Berisha: Qeveria sinonim i tritolit. Tahiri-Berishës: E nise me tritol te shtylla e tensionit të lartë

berishaKuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave socialistë të kabinetit Rama.

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në mbajtjen e qetësisë dhe rendit publik ndërsa shtoi se sinonim i saj është tritoli.

Duke folur në sallën e Kuvendit, Berisha theksoi se që kur qeveria e re ka ardhur në pushtet, vendi është përfshirë nga kaosi dhe krimet janë shtuar.

“Me ardhjen në pushtet me premtimet antiglobaliste fjala e vetme që u zhduk nga fjalori është punësimi. Rikujtoni të gjitha retorikat boshe të piktorit dështak që i mbushet mendja se në shqipëri sak ekonomist sesa ai.  Duke mbjellë vrerë e zi flet për tmerr dhe ferr në këtë vend, duke përshkruar Shqipërinë me atë realitet që ka në mendjen e tij dhe kurrë realitetin që ekziston. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pa mëshirë me dhjetra vende pune. Keni hedhur në erë shtetin ligjor duke shkelur rregullat e tij. Cili është qëndrimi juaj,  cili është dimensioni i kryekreut tuaj.  I ngerthyer nga kompleksi i shkatërrimit dhe  kënaqet nga shpërthimet që bën.  Shkon në Dhërmi në një fshat dhe terrorizon një fshat të tërë dhe filloi të ndërtojë pasi u miratua materplani i Himarës.  Shkon me pas Koçoja me kryekreun.  Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet, për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë” tha Berisha.

Më pas i është drejtuar deputetit socialist  Sadri Abazi me fjalët: “Je i botës së krimit ti atje ku je, je i faktuar prandaj dhe je futur në listë ti. Vjen këtu si përfaqësues i krimit”.

Tahiri-Berishës: Ki kurajon të flasësh për tritolin në shtyllën e tensionit të lartë

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka kërkuar nga Berisha të flasë në lidhje me vendosjen e tritolit në shtyllën e tensioni të lartë në Kurbin.

“Ti mblidh replikat siç yt bir mblidhte lekët. Ti mblidh replikat sic reshtoje të vrarët dhe ata që vriteshin për shkak të biznesve të familjeve të tyre. Por bekuar qoftë dita kur shqiptarët treguan se kush je me të vërtetë llaxore si kryeministër, por mallkuar qoftë dita kur e harrove se ç’të bënë shqiptarët më 23 qershor. Së bashku me të gjithë shqiptarët do ta kujtojmë. Mallkuar qoftë kur harrove emrin e baxhanakut tënd, nuk dije ku ishte Gërdeci. Mallkuar qoftë ajo ditë kur nuk pate pikën e turpit për t’i kërkuar falje qytetarëve që zhvatje. S’ke guxim të shohësh në sy. Nuk ke folur, ishte pikënisja, tritoli te shtylla e tensionit të lartë. Ki kurajon të dalësh këtu e të flasësh për atë. Janë akte të pastra terroriste. Ta dini fort mirë se deri ditën e fundit që askush nga ju që guxon të nxisë kriminalitetin në vend do e kalojë paq. Ky shtet e ka hedhur një herë e mirë lidhjen e pushtetit me krimin, dhe lidhjen me qeverinë dhe në familjen tënde. Deri në atë ditë bëni durim dhe lini policinë të punojë. Bekuar qoftë dita kur do e kuptosh që të ka ardhur fundi”, tha Tahiri.

 

Margot Robbie: Pse pranova skenat nudo në “Wolf of Wall Street”

MARGOTTë dalësh nudo në një film i cili shikohet nga miliona njerëz në të gjithë botën nuk është e lehtë. Por aktorja Margoy Robie vendosi se pasojat dhe rreziqet ja vlejnë kur bëhet fjalë për të qenë pjesë e filmit “The Wolf of Wall Street”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.

23 vjeçarja ka pranuar se ka qenë nervoze për imazhin e saj nudo në rolin që kishte në dramën e nominuar për Oscar. Robie e ka pasur mjaft të vështirë edhe për shkak të familjes, por përsëri ka menduar se roli në film justifikon çdo gjë, sidomos duke marrë parasysh që luan përkrah një aktori me famë botërore si Leonardo Di Caprio.

Filmi në fjalë ka “goditur” kinematë australiane javën e shkuar dhe deri tanimë në të gjithë botën ka korrur 170 milionë dollarë të ardhura.  Ndërsa Leonardo Di Caprio edhe pse është disi i ndrojtur kur bëhet fjalë për paraqitjet publike, nuk ka ngurruar ti shkrepë disa fotos vetes me celularin e tij, gjatë premierës së filmit “The Wolf of Wall Street” në Tokio.

Zbulohet një skemë e re mashtrimi me TVSH-në, dëmi ekonomik 26 milionë dollarë

drejtoria-e-pergjtihshm-e-tatimeveDrejtoria e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar një skemë mashtrimi me tatimet ndërsa janë lëshuar edhe 9 urdhër arreste.

Sipas burimeve, skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazme ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.

Burimet nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 prej të akuzuarve janë shpallur në kërkim

Të arrestuar janë Xhelil Toshi nga Kruja, Besnik Daci nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se përfitimi i shkaktuar nga skema e mashtrimit kap shifrën e 26 milionë dollarëve.

Nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregëtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregëtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur.

Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së për çdo blerje.

Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet proceduriale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë,  etj

Të arrestuarit, kanë konsumuar plotësisht elemente të veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, , fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve në bashkëpunim.

Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në këtë fazë të hetimit është marrë masa e sigurisë arrest në burg në Gjykaten e Shkallës së Parë Tiranë për 24 shtetas.

Snowden nominohet për Nobel

snowdenDy deputetë të Norvegjisë kanë njoftuar të mërkurën se kanë nominuar Edward Snowden për çmimin Nobel për paqe. Ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, i cili nxorri në publik dokumente që dëshmonin për nivelin e gjerë të mbikëqyrjes qeveritare të telefonave dhe të të dhënave në internet, është strehuar përkohësisht në Rusi.

“Debati publik dhe ndryshimet në politika, që pasuan pas zbulimeve të Snowdenit, kanë kontribuar në një rregull më stabël dhe paqësor në botë”, kanë thënë Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen deputetë nga Partia e Majtë, socialiste opozitare. Parlamentarët, akademikë, ish-laureatë të paqes, si dhe anëtarët aktual dhe të dikurshëm të Komitetit të Nobelit, janë në mesin e atyre që kanë të drejtë të nominojnë këdo deri më 1 shkurt, kur edhe është afati i fundit.

Pak javë më parë, dy ligjvënës amerikan, kanë nominuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga Serbia Ivica Daçiq, bashkë me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton për çmimin Nobel për paqe. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila po mbikëqyr shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, ka fituar më 2013 çmimin Nobel për paqe.

Lushnje, vritet me thikë 38-vjeçari

policiaNjë 38-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjes.

Ilir Llozi, është qëlluar disa herë më thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta sikurse nuk dihet ende as identiteti i autorit të ngjarjes.

Drejt fshatit Grabjan janë nisur forcat e policisë së Lushnjes që pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes

Transporti urban greve 4 orëshe në kryeqytet

autobusTirana sot ka qënë në kaos të transportit urban. Qytetarët kanë pritur për orë të tëra në stacion ndërsa disa të tjerë kanë ecur në këmbë ose kanë marrë shërbimin taksi.

Greva nisi në orën 05.00 deri në orën 09.00, pra 4 orë paralizim të transportit urban. Arsyeja mos marrja e rrogave nga punonjësitë në këtë shërbim.

Ky është vetëm një paralajmërim i federatës së sindikatave të pavarura të punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, sepse  ata thonë se nëse nuk zgjidhet situata, greva do të përsëritet dhe do të jetë me orë të zgjatura.

Kjo sindikatë ngre shqetësimine edhe të informalitetit ku thonë se nga 5 mjete të transporti publik, vetëm një është i licensuar.

Kjo është ndërprerja e dytë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 3 orë duke krijuar  kaos në rrugët e Tiranës.

Dy janë kërkesat e drejtuara nga shoqata e transportit qytetas. Së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbimi dhe e dyta rritja e çmimit të biletës. Kërkesa e fundit është diskutuar prej vitesh, por Bashkia e Tiranës është shprehur se askush nuk mund të bëjë rritje abuzive të çmimit të biletave dhe aboneve.

Tjetër shpërthim në Tiranë, hidhet në erë një automjet

policiaVetëm pak orë pas megaoperacionit të policisë së shtetit, e cila shkatërroi grupin kriminal të tritolit, një tjetër automjet ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kavajës, ku një automjet tip “Fiat Punto” me targa AA 501 IC ka shpërthyer ndërsa ishte në parkim.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi

BE, e pakënaqur me Greqinë

Greek-debt-default-threat-007Ministrat e financave të Eurozonës janë të pakënaqur me Athinën dhe nuk do të marrin asnjë vendim për t’i dhënë kredi të reja asaj pashqyrtuar më parë, raportin e Trojkës.

Ministrat e financave po presin ende raportin vendimtar verifikues të Trojkës, pra të përfaqësuesve të Komisionit të BE, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

“Tani është e rëndësishme që të përfundojë verifikimi dhe të lëvrohet shuma që ishte premtuar më parë. Por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Do t’i kthehemi më vonë kësaj çështjeje,” tha presidenti i këshillit të ministrave të financave të Eurozonës  Jeroen Dijssebloem.

Por për momentin, shumicën e herëve Trojka dhe qeveria greke në diskutimet javore në nivel nëpunësish shpeshherë nuk bien dakort me njëra-tjetrën. Kryetarët e Trojkës u larguan në dhjetor në një atmosferë protestash nga Greqia dhe do të kthehen pas pak ditësh në Greqi.

Aktualisht bëhet fjalë për boshllëqe të pambuluara në buxhet në shumën dy miliardë euro, që Trojka i sheh për vitin 2014. Deri tani Greqia ka marrë 250 miliardë euro kredi. Prej muajsh përmendet një nevojë tjetër prej rreth 10 miliardë eurosh.

Zbulohet grupi terrorist, vranë 25 persona, gati për shpërthim 11 mina me celular

ardian-cipa-Çipa-drejtori-polici-tirane-425x270Shkatërrohet grupi kriminal të përfshirë në një seri ngjarjesh të rënda kriminale, qoftë me armë dhe eksploziv. Strukturat e policisë së shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e policisë së Tiranës dhe atë të Durrësit kanë prangosur 3 shtetas mes tyre  Julian Sinanin dhe Marjon Mitron, ndersa ka shpallur ne kerkim dy te tjere. Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për mediat dha detaje mbi megaoperacionin e policisë dhe veprimtarinë e rrjetit të strukturuar kriminal, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në qytetet e Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në një hark kohor prej dy vjetësh.

“Policia e shtetit ka arrestuar persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësuesit, e deri tek ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv.Policia e shtetit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal që sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës në një hark kohor prej dy vjetësh.Si rrjedhim i një operacioni të gjerë policior pas hetimeve intensive Drejtoria e policisë qarku Tiranë në bashkëpunim me atë të Durrësit, departamentin për krime të organizuara dhe krime të rënda në policinë e shtetit dhe prokurorinë për krime të rënda Tiranë e Vlorë, bëri të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetetit kriminal të shtetasve:

1. J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
2. N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
3. Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
4. Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
5. Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.

Policia ka mundur të arrestojë shtetasit J.S, N.Gj dhe Marion Mitro dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni që ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartëpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtonte jeta e biznesmenit”tha Çipa.

Nga veprimet hetimore proçeduriale të kryera, sipas Çipës ka rezultatuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh kriminale ndër të cilat:

Vrasja e shtetasit Sokol Veizi me 26 gusht 2012 në Orikum
Vrasja e shtetasit Agron Çela me 20 gusht në Vlorë
Vendosja e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi në 1 qershor 2013
Vendosja e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Besnik Dërvishi ne 13 dhjetor 2013 në Tiranë
Vendosja e lëndës së eksplozive në automjetin e shtetasit E.B në 31 gusht 2013 në Vlorë
Vendosja e lëndës së eksplozive në motocikletën e shtetasit E.B në rrugën Transballkanike në Vlorë ne 24 tetor 2013

Gjithçka ka nisur me arrestimin disa ditë më parë të shtetasit J.S 30 vjeç nga Vlora, i cili ishte mbajtur në vëzhgim nga policia e Tiranës, pasi dyshohej si autor i mundshëm i veprave të rënda penale dhe person me rrezikshmëri të lartë kriminale pasi kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivëve të telekomanduar.Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë dyshohet se është autori i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të kryera në shtetin grek. Në cilësinë e provës materiale në banesën në të cilën jetonte me qera shtetasi J.S në Tiranë u sekuestruan një arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse me telekomandë përkatëse:

1. Një Armë zjarri Pistoletë e markës CERVENA ZASTAVA me 15 copë fishekë;
2. Një Armë zjarri pistolete me dy krëhëra më 15 copë fishekë;
3. Një Armë zjarri Scorpions, zhurmë zbutës(silensiatorë;
4. Një armë zjarri pushkë automatike Mod 63 “Snaiper”;
5. Kallepe eksplozivi te dyshuar si Tritol;
6. 347 cope fishekë arme zjarri të kalibrave të ndryshëm;
7. Granata dore mbrojtese copë 3;
8. Lëndë plasëse e dyshuar si C4;
9. Kapsolla elektrike detonatore copë 8;
10. Ndezes detonator per granata dore copë 3;
11. Pajisje adaptor për aktivizim nga distanca të lëndëve shpërthyese;
12. 14 cope aparat telefonik celulare të markave të ndryshme;
13. Bateri telefonash celulare te markave te ndryshme copë 9;
14. Aparat fotografik i markës CANON me fotografi të personave të ndryshëm;
15. Tablet elektronik i markës SAMSUNG me pamje filmike;
16. 6 copë karta memorie;
17. Targa automjeti AR 003JT, kapuc deveje, doreza për punime te ndryshme;
18. Tel përcjellës me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, shirita ngjitës, kaçavida të ndryshme për punime të imëta, çelësa të ndryshëm, gërshërë me dorezë plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;
19. Një Jelek antiplumb, veshje të ndryshme, doreza ebaniti për armë zjarri pistoletë, doreza të gomuara;
20. Mbajtëse copë 8 kartë telefonike të kompanive të ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;
21. Pasaportë dhe dokumenta në gjuhën greke në emër të J.S.;
22. Libreza dhe fatura për transferta bankare ne emër të këtij shtetasi;
23. Lekë Shqipetare në shumën 52000 lekë të reja;

 

Në kuadër të këtij i operacioni policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin e “Nënë Tereza” të Rinasit, shtetasin Marjon Mitro teksa po tentonte të largohej jashtë shtetit, person të cilin e kishte vënë në mbikqyrje dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë. Ky shtetas dyshohet se është porositës i lëndës plasëse eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës.

Ndërkohë shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj janë shpallur në kërkim pasi gjykata e shkallës së parë për krime të rënda Tiranë ka vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “vepra me qëndrime terroriste”.

Lidhur me këtë grup kriminal vazhdon puna për dokumentimin ligjor të veprimatarisë së tyre si dhe personave të tjerë si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet të rëndë kriminal. Materialet e çështjes i kaluan prokurorisë së krimeve të rënda për hetime të mëtejshme.

Tahiri: Goditja me spektakolare ndaj krimit te organizuar ne historine e Policise se Shtetit

“Kjo eshte padyshim goditja me spektakolare ndaj krimit te organizuar ne historine e Policise se Shtetit.Bravo! Ky eshte shpirti. Kjo eshte Rilindja e Policise se Shtetit. Me shume ne vazhdim….Jemi te vendosur me shume se kurre per luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, per te rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtesine ne kete vend, per te mbrojtur jeten dhe shendetin e qytetareve” shkruan në fb Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

“Megaoperacioni” i policisë, në pranga vrasësit me pagesë

policia-rrugorePolicia e shtetit ka arrestuar persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësuesit, e deri tek ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv.Policia e shtetit ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal që sipas të dhënave të para të hetimit dyshohet të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës në një hark kohor prej dy vjetësh.