Berisha: Banda e tritolit është banda e qeverisë

63

berisha-fbIsh -kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe policisë, duke thënë se ata janë banda e titorlit. Në një postim në “Facebook” ai shkruan se të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Sipas Berishës qeveria po mbron dhe informon personat e përfshirë në bandën e ‘tritolit’

“Të dashur miq, Vlora dhe Fieri gumëzhijnë këto ditë në çdo kafene, restorant, kazino, bilardo, në çdo tryezë dhe sofër se banda e tritolit është banda e qeverisë dhe këtë nuk e luan as topi dhe kjo jo vetëm se banda erdhi se bashku me tritolin e qeverisë por sepse faktet flasin sa vijon:  Ndriçim Gjokona, ish -komisioner i PS-së, në zgjedhjet e fundit tradhtoi për të shpëtuar kokën, por me qëllim që të eliminohej sipas ligjit të mafies atij nuk iu pranua dëshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partisë për 7 ditë me radhë. Pra u la i lirë në mëshirë të fatit, më falni në mëshirë të vrasësit!

-Porositësi Mitro ishte kumbari i Bashkisë

-Porositësi Karçini ishte kumbari i qeverisë

-Porositësit e tjerë i shpëtoi duke i njoftuar Policia e Partisë

-Avokati i Karçinit u caktua nga kryekreu prokurori i Partisë që të informoj Partinë por dhe të mbroje klientin e tij.

-Të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Mehillajt morën arratinë. Mitrua, që kishte kryer detyrë partie, nuk besoi në fillim dhe vonoi arratinë ndaj dhe padashje u ndalua ne Rinas”.

“Besnik Dervishi i qeverisë akuzoi për tritolin në të ndenjura e tij Gjikën e Bashkisë. Gjika me gjuhë të koduar nga vet kryekreu iu përgjigj me thirrje kërcënuese në konference shtypi: “Z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi) përndryshe, – i shkrova në sms, – do tregoj të vërtetën, madje dhe personin qe telefonoi Garden për kallëpin e tritolit në të ndenjurat e tua”. Dhe Dervishi e qepi!  Miq, Vlora the Fieri gumëzhijnë jo vetëm se banda e tritolit është banda e Partisë, por në këto qytete i madh e i vogël betohen se Juliani, Gjokona, Mëhillajt, Mitro, Karçini, janë thjesht skalioni i dytë dhe i tretë i bandës se Tritolit dhe se bosët, ata më të rëndësishmit e saj, nuk janë kapur dhe nuk kapen. Ata informohen dhe mbrohen nonstop nga Policia e Partisë, madje darkojnë e bëjnë orgjira me qeverinë dhe qeveritarët e tyre!!”, përfundon fjalën e tij Berisha.