Aktorja Hajrie Rondo me sëmundje të rëndë, apel për ndihmë

64

Hajrie_Rondo-1389956232Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo vuan nga një sëmundje  e rëndë dhe për këtë arsye ka bërë apel për ndihmë.

Hajrie Rondo, njihet si një nga aktoret e kinematografisë dhe e Teatrit shqiptar, që për vite me radhë  na ka dhuruar kënaqësi, por sot ajo ka nevojë për ndihmë.

Sëmundja e rëndë, që ka prekur aktoren ka bërë që sot të startojë fushata e sensibilizimit për sigurimin e fondeve për shërimin e saj.

Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, fondacioni “Harpa”, organizata “Dea” dhe Parlamenti rinor, sot në mëngjes kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhjes së fondeve të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.

Një fushatë e tillë ka nisur edhe në rrjetin social “Facebook”.

Deputetja Majlinda Bufi thotë se kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera iniciativa. Bufi u bëri thirrje të gjithë që e njohin dhe e vlerësojnë Hajrien ta ndihmojnë që ajo të shërohet.