Maqedonia tredhje kimike per pedofilët

15

Pedofilia, ilustrimMaqedonia ka prezantuar një masë të rreptë kundër pedofilëve. Personat e dënuar për pedofili dhe ata që do të dënohen do t’i nënshtrohen tredhjes kimike. Masa ligjore vjen si shtesë në Kodin Penal të Maqedonisë dhe është miratuar të mërkurën në Parlament.

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Dime Spasov, tha se deri tani në shtetin fqinj numri i pedofilëve të dënuar është 139. Ai theksoi se pedofilët e dënuar mund të zgjedhin mes dënimeve me burgim deri në 40 vjet, ose dënime më të lehta të shoqëruara me nënshtrimin ndaj hormoneve, që reduktojnë dëshirat seksuale.

Trajtimi ka të bëjë me injektimin e substancave kundërtestosteron, në mënyrë që të reduktohen rastet e abuzimit me fëmijët. Sipas ministrit Spasov, tredhja kimike është një praktikë që ndiqet nga disa shtete evropiane si Polonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.