kallëzimin para prokurorisë, vajza është shprehur se me Arben Tollinë është njohur përmes “Facebook-ut” dhe ai i është prezantuar si djalë i ri, që jetonte si emigrant jashtë vendit, metodë të cilën ai e ka ndjekur dhe më herët.

Pas disa muajsh komunikimi virtual me vajzën, Tollia ka siguruar një leje nga burgu dhe ka kërkuar takim me 30-vjeçaren. Koha që vajza pretendon se është përdhunuar, përkon me kohën që Tollia ishte me leje shpërblyese jashtë hekurave të burgut. Por, për shkak të tërheqjes së denoncimit nga vajza, prokuroria është detyruar që konform ligjit të mbyllë hetimet – shkruan GSH

BE, Serbia lider i drejtimit të Ballkanit Perëndimor për në BE

Ambasadori i italise ne Beograd ManzoAmbasadori i Italisë në Beograd Giuisepe Manzo ka deklaruar se kapitulli 35 i kornizës negociuese ndërmjet Serbisë e BE-së nuk kërkon nga Beogradi të njohë  pavarësinë e Kosovës.

Ai ka sqaruar se në atë kapitull vetëm përmendet vendosja e ndërlidhjes në mes të normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë dhe të proceseve evropiane.

“Askush nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Në kapitullin 35 nuk ka kërkesa të fshehta “, ka thënë Manzo (në foto) për RTS-në.

Ky kapitull ndërlidh normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë dhe integrimet evropiane.

“Kjo është në përputhje me atë për të cilën pajtohet BE – që të ndërlidhet bashkëpunimi rajonal dhe integrim i Ballkanit Perëndimor. Në integrimin rajonit, Serbinë e shohim lider që mund t’u tregojë rrugën të tjerëve”, ka thënë ai.   /kn

Kabul, shpërthim në restorant, vdesin 21 persona

Kabul21 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në lokal të premten në Kabul. Lajmi bëhet me dije nga mediat afgane. Në mesin e viktimave janë edhe përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Afganistan dhe katër pjesëtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Sulmi ndodhi në lagjen Akbar Kan, ku ndodhen edhe disa ambasada dhe organizata të huaja. Sulmi ndodhi në mbrëmje kur në restorantin e quajtur “Taverna du Liban” ndodheshin mjaft darkues. Një kamikaz shpërtheu eksplozivin jashtë derës së restorantit shumë të siguruar dhe më pas aty u futën edhe dy persona të armatosur, të cilët u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurimit. Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë për këtë sulm duke u shprehur se synimi i tyre ishin zyrtarët e huaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka dënuar këtë incident duke nënvizuar se “sulmet ndaj civilëve janë plotësisht të papranueshme dhe paraqesin një shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare”.

Një zëdhënësi i talebanëve shkroi në ‘Twitter’ se sulmi është shenjë hakmarrje për fushatën ajrore që ka vrarë qindra civilë .

Statistikat policore: 83% vepra penale të zbuluara

drejtoria e policiseDrejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa në analizën vjetore të policisë së kryeqytetit deklaroi se,  83% e veprave penale në Tiranë janë zbuluar dhe janë goditur 18 grupe kriminale.

Çipa bëri me dije se gjatë vitit 2013 janë evidentuar 8804 vepra penale. Ai e cilësoi të suksesshëm operacionin “Fund marrëzisë” një operacion i cili u shtri në të gjithë Shqipërinë kundër subjekteve të lojrave të fatit të jashtëligjshme. Kreu i Policisë së Tiranës u shpreh se në luftën kundër narkotikëve ka 40% referime më shumë.

Ai theksoi se në 3 mujorin e fundit është 5- fishuar sasia e drogës së sekuestruar. Ndërsa porsa i përket hetimit të krimit financiar Çipa bën me dije se janë zbuluar 95% të rasteve.

Atentat në derën e shtëpisë biznesmenit të kromit, Hasan Talja

policiaNjë 42-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri, në pragun e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri Hasan Taljan, nga Bulqiza. Talja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, dhe ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por nga burimet paraprake mësohet se viktima ka pasur më herët një konflikt tek Tregu Elektrik, që ndodhet afër shkollës së Baletit në Tiranë.

Talja kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, ndërsa vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kilogramë tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D, të minierës së Bulqizës.

Grabitën pikën e karburantit në Gramsh, “Autostrada” prangos 5 autorët

pranga-arrestimArrestohen autorët e grabitjes së karburantit ne aksin rrugor Rrogozhine-Lushnje. Në një hark kohor të shkurtër, policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Autostrada”, duke bërë të mundur arrestimin e 5 autorëve të grabitjes . Në pranga kanë rënë shtetasit, Eliot dhe Shkëlqim Biçaku, Feruz dhe Festim Goriçi dhe Vasil Ciko.

5 personat e mësipërm dyshohet se kanë grabitur gjate oreve te nates një pikë karburanti ne aksin rrugor Rrogozhine-Lushnje prane fshatit Gramsh, ku punonjesi i turnit te trete, perveç dhunes fizike te usshtruar ndaj tij, eshte goditur edhe me kaçavide, ku per pasoje i eshte dashur mjekim prane spitalit te Lushnjes.

Kjo eshte grabitja e katert per kete vit qe kryhet nga persona te maskuar, ku ne dy raste pikat e karburantit dhe punonjesit e tyre jane sulmuar gjate oreve te nates.

Dy vite me pare ne kete qytet nje roje karburanti ka mbetur i vdekur pas sulmit te ushtruar ndaj tij prej dy personave, te cilet ekzekutuan ne afersi te Kavajes edhe drejtuesin e automjetit taksi me te cilin po udhetonin.

Berisha: Rama i lidhur me bandat kriminale

berisha-fbIsh-kryeministri, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim qeverisë lidhur me vrasjen e dyfishtë në Kavajë. Në një reagim në rrjetin social facebook, ai thekson se qeveritarët për të zhdukur gjurmë të hershme të lidhjeve te tyre me krimin po i ekzekutojne me pritë shteterore ato.

“Te dashur miq, vrasjet, cdo dite maskat, cdo nate tritoli, trafiqet kane dominuar si kurre ndonjehere me pare javet e para te ketij viti. Krimi ne shtetin policor te Edi Rames eshte ne revansh te papermbajtur. Qeveritaret per te zhdukur gjurme te hershme te lidhjeve te tyre me krimin i ekzekutojne me prite shteterore ato. Policet, te shnderruar ne gjobvenes, nuk merren me me krimin dhe kriminelet, trafikantet apo maskat. Ne teresi per te gjitha keto akte nuk ka autor. Policia merret vetem me gjobvenie dhe mbledhjen e gjobave te vena ne kundershtim me ligjin per te plackitur pa maska qytetaret. Situata po degradon me shpejtesi çdo dite. Rama eshte i njohur boterisht per lidhjet e tij te gjithanshme me: “banden e rruges se Kavajes”, “banden e Lushnjes”, “Hakmarrjen per Drejtesi” dhe disa te tjera me te cilat kur drejtonte Bashkine lante para, rrembente prona por edhe kuti votimi. Po shkojme drejt pasigurise se plote dhe kaosit!” përfundon Berisha.

 

 

Modelja e “Playboy” gjendet e vdekur në vaskë

cassandra-lynn_420c00faBukuroshja e “Playboy”, Cassandra Lynn është gjetur e pajetë në vaskën e shtëpisë së saj në Los Angeles. Modelja 34-vjeçare dyshohet se ka marrë një overdozë droge dhe për pasojë ka humbur jetën.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen e rëndë, ndërkohë që kanë përdorur edhe rrjetet sociale për të verifikuar nëse modelja ka dashur të vetëvritet, apo e ka tepruar aksidentalisht me drogën.

Cassandra Lynn ishte në kopertinën e revistës për meshkuj “Playboy” në shkurt të vitit 2006, me pseudonimin “Butterfly”, për shkak të pesë fluturave tatuazh që kishte në trup.

Aktorja Hajrie Rondo me sëmundje të rëndë, apel për ndihmë

Hajrie_Rondo-1389956232Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo vuan nga një sëmundje  e rëndë dhe për këtë arsye ka bërë apel për ndihmë.

Hajrie Rondo, njihet si një nga aktoret e kinematografisë dhe e Teatrit shqiptar, që për vite me radhë  na ka dhuruar kënaqësi, por sot ajo ka nevojë për ndihmë.

Sëmundja e rëndë, që ka prekur aktoren ka bërë që sot të startojë fushata e sensibilizimit për sigurimin e fondeve për shërimin e saj.

Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, fondacioni “Harpa”, organizata “Dea” dhe Parlamenti rinor, sot në mëngjes kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhjes së fondeve të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.

Një fushatë e tillë ka nisur edhe në rrjetin social “Facebook”.

Deputetja Majlinda Bufi thotë se kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera iniciativa. Bufi u bëri thirrje të gjithë që e njohin dhe e vlerësojnë Hajrien ta ndihmojnë që ajo të shërohet.