Alarm për bombë para Xhamisë së Tiranës

M4034S-4211Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë së kryeqytetit për një bombë para Bashkisë së Tiranës ka vënë sot në alarm policinë.

Sipas informacioneve më të fundit, bomba mendohet se është vendosur në një automjet të parkuar para Xhamisë së Tiranës, e cila ndodhet pranë edhe me bashkinë e kryeqytetit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.

Gjithashtu policia po vijon me kontrollohet e automjeteve të cilat i përkasin punonjësve të bashkisë së Tiranës për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një alarm fals apo jo.

Ndërkohë policia është duke hetuar për identifikimin e personit i cili telefonoi në numrin 129 duke dhënë alarmin për bombë.

Tahiri: Operacioni u publikua nga rrjedhjet e informacionit

SAIMIR-TAHIRISAIMIR-TAHIRI saimir-tahiriMinistri i Brendshëm u pyet mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, në lidhje me dëmtimin e hetimeve dhe dekonspirim të operacionit.

Kur u pyet se mos ai vetë me publikimin e operacionit ka dëmtuar hetimet, dha këtë përgjigje: “… Ministria e Brendshme dhe unë kemi përgjegjësi për ndjekjen e hetimeve. Drejtorët kanë përgjegjësitë e tyre. Unë jam për të ndihmuar me mundësitë e mia edhe duke shkuar në operacion, edhe duke shkuar në zyrë të policëve. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me prokurorinë. Prokuroria ka nisur një hetim për nxjerrje të informacionit. Shpresojmë të arrijmë të gjejmë çarjet. Mund të them se u bë i detyrueshëm komunikimi, sepse patën rrjedhjen e informacionit dhe e dyta dua të falenderoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse ka zhvilluar një hetim profesional…”.

Bashkëpunëtori i Julian Sinanajt: Një vrasje, nga 10-150 mijë euro

euroI arrestuari N. Gj. ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke dhënë detaje të aktivitetit kriminal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I penduari Gj., i cili rezulton të jetë furnizuesi i vrasësit Julian Sinanaj me armë dhe eksploziv, ka rrëfyer para prokurorëve si kryheshin vrasjet me pagesë. Sipas deponimeve të tij, çmimi për një vrasje varionte nga 10 – 50 mijë euro. Pritet të zbardhet lista e porositësve të vrasjeve.

Shtetasi me inicialet N.Gj. tha se ka pasur mosmarrëveshje me Sinanajn, i cili e ka kërcënuar dhe kjo ka qenë arsyeja e denoncimit të tij në policinë e qytetit bregdetar.

Pas kësaj strukturat e policsë kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Julian Sinanin dhe ditën e arrestimit të tij kanë mundur ta ndalojnë në flagrancë. Mësohet se atë ditë ai do vriste një biznesmen të njohur në fushën e karburanteve, i cili ushtron aktivitetin në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pas ndalimit të tij nga policia, 31-vjeçari ka zbardhur të gjithë ngjarjet kriminale ku ai ka marrë pjesë, përfshirë këtu edhe ato që ka kryer në Greqi, si vrasje me pagesë dhe vendosje e bombës në gjykatën e Selanikut.

Vetë Sinanaj ka rrëfyer për atentatin që po përgatitet ndaj një biznesmeni të njohur të Durrësit në tregtinë e naftës. Ditën e arrestimit Sinanaj ishte në ndjekje të këtij biznesmeni dhe në çantë iu gjet fotografia e tij. Pagesa për këtë atentat ka pranuar vrasësi do të ishte rreth 150 mije euro. Sinanaj ka disa ditë që po rrëfehet në prokurori.

Banda e tritolit, Prokuroria hetime për nxjerrjen e sekretit hetimor

arme atentateProkuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione JOZYRTARE, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.

Procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.

Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje.

Gjithashtu, organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion JOZYRTAR që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij.

Rama: Po ndërtojmë shtetin e rrënuar nga ju, do vazhdojmë luftën me krimin

Rama-1-photo-jutta-benzenbergIMG_1645Mes debateve të shumta me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe Ministrave të kabinetit qeveritar për “tritolin”që shoqëruan seancën e gjatë plenare, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe një herë qeverine e tij. Ndërsa foli në përfundim të punimeve parlamentare, Rama akuzoi opozitën se po bën politikë me krimin. Duke u kujtuar se mori në dorë një shtet të rrënuar nga e djathta, Rama tha se qeveria e tij mbetet e vendosur për të vijuar luftën e saj me krimin.

“Është diçka tjetër që në fakt e vajtoni me të vërtetë thellë po se thoni dot, humbjen e pushtetit tuaj të korruptuar deri në palcë, humbjen e kontrollit tuaj të dhunshmë mbi librat e llogarive të shtetit dhe të çdo kompanive private, humbjen e fuqisë policore që ju e bëtë njësh me forcën e krimit, nuk mund ta keni idenë sesa açik e tregoni vuiajtjen për këtë humbje kur flisni për serverine tatimeve kur ne, jo ju e audituam dhe çuam për hetim në Prokurori, mandje duke kërkuar që Prokuroria të angazhojë edhe ekspertizë ndërkombëtare për të zbardhur gjithçka brenda, ai han elektronik pa dyer dhe pa dritare.Le pastaj sesi ju duket në fytyrë dhe u ndjehet në çdo fjali vuajtja dhe sikleti kur luftoni fletërrufenë e ditës për policinë e shtetit. Aq keq e luani pjesën e të përvuajturit për mëmëdhenë sa duket sikur tërë natën e kaloni natën duke pritur plagë diku tritoli dhe të dilni me vrap të akuzoni jo krimin, po policinë. Që ju se keni me krimin, po policinë, këtë luftën tuaj të dëshpëruar këtë e tregon mirë dhe fakti se ju si bëni kurrë thirrje policisë për të zbardhë ngjarjet, por nxitoni ti kërkoni Ministrit të Brendshëm dorëheqjen. Madje as sot pas aksionit spektakolar të policisë , që zbuloi një pjesë të konsiderueshme të botës së zezë të tritolit, mozalla se heshtët se për të thënë ndonjë fjalë inkurajuese për policinë nuk pritet nga ju. Por prapë sulm, a thua se u trembët se mos trembën trimat e asaj botës së tritolit, është zgjedhja juaj mbase nuk keni zgjedhje tjetër me tërë ato gjynahe të pushtetit tuaj që ua lënë pa gjumë plakun dhe ua katranos dhe juve gjuhën . Por kot e keni, shtetin që ju rrënuat ne do vazhdojmë ta rindërtojmë” tha ai.

Ky është ende fillimi i funksionimit të policisë së shtetit, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se qeveria e tij do të jetë e kënaqur me rezultatet vetëm atëherë kur shifrat e krimit në vend të jenë në nivelet e vendeve të BE, ku dhe aderojmë të shkojmë.

“Janë hedhur bazat e një ristrukturimi të plotë dhe ka marrë fund nënshtrimi politik, janë ndryshuar pagat për punonjësit në terren që e bën policinë sot të aftë, që jo vetëm të sekuestrojë sasi të mëdha droge dhe operacione si ai i djeshmi dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi. Shifrat flasin vetë, zbulueshmëria e krimeve është rritur ndjeshëm. Janë kapur 15 përqind më shumë persona brenda vendit dhe 111 përqind persona më shumë në kërkim ndërkombëtar”, vijoi Kryeministri.

Shefi i qeverisë theksoi nevojën e një reforme tërësore, ligjore dhe organizative, në Shërbimin Informativ Shtetëror, në mënyrë që të përmbushen nevojat për tu përballur me sfidat e kohës.

Kuvend, Beqaj: Zyrtarët e Berishës blenë vilat me kreditë e buta

ilir-beqja-ne-kuvend-lsaDebati për kreditë e buta që janë dhënë nga qeveria Berisha dhe bllokimi që i është bërë nga qeveria Rama ka mbërritur edhe në Kuvend. Deputetët e PD-së, kanë akuzuar qeverinë se, me këto kredi është duke u bërë një lojë politike.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se, zyrtarë të qeverisë Berisha merrnin kredi për të blerë vila në resorte. “Unë e kuptoj shqetësimin për kreditë e buta. U keni dhënë kredi të buta zyrtarëve të lartë dhe ka dhe çudi që burrë e grua jepnin të dhëna të ndryshme dhe shkonin të blinin vila e banesa në resorte të ndryshme”, deklaroi Beqaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Rama nesër vizitë në Milano, takime me sipërmarrës

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë në Milano ditën e premte, për disa takime me sipërmarrësit e Rajonit të Lombardisë. Takimi i parë do të jetë në selinë e Bosch me disa dhjetëra sipërmarrës, duke vijuar më pas me takime të tjera me Assolombarda. Ditën e shtunë Rama do të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij  Umberto Veronesi.

Në këto takime Rama shoqërohet nga një grup paralametarësh të mazhorancës, që kanë si qëllim të jenë një urë lidhëse  mes ndërmarrjeve italiane dhe institucioneve shqiptare dhe që `procesi i frikshëm i procedurave burokratiketë mos jetë më një pengesë`.Në Milano, Rama do të ketë edhe një vizitë në Konsullatën shqiptare, e cila do të ofrojë shërbimet e saj edhe për qytetarët e Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve me Prishtinën.

Në një takim dypalësh, më 11 janar, Tirana e Prishtina kanë firmosur edhe një deklaratë partneriteti strategjik. Qeveria e Tiranës, ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin me të gjithë vendet e Rajonit, duke përfshirë këtu edhe Serbinë. Në axhendën e Ramës, pa asnjë datë të caktuar, parashikohet edhe një vizitë në Beograd e cila do të jetë vizita e parë e një kryeministri, pas më shumë se 60 vitesh.

Fjalimet e gjata të Berishës në Kuvend, Braçe: Rishikim minutazhi

brace5Pas fjalimit të tretë me radhë në foltoren e Kuvendit nga deputeti demokrat Sali Berisha, ka ardhur edhe reagimi i deputetit Erjon Braçe i cili ka kërkuar rishikim të minutazhit.

“Del njëra aty dhe thotë, pse nuk kaloj dot paratë e mia. Del tjetra ankohet për cështje jashtë rendit të ditës. Del tjetri ofendon ministrin Veliaj, i thotë bastard, askush nuk e nxjerr jashtë. Rrimë këtu dhe dëgjojmë diskutime, është gjetur nuk është gjetur. Ende nuk është gjetur koka e Remzi Hoxhës dhe përgjegjësin e keni aty. Harxhojmë kohën kot, të rishikohet minutazhi ”, tha Braçe.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule theksoi se “duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të rishikohet minutazhi për diskutim” –

Krimi ordiner në një shtet të çmendur

giornali Aurora Allushaj             Shqipëria e 2014-ës i ngjan një skice të një historie noir. Çdo ditë vrasje, kaos, eksploziv, përdhunime,vetëflijim…gjak. Këtë mëngjes nuk arrij dot të bëj rutinën e përditshme, të shfletoj gazetat ndërsa pi kafen e mëngjesit.

Ndoshta është më mirë të mos informohem, më mirë të mos lexoj detaje krimi të pa domosdoshme. Ndoshta më duhet mua të vendos një etikë të munguar në transmetimin e lajmeve të zeza në median shqiptare. Java që kaloi, ngarkoi me tmerr mendjen e çdo shqiptari, vrasje, eksploziv, përdhunime, aksidente. Ky ishte bilanci i një jave të ngjashme me statistikat e luftës së Sirisë.

Nëse do të mundohemi të analizojmë dhe të gjejmë pse-në e kësaj shastisje, përgjigjet do të jenë të shumta dhe jo fort të lidhura me njëra-tjetrën.

Nuk mund të kritikoj dëshirën, vullnetin dhe punën e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Më duhet ta përgëzoj atë dhe ta ftoj në një analizë të përbashkët: Përse po “harbon” krimi?! Çfarë po ndodh në një shtet që tashmë u bënë dy dekada që po e quajmë të çmendur? Mos vallë duhet që të bëhet një analizë psiko-sociale? Një analizë të detajuar të temperamentit, personalitetit dhe psikologjisë masive? Krimi në vende të ndryshme të botës manifestohet dhe shfaqet ndryshe. Në SHBA dinamika dhe modaliteti i krimit ndryshojnë nga pjesa tjetër e botës. Kur flasim për serial killer dhe strage gjithmonë na shkon mendja në SHBA. Në disa raste tipologji të ndryshme krimi zaptojnë hapësira gjeografike dhe bëjnë që ato të identifikohen me to. Kjo nuk do të thotë që këto krime ndodhin vetëm në ato zona të caktuara, por se ndodhin me frekuencë më të shpeshtë.

Kam dashur shumë herë që të bëj një analizë të krimit në Shqipëri por shpesh e kam ndeshur banal dhe kompleks në të njëjtën kohë. Ndërkohë që krimet “VIP” janë servirur me shume dizinformim, kjo bën që rruga për ta studiuar dhe kuptuar bëhet shume komplekse. Në krahasim me kafshët, ndërsa ato janë pothuajse extraspecifike nuk ekziston agresioni, dmth në mes të kafshëve të llojeve të ndryshme (me përjashtim të raportit ndërmjet grabitqar dhe pre, por kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse lidhet me prokurimin e ushqimit), agresioni intraspecifik është biologjikisht funksional dhe i dobishëm, sepse rregullon modelet elementare të sjelljes dhe marrëdhënieve sociale midis individëve. Kjo nuk përbën një kërcënim për speciet, sepse kufizohet nga një kod i rreptë i sjelljes. Tek njerëzit, në të kundërt, agresioni ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, si në sasi dhe cilësi.

Evolucioni historik i njerëzimit mund të shihet si një deformim patologjike i instinktit agresiv që e çon njeriun për të vrarë qeniet e të njëjtit lloj si dhe speciet e ndryshme. Por kurba e indikatorit të krimit ka treguar gjithmonë shifra të ndryshëm edhe pse në rastin e Shqipërisë gjithmonë ka qenë në “alert”. Nga ana e personalitetit kolektiv ashtu si i gjithë Ballkani edhe populli shqiptar identifikohet si një popull sanguin, një popull që dhe vetw historia e tij e tregon një fakt të tillë. Kjo deri diku “justifikon” apo i përgjigjet pse-së së shtrirjes dhe frekuencës së krimit. Krimi dhe media Çdo ditë një pjesë e lajmeve të kronikës bombardojnë qytetarët me mizori të të gjitha llojeve. Pyes shpesh veten nëse ky masiv kronikash tragjike dhe çnjerëzore prodhon viktima të tjera? Është e vërtetë se vetëvrasjet, vrasjet dhe aksidentet fatale me makina, të vendosura në faqen e parë, pas publikimit të tyre bëjnë që të ketë një rritje në mënyrë të konsiderueshme të ngjarje të ngjashme? Marrëdhënia midis krimit dhe medias është një temë që duket sikur nuk ka një vlerë të caktuar, ajo mund të duket e përdorur dhe e vjetërsuar.

Megjithatë vazhdon të jetë aktuale dhe meriton vëmendje. Opinionet e veshura me susta publike, të armatosura me klishe, të inatosur kundër asaj që kërcënon jetën tonë, jo shumë shpesh janë efikase. Detajet e krimeve, bërja tej mase publike e informacioneve shpesh të pa nevojshme frustrojnë dhe vendosin në alert opinionin publik. Masmedia është në gjendje të ndryshojë nivelin e frikës nga krimi nëse krimi matet dhe transmetohet objektivisht. Publiku shpesh pranon në mënyrë jokritike dhe është i detyruar të ushqehet me informacione të shtrembëruara dhe të pa filtruara. Masmedia është me rëndësi themelore në formimin e mendimeve, projekteve, aktiviteteve dhe identitetit të individit. Ajo ndërhyn në ndërveprimet shoqërore për të formuar një institucion kompleks që përfshin organizatat, teknologji dhe njerëz të ndryshëm në një shoqëri pluraliste, të paqarta dhe kontradiktore prodhon më shumë se ajo që mund të kontrollojë. Çdo ditë lajmet e kronikës duhet të kalojë në filtra dhe më pas t’iu serviren opinionit publik. Një transmetim dhe trajtim i duhur i krimit në media së pari rrit nivelin e sigurisë tek opinioni publik dhe çon pse jo në një zbardhje të tij.

Kukan: Fryma e bashkëpunimit, çelësi për integrimin e vendit

EduardKukanNjë muaj pasi Parlamenti Europian miratoi rezolutën për Shqipërinë , kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore , Eduard Kukan  shpreh vlerësimin e tij për arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Bashkëpunimi dhe respekti reciprok mes të gjitha forcave politike është çelësi për përparimin e mëtejshëm të vendit në procesin e integrimit”, ka theksuar Kukan .

Kukan ka cituar një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian , e cila ” i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore ”

“Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional i Autoritetit të Mediave Audiovizive , forcimi i lirisë së medias dhe reforma e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua të apeloj me forcë për të gjithë aktorët  politik për të ruajtur frymën e bashkëpunimit , e cila ishte e pranishme gjatë miratimit të ligjit të medias  në mars 2013 dhe të garantojnë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të  AMA-s” ka theksuar Kukan.