TAP prezanton projektin për marrjen e Lejes Zhvillimore Komplekse në MEI

TAP_Gas_PipelineTAP prezanton aplikimin për marrjen e Lejes Zhvillimore Komplekse.Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u mblodh Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyres energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe.

Objekt i takimit ishte paraqitja e aplikimit të pregatitur nga kompania TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

Në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG.

Gjatë prezantimit, nga ana e Komisionit dhe përfaqësuesve te kompanisë TAP, u diskutuan disa çështje që lidhen kryesisht me marrjen parasysh gjatë përgatitjes së projektit nga ana e kësaj kompanie të problemeve që mund të lindin nga: relievi kodrinor-malor i territorit të vendit tonë, problemeve të erozionit dhe rrëshqitjeve, -infrastrukturës, azhurnimi me lejet ekzistuese dhe të parashikuara në planet e zhvillimit sektoriale rajonale e kombëtare.

Përfaqësuesit e shoqërisë TAP, prezantuan faktin se janë marrë parasysh vështirësitë që mund të lindin nga terreni, apo problemet e infrastrukturës, ndërkohë që dhe gjatë prezantimit të materialit u evidentua parashikimi për ndërtimin e rrugë -urave te reja, apo dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese.

Mbetet tanimë që të procedohet më tej me përgatitjen e praktikave dhe të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e strukturave të MEI, për përcjelljen për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), të aplikimit të kompanisë TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

Cani takim me homologun kosovar, Beqaj: Bashkëpunim i ngushtë midis dy vendeve

cani- beqajMinistri i Financave Shkëlqim Cani ka zhvilluar një takim sot me  homologun e tij kosovar Besim Beqaj ku kanë folur për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri në dobi të popullit dhe bizneseve të të dyja vendeve.

“Gjatë kësaj vizite patëm një takim bilateral ku diskutuam për bashkëpunimin në mes dy Ministrive të Financave, respektivisht qeverive të vendeve tona, që harmonizimi i politikave ekonomike, politikave fiskale dhe hapja e rrugës së bashkëpunimit ekonomik të vazhdojë më tutje dhe të thellohet” , tha Ministri Besim Beqaj duke përshëndet homologun e tij shqiptar ministrin Shkëlqim Cani, me rastin e vizitës së këtij të fundit në Prishtinë.

Ministri Beqaj bëri të ditur se  gjatë kësaj vizite së bashku me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Shkëlqim Cani, kanë pasur një takim edhe me biznesin, takim i cili sipas ministrit Beqaj “kishte për qëllim të dëgjojmë biznesin e Kosovës lidhur me hallet dhe shqetësimet që i kanë ata, por njëkohësisht edhe me propozime për të avancuar edhe më tutje bashkëpunim tonë ekonomik dhe përkrahja institucionale, ligjor dhe infrastrukturore të cilat priten të bëhen nga dy qeveritë tona”.

“Ne konform takimit që kishim javën e kaluar,takimi i cili dërgon një sinjal jashtëzakonisht të fuqishëm të nivelit rajonal të bashkëpunimit të qeverive tona, sot diskutuam edhe për detajet e marrëveshjes reciproke për heqjen e tatimit në vlerën e shtuar për librin dhe për shtypin, gjë që Qeveria e Shqipërisë e ka bërë më herët, ndërsa ne konform një marrëveshje reciprociteti me Republikën e Shqipërisë do ta bëjmë shumë shpejt”, shtoi ministri i Financave Besim Beqaj.

Ai më tej bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe për ri negocimin dhe përditësimin e marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta. Sipas tij marrëveshja e cila tanimë është në diskutim, brenda tremujorit të parë të këtij viti do të nënshkruhet.

“Pra ishte një frymë vëllazërore, një frymë e mirë e bashkëpunimit, një frymë tejet e hapur e cila mbizotëroj edhe në diskutimet me bizneset dhe dua të them që jam i inkurajuar edhe nga gatishmëria e bizneseve për ti trajtuar problemet shumë hapur me Ministrat e Financave, dhe konstatimi ynë është  te biznesi dhe gatishmëria e tyre  për të bërë biznes konform akteve ligjore, për të bërë biznes formal, për të bërë biznes i cili shkon  në të mirë të rritjes ekonomike dhe mirëqenies të qytetarëve, sigurisht që Ministrat e Financave nuk kanë dhe nuk kërkojnë partner më të mirë. Dhe ne jemi të gatshëm që gjithmonë ti dëgjojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin e dyanshëm”, theksoi ministri Beqaj.

Ndërsa, ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, duke falënderuar ministrin Beqaj , në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për mikpritjen jo vetëm këtu në këtë rast, por duke filluar nga Prizreni, në një takim emocionues, frytdhënës dhe të dobishëm për të dy vendet.  “Vij nga Tirana, për të quar në terma praktik dhe veprues sa më shpejtë frymën e cila vjenë nga takimi i Prizrenit me dëshirën dhe vullnetin e të dy Qeverive për të ecur në rrafshin ekonomik , por edhe të gjitha rrafshet e tjera, sa më shpejtë të jetë e mundur në dobi të të dyja vendeve. Natyrisht duke qenë dy vende që synojnë haptas, qartas dhe fuqishëm drejtë Bashkimit Evropian, natyrisht e tërë kjo atmosferë vëllazërore, miqësore dhe e dëshirave të mira sheh për nga progresi i ekonomive të të dyja vendeve, por me një synim shumë të qartë të të dyja vendeve drejtë ekonomisë evropiane “.    “Biznesi është ai që i hap rrugët, ai që është më agresivi, ai që në fund të fundit është i pari dhe më dobisjellës dhe dobimarrës në tërë këtë punë që ne po mundohemi dhe natyrisht që një nga qëllimet është që popujt tanë të përfitojmë, por brenda këtyre popujve natyrisht që nënkuptojmë edhe bizneset tona të përfitojnë. Takimi më biznesin ishte shumë frytdhënës dhe shumë i hapur, natyrisht ne do të vijojmë edhe më tej me këtë për arsye se ne presim që edhe biznesi shqiptar të jetë shumë fish më i pranishëm në Kosovë, po kështu edhe biznesi kosovar të jetë shumë fish më i pranishëm në Shqipëri në të gjitha drejtimet, jo vetëm në tregti por edhe në investime, por edhe në investime të përbashkëta” shtoi ministri Cani.

Rama me përfaqësuesit e biznesit: Komunikim të drejtëpërdrejtë me qeverinë

rama me biznesinKreu i qeverise, Edi Rama është takuar ditën e sotme me përfaqësues të biznesit. Rama gjatë takimit ka premtuar për një marrëdhënie sa më të hapur me biznesin, për të pasur sa më shumë mundësi për bashkëpunim.  Ai tha se, sipërmarrësit e bizneseve tani do të kenë mundësi të flasin drejtpërdrejtë me qeverinë.

“Do të prezantojmë një risi në shërbimin e sipërmarrjes dhe në vazhdën e ngritur me Këshillin Ekonomik Kombëtar, që do të shërbejë si një forum, ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e sipërmarrjes në raport me administratën, qeverisjen dhe kuadrin legjislativ. Për ta bërë të mundur që komunikimi i çdo sipërmarrësi me qeverinë të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur dhe konkret në mënyrë që ne të jemi në gjendje t’i vijmë në ndihmë çdo biznesi, kur ndeshet me pengesa arbitrare apo administrative. Ne kemi krijuar edhe sekretariatin e Këshillit Ekonomik kombëtar”.

Rama foli edhe për portalin online që është  hartuar  për sipërmarrjen, ku do të njoftohet për çdo vendim të qeverisë lidhur me këtë sektor, para se vendimet të kalojnë në Këshillin Kombëtar.

“Synojmë për thithje të mendimit sa më të gjerë, për të vënë në dispozicion çdo opinion, pro apo kundër. Portali do të vlejë edhe për informimin në kohë reale të problemeve që mund t’i dalin çdo sipërmarrësi në raportet me shtetin, administratën, e posaçërisht me administratën doganore e tatimore. Këtë e shohim edhe si mbështetje për qeverinë në përpjekjen për të luftuar informalitetin, arbitraritetin dhe për të ngritur në një nivel të ri qasjen dhe sjelljen e administratës sonë doganore e tatimore”, tha Rama.

Rama tha se ka anuluar një pjesë të mirë të koncesioneve për të shmangur praktikën korruptive dhe konkurrencën e pandershme. Kreu i qeverisë u ndal te pullat fiskale dhe tha se, është një problem shumë i madh që nuk ka sjellë asnjë fitim. Sipas kryeministrit ky shqetësim do të marrë fund së shpejti.

“Koncesione kemi anuluar, jo pak por kemi qenë dhe jemi vendosmërisht kundër kthimit të kësaj praktike, në një praktikë korruptive arbitrare për të privilegjuar, disa në kurriz të të tjerëve dhe për të cenuar rëndë konkurrencën. Së shpejti do të avancojmë me disa koncesione, ajo e pullave fiskale problem shumë i madh, se nuk ka garantuar asnjë lloj ndryshimi cilësor të këtij shërbimi, nuk ka sjellë asnjë lloj investimi të konsiderueshëm dhe përmirësimi teknologjik dhe i merr arkës së biznesit një sasi parash tërësisht të paarsyeshme rëndon biznesin dhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjell përmirësim në asnjë aspekt, është një situatë e papranueshme. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është pothuajse në fund të dhe do japim zgjidhjen tonë që do e dërgojmë në Parlament, për një qëllim, për të shpëtuar biznesin dhe për të lehtësuar arkën”.

I pyetur në lidhje me politikat lehtësuese për fasonët , kryeministri Rama u shpreh se në pranverë do të miratohet një paketë e posaçme lehtësuese për këtë industri.

“Kjo është një ndër pikat themelore të programit dhe të projektit tonë për punësimin dhe stimulimin e të gjithë aktiviteteve që sjellin punësim dhe investime të mëtejshme. Jeni njohur me marrëveshjen që kemi bërë me FMN-në, jemi në një program të ri që është shprehje e vullnetit tonë për të kthyer ekonominë dhe financat e vendit në binarët e një stabiliteti të qëndrueshëm ekonomik dhe drejt një modeli të ri zhvillimi. Në kushtet kur kjo marrëveshje u diskutua, qeveria ishte e detyruar të respektonte pikë për pikë, të marrjes përsipër të borxheve që deri dje as nuk regjistroheshin si pjesë e borxhit publik dhe marrjes përsipër të shlyerjes së tyre. Do të ishte e tepër që të kërkohej nga qeveria që të shkohej më tutje për masa lehtësuese jashtë marrëveshjes. Ne kemi disa synime shumë të qarta që i pari është në lidhje me pyetjen tuaj: Që ne të lehtësojmë sa më shumë çdo aktivitet që lehtëson punën tuaj dhe brenda pranverës do të dalim me një paketë të posaçme, që do të lehtësojë ata që janë në këtë aktivitet dhe do të thithë më shumë investime.  Me qeverinë italiane përmes ambasadës dhe me dhomat italiane të tregtisë kemi nisur një proces komunikimi që të vijnë investime të tjera, duke nisur nga fasonët dhe kjo është një arsye për të qenë të gatshëm për këtë paketë” u shpreh Rama.

PD: Rilindje e krimit, ky është çmimi që shoqëria po paguan

gent strazimiri - konference selia e pdNë një prononcim për shtyp, deputeti demokrat Gent Strazimiri, ka bërë përgjegjës ministrin Tahiri për krimin në vend, pasi sipas tij, ngjarjet janë fragment i klimës së terrorit.

“Një përplasje bandash, sipas policisë me motivin e hakmarrjes, ka ndodhur dje në mes të ditës, në një aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi, që ka sjellë si pasojë dy të vrarë e dy të plagosur. Një nga të plagosurit është një kalimtar i rastit, te cilin fati i keq e çoi në atë moment në zonën e luftës. Vrasja është një ngjarje tipike mafioze, e mirëorganizuar, qartësisht e mirëpërgatitur dhe koordinuar nga një grup i strukturuar.

Ndërkohë dje, publikisht Ministri i Brendshëm, pyetjeve në lidhje me ngjarjen me të fundit, iu përgjigj me “nuk e di”, “nuk mund ta parashikonim”, “nuk na kishin informuar”.   Që vrasësit nuk kanë patur detyrimin të njoftojnë policinë dhe ministrin e saj për “pritën e mirëpërgatitur” dhe pasojat e saj, këtë e kupton çdo njeri normal, përveç Ministrit të Brendshëm. Që strukturat përkatëse të Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, kanë detyrimin ligjor të njoftojnë policinë në momentin që vendosin të japin leje, veçanërisht për persona të dënuar për vrasje, këtë e thotë qartë ligji dhe është procedurë standart jashtë të cilës nuk mund të dilet. Ministri dje minimalisht duhej të kishte njoftuar se personat përgjegjës në Policinë e Shtetit, në Drejtorinë përkatëse të burgut apo në të dyja bashkë kanë zënë vendin e lënë bosh nga viktima, në burgun që i dha “lejen” tragjike.

Po ministri këtë nuk e bëri, e anashkaloi me një heshtje fajtore, duke luajtur rolin e “idiotit të dobishëm”. Ndërkohë opinioni publik, qytetarët që vuajnë arbitraritetin e gjobave apo idiotësinë e policëve civile që ruajnë semaforët, ndjejnë çdo ditë e më tepër faktin që ndërkohë që kjo qeveri po ç’organizon Policinë e Shtetit, krimi po organizohet me shpejtësi marramendëse duke përgjakur çdo cep të vendit. Fakti që krimi nuk kalon nëpër semaforët që ministri i ruan me policë të veshur dhe të zhveshur, nuk mund te jetë justifikim. Fakti që mediat qeveritare e fshehin, nuk e bën të paqenë! Ky është çmimi që shoqëria po paguan, për shpartallimin e Policisë së Shtetit me largimet e paligjshme të profesionisteve, dhe zëvendësimin e tyre me numëruesit dhe financuesit e PS, të cilët të vetmen “certifikatë profesionale” e marrin në zyrën përkatëse të PS ku dhe aplikojnë. Kjo është Rilindje e krimit, jo e shtetit!  Kjo është Rilindje e vdekjes, jo e jetës”

Presidenti francez Hollande, dy vjet i dashuruar pas aktores Gayet

hollande-GayetNjë javë pas publikimit të marrëdhënies së fshehtë dashurore të Presidentit francez Hollande nga revista “Closer “, informacione të reja në lidhje me këtë histori janë botuar sot nga revista “People”.

Revista “People” shkruan se Hollande është në lidhje dashurie me aktoren Julie Gayet, që prej dy vitesh. Revista shkruan se historia e tyre e dashurisë ka njohur ndarje dhe ribashkime. Duke qenë e afërt me grupin e punës të ish gruas së Hollande, Ségolène Royal, aktorja Gayet i është bashkuar ‘klanit të Hollande’ gjatë fushatës presidenciale.

Dy të dashuruarit kanë kaluar gjithashtu një fundjavë pushimi në Mougins. Revista flet edhe për pushime verore mes Hollande dhe Gayet, kur Presidenti shkon në Tulle përkrah artistes, ndërkohë që e dashura e tij zyrtare Valérie Trierweiler ndodhej në Greqi dhe priste e dëshpëruar ardhjen e Hollande.

Revista thotë gjithashtu se pranë pallatit presidencial Elysée ndodhet dhe një apartament i dytë, përveç atij tashmë të bërë publik, ku Presidenti i fshehur pas kaskës së motorit takohej me të dashurën e tij sekrete.

Aktorja Gayet ka hedhur në gjyq revistën “Closer” duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 mijë euro për cenim të jetës private dhe 4 mijë euro për shpenzime gjyqësore.

Ndërkohë reagime të shumta ka pasur edhe në lidhje me të dashurën e tij zyrtare Valérie Trierweiler, e cila ndodhet e shtruar në spital nga një “lodhje mendore”. Qytetarë francezë revoltohen duke u shprehur se si ka mundësi, që për një depresion dashurie të privilegjohen njerëz e të zënë shtretërit e spitalit për ditë të tëra, ndërkohë që një qytetar i thjeshtë, pasi kryen operacionin nuk mund të rrijë më shumë se 2-3 ditë. Hidhërimet e dashurisë nuk mund të bëhen shkak për privilegje absurde në kurriz të taksapaguesve francezë.

 

 

 

 

Policët me aparat fotografik për të vërtetuar gjobat

POLICIA_APARATTashmë, për çdo gjobë të vënë, efektivet e policisë rrugore do të bëjnë edhe foto të makinave që shkelin rregullat e qarkullimit. Këto foto do të shërbejnë për të provuar se gjoba nuk është vënë në kundështim me ligjin.

Ato nuk do të shoqërojne gjobat, por do të ruhen në një database të policisë rrugore dhe do t’u vihen në dispozicion qytetarëve vetëm në rastet kur ata do t’i kontestojne pranë policisë apo në gjykatë.

Bashkë me aparatet fotografike, polcia rrugore do të përdorë edhe dy aparatet skaut, të cilat kanë një kapacitet deri ne 5000 foto në ditë.

Aparatët e parë janë shpërndarë tek 20 efektivë të policisë. Kjo nismë, për të dokumentuar shkeljet në qarkullimin rrugor, vjen pas ankesave të shumta të qytetareve për gjoba të vëna apriori dhe në kundështim me ligjin. Mbi 22 mijë gjoba janë vënë vetëm në muajin dhjetor nga policia rrugore në Tiranë.

Një pjesë e madhe e tyre janë në mungesë. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka bërë të ditur se do të dërgojë në Gjykatën Administrative afro 2 mijë ankesa.

Për të gjitha këto gjoba të vëna deri tani, policia nuk ka prova që vërtetojnë se nuk janë vënë në shkelje të ligjit.

BE, Kosove-Serbi, diskutohet marrëveshja për telekomunikacionin

edita tahiriDelegacioni i Kosovës i kryesuar nga Zv.Kryeministrja Edita Tahiri ka zhvilluar takimin e parë të grupit për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së dhe ku u diskutua Drafti i Planit të Aksionit i prezantuar nga ana Bashkimit Evropian.

Në kuadër të diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, diskutimi është përqendruar rreth përcaktimit të një afati optimal për marrjen e kodit telefonik shtetëror për Republikën e Kosovës duke pasur parasysh procedurat e ITU-së dhe natyrisht se edhe Bashkimi Evropian në këtë drejtim do të jap kontributin e vetë. Po ashtu në këtë kontekst është biseduar edhe për hapat që duhet ndërmarrë për periudhën e migrimit që duhet të ndodh pas marrjes së kodit tre shifror dhe unik shtetëror në Republikën e Kosovës.

Sipas Zv.Kryeministres Tahiri, ky plan i aksionit pasi të aprovohet do të krijoj mundësinë e nënshkrimit edhe të marrëveshjes në mes të Autoriteteve Rregullatore të të dyja shteteve për ta rregulluar,  po ashtu është biseduar edhe për mënyrat e bashkëpunimit në mes të operatorëve mobil për të arritur deri te nënshkrimi i marrëveshjes së interkonjeksionit dhe romingut e cila në fakt do të jetë edhe në dobi të qytetarëve dhe të uljes së tarifave telefonike. Palët kanë diskutuar edhe për modalitetet rreth marrëveshjes e cila rregullon një herë e përgjithmonë edhe problemin e koordinimit të TV dhe Radio frekuencave si dhe vendosen afatet kohore për ndërprerjen e ndërhyrjeve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë në këtë sektor.

Ukrainë, Parlamenti voton ligjin kundër protestave

ukraine protestParlamenti i Ukrainës ka miratuar me procedurë të përshpejtuar legjislacionin kundër protestave, me të cilin goditen protestuesit nëpër rrugë. Parlamenti, po ashtu, ka miratuar amendamente me të cilat lehtësohet marrja e imunitetit të deputetëve.

Këto miratime të sotme menjëherë janë kritikuar nga Bashkimi Evropian, pasi janë vlerësuar si rrezikim i demokracisë. Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Jan Tombinski, ka thënë se legjislacioni i ri është miratuar duke i shkelur procedurat e zakonshme.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se këto masa janë kufizim i “rëndë” i lirisë. Sipas legjislacionit të ri, instalimi i paautorizuar i tendave dhe skenave në vendet publike, do të dënohet me të holla deri në 640 dollarë amerikanë, ose 15 ditë burg.

Hetimet për ekzekutimin e Gjepalit, shoqërohen 30 persona në polici

Gjepali-VrasjeTë paktën 30 persona janë shoqëruar nga policia e Kavajës, kjo në vazhdën e hetimit për gjetjen e autorësisë së ekzekutimit të së enjtes në afërsi të Rrogozhinës të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit. Dyshohet se vrasjet janë bërë për hakmarrje, për shkak të precedentëve të viktimave, që të dy me një karrierë të pasur kriminale që datonte që prej fillim viteve ’90 dhe kulmonte me vitin 1997. Nga ana e policisë, mësohet se mes të shoqëruarve janë edhe persona me precedentë penalë.

Të njëjtat burime shtojnë se aktualisht vazhdon kqyrja e makinës të braktisur dhe të djegur në Lushnje, që mendohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit. Nga ana tjetër, dëshmitarë okularë pohuan se automjeti ku po udhëtonte Gjepali dhe Fici, së bashku me dy persona të tjerë është qëlluar për dhjetra metra me breshëri automatiku në ecje e sipër. 45-vjeçari Astrit Gjepali, njihej si kreu i “Bandës së Gjepalajve” në vitin 1997. Ai ishte i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia për të paktën 5 vrasje të kryera në vitin 1997. Në momentin e ekzekutimit, ai po kthehej në burgun e Peqinit, pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte marrë.

Braçe: Mielli që hyn në Shqipëri, më i varfri në proteina në mbarë Europën

brace5Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka theksuar se shqiptarët konsumojnë bukë me proteina të varfra ose pa to fare.

“A e dini çfarë buke konsumojmë ? Në fund të dhjetorit, në Komisionin e Ekonomisë, dëgjova përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit. Të gjithëve, si komision, na bënë me dije: Mielli që hyn në Shqipëri është i varfër në proteina, i varfër tej kufirit të poshtëm të lejuar!!”, Pra, nën 12.5 për qind proteina!! Më poshtë se kaq nuk ka vend tjetër në Rajon, në BE jo e jo, që të konsumojë miell me këto tregues.

Këto 8 vite që kaluan ka ndodhur kështu qartësisht dhe eksportuesi ka qenë një vend në këtë rajon, i favorizuar qartësisht nga qeveria e mëparshme. Ka “pastruar” depot e veta. Propozimi i tyre: Qeveria të vendosë si standard nivelin 12.5% proteina për çdo lloj mielli që hyn në Shqipëri!! Ka të bëj me shëndetin e secilit prej nesh!!”, shkruan Braçe në Facebook.