Kamëz, vret 19-vjeçarin se nuk i rregulloi mirë lavatriçen, arrestohet autori

18

policiaPolicia e Tiranës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Maliq Mema, i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Imer Kotarja, më 16 janar në Kamëz.

I riu i plagosur tri ditë më parë në zonën e Kamzës humbi jetën dje në spitalin ushtarak, pasi nuk ka mundur që t’u rezistojë dot plagëve me mjete të mprehta të marra në trup.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema, nga Kukësi, për motive banale. Sipas policisë, 20-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjetet shtëpiake. Së fundmi, i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. 40-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Partia Demokratike akuzoi dje Policinë e Shtetit për fshehjen e krimit, ndërsa Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat, duke siguruar transparencë përballë qytetarëve.