Policia në ndjekje të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Greqisë

17

policiaArratisen dy të burgosur shqiptar nga burgu i Greqisë. Të burgosurit kanë mundur të depërtojnë në tokën mëmë dhe pas sinjalizimit nga policia helene, në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet e policisë shqiptare janë vënë në aksion për kapjen e tyre.

Aksioni policor u zhvillua në afërsi të zonës së Kasharit, por megjithë mobilizimin e policisë, dy të burgosurit kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para të policisë së Tiranës, rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth. Për finalizimin e këtij operacioni blutë kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion mbi këto shtetas.

069 41 02 392, është numri i telefonit i vënë në dispozicion, ku krahas garancisë së anonimatit, forcat e policisë ofrojnë shpërblimin prej 10 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve.