Gjatë ristrukturimit të statujës së Krishtit në Rio de Janeiro, Brazil, dëmtuar nga rrufetë

Gjatë ristrukturimit të statujës së Krishtit në Rio de Janeiro, Brazil, e dëmtuar nga rrufetë. (Severino Silva, Reuters/Contrasto)
Gjatë ristrukturimit të statujës së Krishtit në Rio de Janeiro, Brazil, e dëmtuar nga rrufetë. (Severino Silva, Reuters/Contrasto)
Gjatë ristrukturimit të statujës së Krishtit në Rio de Janeiro, Brazil, dëmtuar nga rrufetë. (Severino Silva, Reuters/Contrasto)

Shishja e verës hapet edhe me këpucë

vera kepucaNëse ndodheni në një situatë në të cilën dëshironi të hapni një shishe vere, por nuk keni nxjerrëse tapash, mos u pikëlloni, krejt çfarë ju duhet është një këpucë.

Kuriozitet.net jua prezanton një ekspert vere, Stephen Cronk, i cili ka hapur shumë shishe në jetën e tij dhe në videon e mëposhtme tregon një mënyrë alternative për të nxjerrë tapën nga shishja.

Shishen duhet ta vendosni në këpucë dhe pastaj të godisni në një bazë të fortë.

Pas disa goditjesh, tapa do të dalë mjaftueshëm sa mund ta nxirrni me dorë.

Video

Ilir Kupa i arratisuri nga burgu i Trikalasë, arrestohet në Tiranë

Ilir-Kupa-280x200Pas 10 muajsh në arrati, arrestohet një nga 1 nga tre të burgosurit shqiptarë qe çanë qelitë e burgut të Trikalasë në mars të 2013. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Kupa, 27-vjeç nga Fushe-Kruja. Ndalimi i tij u bë në mbikalimin e Rinasit, pas dështimit të forcave të policisë për ta ndaluar në Kashar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kupa sëbashku me Marian Kolën 36-vjeç dhe Klement Çalën 25-vjeç nga Elbasani, ishin tre shqiptarët që mundën tu shpëtonin forcave të policisë greke gjatë operacionit ku u vranë të burgosurit Admir Murataj 41 vjeç dhe Edison Lika 25 vjeç.

Më 22 mars 2013 plot 11 që u arratisën nga burgu i Trikalasë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë.

Nga 8 të arratisurit, policia greke vrau gjatë operacioneve të kërkimit Marian Kolën, Ermir Sinanin. Viktima tjetër Flamur Sinani nuk ishte pjesë e grupit të të arratisurve.

Ermal Lita u arrestua pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri. Ndërsa 31-vjeçari Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës. Sipas policisë greke Flaulent Luli ndodhet ende në territorin grek dhe kërkimet për kapjen e tij vijojnë.

Njoftimi i policise se Tiranes
Më datë 25.01.2014, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të zonës së Kasharit, shërbimet e policisë në ndjekje të dy të burgosurve të arratisur nga vendi i vuatjes dënimit të Greqisë, edhe pas përpjekjeve të policisë për ti kapur ato kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth.

Për të gjithë personat që kanë informacion mbi këto shtetas mundt të telefonojnë në numrin telefonit 069 41 02 392.

Sa sipër, për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve Policia ofron shpërblimin prej 10 mijë euro në çdo rast duke ruajtur anonimatin.

Rikthehet David Beckham

Beckham5-444x567Prej thuajse një viti David Beckham vari këpucët në gozhdë duke hequr dorë nga futbolli i luajtur profesionist.

Ish-kapiteni i Anglisë vazhdon suksesshëm karrierën e tij si model. 38-vjeçari pozoi së fundmi për linjën e të brendshmeve për meshkuj “H&M” duke nxjerrë në pah muskujt dhe tatuazhet e panumërta në trup.

Vec shkrepjeve të aparatit, “H&M” ka realizuar edhe një spot televiziv që do të shfaqet për herë të parë në finalen e futbollit amerikan.

 

 

 

 

 

Beckham1-444x423

Beckham2-444x567

Beckham3-444x410

Beckham4-444x303

Beckham5-444x567

 

Beckham6-444x301

 

Beckham7-444x317

Shqiptari nga Kosova në Guinness

shqiptari ne guinessAutoritetet e Librit Guinness të Rekordeve, kanë certifikuar veprën gjigante “Mozaiku i vlerave” të realizuar nga Don Dominik Qerimi.

Kjo vepër përbëhet nga 51 mijë e 865 boçe të pishave, është e gjerë 15 metra dhe e gjatë shtatë metra, ndërsa në të janë portretizuar figura e Nënë Terezës, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Don Boskos. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 8 shkurt në Gjilan.Qerimi është prift katolik. U lind më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës. Aktualisht është drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.

“Mozaiku i vlerave” ka kaluar një proces të verifikimit prej datës 26 dhjetor 2013, kur janë dërguar të gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë zyrës së Guinnessit.Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik, me titullin:
“Largest pine cone mosaic” (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit.

 

 

shqip ne guiness

 

830

635

728

Ekstradim me forcë të madhe simbolike

0,,17385609_403,00DW

Kroacia ka ekstraduar për në Gjermani ish shefin e shërbimit sekret Perkoviq. Për shoqërinë kroate kjo është një mundësi e mirë për t’u marrë me të kaluarën, mendon Benjamin Pargan.

Josip Perkoviq mbetet edhe pas ekstradimit të tij, figura simbolike më e njohur për disa nga plagët e hapura të shoqërisë kroate. Një prej tyre është mungesa e vullnetit për rivlerësim të ndershëm dhe objektiv të së kaluarës komuniste të ish Republikës Jugosllave. Për këtë mungon edhe forca. Dhe zhdukja e dhimbshme e integritetit moral të establishmentit politik gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këtë mes.

Në të njëtën kohë në Kroaci me të drejtë sundon frika nga një ndarje e mëtejshme e qytetarëve të përçarë politikisht. Sepse pikërisht nëpërmjet rastit të ish-oficerit të zbulimit Perkoviq është bërë e qartë se vetëm sharjet e vazhdueshme të zakonshme në adresë të shërbimeve sekrete komuniste nuk janë të mjaftueshme. Fjalimet e tlla nuk kanë të bëjnë asgjë me një përpunim të plotë juridik dhe shoqëror të kësaj pjese të së kaluarës kroate. Rasti Perkoviq ka treguar edhe një herë se për çka Kroacia ka në të vërtetë nevojë: një ballafaqim objektiv me veprimtaritë e shërbimeve sekrete – dhe atë si në kohën komuniste ashtu dhe në periudhën pas vitit 1990, kur vendi shpalli pavarësinë.

Një figurë simbolike e pakëndshme

0,,16601219_403,00

Në foto: Benjamin Pargan

Josip Perkoviq përfaqëson karrierën tipike të shumë zyrtarëve të shërbimit sekret në Kroaci dhe tranzicionin e qetë nëpër të cilin ata kaluan pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Si një oficer i rangut të lartë i shërbimit sekret komunist jugosllav UDBA Perkoviq ishte përgjegjës për luftimin e kroatëve antikomunist në mërgim. Kur Kroacia pastaj u shkëput nga Jugosllavia, ai thjesht pa ndërprerë aktivitetin e tij filloi të krijoj një shërbim të ri kroat të intelegjencës. Ai për këtë ka punuar nga afër me kroatët nganjëherë tejet nacionalist në ekzil, të cilët nga posti që ai kishte i kishte ndjekur deri disa muaj më parë. Ky fakt me sa duket nuk e ka shqetësuar as atë e as kolegët e tij. Së bashku me qeverinë e re antikomuniste, ai ka punuar në mënyrë aktive në përgatitjet për luftën për pavarësinë e Kroacisë. Dhe këto fakte e bëjnë edhe më konfuz përpunimin e të kaluarës kroate edhe ashtu të ndërlikuar. Kjo për fat të keq edhe zvogëlon gatishmërinë për përpunimin e nevojshëm të asaj periudhe.

Prandaj Josip Perkoviq është për kroatët më tepër se vetëm një ish-punonjës i shërbimeve sekrete. Ai u kujton atyre pashmangshmërisht bashkëpunimin oportun të qeverisë së parë të pavarur të Kroacisë me përfaqësuesit e regjimit komunist – dhe përfshirjen e errët politike dhe kriminale të shumë anëtarëve të lëvizjes për pavarësi. Jo më pak, ai i kujton ata për rolin e rëndësishëm të nacionalistëve të krahut të djathtë të cilët u involvuan fuqishëm atëherë në politikë dhe biznes.

Por Perkoviqi gjithashtu kujton për informatorët e shumtë të ish-shërbimeve sekrete komuniste. Bashkëpuntorë të tillë, spiunë dhe mbështetës kishte në kishë, në universitetet, në rrethin e miqëve, në punë, madje edhe në familje. Për viktimat e regjimit komunist, është një shuplakë në fytyrë, kur ata lexojnë që nga rreth 850 punonjës të ish UDBA-s jugosllave mbi 750 kanë vazhduar shërbimin në institucionet e Kroacisë së pavarur dhe demokratike.

Një shans për viktimat

Për kryeministrin socialdemokrat Zoran Milanoviq, Perkoviqi është simbol për një turpërim të paparë. Përpjekjet e dështuara të qeverisë së tij, që përmes një ligji të përshtatur para pranimit të Kroacisë në BE, për t’i mbrojtur ata nga kthetrat e gjyqësorit gjerman përfundoi në një fiasko diplomatike. Si në Bruksel, ashtu dhe në vetë Kroaci, u trondit shumë dhe me të drejtë besimi në shtetin ligjor kroat. Pasi që ishte shkaktuar një dëm i madh, Milanoviqit iu desh pastaj të pendohet por te popullata kroate u përforcua besimi i përhapur më parë se të gjithë politikanët i kanë duart e përlyera dhe mbrojnë njëri-tjetrin, pa marrë në konsideratë viktimat e shërbimeve sekrete.

Pas ekstradimit të Perkoviqit mbetet e vetmja shpresë e vagullt që përmes deklaratave të tij të paralajmëruara do të vihet një gur në lëvizje dhe në Kroaci do të zhduket ngadalë frika nga një lustracion i plotë, dmth një largim i punonjësve të ngarkuar politikisht nga shërbimi civil. Dhe po ashtu mbetet shpresa se viktimat e shërbimeve sekrete do të ngrejnë edhe më shumë zërin e tyre. Edhe pse pothuajse të gjithë protagonistët në këtë lojë të pandershme për Perkoviqin tregohen në një dritë të keqe, megjithatë kemi një fitues të qartë: drejtësinë. Perkoviq dyshohet se është bashkëfajtor në vrasjen brutale të një kroati në ekzil në Gjermani. Rasti ndoshta do të sqarohet përfundimisht tani kur kanë kaluar më shumë se 30 vjet.

Shpenzime nga taksat për të financuar shkrime denigruese kundër Edi Ramës

rama-obamaNga Besar Likmeta, BIRN

Podesta Group, një firmë lobimi që punonte për qeverinë e mëparshme në Shqipëri, ka futur disa lajme negative në mediat amerikane në lidhje me liderin socialist, Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare

Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight sipas FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës.

Podesta Group, e punësuar nga qeveria e Berishës për 60 mijë dollarë në muaj, konsiderohet një nga firmat më të fuqishme lobuese në Uashington.

Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”, mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.

Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga socialistët, fitoi 84 vende në parlamentin me 140 deputetë, në total 57.7 përqind e votës kombëtare.

“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012.

Akti Federal për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.

Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.

Edhe pse fushata u mbyll me një letër nga një kongresmen republikan, që kërkonte hetim nga FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve, FEC, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk u provua, madje as nuk pati një hetim.

 

Shmangia e ligjeve amerikane

“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.

Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.

Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kanë kontribuar me rreth 80 mijë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit 2012.

Në shkrim tregohej se 38.300 dollarë kanë shkuar direkt për Shërbimet Korporative të DNC, fuqia fondmbledhëse pas Partisë Demokratike, ndërkoha që pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës së Obamës dhe kapitujve të ndryshëm shtetërorë.

Një foto që Shehu postoi në Facebook me Obamën, tregonte atë duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e Obamës në San Françisko më 8 tetor 2012.

Një tjetër foto e hedhur në rrjet tregonte Shehun duke takuar Ramën në po atë ditë.

Shehu, pronar i “Eliot and Kleri LLC”, një shërbim limuzinash në Nju Xhersi, nuk iu përgjigj një kërkese të Balkan Insight për të komentuar.

Edhe pse kontributet e tij për fushatën e Obamës ishin domethënëse për një donator të vetëm, ato duken brenda mundësive financiare të Shehut.

Të dhënat e siguruara nga Bergen Country tregojnë se ai ka një shtëpi që e ka blerë në vitin 2010 për 922 mijë dollarë.

Edhe pse Rama e takoi presidentin Obama, ai ka mohuar që ka paguar për të siguruar një mundësi për foto, duke i quajtur akuzat si fyese.

“Edhe pse foto është realizuar gjatë një takimi në San Françisko, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje fondesh,” tha Endri Fuga, zëdhënës i Ramës.

 

Podesta në veprim

Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Howley.

Podesta i telefonoi Carlson më 24 maj, ditën kur Rama postoi fotografinë me Obamën në Facebook.

Telefonata u pasua nga emaile me Carlson dhe Howley më 28 maj, kur faqja në internet publikoi artikullin e parë me akuza.

Më 6 qershor, kur Howley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.

Howley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.

Edhe pse Rohrabacher i bëri thirrje FEC të hetojë Ramën, ai kurrë nuk depozitoi një ankesë zyrtare, duke ngritur dyshime për vlefshmërinë e akuzave dhe konfliktin e interesit.

“Kam pyetur në lidhje me një ankesë nga Dana Rohrabacher kundër Bilal Shehut, por nuk mund të konfirmoj që ne kemi marrë një të tillë,” tha Julia Queen, një zëdhënëse e FEC.

Të dhënat e FARA tregojnë se përfaqësuesit e Podestës u takuan me Rohrabacher më 13 qershor, pasuar kjo nga emaile dhe telefonata me dy anëtarë të stafit një ditë më vonë.

Në vitin 2009, Rohrabacher mori një kontribut për fushatën nga PLM Group, tashmë e shpërbërë, që ishte një sipërmarrje mes Podesta dhe Livingston Group.

Në vitin 2012, ai mori një donacion prej 5 mijë dollarësh nga PAC, një komitet veprimtarie politike shqiptaro- amerikan, i drejtuar nga gruaja e ish- kongresmenit republikan, Joe DioGuardi.

Sipas Qendrës për Politika të Përgjegjshme me qendër në SHBA, Rohrabacher ka marrë 22.500 nga shqiptaro- amerikanët PAC nga viti 1998 deri në 2012.

Themeluesi i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane, DioGuardi kishte lidhje të ngushta me Berishën kur ai ishte president i Shqipërisë në vitet 1992- 1997.

PAC është krahu politik për mbledhjen e fondeve i Ligës Civile.

Një ditë përpara se të publikonte artikullin e fundit për Ramën, më 17 qershor, Howley mori një email final nga Podesta.

I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Howley refuzoi të komentonte.

I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.

“Përveç asaj që është bërë publike në dokumentacionin në FARA dhe LD, nuk komentojmë për klientë specifikë,” tha ai në një deklaratë.

Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.

Përveç Podesta Group ata kanë përdorur edhe Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH& Associates dhe Rasky Baerlain Strategic Communications.

Firma që punon për Partinë Socialiste të Ramës, Rasky Baerlain, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.

Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.

Vazhdojnë bisedimet qeveri-opozitë mbi luftën në Siri

Lakhdar BrahimiPërfaqësues të qeverisë dhe opozitës siriane do të takohen sot në Gjenevë, pas kërcënimeve që vazhdojnë prej ditësh mes palëve për t’u tërhequr nga bisedimet. Ndërmjetësuesi i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, diplomati veteran algjerian Lakhdar Brahimi e bëri njoftimin pas dy ditë takimesh të veçanta me secilën nga palët:

“Parashikoj se palët do të mblidhen në të njëjtën dhomë ku sot zhvilluan takime,” tha zoti Brahimi.

Ndërmjetësuesi u shpreh optimist për bisedimet e tij me delegacionet e qeverisë dhe opozitës.

Komentet e tij ishin të papritura, pasi u bënë në përfundim të një dite gjatë së cilës Ministri i Jashtëm i Sirisë kishte kërcënuar se do të tërhiqej, nëse nuk fillonin që sot bisedimet serioze dhe opozita kërcënoi se nuk do të përfshihej në bisedime të drejtpërdrejta nëse qeveria nuk pranon deklaratën e konferencës Gjeneva 1, e cila konsiderohet si themeli i bisedimeve të reja.

Dokumenti në fjalë, i negociuar nga komuniteti ndërkombëtar 18 muaj më parë, parashikon ngritjen e një qeverie tranzicioni në Siri. Opozita dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera perëndimore, thonë se kjo nënkupton largimin nga posti të Presidentit Bashar al-Asad. Presidenti dhe aleatët e tij, përfshirë Rusinë dhe Iranin, nuk janë dakord.

Zoti Brahimi pohoi se ekzistojnë dallime në interpretim, siç u shpreh ai, por shtoi se të dyja palët e pranojnë se procesi i bisedimeve bazohet mbi deklaratën e konferencës Gjeneva 1.

Ai tha se ka gjasa të diskutohen edhe çështje të tjera, përfshirë përmirësimin e lëvizjes së ndihmave humanitare. Por ai shtoi se synimi kryesor do të jetë gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin afro 3 vjeçar.

“Ambicja kryesore e këtij procesi është të shpëtohet Siria, asgjë më pak. Shpresoj se të tria palët, qeveria, opozita dhe Kombet e Bashkuara do të tregohen të gatshme për këtë sfidë”.

Zoti Brahimi u bëri gjithashtu thirrje atyre që mbështesin palët ndërluftuese në komunitetin ndërkombëtar, “të bëjnë atë që u takon” për të mbështetur negociatat.

Ai tha se parashikon që bisedimet do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme dhe më pas do të ndërpriten për t’u dhënë mundësi delegacioneve të konsultohen me udhëheqjen e tyre.

Policia në ndjekje të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Greqisë

policiaArratisen dy të burgosur shqiptar nga burgu i Greqisë. Të burgosurit kanë mundur të depërtojnë në tokën mëmë dhe pas sinjalizimit nga policia helene, në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet e policisë shqiptare janë vënë në aksion për kapjen e tyre.

Aksioni policor u zhvillua në afërsi të zonës së Kasharit, por megjithë mobilizimin e policisë, dy të burgosurit kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para të policisë së Tiranës, rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth. Për finalizimin e këtij operacioni blutë kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion mbi këto shtetas.

069 41 02 392, është numri i telefonit i vënë në dispozicion, ku krahas garancisë së anonimatit, forcat e policisë ofrojnë shpërblimin prej 10 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve.

Rama inspektim “surprizë” në dogana

rama-spiropaliNë një vizitë surprizë, numri një i qeverisë, Edi Rama, i është drejtuar këtë të shtunë pikës doganore të Hanit të Hotit.

I shoqëruar nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, Rama ka zgjedhur për inspektim doganën e Hanit të Hotit, pika kufitare që lidh vendin tonë me Malin e Zi.

Ende nuk ka detaje rreth pranisë së shefit të qeverisë në pikën kufitare, ndërsa pritet në orët në vazhdim të zbardhen detaje lidhur me vizitën e tij.