Kryeministri i Sllovakisë vizitë në Tiranë, takon Ramën

FICO: Summit Priatelia kohézieKryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ai është pritur në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe më pas dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim tetë a tetë.

Në koferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Përfaqësuesi i një vendi që për eksperiencën e këtyre viteve përbën një shembull prej të cilit mund të mësojë shumë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Kolegu Fico është një prej kryeministrave Europianë tek të cilët unë gjej një shembull për tu ndjekur për qeverisjen e mirë, për poltikat zhvillimore dhe nxitëse për ekonominë dhe për sipërmarrjen  e mirë”, u shpreh Rama.

Miratohet shkarkimi i Zana Xhukës

zana-xhuka-03-2Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për shkarkimin e Zana Xhukës, nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Me 16 vota pro, komisioni miratoi raportin e ngritur nga parlamenti në nëntorin e vitit të kaluar. Sipas këtij raporti emërimi i Zana Xhukës në postin e kryeinspektores është i pavlefshëm dhe propozon shkarkimin e saj nga ky post.

Raporti u miratua vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi opozita braktisi mbledhjen. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi që seanca të ndërpritet, pasi, sipas tij, grupi i punës është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Ai theksoi se ky grup pune do të fshehë interesa të paligjshme. Sipas Bylykbashit grupi i verifikimit të ILDKP-së është farsë, pasi rregullorja nuk parashikon grup kontrolli.

Ndaj Xhukës është bërë një propozim për shkarkim nga ana puna, me arsyetimet, keqmenaxhim dhe paaftësi profesionale në drejtimin e ILDKP-së, mungesë e arsimit përkatës, konflikt i thelluar me vartësit, ulje drastike të performancës së institucionit, si dhe bllokim të aktivitetit të tij, por edhe shkelje me dëm financiar në arkën e shtetit e punësim të jashtëligjshëm të 8 nëpunësve.

Më 12 nëntor 2013 komisioni i Ligjeve, me votat e maxhorancës, miratoi ngritjen e një grupi kontrolli të përbërë nga pesë deputetë(3 nga shumica dhe 2 nga opozita), për të ushtruar një kontroll në këtë institucion kushtetues. Vendimi i komisionit erdhi pas ankesave të depozituara në kuvend nga një grup punonjësish të ILDKP-së, të cilët parashtruan shqetësime serioze lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni.

Iku koha e qeverisë që tradhëtonte

edi rama-3Nga Edi Rama

Do të doja që këto fjalë t’ua thosha në sy atyre, që hodhën këtu një gur edhe ikën, duke kujtuar gabimisht se shqiptarët janë të marrë që të shkojnë pas gurit të tyre. Dëgjova një ditë zëdhënësin e tyre, që fliste përpara militantëve demokratë dhe u thoshte ‘PD-ja duhet të analizojë se ku ka gabuar që humbi zgjedhjet’.

Sigurisht, nuk është puna jonë t’i ndihmojmë të kuptojnë pse humbën. Por, sa më shumë kalojnë ditët e tyre, pas humbjes, aq më e qartë është se do të humbasin përsëri. Në radhë të parë për një arsye shumë të thjeshtë;

Janë bërë njësh me baltën e rrenave dhe të shpifjeve dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë, është të bëjnë pis çdo gjë që prekin, kudo ku shfaqen, sa herë që flasin. Janë katandisur në burimin më toksik të mbetjeve të politikës së vjetër komuniste, të luftës me tjetrin jo me idetë e tij, të denigrimit të njeriut jo të ballafaqimit njerëzor me të.

Janë bërë si një kënd i vjetër fletë-rrufesh. I gënjen mendja e shkurtër se populli do mblidhet para “këndit të fletërrufeve” dhe do të shkojë pas avazit të tyre. E marrin këtë popull për budalla, kurse politikën e dinë mjet për të budallallepsur njerëzit që vuajnë papunësinë, vuajnë varfërinë,

vuajnë padrejtësinë, vuajnë dhe kriminalitetin dhe tërë katrahurën që këta lanë pas, kur ikën me një milion shuplaka, nga qeveria. Unë e di që disa prej tyre, duke nisur që nga plaku i shtëpisë së tyre, janë në hall të madh. Kanë bërë shumë të këqija dhe kanë përfituar shumë duke bërë keq.

Le pastaj që duhet të merren edhe me njerëz që tani kanë filluar t’u trokasin në derën e shtëpisë për t’u marrë lekët, që jua kanë dhënë me pahir, kur iu duhej firma e tyre. Duhet të merren edhe me ata të tatimeve, që janë në kërkim nga policia, pasi kanë marrë arratinë, për rimbursimet e paligjshme të miliona e miliona eurove TVSH, për llogarinë e këtyre.

Duhet të merren edhe me mbrojtjen e atij derdimenit të kompjuterëve të tatimeve, që e kanë vënë të mbrojë lëkurën e tyre që të shpëtojë lëkurën e tij, për tërë atë çfarë kanë bërë për hesapin e këtyre me librin elektronik të llogarive tatimore. Kujtojnë se ajo rruga e vjetër e hajdutit që bërtet “kapni hajdutin, kapni hajdutin, kapni hajdutin” do t’i shpëtojë nga gjithë ky siklet i madh, që i lë pa gjumë e që më kujton atë shprehjen  e famshme të një bashkëpunëtori, dikur, të mbretit të Shqipërisë, që shkruante:

“Të uroj të rrosh sa më shumë, sepse meriton të mos vdesësh kurrë, por të përpëlitesh çdo natë, pa mundur të vësh gjumë në sy, nga ëndrrat e tmerrshme të atyre që në fakt i ke bërë realitet”. Kujtojnë se duke u bërë bashkë me një prokuror, që e kanë vënë me dorë, aty tek ajo task-forca e prokurorisë për të mbyllur çështjet e tyre, me një pronar

mediash që u fshihet bankave se është i zhytur dhe po mbytet në borxhe, me ca faqe FB dhe ca shfaqje SHQUP-i, do ia dalin u duket, para shqiptarëve, si luftëtarë dinjitozë kundër një qeverie, që sipas tyre, po ju merr frymën shqiptarëve. Në fakt, fryma po iu merret atyre dhe jo nga qeveria, por nga lepuri i frikës që iu rritet përditë në bark, se ata e dinë më mirë se ne të gjithë këtu, e dinë më mirë se çdo hetues, se çdo prokuror, se çdo gjykatës, e dinë më mirë se çdo shqiptar, se çfarë kanë bërë.

E dinë mirë gjithashtu, se sado ta kenë përgatitur për këtë ditë të keqe, armatën e të korruptuarve nëpër gjykata, nuk i dihet si vete deri në fund puna e kujtdo ndër ta, që i ka rënë në qafë keq, për vite me radhë, këtij vendi e këtij populli.

Mjafton ta ndjekësh lumin e shpifjeve që prodhojnë pa pushim për Policinë e Shtetit, për të kuptuar se sa frikë kanë nga kthimi i policisë në krye të detyrës, pasi janë larguar nga detyra të gjithë ata, që në polici hynë nga rrugët e krimit dhe sot janë bashkuar në rrugët e krimit.

Se sa shumë i turbullon lufta e policisë me krimin dhe sidomos me korrupsionin. Se sa shumë i dëshpëron fakti se dyshja Rama-Meta, siç e quajnë ata dhe “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, siç e quajmë ne, i qëndron vendosmërisht pikë për pikë axhendës për të cilën është votuar…Por ky ishte rasti për t’ju thënë nja dy fjalë, edhe për një çështje tjetër, që gjithë këto ditë përpiqen ta mahisin me shpresën e dëshpëruar se diçka do nxjerrin, duke bërë edhe patriotët e zëmëruar, për atë lumin që po na e marrin fqinjët.

Ndërkohë që fqinjëve, këta, me një të rënë të lapsit iu dhanë një copë det Shqipërie. Sot janë shumë qesharakë, sepse në çdo gjë, edhe mund të dëgjohen. Ne i dëgjojmë, i mirëkuptojmë. Njerëzore është. Dhimbje të mëdha ka mëkati, kur dikush ta tregon atë me gisht.

Por në ndërkohë s’ka asnjë mirëkuptim të mundshëm për ta, kur bëjnë patriotin dhe kur përpiqen të kalërojnë mbi zemëratën e atyre mijëra e mijëra njerëzve të zakonshëm, që manipulohen prej këtyre. Por jo vetëm prej këtyre, por edhe prej tjerësh që duan të fusin sherr duke i futur në sherr shqiptarët. Kujtojnë se do i nxjerrin shqiptarët në rrugë kundër qeverisë, në emër të interesit kombëtar.

Këta! Për një problem që nuk ekziston. Ndërkohë që interesit kombëtar i punuan qindin, kur kishin detyrën ta mbronin si qeveritarë. A ka shqiptar që ta besojë se këta janë më patriotë se shqiptarët që dolën nga lufta për shqiptarinë dhe sot janë të ulur si pjesë e qeverisjes së Maqedonisë?! Unë besoj se shqiptarët më kollaj besojnë që Saliu është komik më i madh se Mister Bean, sesa të besojnë se Saliu është patriot më i mirë se Ali Ahmeti.

Dhe mirë me qeverinë tonë, po si s’ju vjen turp që mundohen çdo ditë të fusin xixa ndër shqiptarë, duke u sjellë si mos më keq me përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë në Maqedoni, të cilët e kanë përsëritur më shumë sesa një herë që projekt-ideja e hidrocentralit mbi lumin Radika nuk ka asnjë shans të përparojë në dëm të Dibrës së Madhe dhe të vetë Shqipërisë.

Ne themi s’ka projekt, e jo më të ketë pastaj një vendim për të nisur në mënyrë të njëanshme një projekt, në shkelje të interesit tonë kombëtar dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare të ujërave, të cilave iu nënshtrohen po njësoj edhe Shqipëria, edhe Maqedonia, edhe Greqia dhe kështu me radhë. Na dinë si veten e tyre, që s’deshën t’ia dinin për asgjë, kur vajtën firmosën atë kufirin e gabuar atje, duke e falur një copë det sikur të ishte një copë bakllava.

Ashtu të marrosur siç ishin në atë gostinë e tyre të pafundme, orgjiake, të pushtetit. Të pushtetit, që e vodhën për të vjedhur Shqipërinë. Vazhdojnë me të tyren. Projekti qenka financuar nga Banka Botërore. Madje, plaku thotë projekti ka nisur, siç thoshte “të premten janë këtu armët kimike”.

Jo mor jo! Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, për çdo njeri që kupton dhe jo më për çdo njeri që një herë, një ditë të vetme është ulur në një zyrë qeverie apo në një zyrë sipërmarrjeje, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë.

As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare. Të merresh me këtë muhabet dhe të përpiqesh kështu si përpiqen këta, ta kthesh në çështje politike me fqinjët është njësoj sikur të dalë një fqinj dhe të merret sot e ta bëjë çështje politike me Shqipërinë, centralin bërthamor që do të ndërtonte plaku në Shkodër.

E parafytyroni për një moment! Le ta vënë vath në vesh këta dhe kushdo tjetër, këtu në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, shqiptar, fqinj apo i huaj, ende më matanë, se me ikjen e këtyre nga qeveria, vdiq edhe koha kur qeveria e këtij vendi e tradhtonte Shqipërinë dhe bënte pazar sa të mundej, ku të mundej, si të mundej,

me interesat kombëtare të shqiptarëve, me interesat publike të shqiptarëve, me interesat legjitime, kushtuese, private të shqiptarëve!Iku koha turpshme e kontrabandës së naftës nga qeveria e Shqipërisë, në bashkëpunim me armiqtë më të betuar të shqiptarëve!

Iku koha e turpshme e lëshimit pa kushte të terrenit kombëtar, të të drejtave dhe të interesave të shqiptarëve! Iku dhe koha e turpshme e talljes nacionaliste, për të marrë vota në Shqipëri, duke hapur sherre dhe probleme të panevojshme me fqinjët! Kjo është një kohë, kur Shqipëria ka zot.

Kjo është një kohë, kur populli sovran i Shqipërisë ka marrë përsipër me votë, të bëhet zot i fateve të veta. Kjo është një kohë, kur Shqipëria ka një qeveri që nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçse të jetë mishërimi i vullnetit të popullit sovran.

 

Atentati me tritol, vdes biznesmeni Xhemal Çela

atentat eksploziv48 orë pasi u hodh në erë bashkë me makinën e tij, biznesmeni nga Durrësi Xhemal Çela ka vdekur në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda. Pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale, biznesmeni i ndërtimit nuk ka arritur të dalë nga koma.

Mjekët kanë konfirmuar rreth orës 14.00 vdekjen e 48-vjeçarit i cili kishte marrë plagë të rënda dhe dëmtime të parekuperueshme në organët jetësore të trupit.

Çela në momentin e shpërthimit ka humbur shumë gjak për shkak të dëmtimit në të dyja këmbët dhe kjo ka qënë fatale për jetën e tij, ndërsa mjekët kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte marrë edhe plagë në kokë.

Xhemal Çela u bë një ditë më parë pre e një atentati me lëndë shpërthyese ndërsa udhëtonte me makinën e tij në zonën e plazhit në Durrës.

Fillimisht Çela në rrethana ende të paqarta ka tentuar të ndalojë e të dalë nga makina kohë në të cilën ka ardhur edhe shpërthimi. Përveç eksplozivit që i shkaktoi dëmtime të rënda, makina u përfshi dhe nga flakët.

Ndërkohë policia e Durrësit ende s`ka ndonjë pistë konkrete rreth motiveve megjithë nuk përjashtohet shkak biznesi ku ishte i përfshirë viktima.

Pas ngjarjes në polici kanë përfunduar 25 persona që ose dyshohen ose janë njerëz që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ky është rasti i dytë brenda një jave ku eksplozivi bëhet mjet për atentate të bujshme. Pak ditë më parë në të njëjtën mënyrë u hodh në erë makina e kryekomunarit të Qëndrës në Vlorës, Fredo Berberi por për fat i mbijetoi plagëve të marra.

 

Shkodër, grabitet një kazino, autorët në kërkim

skene-krimi-mos-kalo1Një person i armatosur ka grabitur një kazino mesnatën e mbrëmshme në Shkodër.  Grabitësi është larguar, pasi ka marrë 400 mijë lekët e xhiros ndërsa jashtë dyshohet se e priste edhe një bashkëpunëtor tjetër. Gjatë grabitjes nuk ka pasur të lënduar.

Policia me të marrë sinjalizimin mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa ka sekuestruar kamerat e sigurisë së kazinosë dhe disa bizneseve të tjera pranë saj për të identifikuar autorët.

Berisha, “Burri që urren gratë”

albaniaBerishaNga Erjon Braçe 

Kur Sali Berisha i tha mu ne mes te Kuvendit;

“buce”-ish nenkryetares se Kuvendit,

“bushter”-nenes se nje deputeti qe e shquajti si bir te saj,

“jot moter me cfare paguan”-motres se nje deputeti qe e shquajti si vellain e saj,

“moldave qe e godisnin neper pabe ne prapanice me nallane”-gazetares qe e shquante perhere si kundershtare te tij,

Te gjithe paten ne mendje se ato ishin gra e vajza!!

Sot,

kur degjoja Sali Berishen te fliste ne emer te grave ne Kuvend mu kujtua nje rradhe e gjate me emra grash e vajzash te tjera qe ai i ka marre neper goje, ka peshtyre punen e tyre, nderin e tyre, zgjedhjen e tyre, jeten personale te tyre!! Madje madje edhe ne gjuhe te huaj, bashke me “Kavalierin” duke i perfshire ne nje “vajzat shqiptare”!!

Nuk ka njeri ne kete vend qe ti kete marre Sali Berishes titullin e
“BURRIT QE URREN GRATE”!

Per Sali Berishen, gruaja eshte:

nje mendje e pa mendte, pak me shume-nje mendje qe duhet te mbyllet deri tek mendimi i tij, askund me tutje;

nje sy me kufi pamor, pak me shume-(vetem) njeri sy qe keputet e nuk sheh pertej imazhit e gjesteve te tij, tamam ato urdheruese;

nje vesh me kufi degjimi, pak me shume-(vetem) njeri vesh qe shkulet te mos degjoje pertej fjales se tij qe shkoqur e qarte eshte thjesht urdher;

nje goje qe duhet te hapet e mbyllet per te ngrene, pak me shume-nje goje qe duhet te hapet e mbyllet me leje te tij dhe vetem per te thene “si urdheron”;

nje dore qe ka vetem nje sens levizje, pak me shume- (vetem) nje dore qe duhet te levize ne kufijte qe i jane vendosur mendjes, rreth e rrotull per te bere thjesht ate qe urdheron ai.

Gruaja per te eshte thjesht nje qenie qe nuk duhet te mendoje, nuk duhet te dije, nuk duhet te ndjeje, nuk duhet te flase, nuk duhet te zgjedhe, nuk duhet te veproje; THJESHT DUHET TE BINDET!!

Per kete duhet dhunuar!
Edhe kur arrin nje mundesi tjeter, kufiri i saj eshte: TE BINDET!

Nese jo, atehere duhet te fyet, poshterrohet, dhunohet, vritet!!

Kjo eshte kultura mbi gruan qe Sali Berisha ka rrenjosur ne kete vend!

Kjo eshte arsyeja perse gjate kohes qe Sali Berisha ka qeverisur ne kete vend, jane dhunuar, rrahur e torturuar, trafikuar, jane vrare me shume gra e vajza ne historine e ketij vendi!

 

 

Qeveria paraqet paketën e masave për sigurinë rrugore

rama-kryeminister_0Qeveria shqiptare ka paraqitur sot një paketë masash ligjore dhe administrative për rritjen e sigurisë rrugore.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo paketë me 60 masa do të konsultohet më parë me publikun përpara se të nisë zbatimi.

“I mbetemi bindjes sonë se siguria rrugore është rezultat i shumë aspekteve dhe ndërveprimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve. Rrugët në Shqipëri janë kthyer në kanale kulluese të parave të taksapaguesve në funksion të korrupsionit dhe të triumfit partiak në funksion të fushatës së radhës na ka sjellë në një situatë ku rrrugët janë në gjendje kritike. Nga Shqipëria përkujtimoret e aksidenteve buzë rrugëve, janë dy paralee të luftrave se aksidentet ku kanë humbur jetën familje të tëra por edhe grupe të rinjsh. Falenderoj ministrat Tahiri dhe Haxhinasto të cilët në këta muaj kanë bashkëpunuar intensivisht edhe me përfaqësues të sektorit të ndryshëm që lidhen me sigurinë rrugore për të shkruar paketën e re ligjore të sigurisë rrugore. Një paketë ligjore dhe administrative që përfshin 60 masa të reja që kanë nevojë për një konsultim publik përpara se të kthehen në një instrument të ri për të rritur nivelin e sigurisë rrugore. Qeveria jonë është shumë e vendosur për të ndërmarrë një hap të rëndë në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë” tha Rama.

Ndërsa ministri i transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo paketë alokon më shumë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe realizon politika e reja të qeverisë në infrastrukturë.

“Masat që ne propozojnë mbrojnë pronën shtetërore.  Ky plan alokon më shurë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe në drejtim të përmirësimit të procesit të marrjes së patentave, në një proces transparent dhe të zhveshur nga korrupsioni. Paketa e sotme vendos një marrëdhënie të re me kompanitë e sigurimeve që do të jenë bashkëshoqëruese në këtë plan. Kjo paketë realizon edhe një sërë politikash të reja të kësaj qeverie në drejtim të infrastrukturës . Kjo paketë vendos standartet e duhura ku sinjalistika do të jetë në vendin që meriton, një ngritje të një sistemi të mirëmbajtes së rrjetit tonë rrugor, në forcimin e shërbimit të transportit ndërqytetas me autobuzë të sigurtë, në rigjallërimin e transportit hekurudhor për të alokuar edhe fondet e  duhura” u shpreh Haxhinasto.

 

“Dikur në Afganistan”, ja si ka qenë jeta para talebanëve

345-444x271Shpesh jemi mësuar të degjojmë se nga Afganistani vijnë vetëm lajme për terrorizëm dhe për luftë.

Por dikur Afganistani ka qënë ndryshe nga ajo se çfarë ofron tani në ditët e sotme. Disa foto nga profesori i inxhinierisë, Mohammad Qayoumi, tregojnë se ka pasur jetë ndryshe në Afganistan para se të vinin talibanët.

Albumi i titulluar “Dikur në Afganistan” tregon se përpara se të vinin talibanët, Afganistani ishte një vend normal për të jetuar.

 

179-444x330

259-444x266

 

441-444x279

529-444x315

634-444x313

1315

Lamborghini fut në burg Bieberin

bieberKëngëtari kanadez, Justin Bieber, është arrestuar në Majami të Floridës, pasi ka bërë gara në rrugë dhe ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, marijuanës dhe barnave me recetë.

Policia ka thënë se Bieber fillimisht nuk ka bashkëpunuar dhe është akuzuar për rezistencë pa dhunë ndaj arrestimit.Po sipas policisë, rruga ku ai dhe miq të tij kanë bërë gara është një zonë e banuar në Majami. Bieber, 19 vjeç, ka qenë me makinën e tij Lamborghini.

 

bieber5

bieber-

bieber 3

bieber 6

193-444x663

2310-444x296

271-444x354

258-444x382

Selanik, një i ri kërcënon me granatë në Kullën e Bardhë

policia grekeNë alarm është policia e Selanikut që nga ora 08.30 e ditës së sotme, pasi një mashkull i moshës rreth 30 vjet, qëndron në hyrjen e Kullës së Bardhë të qytetit dhe kërcënon të shpërthejë një granatë, që pretendon se e ka në xhepin e pantallonave.

Aty pranë ndodhen negociatorët e policisë duke u përpjekur të kthejnë mendjen 30 vjecarit. Pak para orës 10:00 dy negociatorët arritën t’i afrohen e të bisedojnë me të riun, i cili iu kërkoi atyre një cigare.

Nga informacionet paraprake, mësohet se 30 vjecari ka qenë më parë në një klinikë psikiatrike. Sipas policisë, kërkesat e tij nuk janë të qarta, por në mes tyre ai përmend se dëshiron “të pastrojë” emrin e tij.

Në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca, ndërsa janë evakuuar vizitorët e Kullës dhe nuk lejohen kalimtarë pranë saj.