Klosi: Qeveria e PD-së, i ktheu rrugët në shtigje aksidentesh

12

blendi klosiPartia Socialiste fajësoi sot qeverinë e kaluar për situatën infrastrukturore të rrugëve në mbarë vendin. Me anë një deklarate për shtyp, nga selia  e PS-së, deputeti i kësaj partie, Blendi Klosi akuzoi administratën paraardhëse për projekte rrugësh pa standarde dhe shpërdorime fondesh për prerje shiritash të rrugëve, që sipas tij,kështu siç u lanë, mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh. Klosi shprehu angazhimin e qeverisë dhe kreut të saj për të ndrequr atë ç’ka është e mundur në infrastrukturën rrugore, aty ku puna është në proces tashmë. “Qeveria dhe Kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimeve të rënda politike e financiare që janë bërë në kantieret e infrastrukturës. Madje duhet të intesifikojë inspektimet, pasi është një kutlurë e tërë me rrugët që duhet ndryshuar. Duhet ndryshuar sjellje me kompanitë dhe kontratat, tani që qeveria po i respekton e para ato. Duhet imponuar respektimi i afateve dhe duhet ngritur në këmbë sinjalistika rrugore e përmirësuar partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë ”, propozoi Klosi si rrugëzgjidhje të problemit.

Si shembull të degradimit të këtij standardi, Klosi solli rrugën e Elbasanit. “Mjafton të shohësh Rrugën e Elbasanit në dalje të Tiranës, kryeqytetit të braktisur nga kryebashkiaku i strehuar tek SHQUP-i, u cili iu përbetua qytetarëve se s’do merrej me politikë po me qytetin dhe jo vetëm nuk e mbajti premtimin e tij madhor asnjë ditë.Amund të pranoje kush të dëgjojë akoma me seriozitet këta njerëz që e lanë atë arterie kryesore të Tiranës gati dy vjet gërmadhe e tani thonë mos e prekni se e kemi bërë ne?”, përfundoi deklaratën e tij deputeti Blendi Klosi.